"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#136

Post by Bashkimi » Mon Sep 19, 2011 9:25 pm

Greqi, revista gjermane “Focus” fundos Akropolin

Image

BERLIN-Me foto tallëse dhe provokuese për Greqinë, vjen sërish revista e njohur gjermane Focus, e cila për të disatën herë shkruan për krizën greke, duke përdorur historinë e kësaj të fundit, në mënyra që janë cilësuar si poshtëruese.

Revista gjermane në numrin e saj të ri ka në kopertinë Akropolin të zhytur në ujë dhe një statujë, në kokën e së cilës duket një faturë prej 200 euro.

Në shkrimin kushtuar Greqisë me titullin “Paratë tona humbën” thuhet ndër të tjera: "Miliarda për asgjë. Merkel në nevojë. Paratë tona shkuan kot, a do t’i marrim ndonjëherë mbrapsht? Falimentimi i Greqisë sa vjen e afrohet. Kush është shpëtimi?”
Shkrimi është i shoqëruar nga një sondazh, sipas të cilit Greqia nuk do të shmangë dot falimentimin. Këtë besojnë 56% e gjermanëve, ndërsa 40% e tyre besojnë se me ndihmën e europianëve Greqia mund të dalë nga kriza.
Në fillim të krizës greke e njëjta revistë publikoi statujën e Afërditës një herë si lypsare dhe më pas duke bërë një gjest të pahijshëm, foto që shkaktuan një stuhi reagimesh.

Greqia ndodhet në një situatë tepër kritike, dhe prêt nga dita në ditë të marrë lajmin për disbursimin e këstit të gjashtë të ndihmës për të. Por dje në një intervistë ministri gjerman i financave, Ëolfgang Schäuble tha se «askush nuk duhet të ketë iluzione. Pa një raport pozitiv nga Trojka nuk mund të jepet kësti i ardhshëm i ndihmës». Ministri gjerman nënvizon rëndësinë që ka sot dukja e rezultatit nga pala greke. Ai konfirmoi se i ka bërë të ditur edhe homologut të tij grek se “për sa kohë Trojka nuk do të konfirmojë se ekzistojnë kushtet për këstin e ardhshëm, para në Greqi nuk do të jepen”.

(d.b/BalkanWeb)

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#137

Post by CERMENIKASI » Wed Sep 21, 2011 5:29 pm

Firma zvicërane Roche (Rosh) ka ndërpre furnizimin me ilaçe të disa spitalëve shtetënor të Greqisë.
Shkaku i kësaj ndërpremje asht mospagimi i faturave qysh prej nji kohë të gjatë nga këto spitale.
Severin Schwam (shvam),udhëheqësi i firmës Roche ka deklarue që njikohësisht janë shtue furnizimet nëpër
barnatoret e Greqisë në mënyrë që patientët të mos ngelin pa barna.

Burimi: The Wall Steet Journal -shtator 2011
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#138

Post by CERMENIKASI » Thu Sep 29, 2011 11:34 pm

Kisha ortodokse e Greqisë asht pronare e 113.000 hekter tokë të pyellzueme, 4.000 hekter tokë buqësore dhe të 86.000 m2 në mall të patunshëm urban (shtëpija,banesa etj...).Këta janë të dhana nga vetë autoritetet kishtare.

Vlefta i kësaj pasunije mund të shkojë prej 700 milion euro e deri në mbi 1 miliard euro!
Për gjithë ketë pasuni ,kisha ortodokse greke ka pague gjithësej 2,5 milion euro për nji vit.

Deputeti i së majtës ,Grigoris Psarianos,ka thonë që kjo asht nji shumë qesharake.

Burimi:France2.fr shtator 2011
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#139

Post by Bashkimi » Wed Oct 05, 2011 6:04 pm

Greqi, tension në Athinë, plagosen 2 protestues

Image
ATHINE-Tensioni mbizotëroi sot në qendër të Athinës mes policisë dhe protestuesve në sheshin Sintagma.
Më shumë se 15 000 protestues sipas mediave vendase u mblodhën në Athinë, për të kundërshtuar politikat e qeverisë, ne demonstrata që nuk kaluan pa incidente.

