"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#121

Post by Arbëri » Sun May 29, 2011 1:07 pm

Der Spiegel: Greqia në prag të kolapsit total



ATHINE- Kriza financiare në Greqi mund të jetë shumë më e thellë nga sa është menduar.

Greqia nuk e ka realizuar deri tani asnjë prej qëllimeve për të cilat ka rënë dakord me institucionet ndërkombëtare, shkruan gazeta gjermane "Der Spiegel". Deficiti shtetëror është më i lartë se sa që është premtuar, shkruan gazeta duke iu refereuar raportit të ekspertëve të Komisionit të BE-së, Bankës Evropiane dhe FMN-së. Për këtë shkak edhe të ardhurat fiskale janë më të ulëta se sa që është planifikuar. Për shkak të mungesës së tempos së reformave, në BE dhe në isntitucionet financiare janë vënë në pyetje ndihmat e planifikuara financiare.

Menjëherë ka reaguar ministri grek i Financave i cili ka hedhur poshtë raportimin në të përjavshmen gjermane. “Negociatat po vazhdojnë dhe do të përmbyllen brenda pak ditësh. Kemi cdo arsye për të besuar se raporti do të jetë pozitiv për vendin tone u shpreh ministri Papakostandinou për një televizion vendas.

Greqia duhet të kursejë në katër vitet e ardhshme 78 miliardë euro. Gjendjen e vështirëson edhe më shumë fakti që prej mesit të qershorit Greqia pa ndihma nga jashtë nuk do të ketë mundësi të paguajë obligimet e saj financiare ndërkombëtare. Nuk do të ketë mundësi të paguajë as rrogat dhe pensionet për qytetarët e vet, shkruan gazeta.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... ideo=10684
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#122

Post by CERMENIKASI » Wed Jun 01, 2011 9:09 pm

Disa analist parashikojnë që asht shumë e mundshme që Greqia nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se me dalë prej EURO-së.
Në tregun financiar ndërkombëtar,Greqia mund të marrin pare uha vetëm nëse paguen 16,81% interes në vit për kredi me nji afat prej 10 vjetëve.Ndërsa për nji afat të shkurtën (2vjet) interesi mbrri në 26,10 %!!
Këto përqindje kaq të nalta tregojnë se tregu financiar ndërkombëtar pret që mbrenda 2 vjetëve Greqia nuk do të ketë ma mundësi me i krye obligimet e saj që rrjedhin prej borxhit që ka.

Gjendja në Greqi asht pra shumë e ndërlikueme për shkak të borxhit që kap nji shumë prej 701 miljard euro ose 296% të PBB-së.
Kjo shumë ndahet si vijon:
1) 293 miljard - borxhi publik
2) 120 miljard - borxhi i firmave financiare
3) 165 miljard - borxhi i firmave jofinanciare
4) 123 miljard - borxhi i vetë popullit
Të dhanat e sipërshënueme janë të fundvitit 2009.
Në fund të tremujorit të parë të 2011-tës,borxhi i përgjithshëm ka mbrri në 780 miljard euro!

Burimi:Tribune 30 maj 2011
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#123

Post by Adriana » Sun Jun 05, 2011 12:08 pm

Rrezikojne të mbyllen shkollat në Korçë dhe në Himarë

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#124

Post by CERMENIKASI » Mon Jun 13, 2011 9:57 pm

Standard & Poor's zbret vlerësimin financiar të Greqisë 3 shkallë ma posht në "CCC".
Tashti Greqia asht shteti që ka vlerësimin ma të dobët në të gjithë botën.
Për çdo ditë që kalon,ristrukturimi i borxhit grek bahet edhe ma tepër i pashmangshëm.

