"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#1

Post by Zeus10 » Tue Dec 08, 2009 1:40 pm

ATHINE- Greqia është në prag të një krize të thellë ekonomike. Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar se Greqia duhet të reduktojë menjëherë nivelin e kredive, pasi financat publike janë përkeqësuar dhe është rritur shqetësimi për borxhin e këtij vendi.

Borxhet e Greqisë janë më shumë se 110 % të prodhimit të brendshëm. Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Zhan Klod Trishe ka thënë se Greqia duhet të marrë urgjentisht masa kurajoze. “Situata në Greqi është tejet e vështirë,- ka thënë Trishe para Komitetit Ekonomik në Parlamentin Europian, duke shtuar se në këto kushte nevojiten hapa të vështirë dhe absolutisht të nevojshëm. Qeveria e re greke e Papandreut ka shprehur panikun se nuk ka aftësi për të paguar borxhet, pas problemeve që u shfaqen ne financat e Dubait.
Ministri grek i Financave Jorgos Papakonstantinou tha se qeveria po punon për të korrigjuar mungesën e besueshmërisë në tregjet financiare. Agjencia prestigjoze ‘Standard and Poors’ ka dhënë një parashikim të zymte dhe negativ për Greqinë duke thënë se planet fiskale të qeverisë së re të Papandreut nuk do mund të sigurojnë një reduktim të deficiteve fiskale dhe borxhit të madh publik. Gjendja ekononomike është rënduar edhe nga protesat e shumta të anarkisteve në Greqi.
(NEWS24/BalkanWeb)

Jam shume kurioz te shoh fundin e kesaj historie, sepse flitet per falimentim ekonomik te Greqise, nje gje qe s'ka ndodhur kurre me pare.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#2

Post by alfeko sukaraku » Tue Dec 08, 2009 1:59 pm

mire qe te kapem edhe njeher ne forum tyja -haha-

Qeverria e re e sapo ardhur ne pushtet kishte premtuar dalje nga kriza,ne nje kohe qe ishkryeministri i shkuar ju drejtua popullit edhe i kerkoj zgjedhje te parakohshme sepse vendi po shkonte drejt krizes se rende edhe munde te dilte nga kjo krize vetem me shterngim rripash.Populli e rrezoj me voten e vete ,por ja qe gjerat paskeshin qene ashtu sikurse i pate thene ai.Edhe perse jame i bindjeve socialiste,serisht me duhet te mbrkullohem nga veprimi demokrat edhe SUPERPATRIOTIK i ish kryeministrit Karamanli i cili nuk pyeti per karrigen e vete kur e pa se vendi po shkonte drejt falimentimit.A kemi ne shqiperi politikan kaq patriote??

Kryeministri i ri Georgios PapaNdreu i cili ne kabinetin e tij ka per zv kryeminister kryetarin e lidhjes arvanite Theodhor Pangalon,gjeti pikerisht momentin qe opozita ishte ne grindje e siper per zgjedhjen e kreut te ri, per te kaluar "shterngimin e rripave" te cilin e kishte mohuar ne fushaten elektorale.

Analistet shpjegojne se "Nga evropa i ishte kerkuar greqis paraqitja e nje plani ekonomike-nuk njoh shume nga ekonomia- qe nga viti 2004 edhe greqia nuk e kishte paraqitur akoma kete plane,ndaj edhe evropa e paralajmeroj.Greket premtuan se deri ne mezin e janarit plani do jete gati ...keshtu qe ateher do rishkohet ceshtja e falimentimit te shtetit.

Ministri i ekonomis thote se "Ne do ndertojme nje plane emergjence ne menyre qe parlamenti evropian ta kaloj pa kundershtime ,si fillim ,per te marre akoma kohe shtese
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#3

Post by Adriana » Thu Dec 17, 2009 1:37 pm

alfeko sukaraku wrote:mire qe te kapem edhe njeher ne forum tyja -haha-

Qeverria e re e sapo ardhur ne pushtet kishte premtuar dalje nga kriza,ne nje kohe qe ishkryeministri i shkuar ju drejtua popullit edhe i kerkoj zgjedhje te parakohshme sepse vendi po shkonte drejt krizes se rende edhe munde te dilte nga kjo krize vetem me shterngim rripash.Populli e rrezoj me voten e vete ,por ja qe gjerat paskeshin qene ashtu sikurse i pate thene ai.Edhe perse jame i bindjeve socialiste,serisht me duhet te mbrkullohem nga veprimi demokrat edhe SUPERPATRIOTIK i ish kryeministrit Karamanli i cili nuk pyeti per karrigen e vete kur e pa se vendi po shkonte drejt falimentimit.A kemi ne shqiperi politikan kaq patriote??[/color]

Kryeministri i ri Georgios PapaNdreu i cili ne kabinetin e tij ka per zv kryeminister kryetarin e lidhjes arvanite Theodhor Pangalon,gjeti pikerisht momentin qe opozita ishte ne grindje e siper per zgjedhjen e kreut te ri, per te kaluar "shterngimin e rripave" te cilin e kishte mohuar ne fushaten elektorale.