Rreth orës 13.30 masa e njërëzve, me të cilën ishin bashkuar edhe persona të maskuar, u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë duke lëvizur gardhin e hekurt vendosur para ministrisë së Jashtme, madje edhe qëlluan me gurë forcat e policisë, gjë që detyroi këtë të fundit të përdorë kimikatet mbi masën e njerëzve.
Dy protestues u plagosën gjatë incidenteve në metro, pranë sheshit Sintagma.
Mijëra njerëz u mblodhën sot në shesh, në një nga demonstratat më të mëdha të organizuara nga sindikatat në Greqi.

(d.b/BalkanWeb)

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#140

Post by Bashkimi » Wed Oct 05, 2011 6:06 pm

Gjermani, Ministri Grek i Zhvillimit Rajonal: Situata shumë e dëshpëruar



BERLIN- Ministri grek i Zhvillimit Rajonal, Mikalis Krisohoidis thekson në një intervistë që do të publikohet nesër në Gjermani se situata e vendit të tij është mjaft e dëshpëruar.

"Situata jonë është mjaft e dëshpëruar. Sepse ne po zvogëlojmë në mënyrë gjithmonë e më drastike të ardhurat e njerëzve. Grekët po e kalojnë situatën e tanishme në mënyrë shumë të dhimbshme", deklaroi ai për të përjavshmen "Die Zeit" e cila e publikoi intervistën që sot.

"Kur do ta shohim dritën në fund të tuneli? Nuk mund ta themi", shton Krisohoidis në këtë intervistë.

"Qeveria greke është tërësisht e izoluar me këtë politikë reforme. Opozita thekson se mund të rinegociojë për kushtet e kredisë. Dhe e majta radikale kërkon daljen nga BE-ja. Ne jemi vetëm", shprehet ai.

Sipas ministrit, "problemi ynë kryesor është ai i pasigurisë" së rritur nga spekulimet e parreshtura në të gjithë botën lidhur me një falimentim të afërt të vendit.
"Një falimentim i një vendi të zonës euro do të ishte një katastrofë, sepse ai do të kishte një efekt domino. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të vendosim vetëm për një falimentim", deklaroi Krisohoidis.

Ministri gjerman i Ekonomisë Filip Rösler shkon këtë javë në Greqi, me objektiv zhvillimin e invetimeve në vend dhe propozimin e ndihmës së Gjermanisë për reformën e ekonomisë greke.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Bashkimi
Member
Member
Posts: 47
Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#141

Post by Bashkimi » Wed Oct 05, 2011 6:07 pm

Nuk di si i thuhet ndryshe BANKROTIT , dhe nuk kuptoj pse nuk e thuan haptas .
Gjdo dite protesta , gjdo muaj kerkojne nga 10 milijard euro , dhe kjo nuk eshte BANKROT !

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#142

Post by CERMENIKASI » Wed Oct 12, 2011 11:20 pm

Kur asht krijue zona EURO , asht kërkue plotësimi i disa kushtëve.Greqia ato nuk i plotësonte por falë statistikave falso ajo hyni në zonën EURO.Ma e forta asht që këtë poltikanët e shtetëve tjerë e kanë ditun shumë mir por megjithatë e kanë pranue dhe tashti sillen vërdallë dhe thonë që duhet ndihmue medoemos Greqia.
Përgjegjësia mbetet gjithëmonë jetime poqese i takon të "mëdhenjve".
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#143

Post by Arbëri » Wed Oct 26, 2011 12:11 pm

Greqia heq pensionet për 3 500 pensionistë nga Shqipëria

ATHINE- Enti i siguracioneve të Bujqësisë (OGA) u ka hequr pensionet 3 500 homogjenëve, sepse nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin që iu kërkua. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis.

Ministri bën me dije se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet llogarive bankare, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro) dhe kanë lindur në Shqipëri.
"Në kuadër të verifikimit u kërkuan për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike, si dhe çertifikata lindjeje dhe e gjendjes familjare", thuhet në shkresën e ministrit.

"Deri më sot, sipas të dhënave që ka kompjuterizuar OGA, u depozituan dokumenta nga 17 130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria. Nga këta, në 3 500 raste u krye ndërprerja e dhënies së pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore", thuhet më tej në shkresën, drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris.

