"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#151

Post by CERMENIKASI » Tue Nov 01, 2011 6:05 pm

Vendimi i kryeministrit grek Papandreu për të organizue nji referendum mbi planin evropian për shpëtimin e Greqisë ka
sjell nji krizë të madhe mbrenda qeverisë greke,dhe poashtu ka sjell ranien e bursave në mbarë botën.

Papandreu nuk ishte këshillue me qeverinë që kryëson dhe as me partnerët evropian para që me e ba publik vendimin e tij i cili asht shumë larg nji pranimi unanim.

Kjo që mund të kuptoheshte fillimisht si nji vendim demokratik për të marrë legjitimitetin prej popullit grek mbi nji plan me pasoja tejet të randa,po shfaqet si nji vendim plotë dëshpërim por dhe ndoshta vetëvrasës i Papandreut.

Shkallëshkallë,kriza greke vazhdon:

-Nji deputete e Pasokut jep dorëhekje nga partia,kështu në kuvendin grek mbetet mazhoranca në 152 me 300 sa ka gjithësej .
-6 antar të tjerë të Pasokut kërkojnë dorëhekjen e Papandreut sepse nuk asht bisedue paraprakisht për nevojën e këtij referendumi.
Mundet që dhe këta të tërhiqen nga Pasoku dhe atëhere Papandreu do mbetet pa mazhorancë.
-Ministri i financave, E. Venizelosi,i cili nuk ishte në dijeni për referendumin ,asht spitalizue urgjentisht me dhimbje në stomak.


Ditën e mërkurë,presidenti i Francës,Sarkozy dhe Kancelarja e Gjermanisë Merkel do takohen para fillimit të G20-tshit në Cannes(Kanë).
Sot,në nji bisedë telefonike,Sarkozy dhe Merkel kanë shpreh vendosmëninë e tyne për zbatim të planit për shpëtim të Greqisë.
Presidenti Sarkozy e ka ftue Papandreun që të vinë nesër në Cannes(Kanë)
Nji takim vendimtar do të zhvillohet nesër në mes Sarkozy,Merkel,FMN-së dhe zonës EURO

Drejt ranies të mazhorancës:

Nji mbledhje urgjente e qeverisë greke duhet të mbahet sot,dhe ajo mund të sjellin ranien e Papandreut si kryeministër
dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme.

Nji udhëheqës grek i ka deklarue Financial Times-it:
-Harroni referendumin dhe votëbesimin në kuvend sepse qeveria mund të marrë fund qysh sonte.!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#152

Post by Arbëri » Sun Nov 06, 2011 10:31 pm

Dorëhiqet Jorgos Papandreu, Greqia me qeveri koalicioni

Jorgos Papandreu nuk do të jetë më kryeministër i Greqisë. Në një takim që ka zgjatur mbi 1 orë mes Papandreut, presidentit Papulias dhe liderit të opozitës Antonis Samaras, në zyrën e presidentit është vendosur që një qeveri e koalicionit me bazë të gjërë të marrë në dorë Greqinë. Liderët e partive më të mëdha politike në vendin fqinj kanë rënë dakort që qeveria që pritet të krijohet, të përgatisë terrenin për zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu, qeveria që do të dalë nga ky bashkëpunim pritet të ratifikojë marrëveshjen e huasë mes Greqisë dhe Bashkimit Evropian e cila është nënshkruar më 27 tetor të këtij viti. Burime nga presidenca greke njoftuan se marrëveshja politike e mbrëmjes së djeshme parashikon gjithashtu se Jorgos Papandreu nuk do të jetë më kryeministër i vendit. Dita e sotme parashikon që liderët e të gjitha partive të takohen për të rënë dakort për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Emra konkretë për propozimet në vendet e ministrave ende nuk ka por ato pritet të vendosen me konsensus në tryezë. Papandreu largohet nga drejtimi i ekzekutivit të Greqisë dy vjet pasi fitoi zgjedhjet përballë ish-kryeministrit Karamanlis. Më 2009 ai premtoi kthimin e parave të humbura të taksapaguesve por kriza ekonomike u thellua dhe më tej.
http://www.shekulli.com.al/shekulli/201 ... oalicioni/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#153

