"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#16

Post by Adriana » Fri Feb 12, 2010 4:46 pm

Adriana wrote:
Eurodeputeti gjerman Wolf Klinz i kishte thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se një mundësi për të ndihmuar Greqinë për të dalë nga kriza do të ishte që bankat shtetërore, si ajo gjermane KfW të blinin obligacionet e shtetit grek. Por as Klinz nuk kishte dëgjuar që qeveria gjermane të planifikonte një gjë të tillë.


Po kjo gje rrezikon monedhen e greqis dhe gjithashtu ne rregulloren e BE eshte qe: ne qoftese nje shtet europian blen "obligacionet" e nje shteti tjeter eshte pak a shume e quajtur "koloni", gje qe europa nuk pranon nje ligje te tille ( mbase me grekun u nderrohet mendja ), po ne kete ratse do kete dhe ndryshim monedhe per greqin, mondedha euro greke duhet te kete dhe codin e e shtetit "qe i blen obligacionet"


Si do perfundoj?!


Nuk mendoj qe do arrin deri ne ate pike, do luajn gurin e fundit qe u ka mbetur ne dore "loje me cifutet"



U bisedua gjithashtu dhe rreth kesaj teme, per blerjen e "obligacioneve" greke nga pala Gjermane KFW, po Papandreu u shpreh qe "populli grek nuk do lejonte kurr nje ndryshim codi te monedhes greke, se mbas cdo codi te nje monedhe shifet historia e nje populli, dhe historia e grekut nuk mund te fshihet" u shpreh aji.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#17

Post by Adriana » Fri Feb 12, 2010 4:55 pm

Filluan bisedimet ne parlamentin europian per situaten e ekonomis greke. Europa eshte ne nje moment shume te veshtire per te marr kete rrugezgjidhje, nga fakti qe ata kerkojn te ndihmoj greqin vetem u tremben pasojave te metejshme.
Kush jan pasojat e metejshme?!
Pasojat e metejshme jane fakti qe ne situaten qe ndodhet greku mundet shume shpejt te ndodhet me pas dhe Spanja, Portugal, Itali mbase dhe Belgjika me Francen, dhe ne qoftese parlamenti europian zgjedh rrugen e ndihmes per shtetin grek te njeten gje duhet te bej dhe me shtetet e tjera qe mund te kene me pas keto pasoja, dhe ketu qendron problemi i europianeve ne keto momente.
Ne bised e siper sot u dhane shume mendime per kete rrugezgjidhjen e situates ne greqi por akoma nuk eshte vendosur kompletisht "qysh" dhe "si" do veprojn, vetem nje gje eshte vendosur dhe eshte e sigurt qe europianet nuk kan me asnje besim ne qeverin/politikanet/ekonomistet grek, perkundrazi ata folen sot shume ashper kundra tyre duke i ven ne dijeni se kan shkelur kompletisht dhe kan perfituar nga situata qe greqia eshte ne europe "europa nuk do pranonte kurr nje shtet ne falimentim", dhe nga ky fakte europianet nuk kan me besim ne qeverin greke cfardo rrugezgjidhje te merret nga europa nje gje eshte shume e qarte per qeverin greke sot, qe: "ndihma nuk do jet me leke ne dore" por europa do marri cdo aksion nenkontrolle!


Keto kritika nuk i pelqyen aspak kryeminstrit Papandreu, edhe megjithese doli ne vetmbrojtje te partis se tij duke akuzuar qeverin e meparshme te K Karamnlis, po europa keto lojra politike nuk i merr fare parasysh.

Jane disa qellime qe europa duhet te zgjedhi nje rruge te shpejt shpetimi ( jan propozuar nga shume qe ta lene greqin te falimentoj) po europa:
1) ka investuar shume ne zhvillimin e ekonomis greke
2) nuk i leverdis qe nje monedh tjeter (anglia)te marri keto aksione, do ishte nje fitim i madh per anglezin.


Shikoni me vemendje videon:



Demet e valutes eurozone ( ne italisht ) http://it.euronews.net/2010/02/11/lates ... 6-mercato/
Demet e valutes eurozone ( ne anglisht ) http://www.euronews.net/latest/2010/02/11/l ... 5-markets/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#18

Post by Arbëri » Sat Feb 13, 2010 12:19 am

Image



Greek PM Papandreou calls EU plans 'timid'
Mr Papandreou: Speculation "created a psychology of imminent collapse"
Greek Prime Minister George Papandreou has criticised the European Union's response to the country's financial crisis as timid and too slow.
http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/8513430.stm
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#19