Deputeti i LAOS-it, në pyetjen e tij kishte iu referohej, siç thoshte, denoncimeve, sipas të cilave "emigrantë klandestinë përfitonin në mënyrë të parregullt pension nga OGA", madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish të huaj, që sipas tij, merrnin pension pa plotësuar kushtet.
Ministri i punës në përgjigjen e tij, garanton se asnjëri prej emrave të përmendur nga deputeti nuk përfiton në mënyrë të paligjshme pension nga OGA.
(m.a/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#144

Post by Arbëri » Thu Oct 27, 2011 5:11 pm

BE arrin marrëveshje, "prerje" 50% e borxhit të Greqisë

BRUKSEL- Marrëveshje të rëndësishme u arritën nga liderët evropianë dhe përfaqësuesit e bankave natën e kaluar në Bruksel, pas negociatash të vështira e të lodhshme.

-Marrëveshja për «prerje» të borxhit grek rreth 50%, dmth 100 miliardë euro me pjesëmarrjen vullnetare të sektorit privat.

-Rritja në 1 trilion Euro e fondit të shpëtimit të Eurozonës dhe një plan i ri për mbështetjen e Greqisë me vlerë 100 miliardë Euro deri në vitin 2014, detajet e të cilit do të finalizohen në ditët në vijim .

-Forcimi i bankave evropiane me rreth 108 miliardë Euro, nga të cilat 30 miliardë Euro janë të destinuara për rikapitalizimin e bankave greke.

Këtë marrëveshje e njoftuan sot në mëngjes, rreth orës 05:30 presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Sipas informacioneve, liderët evropianë ishin të detyruar të hedhin në tryezë letrën kërcënuese të falimentimit grek, në mënyrë që të bindnin anën tjetër.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy tha se marrëveshja bën të mundur për të reduktuar borxhin e Greqisë në 120% të GDP-së të saj deri në vitin 2020.

Rritja e Fondit për shpëtimin e Eurozonës ka qëllim t’i bëjë ballë rrezikut të përhapjes së krizës në Itali dhe Spanjë, por detajet do të vendosen në një mbledhje të Eurogroupit muajin e ardhshëm, ku do të shqyrtohet edhe mekanizmi i bashkëpunimit me FMN.

Thuhet se për çështjen e ndjeshme të mbikqyrjes në Greqi, kërkuar nga gjermanët, do të bëhet formulimi i kujdesshëm "mbështetje teknike".

Presidenti francez, tha se vendi i tij dëshironte të shmangej drama e një falimentimi grek dhe kërkonte një fond mbështetës operativ, rezultat që doli nga negociatat.

Në bisedën e të tij me presidentin kinez Hu Gjintao, do të diskutohet mundësia e ndihmës financiare të Pekinit për zonën e euros, nëpërmjet një mekanizmi të veçantë të lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kancelarja gjermane deklaroi se Euro qëndroi në "lartësinë e pritshme” dhe se "bëmë atë që duhej për euron", duke rënë dakord për një program masiv për të luftuar krizën e borxhit.
(d.xh/balkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#145

Post by Arbëri » Thu Oct 27, 2011 5:12 pm

Marrëveshja e BE, Papandreu: Një ditë e re lindi për Greqinë




ATHINE- Menjëherë pas përfundimit të negociatave të gjata e të vështira në Bruksel, kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaroi se "një ditë e re po lind për Greqinë, dhe shpresoj të jetë me e mirë sesa ato që kemi kaluar". Ai theksoi se marrëveshja është arritje e të gjithë grekëve.

"Greqia mund të mbyllë tani llogaritë me të kaluarën, për të shkuar në një epokë të zhvillimit, bazuar në forcat tona. Me këtë marrëveshje hiqen barrat për popullin grek, të cilat janë tani përgjegjësi e bankave”, tha Papandreu. Kryeministri grek e përshkroi marrëveshjen si "më të mirë" sesa ajo e 21 Korrikut, por vërejti se edhe ajo ka të metat e saj.

Kryeministri sugjeroi nevojën për konsensus brenda vendit duke pranuar se mund të ketë mospajtime, por tani ato duhet të ndalojnë. Në një raport tjetër, Kryeministri komentoi në mënyrë indirekte në mbikëqyrjen e përhershme të vendit, duke thënë se kompanitë dhe huadhënësit mund të ndihmojë, por u takon grekëve të marrin vendimet dhe përgjegjësinë për zhvillimin.

Lidhur me mundësinë e masave të tjera për shkak të marrëveshjes së re, Papandreu tha se lehtësimi i borxheve lejon për të mos folur për masa të reja rënduese për ekonominë dhe për çdo familje greke.

Lidhur me protestat e qytetarëve grekë, kryeministri theksoi se është koha që indinjata të kthehet në energji krijuese për të ndryshuar vendin për brezat e ardhshëm.