Burimi:TF1.fr 13 Qershor 2011
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#125

Post by CERMENIKASI » Thu Jun 30, 2011 11:13 pm

Dje deputetet grek votuen planin e ri të qeverisë për masa të reja kursimi ,tatime të reja etj .
Shtetet pjesë të zonës euro,Banka Qëndrore Evropiane si dhe Fondi Monetar Ndërkombtar kërkojshin me ngulm që ky plan të pranoheshte para që të jipeshin Greqisë 12 miljard euro kredi (pjesë e 110 miljard euro kredi të parashikuem).

Plani i ri parashikon kursime buxhetore prej 28 miljard euro mbrenda nji afat kohor prej 5 vjetëve,tatime të reja si dhe nji program për privatizim prej 50 miljard euro që ka të bajnë me aerodromet,infrastrukturat hekurudhore,ndërmarrjet publike të ujit gazit dhe rrymës si dhe bankat publike dhe posta.

Plani ka për synim me zbrit deficitin buxhetor prej 9,3% në 2010 në 7,9% në 2015.
Në sektorin publik,shuma e të punësuemve do të zvoglohet prej 86.000 veta.

Përkthye prej gazetës "METRO" të 30/06/2011
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#126

Post by Arban Blandi » Tue Jul 05, 2011 11:12 am

Ballina e fletushkes amerikane The Week, 25.06.2011

Image
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#127

Post by Arbëri » Tue Jul 05, 2011 3:23 pm

Qeveria greke kontrollon pensionet e 21 mijë shqiptarëve

ATHINË- Enti i sigurimeve Agrare ne Greqi do të kalojë "në shoshë" rreth 21 mije shtetas shqiptarë me kombësi greke të cilët marrin pension nga Greqia. Kontrolli po bëhet ngaqe kohët e fundit është konstatuar se perfitojne pension edhe persona që nuk e kanë këtë të drejtë.

Pas një pyetjeje nga deputeti i LAOS-it, Kiriakos Velopulos, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Jorgos Kutrumanis, ka dërguar një shkresë në Parlamentin Grek , ku informon se OGA përmes një llogarie u ofron çdo muaj pension dhe përkujdesje shëndetësore shtetasve grekë por dhe minoritareve greke te moshuar me kombesi greke dhe nenshtesi shqiptare të cilët banojnë në Greqi.

Këta të fundit përfitojne pension pasi kanë vertetuar me dokumenta se janë të pafuqishëm ekonomikisht dhe masa e pensionit qe u afrohet nga Enti i sugurimeve agrare eshte ne vlerë 360 euro. Por Ministri i Kutrumanis nënvizon se "kohët e fundit është konstatuar se në Amzën e pensionistëve homogjenë të OGA, përfshihen edhe persona që nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit".

Prandaj, nga shërbimet kompetente, po kryhen edhe verifikime për gjithë pensionistët, përfshirë edhe minoritaret për të parë nëse përmbushin kushtet. Përmes kësaj procedure, thekson ministri i Punës, synohet që të verifikohet nëse përfituesit e kësaj kategorie janë në jetë, nëse kanë vërtetë origjinë greke, etj.

Ministri informon gjithashtu deputetin e LAOS , se në kuadër të këtij kontrolli u kërkuan nga pensionistët homogjenë, numri i të cilëve është rreth 21.000 vetë, të dhëna të reja, siç është pasaporta biometrike që jepet edhe përmes ambasadës shqiptare në Greqi, dhe qe përbëjnë elementin kryesorë të identifikimit.Deputeti i LAOS-it, në pyetjen e vet paralajmëron qeverinë për mundësinë e deklarimeve të rreme nga shtetas shqiptarë, me qëllim që të përfitojnë pension nga OGA.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#128

Post by Bashkimi » Mon Aug 22, 2011 1:17 pm

Standard & Poor’s: Greqia do falimentojë deri në fund të 2011

ATHINE-Greqia do të falimentojë deri në fund të vitit 2011. Ky është vlerësimi që ka bërë sot në Pekin, kreu ekzekutiv i Standard & Poor’s, David Beers, analizën e të cilit e kanë publikuar sot mediat në Greqi dhe mediat e huaja.
David Beers kishte vlerësuar edhe më herët se Greqia do jetë ''e detyruar'' të falimentojë në mënyrë selektive, me aktivizimin e planit të zgjedhur nga liderët e BE-së në samit për të ristruklutruar borxhin grek me pjesëmarrjen e sektorit privat.
Sipas kreut ekzekutiv të Standard & Poor’s, Greqia do falimentojë, sepse kjo gjë do sjellë vetëm lehtësimin e borxheve dhe jo larjen e tyre''.