Post by CERMENIKASI » Sun Nov 06, 2011 11:01 pm

Nji karikatur mjaft interesante :
Image
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#154

Post by Arbëri » Sun Dec 11, 2011 5:30 pm

Rrjeti televiziv amerikan CNN: Kriza shtyn grekët në rrugë



ATHINE - Nën titullin "Kriza shtyn grekët në rrugë," rrjeti amerikan CNN ka evidentuar në Greqi një kategori të re shoqërore, që vihet re së fundi si rezultat i krizës ekonomike në vend.

Reportazhi dhe videoja shokuese paraqet qytetarë, të cilët kanë gjetur një strehë për të jetuar në qoshet e rrugët e Athinës.

Shumica e këtyre njerëzve deri disa muaj më parë kishin një shtëpi dhe një punë.

CNN thotë ndër të tjera në reportazhin e vet se “Kriza e borxhit është bërë problemi më i madh social në Greqi, dhe tani në çdo qoshe të Athinës mund të shohësh njerëz të varfër, të dobët, të lodhur, të uritur që ulen në rrugë për të lypur”.

Rrjeti amerikan vëren se brenda vitit 2011, është rritur me 20% kategoria e njerëzve, të cilët përdorin qendrat e të pastrehëve në Athinë, që të hanë një pjatë ushqim të nxehtë.

Në Greqi në vitin 2011, papunësia zyrtare u vlerësua në 17.5%, ndërsa shifra informale ka tejkaluar 20%. Papunësia mes të rinjve u rrit në 45%. Një në dy persona nuk ka punë dhe vendi është në vitin e pestë të recesionit ekonomik.

Pikërisht në këtë mjedis ekonomik CNN është përpjekur të bëjë një udhëtim nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kriza në Greqi përshkruhet në vetëm në 4 minuta në reportazh, dhe mediat greke thonë gjatë komenteve të tyre, se “faktet e paraqitura në të, janë goditje për ata që nuk duan të përballen me të vërtetën në Greqi. Pamjet paraqesin skena që të kujtojnë kohë të kaluara të vështira për Greqinë. Shoqëria greke duhet të hapë sytë para këtij realiteti dhe të tregojë solidaritet, në mënyrë që njerëzit të mos e gjejnë zgjidhjen tek vetëvrasja”.

Ndërkohë lajmet nuk janë aspak të mira për qytetarët grekë edhe për vitin që pritet të vijë.

Rreth 4 milionë punonjës dhe pensionistë do të shohin të ardhurat e tyre, të reduktohen në mënyrë dramatike nga 1 janari 2012, me zbatimin e sistemit të ri të taksave.

Kështu, është ulur pragu i pagës së taksueshme në 5000 euro dhe është dyfishuar rritja e taksave mbi të ardhurat mbi 12 000 €.

Tatimpaguesit me këto të ardhura do të paguajnë edhe një taksë mbi të ardhurat për vitin 2011 në gjashtë këste, ndërkohë që një tjetër do t'ju kërkohet ta paguajnë për të ardhurat e tyre në vitin 2012.

Përvec pagave, për punonjësit dhe pensionistët kanë rënë shpërblimet, kompensimet dhe dhuratat.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3775
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#155

Post by Arbëri » Wed Dec 14, 2011 12:32 pm

New York Times: Greqia del nga Euro, ushtria në pushtet

Image

NEW YORK - Në një artikull të saj, gazeta e njohur amerikane New York Times shkruan sot se “në një ditë të zezë kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga Eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi".

Në këtë mënyrë fillon, sipas gazetës amerikane, historia e kthimit të Greqisë në dhrahmi dhe një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti.

Gazeta përshkruan se e Hëna pasuese, do të gdhihet me depozitues të indinjuar, që do të zenë radhë nëpër banka, për të marrë mbrapsht paratë e tyre.

Vlera dhrahmisë do të jetë 60% më e ulët kundrejt euros dhe çmimet do të rriten ndjeshëm.