Analistet shpjegojne se "Nga evropa i ishte kerkuar greqis paraqitja e nje plani ekonomike-nuk njoh shume nga ekonomia- qe nga viti 2004 edhe greqia nuk e kishte paraqitur akoma kete plane,ndaj edhe evropa e paralajmeroj.Greket premtuan se deri ne mezin e janarit plani do jete gati ...keshtu qe ateher do rishkohet ceshtja e falimentimit te shtetit.

Ministri i ekonomis thote se "Ne do ndertojme nje plane emergjence ne menyre qe parlamenti evropian ta kaloj pa kundershtime ,si fillim ,per te marre akoma kohe shtese


-hahaha- -hahaha-
Nese ke kohe ne greqi duhet te kujtosh se ky ishkryeministri qe nuk merrka parasysh karrigen, kur fitoj votimet nga populli mbas doreheqjes se PASOKUT qe vet ""Σημίτης''""bere dorheqje nga gjendja e jashtezakonshme qe po kalonte Greku, edhe Karamanlis perfetoj nga aji rast dhe mori karrigen ne vitin 1999 ( te mos gaboj ) apo nuk eshte keshtu?!
Dhe premtoj rritjen e pensioneve dhe pagesat e nenave me femije, dhe nga ana tjeter beri nje rritje me 20% ne produktet ushqimore, te kujtohet ""kur"" dhe ""si"" Karamanlis mori karrigen?! Po me te njejten menyre qe e morri dhe Pasoku tani, keshtu qe mos thuaj a ka ne Shqiperi politikan kaq patriotik!
Se ashtu sic veproj ""Σημίτης"" per gjendjen e jashtezakonshme te ekonomis te njeten veprim beri dhe ""Karamanlis"" tani, keshtu qe nuk hyne fare gjendja patriotike ketu, po shpetojn vetveten kur shikojn qe nuk ka me rruge dalje, dhe ja len partis tjeter rradhen.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#4

Post by Sally » Fri Dec 18, 2009 11:27 am

Greqia në kthetrat e krizës ekonomike




Borxh prej 12.7%, arkat boshe të shtetit, papunësia rreth 10 % por edhe kredibiliteti i ekonomisë ka rënë para syve të tregjeve financiare...Greqia po përjeton krizën më të thellë financiare të 15 vjetëve të fundit.

E vënë nën trysninë e dyfishtë, nga njëra anë të tregjeve ndërkombëtare që shohin me dyshim aftësinë kredimarrëse të vendit dhe nga ana tjetër të vetë Bashkimit Evropian, që kërkon reduktim drastik të borxhit dhe frenim të tatëpjetës financiare, qeveria e re e socialistëve të Papandreut detyrohet t’i "harrojë" premtimet elektorale të tre muajve të parë dhe të drejtojë apel dramatik për një "marrëveshje sociale kombëtare" masash shpëtimtare për ekonominë edhe vendin.


"Ose do ta zhdukim ose do të na zhdukë..."

"Brenda tre muajve të ardhshëm do të marrim ato vendime që nuk kemi marrë për dekada të tëra. Ju ftoj për marrëveshje për të shpëtuar vendin" tha Papandreu, i cili jo shumë kohë më parë kishte kujtuar shprehjen e famshme të babait të tij "ose do të zhdukim borxhin ose borxhi do të zhdukë vendin".

Protesta dhe greva të shumta

Duke shpallur një politikë "përmbysjesh dhe jo meremetesh", siç tha shprehimisht, në ekonomi dhe administratë, Papandreu premtoi një ulje 4% të borxhit brenda vitit të ardhshëm, nga 12.7 në 8.7 %, shpalli reduktimin e shpenzimeve të ministrive në 10%, pezullimin e punësimit të personelit të ri në sektorin publik dhe ngrirjen e pagave dhe pensioneve mbi 2.000 euro. Së bashku me reformën e re fiskale që pritet të mbushë arkat e shtetit por edhe luftën e papajtueshme kundër korrupsionit, për të cilën Presidenti i vendit Papulias, ftoi në një tavolinë të përbashkët kryetarët e pesë partive politike parlamentare, masat gjykohen si të mjaftueshme që të fillojë kthesa.

Në një përpjekje për të bindur partnerët e tjerë evropianë për efikasitetin e masave financiare por edhe përkushtimin e qeverisë në kursin e stabilizimit të vendit ministri i Ekonomisë Jorgos Papakonstandinu ndërmori një turne të shpejtë në kryeqytetet evropiane Berlin, Paris dhe Londër ku u takua me homologët e tij.

"Me kalimin e kohës besoj se do të bindim fillimisht qytetarët grekë dhe më pas partnerët evropianë por edhe tregjet mdërkombëtare për perpjekjen tonë", deklaroi në përfundim të turneut Papakonstandinu, duke nënvizuar kështu edhe një herë rëndësinë që ka rifitimi i kredibilitetit të humbur që e ka bërë Greqinë "shembull evitimi" dhe jo imitimi në gjirin e Bashkimit Evropian.