VENIZELOS
Ndërkaq ministri grek i Financave Evangelos Venizelos deklaroi pas takimit në Bruksel se me këtë marrëveshje "kombi grek shpëtoi nga një ngarkesë e konsiderueshme”.
"Unë nuk mund të besoj se mund të jetë dikush, që nuk do të dojë ta mbështesë këtë marrëveshje," tha ai në deklaratën e tij menjëherë pas takimit.
"Nuk mund ta besoj se ka ndonjë parti politike në parlament, apo ndonjë lider të përgjegjshëm politik, që nuk do të vendosë nënshkrimin e tij për shkarkimin e kombit tonë nga një pjesë e rëndësishme e barrës së borxhit publik”, tha Venizelos.
“Disa njerëz që nxituan për cilësuar negative të gjitha vendimet e pritshme, ndërsa ne ishim duke kërkuar për konsensus dhe mbështetje për vendin, mendoj se sot do të zhgenjehen. Qëndrimi ynë është gjithmonë për unitet dhe konsensus, sepse ne kemi nevojë për të ecur përpara", tha ministri i Financave.

***
Në lidhje me çështjen e fondeve të pensioneve, zëdhënësi i qeverisë greke Elias Mosialos vuri në dukje se në 10 vitet e ardhshme fondi për pensionet do të jetë 600 miliardë.
Duke iu referuar mbikëqyrjes, zëdhënësi tha se është e arsyeshme që të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Komitetin për ndihmë teknike, duke sqaruar se asnjë e drejtë sovrane nuk është e kërcënuar. Ai tha lidhur me ekipin teknik të Trojkës, se "në vend që të bëj zhurmë për të ardhur çdo tre muaj, do të jetë përgjithmonë në vend."

***
Sipas zëvendësministrit të Jashtëm grek, "marrëveshja e re do të lehtësojë shtetasit grekë mbi të cilët nuk do rëndojnë masa të reja, ndërsa pritet një program të ri i kredisë për vendin, me vlerë 100 miliardë. Ai shtoi se përpjekjet për ndryshime të mëtejshme strukturore do të bëhen me mbikëqyrjen e vazhdueshme nga ana e Treshes.
(Anila Jole/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#146

Post by CERMENIKASI » Fri Oct 28, 2011 1:08 pm

Dje,në mbramje në nji emision televiziv,patëm rastin të ndjekim intervistën e presidentit të Francës N. Sarkozy (Sarkozi).
Ay dha spjegime të ndryshme përsa i përket krizës që ka mbërthye Evropën.Ndër tjera, ay tha që ka qenë gabim hymja e Greqisë në zonën EURO dhe tha poashtu që të dhanat ekonomike të paraqituna nga Greqia ishin jo të vërteta.

Problemi qëndron këtu tek fakti që spjegimi asht jo i plotë.
Kur asht pranue kandidatura e Greqisë për të hy në zonën EURO,asht diktue prej funktionarve evropian dhe ndër të tjerë prej politikanve francez dhe gjerman që Greqia kishte paraqitun të dhana ekonomike falso.
Në atë kohë , FRANCA DHE GJERMANIA kanë vue "veto" që Eurostat të mos bante hullumtimet e nevojshme për të kontrollue të dhanat ekonomike të paraqituna prej Greqisë.
Pse kjo?Për hirë të faktit që Greqia asht "djepi i demokracicë " asht " djepi i kulturës " e ku di unë se çfar ....
Kjo rrallë përmendet në debate,në media etj..., por mbetën vetëm tue thanë që duhet pshtue Greqia sepse ndryshe do shkatrohet krejt Evropa.
Dhe tashti u kërkohet krejt banorve të zonës EURO që ta "kruejnë xhepin" për të la nji pjesë të madhe të borxhit grek!!!!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2928
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#147

Post by Mallakastrioti » Fri Oct 28, 2011 2:36 pm

Meqenese kane gezim per "shpetimin" ekonomik....Le ti urojme fqinjet tane Jugor, edhe per festen e 28-tetorit me keto dokumenta te reja lidhur "bashpunimit te çameve me gjermanet", si dhe tu tregojme qe falsifikimet e bera prej tyre (grekeve), eshte vetem çeshtje kohe dhe demaskohen! Ju ftoj ta lexoni te gjithin, pasi ne fund te videos do ndesheni me disa te verteta (foto) te cilat greket kane manipuluar, kur e verteta eshte krejt ndryshe!