Linjat e financimit në Greqi do të “ngrijnë", tregjet ndërkombëtare nuk do të pranojnë të japin hua, dhe kryeministri do të shpallë falimentimin.

Për pasojë vendi do të zhytet në kaos dhe në këto kushte, pushtetin do ta marrë në dorë ushtria nëpërmjet një "grushti shteti".

Artikulli i gazetës amerikane mund të mos jetë profetik, por gjendja finaciare e Eurozonës është e vështirë, ajo e Greqisë edhe më e vështirë, ndaj shqetësim i madh ekziston për të ardhmen.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#156

Post by CERMENIKASI » Sat Dec 17, 2011 12:47 am

Nji polic grek 54 vjeçar i çkunorëzuem dhe pa fëmi,ka marrë shtesë për fëmij gjatë 15 vjetëve të fundit për 19 fëmij të paqenë.
Ky njeri ka marrë fotografi nëpër internet dhe ka përpunue dokumentat falso të nevojshme për me mbrri atë qëllim.
Ay nuk ka punue ma qysh prej 2001;
Si mbas policisë,ky ka mbrri me përvetësue sëpaku 150.000 EURO deri m'sot.

Burimi në gjuhën frëngjishte:
http://www.ladepeche.fr/article/2011/12 ... llocs.html
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#157

Post by Mallakastrioti » Fri Jan 06, 2012 7:11 pm

Kriza ekonomike, emigrantët grekë “pushtojnë” Korçën edhe rrethinat

KORÇË - "Kam disa muaj në Shqipëri si emigrant, punoj në ndërtim dhe fitoj mjaftueshëm, jetoj vetë, mbaj dhe familjen në Kretë. Ata presin para nga unë që të hanë bukë. Janë shumë kështu si unë në Korçë e shumë të tjerë do të vijnë. Greqia nuk ka punë, nuk ka të ardhura, ka falimentuar… E kemi të vështirë, sot kërkojmë ku të gjejmë punë". Kështu ka pohuar të enjten për `Gazeta Shqiptare´ 39-vjeçari grek Manoli Veriakis nga Kreta, baba i dy vajzave. "Kriza ekonomike në Greqi më detyroi të largohesha nga vendi im. Jam vendosur këtu prej muajit Mars të vitit 2011, në një banesë me qera dhe punoj në ndërtim. Kam dy vajza 12 e 14 vjeçe dhe gruan për t´i mbajtur. Unë dhe miqtë e mi kemi lënë familjet dhe kemi ardhur në Korçë për të punuar. Të tjerë pritet të bëjnë si ne nga halli. Në fakt, ndjehem i kënaqur, këtu ka punë mjaftueshëm. Kam sjellë dhe një vinç nga Greqia dhe përdor edhe atë pasi është ndër të paktët që ka në Shqipëri dhe për rrjedhojë jam shumë i kërkuar nga firmat e ndërtimit. Dhe fitoj mjaftueshëm. Përballoj jetesën, ndihmoj dhe familjen. Ndihem vërtet mirë këtu, ka punë dhe mund të punojmë... Jam këtu për një kohë afatgjatë, pasi kriza në Greqi thellohet çdo ditë, ndaj dhe këtu jam mirë dhe ndjehem i kënaqur për aq sa fitoj. Ndërkohë, ka dhe shumë miq që po zgjedhin Korçën për të punuar. Madje, unë po bëj në këtë rast rolin e ndihmësit për bashkëqytetarët e mi. Greqia është shumë keq, por duhet të jesh aty që të kuptosh në të vërtetë krizën e rëndë që e ka pushtuar. Greqia nuk ka kaluar ndonjëherë ndonjë krizë më të rëndë ekonomike sa kjo që po kalon tani",- pohoi mes të tjerave 39-vjeçari grek.