Post by Adriana » Sat Feb 13, 2010 10:57 am

Ne seancen e djeshme ( 12-01-2010 ) 2 ore e 40 min nga bashkimi europian, nuk pati asnje ankese nga ana e Papandreut, perkundrazi Papandreu ka folur vetem 2 here, dhe asnje nga keto dy here nuk ishin akuza per bashkimin europian.
Pastaj cfar vonese po ben bashkimi europian per greqin, kur afati eshte ne MARS , po europa e ngriti kete gjendje ALERT per grekun perpara afatit qe eshte ne 'mars', sepse nuk kan besim as tek ky plan i ri ( palani i kursimeve )i Papadreut, dhe kjo gje e shqeteson europen per faktin e "eurozone"


Adriana wrote:
Greqia nën mbikqyrjen e BE




BE e pranon programin e kursimeve të paraqitur prej qeverisë greke. Por BE-ja do të kontrollojë me rigorozitet zbatimin e këtij programi në praktikë. Mendohet se deri në vitin 2012 financat e Greqisë do të stabilizohet.

BE merr komandën në Athinë - qeverisë de facto po i hiqet nga dora pushteti. Kryeministri Jorgos Papandreu dhe ministri grek i Financave e përjetuan vetë javët e kaluara, se sa shumë ua kufizon ky hap sferën individuale të veprimit.

Papandreu i përgatiti që të hënën në darkë (1.02) bashkëkombasit e vet, kur sqaroi në Parlament se si do të veprojë në të ardhmen BE në lidhje me Greqinë:

BE: "Për fat të keq Greqia është sot nën vëzhgim, në status kuratele. Ne kemi arritur një pikë, në të cilën kemi humbur pjesë të rëndësishme të sovranitetit kombëtar. Por ne kemi edhe tregjet ndërkombëtare, që luajnë me fatin tonë. Parakusht që të çlirohemi prej gjendjes së kuratelit është që të rivendosim gjendjen në rregull.“

24 orë përpara seancës vendimtare të ministrave të Financave të BE-së, Athinës iu desh ta përmirësonte edhe një herë katalogun e masave të kursimit. Kjo sepse kontrollorët ishin të mendimit se këto masa nuk ishin të mjaftueshme. Pas përmirësimeve të paraqitura nga qeveria greke, komisari i BE-së për monedhën e përbashkët, Joaquin Almunia është të paktën për fillimin i kënaqur:

BE: "Ne do ta mbështesim programin grek të kursimeve. Ne kemi besim te qeveria dhe do ta mbështesim atë në përpjekjet e saj. Njëkohësisht ne e dimë se zbatimi i këtij programi nuk do të jetë i lehtë.

Pas shkurtimeve në radhët e administratës publike dhe uljes së pensioneve, qeveria greke deklaroi se do të ngrejë taksat për cigaret dhe alkoolin, për të mbushur në këtë mënyrë arkat e shtetit. Të gjitha këto masa ndërmerren, sepse deri në vitin 2012 Greqia duhet të përmbushë kriteret e paktit të stabilitetit të euros. Kjo do të thotë borxhi i ri i shtetit duhet që nga rreth 13% vitin e kaluar, të bjerë në 3% të rendimentit ekonomik të vendit - një detyrë për Herkulë. Po Brukseli nuk do t'ia dijë për mëshirë, përkundrazi:


BE: "Sa herë të konstatojmë se Greqia nuk po respekton rrugën për të cilën kemi rënë dakord apo nuk vë në jetë sipas parashikimeve hapa të caktuar, apo në se do të konstatojmë vonesa, atëhere do të kërkojmë prej qeverisë greke masa të reja" - tha komisari i BE-së, Joaquin Almunia.

Pas raportimit të parë në mes të muajit mars, Greqisë do t'i duhet të raportojë çdo tre muaj në Bruksel. Kjo do të thotë mbikqyrje e fortë dhe është hera e parë që Brukseli merr një masë mbikqyrjeje të tillë. Shkaku: Pas 11 vjet marifetesh dhe mashtrimesh nga ana e Greqisë, besimi i BE-së te Greqia po shkon drejt zeros, sqaroi Almunia.

Veç masave të kursimit, BE kërkon prej Greqisë edhe reformimin e sistemit social grek, p.sh. ngritjen e moshës së daljes në pension në moshën 67 vjeç apo reformimin e sistemit shëndetësor. Brukseli nuk është përzier kurrë kaq fort në të drejtat e sovranitetit të një vendi anëtar.


Grekët janë të tmerruar prej masave të kontrollit nën mbikqyrjen e BE-së. Për datën 10 shkurt janë paralajmëruar grevat e para.





Gjithashtu dhe ne Forumin Ekonomik Boteror (27-02-2010 deri me 31-01-2010)vet Papandreu kerkon ndjes per keqmanixhimin, si mundet qe disa dite me vone aji akuzon europen?!