Kundërshtimet brenda vendit

Masat që po ndërmerr qeveria hasin ndërkohë në kundërshtimin e punonjësve dhe të organizatave të tyre sindikaliste që paralajmëruan një cunam grevash dhe manifestimesh, që po bëhen gati të përditshme në qendër të Athinës. Pas grevës disaditëshe të punonjësve të sektorit të pastrimit të bashkisë së Athinës, dje ishin arsimtarët dhe mësuesit e kopshteve, që manifestuan, kurse sot qendra e kryeqytetit u bllokua nga manifestimi masiv dhe i fuqishëm i sindikatës Fronti Luftarak Mbarëpunonjës (PAME) por edhe i sindikatës së gazetarëve të Athinës.

"Masat e Papandreut janë në pajtim me interesat e afaristëve dhe të firmave të ndryshme, të bursës dhe kapitalit. Indekset e afarizmit dhe kapitalit janë pozitive kurse ato të punonjësve në lidhje me punën, sigurimet dhe detyrimet fiskale janë negative" i thotë Deutche Welles Kristo Batha, përfaqësues i sindikatës PAME. Radikalë në sindikalizmin e tyre, ata kritikojnë Konfederatën e Përgjithshme të Punonjësve të Greqisë që nuk mori pjesë si "grevëthyese" dhe paralajmërojnë përshkallëzimin e manifestimeve.

Opozita ka mirëkuptim, por...

Konsensusi social nuk do të jetë aspak çështje e lehtë për Papandreun, pavarësisht mirëkuptimit të opozitës së djathtë dhe kryetarit të saj të ri Samaras, për një pjesë të madhe të masave të shpallura. Përballë tij do të ketë gjithë spektrin e majtë dhe veçanërisht partinë e majtë Sinaspismos që e paralajmëron se nuk do të pranojë që "harxhet" e krizës t’i paguajnë shtresat e mesme e të varfëra.

"Ndryshimet midis atyre që thoshte para zgjedhjeve dhe atyre që zbaton sot janë shumë të mëdha" deklaroi kryetari i partisë Sinaspismos, Akesis Cipras, i cili foli për një "përpjekje terrorizmi financiar me qëllim masat e reja të ashpra të pranohen nga qytetarët si të natyrshme dhe të nevojshme". Dorën e masave drastike të Papandreut kërkon ta frenojë dhe një pjesë e kuadrove të vetë PASOK-ut që duan një "përshtatje të butë dhe graduale" duke iu përmbajtur programit social të partisë. Sidoqoftë, zaret janë hedhur dhe mbetet të shihet se kush do të mbajë barrën e kësaj krize, kapërcimi i së cilës është e vetmja rrugë për Greqinë e zhytur në krizë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#5

Post by Zeus10 » Fri Dec 18, 2009 1:41 pm

PAPANDREU
"Ose do ta zhdukim ose do të na zhdukë..."

Kur ju zhduket kulturat qe vete zoti mbolli mbi dhe, menduat se ishit vete ai, por eshte po ai qe mund t'iu zhduk me forma te tjera, sepse guxuat dhe ndryshuat rrjedhen e historise e percaktuar prej tij.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

OPTIMUS SILENS
Regular Member
Regular Member
Posts: 50
Joined: Wed Nov 25, 2009 11:38 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#6

Post by OPTIMUS SILENS » Sat Dec 19, 2009 12:54 pm

Me behet qefi per greket sepse gjithe keto vjete punonin me kurizin te emigrateve sidomos te shqipetareve por aman me vjen keqe per shqipetaret tani duhen te emigrojne prape dhe me shume keq per femijte e tyre qe nje dryshim te jetes se tyre do ndikoje shume keq per jeten tyre dhe krijimi dhe zhvillimi i karakterit do jete negative kete e kam lexuar por me ka ndodhur me te njohurit e mi.
EDHE NJE GJE KU I KAN PARAT SEPSE PO FALIMENTOI GREQIA AJDE PRAP SHQIPETARET NJE SOJ SI 97 PRAP NA FILIMI.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#7

Post by Adriana » Wed Dec 23, 2009 1:13 pm

Ndihma e evropineve nuk i eshte shmangur shtetit grek, ""edhe pse mund te kete pasoja me te renda me pas"". Si nga te dyja palet 1-qeveria greke, 2-ECB(evropian central banke), dje me 22-12-2009 vendosen nje marrveshje per nje shtyrje te afatit per pagesen e kredis e cila skadonte ne fund te ketij viti. Ketu behet fjale per kredine e shtetit grek e cila eshte mare nga ECB 10 vjet me pare, me nje kontrate te firmosur qe perfundon ne ""shkurt 2015"", por % e kredise pagohet cdo fund viti, dhe analizat financiare ne kete muaj treguan qe greqia ndodhet ne -9% per te paguar kete kredi, gje qe evropianet parashikojne nje falimentim te shtetit grek, por nuk ngurruan qe te japin dhe nje ndihme duke u shprehur qe: ""qe nuk do te lejojme qe te ndodhi me Grekun sic ndodhi me Islanden"". Mund te tingulloje nje ndihme mjaft e mire (dhe qe ashtu eshte) por duhet te merren parasysh ""rreziqet"" qe mund te vijne me pas.
Ja te shpjegojme pak me shume rreth kesaj situate:

Cfar borxhi ka greqia?!