(Gazeta Shqiptare)
Image

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#158

Post by erix77 » Fri Jan 06, 2012 8:04 pm

Tani e mori Greqia Korcen,me ne fund u gjet edhe nje grek ne Korce.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#159

Post by CERMENIKASI » Fri Jan 06, 2012 9:07 pm

"Si mbas lajmet e fundit ky njeri nuk e ka ma emnin Manoli Veriakis por tashti e ka Manush Veriu!!!!!" loool
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#160

Post by CERMENIKASI » Fri Jan 06, 2012 9:32 pm

Nëse paraqiten të tjerë shtetas grek duhet t'u bahet pyetja a janë Cam ortodoks ose a janë Arvanitas dhe të u jipet përparësi vetëm këtyne.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#161

Post by erix77 » Sat Jan 07, 2012 6:11 pm

Po pra tju jepet statusi i homogjenit
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#162

Post by CERMENIKASI » Sat Jan 21, 2012 12:05 am

Në Greqi,mija njerëz që marrin t'ardhuna nga sistemi social si sakat ose me sëmundje të randa do të i nënshtrohen nji kontrolli nga ana e qeverisë mbasi asht diktue që shumë veta e kanë mbrri me hile që të pranohen si të tillë

Kështu në Viota,në Greqinë qëndrore,gjindet nji numër i paspjegueshëm asmatikësh ndërsa në ishullin Kalymnos ka shumë të sëmun me të meta mendore.
Në Selanik,mbi 1000 banues janë të regjistruem me sakatëllëk të rand dhe ky numër do të ishte i pranueshëm vetëm nëse Greqia do të kishte marrë pjesë në luftën e Vietnamit!

Në shkurt dhe mars 2012,do të organizohet nji regjistrim i ri dhe qeveria greke shpreson që do të arrihet nji zvogëlim shpenzimesh prej 250 miljon euro.

Burimi:Le Figaro - 07-01-2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Gardhi i Ondrrave
Senior Member
Senior Member
Posts: 153
Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#163

Post by Gardhi i Ondrrave » Tue Jan 24, 2012 8:38 pm

zakonisht nuk i uroj asnjanit te keqen, po ne rastin e Greqise uroj qe ky shtet te falimentoj dhe greket te bredhin neper bote dhe te poshterohen ashtu si kena bredh dhe na kan poshteru ne. mjaft e kan perdor karten e "lashtesise helene" per me mbulue paaftesine dhe pisllekun e tyre moral dhe shteteror. nuk jane te denje per Europen!!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#164

Post by Sally » Sun Jan 29, 2012 8:37 am

Propozimi gjerman tërbon Greqinë

Financial Times thotë se ka në dorë një plan të qeverisë gjermane, që parashikon një shtrirje të jashtëzakonshme të kontrollit të BE mbi ekonominë greke. Sipas këtij plani, një komisioner i eurozonës do marrë kontrollin mbi shpenzimet dhe taksat e Greqisë.

Siç raporton BBC, ministrja greke për Edukimin, Anna Diamantopoulou e quajti planin gjerman ‘produkt të një imagjinate të sëmurë’.

Një zyrtar gjerman tha se plani do të diskutohet nga ministrat e eurozonës. Greqia deri më tani nuk ka përmbushur kushtet e vendosura nga huadhënësit ndërkombëtarë. Në rast se nuk do arrihet një marrëveshje brenda pak ditësh, Greqia nuk do e tërheqë dot këstin e radhës së ndihmës financiare.

Sipas propozimit gjerman, komisionieri i BE për buxhetin do ketë fuqinë e vetos mbi planet greke në rast se nuk përmbushin kushtet e kërkuara. Gjermania thotë se Greqia duhet të dorëzojë sovranitetin e saj financiar tek BE për një periudhë kohore. Analistët e BBC thotë se pyetja që ngrihet është se si mund të vendoset veto ndaj vendimeve të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Megjithatë, raporton BBC, politika nuk është kaq bardh e zi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#165

Post by Adriana » Tue Jan 31, 2012 8:20 am




Athina hedh poshtë propozimin e Berlinit. Zyrtarët grekë kanë reaguar me zemërim ndaj propozimit gjerman për një komisioner europian që do të kontrollonte buxhetin e Greqisë duke thënë se qeveria greke duhet të ruajë kontrollin e buxhetit të saj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”