(d.b/BalkanWeb)

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#129

Post by Bashkimi » Wed Aug 24, 2011 9:48 pm

Kriza greke, Finlanda kërkon Panteonin dhe disa ishuj

Image
Helsinki, 22 korrik - Për t'i dhënë Greqisë borxhin e premtuar që do ta ndihmonte atë për të dalë nga kriza, në formë garancie, Finlanda ka kërkuar Partenonin grek të Athinës. Finlanda është dakord që Greqisë t'i jepet huaja e premtuar, por për ta mundësuar këtë, ajo do të kërkojë se garanci, as më shumë e as më pak, por Akropolin e Athinës, posaçërisht Partenonin si dhe disa ishuj.
Sipas disa burimeve te besueshme diplomatike, Greqia disponon gati 300 miliard euro pasuri kombëtare historike, me te cilat, ajo do të mund të kënaqte kërkesat e vendeve donatore. Gjithsesi, finlandezet nuk kanë specifikuar nëse është fjala për shitjen e monumentit të rralle, apo për zhvendosjen e tij në Helsinki?
http://www.qendra.info/ekonomi/11393-kr ... ishuj.html

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#130

Post by CERMENIKASI » Thu Sep 01, 2011 11:21 pm

Si mbas komisionit të ri kontrollues të buxhetit grek,dinamika e borxhit grek prej sot e tutje asht "jasht kontrollit"!
Ministri grek i financave ka deklarue që PBB i Greqisë për 2011 do të zvogëlohet prej ma tepër se 4,5%.Ndërkohë,borxhi
publik ka mbrri në 350 miljard euro!

Deficiti vjetor asht ba i papërballueshëm dhe ka mbrri në 14,69 miljard euro për gjashtëmujorin e parë të 2011-tës ndërsa synoheshte që të mos tejkalonte 16,68 miljard euro për GJITHE vitin 2011!!

Burimi:LE FIGARO 31.08.2011
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#131

Post by Arbëri » Fri Sep 02, 2011 9:16 pm

Emigrantët shqiptarë braktisin Greqinë

Image
Shqiptarët që kanë emigruar për vite në Greqi, po mbledhin plaçkat dhe po kthehen drejt Shqipërisë, për shkak të krizës që ka mbërthyer Greqinë. E përditshmja greke “Ekathimerini” shkruan: “Qindra emigrantë në mesin e atyre që filluan të vinin në Greqi në fillim të viteve ‘90 për të kërkuar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre, tashmë janë duke liruar shtëpitë dhe duke paketuar plaçkat për t’u kthyer mbrapsht në shtëpi, të detyruar nga kriza ekonomike”.

“Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët kthehen në shtëpi”. Shtresa e emigrantëve shqiptarë është kryesorja që po e braktis Greqinë muajt e fundit. Duke shtuar se lagje athinase që janë të njohura për popullsi të mëdha me emigrantë si Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia, janë duke u braktisur gjithnjë e më shumë nga emigrantët shqiptarë, të vendosur aty në fillim të viteve ’90 dhe përgjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Ata që mbeten më shumë të zbrazët janë apartamentet e vogla apo bodrumet, në të cilat ata jetonin kryesisht, ndryshe nga popullata vendase.