Greqia ka nje borxh qe eshte mare ne vitin 2000, nje kredi nga ECB ( evropa centrale banke ), dhe skadon ne 2015. Kredi te cilen shteti grek duhet te perdorte ne shume investime per te perballuar nderrimin e monedhes nga Dhrahkmes ne Euro, gje qe per shtetin grek nuk ishte shume e lehte, sepse valuta e monedhes greke ishte me e ulta ne listen e shteteve qe do benin pergatitjen per nderrimin e monedhes.

Ku e investoi shteti grek kete kredi te marr nga ECB?!

Kjo kredi u aprovua nga ECB mbasi bankat dhe buxheti grek nuk ishin ne gjendje te perballonin kete kembim monedhe, dhe ne fillim Greqia refuzoj per hyrjen ne monedhe Euro, por me pas duke bashkbiseduar ata gjeten nje rrugzgjidhje duke i leshuar nje kredi nga ECB, dhe kjo kredi u investua ne: National Bank Greece, Alpha Bank, EFG Eurobank Ergasias, Piraeus Bank dhe Banca IMI, banka te cilat me vone do merreshin ne investime private brenda dhe jashte vendit.

Ku ndodhet deri tani gjendja financiare greke?!

Gjendja financiare greke ndodhet ne nje -12,7%, ku perfshin -3.7% nje rrenje brenda vendit dhe -9% jashte vendit. Kjo situate ka regjistruar shtetin grek nga A1 ne A2, dhe ne rast se ky borxh nuk rikthehet atehere automatikish kalon ne shifren A3 (e cila eshte nje "falimentim").

Si u ndihmua nga ECB?!

Nje ndihme shume shume e vogel, por qe mund te kete nje ""rrezik shume te madh""
U ndihmua ne 2 drejtime:
1- u dha nje zgjatje afati per pagesen qe u takonte te benin ne fund te ketij viti(e cila nuk luan nje rol shume te madh)
2- qe nga fillimi i vitit 2011 bankat greke do bashkpunojne ne investimet jashte shtetit me bankat gjermane (te cilat akoma nuk i kane deklaruar emrat e ketyre bankave)

Cfar rrezikon shteti grek ne kete situat?!

Ju kujtohet nje shprehje qe beri dhe vet Papandreu?
-"Ose do ta zhdukim ose do të na zhdukë..."
Kjo thirrje nuk ishte nje thirrje boshe, po nje thirrje qe Papandreu e dinte se cfar marrveshje do bisedonte me ECB, dhe ne kete marrveshje rreziqet jane te medha.
Ne mos garantimin e kthimit te borxhit ( A3) shteti grek i humb te gjitha aksionet private te ketyre bankave: National Bank Greece, Alpha Bank, EFG Eurobank Ergasias, Piraeus Bank dhe Banka IMI
Kjo do te thote ne gjuhen financiare "nje falimentim" dhe greku klasifikohet ne B'B'B ( qe do te thote duhet te japi prona dhe aksione private), ne kete rast mund te shpetoje vetem nje banke (National Bank Greece) e cila eshte nje banke ku ndodhet i gjithe buxheti i shtetit grek (dhe ne raste te tilla vet shteti/qeveria "duhet" te shpetoje kete banke) perndryshe duhet te derzojne celsat e nje kombi ne falimentim.


Nje sqarim: Une si patriote keshilloj qe te gjithe Shqipetaret qe kan te ardhura ne keto banka qe u permenden me siper te bejn terheqjen e te ardhurave te tyre ( qe te jene te sigurt deri sa te kaloje kjo situate) dhe mos prisni qe ne keto momente qeveria greke mund t'ju bej nje lajmerim te tille se do ishte nje problem shume i madh financiar, po meqenese ata vet ju futen kesaj valleje le ta mbarojne deri ne fund me nenshtetasit e tyre. Meqenese kur nuk pranuan kurre qe refugjatet te beheshin nenshtetas te vertet ( po i lene larte e poshte me disa karta: jeshile, gri, etj, etj) atehere le ta zgjedhin greket me pashaportat e tyre te famshme!
Gjithashtu sqaroj: qe ne kete artikull u mundova ta bej sa me te qarte situaten, nuk e di nese do jem shprehur mire. U mundova qe te flas dhe shkruaj ne ate menyre qe te kuptohet situata, se ne gjuhen financiare eshte pak me e veshtire te kuptohen keto te dhena.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#8

Post by Sally » Tue Jan 05, 2010 8:28 am

Greqi, kriza: nevojiten rreth 54 miliardë euro borxh



Rreth 54 miliard euro borxh mund t’i nevojiten Greqisë gjatë këtij viti për të përballuar krizën e brendshme, deklaroi një burim nga Ministria greke e Financave, cituar nga agjencia e lajmeve "Bloomberg".
"Në pjesë e parë të borxhit Athina mund të tërheqë rreth 20 % të totalit në tre muajt e parë të këtij viti", shpjegoi i njëjti burim.

