"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#181

Post by CERMENIKASI » Tue Jun 11, 2013 10:36 pm

Sot qeveria greke nëpërmjet zëdhansit të saj Simos Kedikoglu ka paralajmrue mbylljen e televizionit publik (me 3 kanale) mbasi të sosen programet e sontëm.
Si mbas Simos Kedikoglu televizioni publik vuen nga mungesa e transparencës si dhe prej shpenzimëve të pabesueshme.
Rihapja e televizionit publik do të bahet në t'ardhmën me shumë ma pak punëtor.

Burimi:AFP 11/06/2013
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#182

Post by Adriana » Tue Mar 17, 2015 1:58 pm

  Kthesa! Gjermanët: Të paguajmë reparacionet ndaj Greqisë

Ata kanë masakruar gra e fëmijë, kanë deportuar dhjetëra mijëra hebrenj në Aushvic, kanë falimentuar një vend ekonomikisht: 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, çështja e krimeve të nazistëve në Greqi ka ridalë në fokus, emra të njohur në politikën e këtij vendi kërkojnë që të dëmshpërblehet Greqia.

Athina kërkon reparacionet.

Por ndërsa më parë, Berlini ishte i prerë se nuk do të japë asnjë kacidhe për Greqinë, për herë të parë emra të njohur në politikën e këtij vendi kërkojnë që të dëmshpërblehet Greqia.

Sipas Spiegel, në artikullin: NS-Verbrechen: Deutsche Politiker wollen Griechenland entschädigen bëhet fjalë për politikanë të njohur nga Socialdemokratët dhe Partia e Gjelbër.

Gesine Schwan, dy herë kandidate për presidente, thotë: “Politikisht është rasti, sipas mendimit tim të qartë, që të ndihmojnë financiarisht viktimat dhe të afërmit e tyre”.

“Unë mendoj se do ishte një gjë e mirë nga ana gjermane, nëse vëmë rregull brenda shtëpisë sonë sa i përket të kaluarës. Bëhet fjalë për të pranuar se kemi gabuar në Greqi”.

Kreu i fraksionit të Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter është më i qartë: “Gjermania nuk mund t’i fshijë kërkesat e Greqisë nga tryeza. As moralisht dhe as ligjërisht, ky kapitull nuk është i mbyllur përfundimisht”.

Greqia flet për një kredi prej mbi 400 milionë marka të Rajhut, marrë me forcë nga nazistët.

Në total bëhet fjalë për reparacione në vlerën e miliarda eurove.

Një raport i fundit flet për shifrën stratosferike prej 332 miliardë euro.  
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#183

Post by Adriana » Thu Apr 16, 2015 1:43 pm

  Kisha i jep pasurinë të lajë borxhet, Tsipras: Krishti u ngjall

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka falenderuar kryepeshkopin e Athinës për vënien në dispozicion të pasurisë së Kishës Ortodokse për vendin, me kushtin që të ardhurat të përdoren për të shlyer borxhet. Kryepeshkopi grek Jeronimus njoftoi në një intervistë mediatike se do të lejojë shfytëzimin e pasurisë së kishës, por jo shitjen e saj.

Tsipras, ateist i deklaruar dhe i pari kryeminister grek që nuk betohet në kishë, nis falenderimin për kryepeshkopin me fjalët “Krishti u ngjall”

Duke e uruar për vendimin, kreu i qeverisë shprehet:

“E ndoqa me shumë interes intervistën tuaj televizive, dhe do të doja tiu falenderoj nga zemra për vendimin e rëndësishëm për lejimin e përdorimit të pronës së kishës në të mirë të qeverisë greke. Në kohë presionesh të mëdha mbi finacat publike për çështje të borxhit, iniciativa juaj na jep mundësi të marrim frymë, prej së cilës do të përfitojnë jo vetëm fondet e shtetit, por e gjithw shoqëria greke , shprehet Tsipras, duke shtuar se me pasurinë e përfituar nga asetet e kishës do të zgjidhet me prioritet kriza humanitare greke.
41 vjecari, kryeminsiti më i ri në Europë, shkruan në letër se në këtë moment tejet të vështirë për Greqinë, nisma juaj i dërgon një mesazh të gjithë botës, se ne i përballojmë problemet të unifikuar dhe se arma jonë e madhe kundër krizës është solidariteti.”

Në kthim të nderit, Tsipras i premton Jeronimus ngritjen e komisioneve për zgjidhjen e çështjeve të kishës greke./oranews.tv/  


Ja ku na dolen dhe ''thesaret'' e kishes ;) por na mbetet te mesojme nese , jane te kishes greke apo te' 'kishes ruse'', pse jo edhe te ''europes njerke''.

“Paratë do të vinë kur bëni gjënë e duhur”.
Mike Phillips
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4130
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#184

Post by Zeus10 » Sun Jul 05, 2015 11:50 pm

Greket votuan "jo" ne referendum. Greket jane te vendosur per te mos ti kthyer borxhet e tyre. Mesa duket greket nuk i kane lexuar kurre mesimet e "paraardhesve" te tyre. Sokrati, para se te jepte frymen e fundit, i thote Kritos:

ὦ Κρίτων, ἔφη, τῷ Ἀσκληπιῷ ὀφείλομεν ἀλεκτρυόνα: ἀλλὰ ἀπόδοτε καὶ μὴ ἀμελήσητε.’

O Krito ne i detyrohemi nje gjel Asklepit, sigurohu qe t'ja kthesh borxhin mbrapsh

( Marre prej Platoni tek Phaedo)

Mesa duket, greket nuk jane aq fisnike ndoshta jo dhe aq te zgjuar sa "te paret" e tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#185

Post by ALBPelasgian » Thu Jul 09, 2015 5:00 pm

hahahahah e bukur kjo!

Gazetari, James Angelos ka bere nje studim te mbrehte per te deshmuar kleptokracine masive ne Greqi; keqperdorimet sistemike, mos-pagimi i taksave dhe parazitimi kolektiv. Te gjitha keto fonde te perthithura nga BE per vite me radhe, kane krijuar atje mbreteri parazitesh:

http://www.thedailybeast.com/articles/2 ... -ruin.html

Diku kah mesi i artikullit kur fliste per traditen greke per te mos i paguar taksa shtetit te tyre, sec m'u kujtua nji artikull qe e pat sjell Zeusi dikur, ku thoshte se greket nuk i paguajne taksa sepse gjithmone shtetin e kane ndjesuar si te huajin.

Ah sa me duhet me ja u perplas turinjeve disa miqve te mi qe jane perndezur nga dashnia per Tsipras qe e shohin si nje David socialist kunder Golathi-t kapitalist, nderkohe qe ai nuk eshte tjeter vecse nje batakci popullist qe e vazhdon traditen shteterore greke te parazitizmit!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”