“Dalja më e madhe është vërejtur në mesin e komunitetit shqiptar në Greqi, i cili i ka ndjerë efektet e rënies ekonomike, sidomos në sektorin e ndërtimit. Në lagjet e shumta rreth kryeqytetit ju do të shihni shqiptarë që i çojnë fëmijët e tyre në sheshe lojërash ose kalojnë kohë në kafene dhe lokale për shkak se nuk kanë një punë ku të shkojnë. Gratë, për më tepër, shumë prej të cilave punonin për ndihmë shtëpiake, janë duke parë heqjen më shumë se të tjerët nga puna”, citon artikulli në fjalë.

“Shumë prej tyre po mendojnë rreth kthimit në shtëpi që nga viti i kaluar, por fëmijët e tyre, shumë prej të cilëve shkojnë në shkollë greke dhe nuk flasin shqip, janë arsyeja pse ata po hezitojnë”.

Nga 500.000 shqiptarë që jetojnë në Greqi, 50.000 prej janë kthyer në shtëpi që nga viti 2004. Të tjerët, ndërkohë, janë në kërkim për më tutje.

Rumunët, bullgarët dhe polakët, tani qytetarë të Bashkimit Evropian, janë gjithashtu të vendosur që kthehen në vendet e tyre, të cilët janë duke përjetuar një rritje të ndjeshme që nga aderimi i tyre në BE.
Disa emigrantë aziatikë janë gjithashtu duke menduar idenë e lënies së Greqisë si dhënëse e punës, duke i vënë lejet e tyre të qëndrimit në rrezik. /albeu.com/
http://www.albeu.com/shqiperi/emigrante ... ne-/44910/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#132

Post by CERMENIKASI » Fri Sep 02, 2011 10:26 pm

[quote=Shumë prej tyre po mendojnë rreth kthimit në shtëpi që nga viti i kaluar, por fëmijët e tyre, shumë prej të cilëve shkojnë në shkollë greke dhe nuk flasin shqip, janë arsyeja pse ata po hezitojnë”. [/quote]


A nuk kanë folë shqip në shtëpi me fëmit e tyne prindnit e këtyne fëmive?????
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#133

Post by Arbëri » Sun Sep 04, 2011 11:48 am

Greqi, shtypi: Vendi në situatë kritike, paratë po mbarojnë




ATHINE- “Greqia ndodhet në skaje” – kështu e titullon shkrimin e saj kryesor sot, gazeta greke “To Vima”, e cila bën një analizë të situatës së krijuar në vend, pas vizitës së fundit të Trojkës, e cila u largua duke marrë me vete refuzimin e ministrit të Financave për masa të reja.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Evangelos Venizelos, pas ndërprerjes së bisedimeve me Trojkën, tha se "nuk mund të merrte përgjegjësinë për masa të tjera, pa folur më parë me kryeministrin."

Ekipi i Trojkës do të kthehet në Greqi pas dhjetë ditësh dhe kreu i tij z. Thomsen tha se "ne nuk mund të kalojmë përgjegjësitë tona" dhe se "një zgjidhje duhet të kërkohet në nivel më të lartë."

Ministri Venizelos ka pranuar se recesioni është i thellë dhe indirekt, që deficiti është më i lartë.

Ndërkohë që sipas shtypit, kërkohet shkurtimi i 50 000 vendeve të punës në administratë, FMN duhet të marrë vendimin urgjent për këstin e gjashtë të ndihmës për Greqinë, pasi në arkën e shtetit ka para vetëm për pagesat e muajit shtator.