Sot Greqia duhet t’i dërgojë Brukselit projektin e "planit të stabilitetit" që ka si objektiv reduktimin e deficitit nga 12.7 % në 8.7 % të PBB-së gjatë vitit 2010 dhe nën 3 % në vitin 2013. Dokumenti përfundimtar do të dorëzohet në mes të janarit dhe në datat 18 dhe 19 ku ministri grek i Financave, Giorgio Papaconstantinou do ta ilustrojë atë në mbledhjet e Eurogrupit dhe 'Ecofin' (Këshilli për Punët Ekonomike dhe Financiare i BE-së).
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#9

Post by Adriana » Fri Feb 05, 2010 10:42 am

Ne 03-02-2012, Papandreu paraqiti projektin e ri ne te cilen pretendon qe mund te kete nje mundesi dalje nga kjo krize, ne projektin e tij flitet per nje rritje % ne shume artikuj, duke filluar nga : cigare,benzine,alkol e disa te tjera. Gjithashtu rritja e taksave dhe rritje e daljes ne pension (aktualisht ne greqi ekziston per meshkujt 65-vjec dhe femrat 60-vjece.
Ky projekt nuk vjen i mirepritur nga populli grek dhe jane planifikuar shume protesta ( me 24 shkurt do jete dhe protesta me e madhe).
Kjo eshte shanci i fundit qe u jepet qeveritareve grek, kete plan duhet ta paraqisin ne mars te ketij viti ne parlamentin europian per te kontrolluar nese ky projekt mund te jete i vlefshem, nese parlamenti europian mendon qe as ky projekt nuk mund jet i vlefshem me shifrat e duhura atehere cdo aksion bankar greke do te kaloj ne duart e bankes ECB
.








Greqia përjashton mundësinë e daljes nga zona euro

Berlin – Greqia përjashton në mënyrë kategorike mundësinë që të dalë nga zona euro, megjithëse frika e Evropës ndaj fqinjit tonë jugor është gjithnjë e më shumë në rritje.
"Spekulimet për një dalje nga zona euro janë absurde. Përjashtoj kategorikisht që Greqia të lërë zonën euro'', deklaroi ministri grek i Financave, Jorgos Papaconstantinu, për të përditshmen gjermane ''Die Welt''.

Ai u shpreh optimist për mundësitë e Greqisë për rregullimin e financave publike dhe ritheksoi se Athina mund t'ia dilte dhe e vetme.

"Ne do të rregullojmë vetë problemet tona buxhetore. Ne nuk i kemi kërkuar mbështetje financiare askujt dhe nuk presim asnjë ndihmë nga jashtë'', theksoi ministri.







Greqi, nisin protestat kundër planeve të qeverisë



ATHINE- Protesta massive kanë nisur në Greqi kundër planeve qeveritare për taksa dhe reduktime pagash, të nxitura nga kriza e thellë e deficitit buxhetor. Nënpunës të taksave janë mbledhur para Ministrisë së Financave në një grevë 2 ditore kundër masave të qeverisë Papandreu. Greva ka mbyllur të gjitha zyrat e taksave në vend. Mjaft protestues therrisnin , ky plan nuk duhet të miratohet, ne nuk duhet të paguajmë për krizën.

Qeveria njoftoi një ditë më parë një sërë masash përfshi dhe reduktimin e pagave suplementare. Demonstratat e zhurmshme janë një kërcënim për planin 3 vjecar të reduktimit të deficitit buxhetor dhe borxheve publike, të njoftuar nga Papandreu.
Kjo rrezikon dhe mbështetjen në public, që deri tani ishte pozitive për kryeministrin grek. Sindikatat më të mëdha kanë thirrur greva masive këtë muaj.
Shqetësimet e mëdha të krijuara për stabilitetin e eruozonës , për shkak të ekonomisë greke ka mbledhur në një takim dy nga liderët më të fuqishëm europianë, kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez, Sarkozi.

Franca dhe Gjermania kanë vendosur se Greqia duhet ti zgjidhë vetë problemet me deficitin buxhetor. Analistët thonë se euro është kërcënuar më shumë se kurrë, ndërsa vendet e BE nuk duan të nxjerrin para nga xhepi për të ndihmuar Athinën.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#10

Post by Zeus10 » Fri Feb 05, 2010 1:17 pm

Fati i Greqise do te varet nga interesat e fuqive te medha. Ka dy mundesi:

1. Greqia do te bjere ne kolaps, mund te humbase territore ose dhe mund te shperbehet fare, por kjo ka te keqen qe do fuqizoje shume vendet sllave qe jane armiqte me te medhenjte tanet, si psh Serbia, qe pavaresisht se hiqen si aleate te Greqise, punojne nen rrogoz kunder saj. Ky skenar eshte me pak i mundshem.