Adriana wrote:Greqia ndjese ne Davos per falsifikimin e borxheve



Per arsye te fshehjes dhe te permasave te hendekut te saj ne buxhet, Greqia konsiderohet si mekatari kryesor kunder paktit te stabilitetit nder vendet e monedhes euro. Aktualisht Greqia gjendet ne Evrope nen vezhgim intensiv, sepse vendi ka hyre ne borxhe aq te medha, saqe shume agjenci te vleresimit ulen ne dhjetor vleresimet. Ka gjasa qe shifrat e buxhetit te mos pasqyrojne as permasat e plota te gjendjes se veshtire. Kjo sepse vitet e fundit greket i kane manipuluar vazhdimisht statistikat e borxheve te tyre. Kjo eshte koha qe kryeministri te perpiqet per te krijuar besim, ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos. Grekeve s'u zene bese ne Evrope, te pakten tani. Borxhi shteteror eshte larguar aq shume prej kufijve te kritereve evropiane, saqe do te ndjeke nje kurs rigoroz kursimi. Ky do te vezhgohet nga koleget evropiane, sepse ne te kaluaren Greqia nuk e ka marre gjithmone seriozisht punen e shifrave te saj. Per kete arsye qeveria greke shfrytezon tani cdo mundesi per te krijuar besim, per shembull ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos. Atje kryeministri grek ishte ulur te enjten pasdite perballe burrit, te cilin mund ta kete pare javet e fundit ne endrra te keqija: rojtari numer nje i monedhes evropiane, Jean-Claude Trichet, shefi i Bankes Qendrore Evropian. "Faji eshte ne radhe te pare i yni. Nuk dua te bej politike, por ne qeverine e kaluar ka pasur mjaft keqmenaxhim dhe politike klienteliste, qe ka kushtuar shume para. Fatkeqesisht ne zhvilluam shume korrupsion ne nivelin me te larte dhe nuk ndermorem masat per ristrukturimin e ekonomise sone",-tha kryeminister grek Papandreu ne Forumin ekonomik te Davos. http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=50&t=1973
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#20

Post by Patush » Tue Feb 16, 2010 1:06 am

Greqia do ta beje te paligjshme terheqjen e parave qe kalojne shumen e 1.500 Eurove. Shpenzimet qe e kalojne kete shume mund ta bejne vetem me karta kreditit dhe kartat e bankave, keshtu tha ministri i financave te Greqise George Papaconstantinou ne nje konference per shtypin.

Me te gjere mund ta lexoni ne Anglisht ketu http://www.reuters.com/article/idUSLDE61824V20100209




Kjo per mendimin tim eshte fundi i Greqise, ajo tashme eshte skllave e bankierave te cilet e kane blere!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#21

Post by Adriana » Tue Feb 16, 2010 3:49 pm

Patush wrote: Kjo per mendimin tim eshte fundi i Greqise, ajo tashme eshte skllave e bankierave te cilet e kane blere!


Ne seancen e djeshme ( 15-02-2010 ) dhe sot ( 16-02-2010 ) u vendos gjithashtu qe mbas afatit ne muajin mars qe greqia duhet te prezantoj ne BE ( situaten ekonomike ), menaxhimi i projektit per ndihmen ne ekonomin greke do te ndryshoj sistemin, nje komision i krijuar nga BE do te kontrolloj kete "plan shpetimi" cdo muaj, ( dhe jo cdo tre muaj qysh e caktuan ne janar).
Kjo do te thote qe BE i ka humbur kompletisht shpresat qe qeveria greke mund ta drejtoj vet kete projekt ( dhe ketu do veprojn vet bankat qe kane blere aksionet) prandaj mund ta quajm me plot kuptimin ""ajo tashme eshte skllave e bankierave te cilet e kane blere"".

Ne perfundim te seances se sotme G.P tha qe: ""eshte shume e rende per nje shtet dhe per nje popull qe libri i tyre i ekonomis te kontrollohet cdo muaj "" , po rrethanat jane te tilla dhe shpresoj qe populli im ta kete kuptuar gjendjen qe ndodhemi dhe te bashkpunoj me ne.

Ne qoftese populli grek nuk e pranon nuk bashkpunon ( ben nje revolucion ), a mund te kete BE nje plan B per shtetin grek?!
Drejtori ECB: Nuk ka asnje plan B C D G F , ky eshte plani dhe mundesia e fundit tha aji qe i jepet shtetit /popullit grek per te dal nga kjo situat, ne raste te kundert greqia duhet te dali nga BE gjithashtu dhe nga eurozone me nje falimentim 100%( gje qe pala greke nuk pranoj kete veprim).