Kjo klimë po ravijëzon skenaret e zgjedhjeve të parakohsme pavarësisht nga fakti se kryeministri Jorgos Papandreu nga foltorja e Konferencës me rastin 37 vjetorit të krijimit të PASOK deklaroi se "njerëzit do të na gjykojnë në vitin 2013". Mbështejta për partinë e tij PASOK ka rënë nën 20%, duke bërë që Demokracia e Re të jetë në avantazh të dukshëm, ndërkohë që shumica e qytetarëve kërkojnë një qeveri koalicioni, që do ta nxirrte vendin nga kriza.
(s.g/balkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#134

Post by CERMENIKASI » Tue Sep 13, 2011 10:53 pm

SHTATOR 2011

Pascal Canfin (Paskal Kanfë),nënkryetar i komisionit special për krizën në kuvendin evropian propozon dy drejtime të rinj për me i u kundërvue krizës në Greqi.
Sëpari me luftue evazionin fiskal.Si mbas qeverisë greke mund të ketë deri në 200 miljard euro prej kursimëve greke të deponuem në Zvicër.
Nuk mund që të u kërkohet tatimpaguesëve evropian që të jenë solidar nëse vetë Grekët pasunik nuk janë të tillë thotë Pascal Canfin.

Drejtimi i dytë asht zvoglimi i shpenzimëve ushtarake të cilat janë shumë të nalta për nji shtet si Greqia.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#135

Post by Bashkimi » Tue Sep 13, 2011 11:12 pm

Gjyqi grek kundër Gjermanisë



Me interes të madh ndjek opinioni publik në Greqi fillimin e gjyqit të shumëpritur në Hagë, për një prej masakrave më famëkeqe në vend, atë të Distomos, që kanë kryer nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në emër të interesit kombëtar, Athina zyrtare nëpërmjet vetë kryeministrit Papandreu, ka shprehur para disa muajsh përkrahjen ndaj një grupi qytetarësh grekë që kanë ngritur padi prej vitesh kundër Gjermanisë, duke kërkuar prej saj të paguajë dëmshpërblim për këtë krim ndaj dhjetëra të pafajshmëve në një fshat të prefekturës së Viotias.

Masakra ka ndodhur në 10 qershor të 1944 në Distomo, kur me urdhër të kolonelit Hans Zampel, janë pushkatuar 218 banore të fshatit,117 gra dhe 101 burra. Midis viktimave ishin 20 foshnja, 45 fëmijë dhe 42 të moshuar.

43 vjet më vonë ka filluar odiseja gjyqësore për këtë masakër, kur të afërmit e viktimave, kanë kërkuar nga shteti gjerman dëmshpërblim moral dhe material për krimet e ushtarëve të Rajhut të 3, një akt ky i pa precedent sepse për herë të parë u kërkuan dëmshpërblime nga individë.

Pavarësisht se kanë fituar procesin në një gjykatë vendase,vendimi nuk është njohur nga Gjermania me pretendimin se gjykatat greke nuk kanë juridiksion ndërkombëtar të nevojshëm për të ndjekur penalisht krime të tilla të luftës.

Pas shumë vitesh përpjekjesh të afërmit e viktimave të Distomos e kanë fituar cështjen edhe në Gjykatën e Lartë të Italisë, por më pas shteti gjerman ka bllokuar cdo veprim duke cuar procesin në Gjykatën Ndërkombëtare.

Sot në Hagë Greqia kërkon në radhë të parë drejtësi morale, që nënkupton dënimin e krimeve të kryera nga ushtria pushtuese në një vend të huaj, autoret e te cilave janë ende të pandëshkuar. Kjo do t’u hapë rrugën pretendimeve për kompensim monetar të afërmve të viktimave dhe jo vetëm.

E ndodhur tashmë në rrethana inferiore, sepse e ardhmja e ekonomisë varet në një shkallë të madhe nga Berlini, Athina ndjek në heshtje, por me interesim të madh procesin që lidhet edhe me dëmshpërblimet e luftës, ndërsa nuk mungojnë zëra në kabinetin Papandreu që deklarojnë se nëse ky gjyq fitohet, është momenti më i mirë për t’i kërkuar Gjermanisë kompensimet, të cilat vlerësohen nga 70 deri në 170 miliard euro, gati sa gjysma e borxhit grek.


top-channel

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”