2. Skenari i dyte, eshte kaperximi i krizes me nje ndihme kolosale nga jashte, sepse eshte fare e sigurte qe Greqia eshte nje shtet i kalbur dhe nje komb artificial, dhe nuk do mundej ta kalonte e vetme krizen. Nese do te ndodh keshtu, Greqia do te dale prej krizes, por kurre me nuk do te ushtroj poziten qe ka aktualisht ne rajon, si fuqi ekonomike dhe politike.

Ne si shqiptare, jemi te interesuar per nje dobesim te Greqise ne menyre qe te fitojme ate qe na u morr me dhune, por une nuk do te uroja nje shkaterrim total te Greqise. Ajo eshte njefare amortizatori per synimet e egra te sllaveve dhe turqve. Ajo duhet sa me pare te beje aleance me Shqiperine, te heq ligjin e luftes me ta , te kthej çamët ne tokat e paraardhesve te tyre te sterlashte, te ndaloje propaganden antishqiptare shoviniste, te interpretoje historine ashtu sic eshte ne te vertete sidomos per Epirin , grekerit e lashte dhe maqedonasit e vjeter. Vetem keshtu ata mund te kene ndonje shans per te egzistuar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#11

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 1:52 pm

Piraeus Bank, mbështet biznesin ballkanik

Grupi bankar Piraeus Group falë bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investim ka mundur të sigurojë në formë garanti 120 milion euro. Kjo shumë do të shkojë në financimin e biznesit të vogël dhe atij të mesëm në katër shtete ballkanike Shqipëri, Bullgari, Rumani dhe Serbi. Me synimin e mbështetjes së investimeve të reja Piraeus Bank Group ka planifikuar përdorimin e këtyre kapitaleve për kredi afatmesme dhe afatgjata me kushte tepër konkurruese në treg. Sektorët të cilët do të përfitojnë janë të ndryshëm duke filluar nga ai industrial, shërbime (përfshirë turizmin), agrikulturë, shëndetësi, energjetikë, mbrojtjen e ambientit. Qëllimi i këtij grupi bankar është prodhimi i sa më shumë përfitimeve thelbësore për kompanitë që do të marrin këto kredi por gjithashtu edhe për ekonomitë lokale. Iniciativa e Piraeus Bank është akoma më e rëndësishme në këtë periudhë, kur shtimi i aktivitetit financues në Ballkan është i domosdoshëm dhe sektorit bankar i duhet të punojë për këtë qëllim. Ky bashkëpunim me EIB dhe ky grant për rrjetin e Piraeus Bank Group në Ballkan shënon vazhdimësinë e një bashkëpunimi të suksesshëm që dy bankat kanë pasur në Greqi, me një shumë totale prej 150 Milion Euro, të përdorura për financimin e biznesit në këtë vend, si dhe dëshmon rolin e liderit që Piraeus Bank ka në këtë drejtim.



Shqiperia duhet te tregohet e kujdeshme ne kete bashkpunim, mos te harrojn qe "piraeus bank" eshte ne listen e 5 bankave qe ndodhen ne gojen e ujkut (kriza ekonomike greke).
Nuk eshte nje zemergjeresi e grekut bashkupinimi me bankat e ballkanit, po vet fakti qe europa ja ka mbyllur dyert ketyre bankave, keshtu ata po mundohen te bashkpunojne (vjedhin) atje ku gjejn dyert te hapura.Duhet punuar me shume kujdes ne keto bashkpunime, "se i mbyturi te mbyt"
Ne nje nga postimet e mesiperme kemi permendur 5 bankat greke qe ndodhen ne rrezik....
Adriana wrote:Cfar rrezikon shteti grek ne kete situat?!

Ju kujtohet nje shprehje qe beri dhe vet Papandreu?
-"Ose do ta zhdukim ose do të na zhdukë..."
Kjo thirrje nuk ishte nje thirrje boshe, po nje thirrje qe Papandreu e dinte se cfar marrveshje do bisedonte me ECB, dhe ne kete marrveshje rreziqet jane te medha.
Ne mos garantimin e kthimit te borxhit ( A3) shteti grek i humb te gjitha aksionet private te ketyre bankave: National Bank Greece, Alpha Bank, EFG Eurobank Ergasias, Piraeus Bank dhe Banka IMI
Kjo do te thote ne gjuhen financiare "nje falimentim" dhe greku klasifikohet ne B'B'B ( qe do te thote duhet te japi prona dhe aksione private), ne kete rast mund te shpetoje vetem nje banke (National Bank Greece) e cila eshte nje banke ku ndodhet i gjithe buxheti i shtetit grek (dhe ne raste te tilla vet shteti/qeveria "duhet" te shpetoje kete banke) perndryshe duhet te derzojne celsat e nje kombi ne falimentim.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#12

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 3:38 pm

Greqia nën mbikqyrjen e BE




BE e pranon programin e kursimeve të paraqitur prej qeverisë greke. Por BE-ja do të kontrollojë me rigorozitet zbatimin e këtij programi në praktikë. Mendohet se deri në vitin 2012 financat e Greqisë do të stabilizohet.

BE merr komandën në Athinë - qeverisë de facto po i hiqet nga dora pushteti. Kryeministri Jorgos Papandreu dhe ministri grek i Financave e përjetuan vetë javët e kaluara, se sa shumë ua kufizon ky hap sferën individuale të veprimit.