Image

User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#148

Post by pirro » Fri Oct 28, 2011 3:22 pm

Shum pune e mire Mallakastriot!!!
Faleminderit per dokumentat qe ke sjellur ne video!!!

Doja te kerkoja qe te hapje nje teme te vecante ku te sillje te gjithe keto dokumenta ne "img" dhe ku mund te postohen dokumenta te tjera ne te ardhmen..
Nje teme te titulluat: "propaganda dhe genjeshtrart greke mbi camerine"

faleminderit!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3772
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#149

Post by Arbëri » Fri Oct 28, 2011 4:04 pm

Kriza, Greqia ironizon Gjermaninë,Merkel si naziste

Image
ATHINE- Greqia nuk fsheh dot zemërimin ndaj Gjermanisë, dhe të vetë kancelares gjermane, edhe pas marrëveshjes së arritur një ditë më parë në Bruksel për shkurtimin e borxhit grek me 50 %.

Ata krahasojnë qeverinë gjermane me nazistët që pushtuan Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa nëpër rrugët e Greqisë janë ngjitur posterat të kancelares Angela Merkel e veshur si oficer i regjimit të Hitlerit duke e shoqëruar me mbishkrimin “Telash publik”

Në krahun e Merkel është simboli i nazizmit, kryqi i thyer, i rrethuar nga yjet, simbol i Bashkimit Europian.
Image

Një karikaturë tjetër është edhe ajo e anëtarëve të Trojkës të veshur si nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Image
Edhe ministri grek i financave është objekt i një karikature të publikuar sot në të përditshmen liberale Eleftheorotypia, ku Venizelos shfaqet duke bërë përshëndetjen naziste.
(s.g/balkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#150

Post by CERMENIKASI » Tue Nov 01, 2011 4:27 pm

Image
La décision du premier ministre grec Georges Papandréou d'organiser un référendum sur le plan de sauvetage européen a provoqué une crise majeure au sein du gouvernement grec, sur le point de tomber, et fait plonger les bourses du monde entier.

Papandréou n'avait pas consulté son gouvernement ni ses partenaires européens avant de rendre publique sa décision, qui est loin de faire l'unanimité. Ce qui pouvait être interprété initialement comme une décision démocratique destinée à obtenir la légitimité du peuple grec sur un plan lourd de conséquences, se révèle comme étant un geste désespéré, peut-être même suicidaire, du premier ministre grec.

Coup sur coup, la crise politique a pris forme :

* une députée du Pasok, le parti socialiste grec au pouvoir, a démissionné pour protester contre le référendum, réduisant à 152 élus sur 300 membres la majorité dont dispose le Premier ministre, à la veille d'un vote crucial au parlement vendredi ;

* six autres membres influents du Pasok ont réclamé la démission du Premier ministre pour protester contre l'absence de consultation sur le référendum ; Ils pourraient faire défection à leur tour privant le Pasok de majorité.

* le ministre des Finances, Evangelos Venizélos, qui n'avait pas non plus été consulté, a été hospitalisé en urgence mardi, souffrant de douleurs à l'estomac.

* Papandréou n'avait pas non plus prévenu ses partenaires européens, à commencer par Angela Merkel et Nicolas Sarkozy, qui ont tout misé sur l'accord de Bruxelles. Sarkozy et Merkel doivent se rencontrer pour en parler mercredi à Cannes, avant l'ouverture du G20. Lors d'un échange téléphonique, mardi après midi, les deux dirigeants se sont dits « déterminés » à faire appliquer le plan de sauvetage de la Grèce.
* Georges Papandréou a été invité par Nicolas Sarkozy a se rendre mercredi à Cannes où il n'était pas initialement prévu. Une rencontre décisive est prévue avec le président français, la chancelière allemande, le FMI et la zone euro.

Vers la chute de la majorité

Une réunion d'urgence du cabinet grec devait avoir lieu mardi après-midi, et pourrait entraîner la chute de Georges Papandréou et la convocation d'élections anticipées.

« Oubliez le référendum, ainsi que le vote de confiance de vendredi, le gouvernement pourrait tomber ce soir », a déclaré un dirigeant grec au Financial Times.

BURIMI:www.rue89.com
NË vazhdim nji përmbledhje e artikullit e përkthyeme në shqip
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”