Papandreu i përgatiti që të hënën në darkë (1.02) bashkëkombasit e vet, kur sqaroi në Parlament se si do të veprojë në të ardhmen BE në lidhje me Greqinë:

BE: "Për fat të keq Greqia është sot nën vëzhgim, në status kuratele. Ne kemi arritur një pikë, në të cilën kemi humbur pjesë të rëndësishme të sovranitetit kombëtar. Por ne kemi edhe tregjet ndërkombëtare, që luajnë me fatin tonë. Parakusht që të çlirohemi prej gjendjes së kuratelit është që të rivendosim gjendjen në rregull.“

24 orë përpara seancës vendimtare të ministrave të Financave të BE-së, Athinës iu desh ta përmirësonte edhe një herë katalogun e masave të kursimit. Kjo sepse kontrollorët ishin të mendimit se këto masa nuk ishin të mjaftueshme. Pas përmirësimeve të paraqitura nga qeveria greke, komisari i BE-së për monedhën e përbashkët, Joaquin Almunia është të paktën për fillimin i kënaqur:

BE: "Ne do ta mbështesim programin grek të kursimeve. Ne kemi besim te qeveria dhe do ta mbështesim atë në përpjekjet e saj. Njëkohësisht ne e dimë se zbatimi i këtij programi nuk do të jetë i lehtë.

Pas shkurtimeve në radhët e administratës publike dhe uljes së pensioneve, qeveria greke deklaroi se do të ngrejë taksat për cigaret dhe alkoolin, për të mbushur në këtë mënyrë arkat e shtetit. Të gjitha këto masa ndërmerren, sepse deri në vitin 2012 Greqia duhet të përmbushë kriteret e paktit të stabilitetit të euros. Kjo do të thotë borxhi i ri i shtetit duhet që nga rreth 13% vitin e kaluar, të bjerë në 3% të rendimentit ekonomik të vendit - një detyrë për Herkulë. Po Brukseli nuk do t'ia dijë për mëshirë, përkundrazi:


BE: "Sa herë të konstatojmë se Greqia nuk po respekton rrugën për të cilën kemi rënë dakord apo nuk vë në jetë sipas parashikimeve hapa të caktuar, apo në se do të konstatojmë vonesa, atëhere do të kërkojmë prej qeverisë greke masa të reja" - tha komisari i BE-së, Joaquin Almunia.

Pas raportimit të parë në mes të muajit mars, Greqisë do t'i duhet të raportojë çdo tre muaj në Bruksel. Kjo do të thotë mbikqyrje e fortë dhe është hera e parë që Brukseli merr një masë mbikqyrjeje të tillë. Shkaku: Pas 11 vjet marifetesh dhe mashtrimesh nga ana e Greqisë, besimi i BE-së te Greqia po shkon drejt zeros, sqaroi Almunia.

Veç masave të kursimit, BE kërkon prej Greqisë edhe reformimin e sistemit social grek, p.sh. ngritjen e moshës së daljes në pension në moshën 67 vjeç apo reformimin e sistemit shëndetësor. Brukseli nuk është përzier kurrë kaq fort në të drejtat e sovranitetit të një vendi anëtar.


Grekët janë të tmerruar prej masave të kontrollit nën mbikqyrjen e BE-së. Për datën 10 shkurt janë paralajmëruar grevat e para.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#13

Post by Adriana » Thu Feb 11, 2010 9:09 pm

Ndihma për Athinën


Arkat bosh të Greqisë po preokupojnë aktualisht qeveritë e vendeve anëtare të eurozonës. Dhe ndërsa në Greqi po zhvillohen greva kundër kursit të qeverisë, në kryeqytetet e BE-së po shqyrtohet mundësia për ndihma.

Një gjë dihet që tani: Ndihma bilaterale nuk do të ketë. Kjo u bë e ditur nga qarqet qeveritare në Berlin. Kjo, pasi në Bashkimin Evropian është e ndaluar që një shtet të blejë borxhet e një tjetri, ashtu sikurse është e ndaluar48, që BE-ja të blejë borxhet e një vendi anëtar. "Dhe kjo e shpjegon gjithçka", u bë e ditur nga qarqet qeveritare të mërkurën në Berlin.

Një deklaratë e qartë, e cila hedh poshtë spekulimet e bëra nëpër medie, sipas të cilave Gjermania po shqyrton mundësinë e ndihmës ndaj Greqisë. Eurodeputeti gjerman Wolf Klinz i kishte thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se një mundësi për të ndihmuar Greqinë për të dalë nga kriza do të ishte që bankat shtetërore, si ajo gjermane KfW të blinin obligacionet e shtetit grek. Por as Klinz nuk kishte dëgjuar që qeveria gjermane të planifikonte një gjë të tillë.

Pavarësisht nga hapësira juridike brenda BE-së, ndihma ndaj Greqisë nuk përshëndet njëzëri nga opinioni politik në Gjermani. Deputeti liberal Carl-Ludwig Thiele thotë për programin grek të Deutsche Welles: "Ne jemi të mendimit se Greqia duhet të dalë nga kriza me forcat e veta. Ne nuk mund të ndihmojmë një vend tjetër me paratë e tatimpaguesve gjermanë. Kjo do t'i stimulojë vendet e tjera që të mos bëjnë përpjekje që t'i zgjidhin vetë problemet. Kjo është një rrugë tërësisht e gabuar."

E gabuar, por edhe pragmatike, sepse politika e BE-së ndaj Greqisë ka pasoja të drejtpërdrejta ndaj tregjeve financiare, përfshirë këtu edhe atë gjerman. Dëshmia më e mirë ishte Indeksi i Aksioneve Gjermane (DAX)i së mërkurës, që u rrit me 1,6 përqind vetëm sepse u fol që BE-ja do të ndihmojë Greqinë.

Deputetja social-demokrate Nicolette Kressl është e vetëdijshme për këtë dilemë: "Ne këtu kemi të bëjmë në radhë të parë me stabilitetin në eurozonë, është një çështje evropiane, të cilën duhet ta zgjidhim bashkarisht. Por duhet të kujdesemi që të mos krijohet përshtypja se vendet e Euros nuk kanë pse të kujdesen për disiplinë buxhetore, sepse u vjen Evropa në ndihmë."

Ndihmë apo jo? Kjo do të shqyrtohet gjatë drekës në samitin e BE-së në Bruksel. Gjermania ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. "Shteti grek nuk ka falimentuar ende, kështu që nuk shohim nevojë për të ndërhyrë", u tha në Berlin.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#14

Post by Adriana » Thu Feb 11, 2010 9:19 pm

Eurodeputeti gjerman Wolf Klinz i kishte thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se një mundësi për të ndihmuar Greqinë për të dalë nga kriza do të ishte që bankat shtetërore, si ajo gjermane KfW të blinin obligacionet e shtetit grek. Por as Klinz nuk kishte dëgjuar që qeveria gjermane të planifikonte një gjë të tillë.


Po kjo gje rrezikon monedhen e greqis dhe gjithashtu ne rregulloren e BE eshte qe: ne qoftese nje shtet europian blen "obligacionet" e nje shteti tjeter eshte pak a shume e quajtur "koloni", gje qe europa nuk pranon nje ligje te tille ( mbase me grekun u nderrohet mendja ), po ne kete ratse do kete dhe ndryshim monedhe per greqin, mondedha euro greke duhet te kete dhe codin e e shtetit "qe i blen obligacionet"


Si do perfundoj?!


Nuk mendoj qe do arrin deri ne ate pike, do luajn gurin e fundit qe u ka mbetur ne dore "loje me cifutet"
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#15

Post by Adriana » Fri Feb 12, 2010 4:37 pm

Filluan bisedimet ne parlamentin europian per situaten e ekonomis greke. Europa eshte ne nje moment shume te veshtire per te marr kete rrugezgjidhje, nga fakti qe ata kerkojn te ndihmoj greqin vetem u tremben pasojave te metejshme.
Kush jan pasojat e metejshme?!
Pasojat e metejshme jane fakti qe ne situaten qe ndodhet greku mundet shume shpejt te ndodhet me pas dhe Spanja, Portugal, Itali mbase dhe Belgjika me Francen, dhe ne qoftese parlamenti europian zgjedh rrugen e ndihmes per shtetin grek te njeten gje duhet te bej dhe me shtetet e tjera qe mund te kene me pas keto pasoja, dhe ketu qendron problemi i europianeve ne keto momente.
Ne bised e siper sot u dhane shume mendime per kete rrugezgjidhjen e situates ne greqi por akoma nuk eshte vendosur kompletisht "qysh" dhe "si" do veprojn, vetem nje gje eshte vendosur dhe eshte e sigurt qe europianet nuk kan me asnje besim ne qeverin/politikanet/ekonomistet grek, perkundrazi ata folen sot shume ashper kundra tyre duke i ven ne dijeni se kan shkelur kompletisht dhe kan perfituar nga situata qe greqia eshte ne europe "europa nuk do pranonte kurr nje shtet ne falimentim", dhe nga ky fakte europianet nuk kan me besim ne qeverin greke cfardo rrugezgjidhje te merret nga europa nje gje eshte shume e qarte per qeverin greke sot, qe: "ndihma nuk do jet me leke ne dore" por europa do marri cdo aksion nenkontrolle!


Keto kritika nuk i pelqyen aspak kryeminstrit Papandreu, edhe megjithese doli ne vetmbrojtje te partis se tij duke akuzuar qeverin e meparshme te K Karamnlis, po europa keto lojra politike nuk i merr fare parasysh.

Jane disa qellime qe europa duhet te zgjedhi nje rruge te shpejt shpetimi ( jan propozuar nga shume qe ta lene greqin te falimentoj) po europa:
1) ka investuar shume ne zhvillimin e ekonomis greke
2) nuk i leverdis qe nje monedh tjeter (anglia)te marri keto aksione, do ishte nje fitim i madh per anglezin.


Shikoni me vemendje videon:
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”