Ketu mund te shikoni mbi kete perkthim qe ju bera: ne min 10:50 deri ne 14:35
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#22

Post by Adriana » Tue Feb 16, 2010 3:56 pm

Rreziku i falimentimit të shtetit në Greqi është rezultat i politikës së gabuar, mendon Alexandros Stefanidis




DLF: Rregulla të rrepta kursimi për Greqinë. Sa janë gati ta pranojnë në Greqi faktin, që masat janë të domosdoshme?

Stefanidis: Po tek popullata ka mbërritur mesazhi, se në Evropë janë relativisht të tronditur dhe mediat kanë shkruar shumë për Greqinë. Por në se ky mesazh ka mbërritur siç duhet në çdo shtëpi, kjo mund të vihet në pikëpyetje.

DLF: Ka edhe shenja që BE po përgatit ndihma për Greqinë dhe laureati amerikan i çmimit Nobel për ekonominë Joseph Stiglitz ka thënë, se Greqia e gjen rrugën nga kriza edhe pa ndihmën e partnerëve të BE-së. A jeni edhe ju aq optimist sa ai? A është e mundur pa ndihmë?

Stefanidis: Si grek unë në parim jam optimist. Ne ia dolëm edhe me lojërat olimpike 2004, megjithëse shumë mendonin, se nuk do të bëhej dot. Por megjithatë dyshimi është me vend, sepse kjo krizë, që sundon tani në Greqi, pra rreziku i falimentimit shtetëror, nuk është rrjedhojë e krizës financiare, por është pasojë e politikës së punës së padeklaruar, e nepotizmit dhe e korrupsionit, që gëlojnë prej 30 vjetësh apo prej më shumë se 30 vjetësh, që kur Greqia është përsëri demokraci, prej vitit 1974, dhe ato kanë sjellë këtë rezultat.

DLF: Kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull në Greqi. Si e shpjegoni këtë?

Stefanidis: Unë këtë e shpjegoj me atë që në Greqi p.sh. nuk funksionon më asgjë, pa dhënë rryshfet. Nëse do të ndërtosh një shtëpi, nëse shtrohesh në spital, apo për gjërat e përditshme, për shkresa në zyra etj., paguhen para, që punët të kryhen.

DLF: Tani shtroj pyetjen, si dilet nga ky rreth vicioz, n.q.s. diçka e tillë praktikohet. A keni ndodnjë ide, si mund të dilet prej saj?

Stefanidis: Jo nuk kam. Së paku qeveria e re greke e ka kuptuar se diçka duhet bërë gjithsesi. Nuk ka qenë gjithmonë kështu në qeveritë paraardhëse. Por kjo nuk mjafton. Nuk besoj se mjafton vetëm një plan kursimi, sepse grekët javët e ardhshme do të demonstrojnë me siguri në rrugë. Bujqit kanë filluar, nëpunësit do të vazhdojnë, punëtorët. N.q.s. thuhet se francezët janë grevistë të apasionuar, unë mund të them, në Evropë, atëherë grekët janë si të thuash zbuluesit e grevës. Ata dalin në rrugë edhe për gjëra të vogla dhe kjo do të thellohet javët e ardhshme. Mendoj se javët e ardhshme do të jenë një fazë vendimtare për politikën greke të katër viteve të ardhshëm.

DLF: Por ndryshimi i mentalitetit, që është i domosdoshëm, a vihet re ai gjëkundi?

Stefanidis: Po si të them, gradualisht grekëve, apo secilit në Greqi po i bëhet ngadalë e qartë se duhet të ndryshojë diçka. Kryeministri Jorgos Papandreu ka thënë vetë, se n.q.s. nuk ndryshojmë asgjë, atëherë do të mbytemi dhe n.q.s. këtë e thotë një kryeministër, atëherë e keqja ka marrë dhenë.

DLF: Sikur të ishit këshilltar i komisionit të BE-së dhe si njohës i mentalitetit grek, çfarë do të këshillonit? Çfarë duhet të bëjë komisioni i BE-së?

Stefanidis: Ai po merr masat më ekstreme duke vënë gati nën kontroll buxhetin grek. Brukseli thuajse qeveris në Athinë! Këshillë? Nuk mund të bëhet shumë. Duhet shpresuar se grekët e kanë kuptuar kohën. Nuk është e mundur të kesh një jaht në portin e jahteve në Athinë dhe të deklarosh se fiton 10 000 euro bruto në muaj. Kjo nuk shkon. Nuk mund të ndalosh Bentley para një bari në Selanik apo Athinë dhe të paguash vetëm 8000 euro bruto në vit taksa. Kjo në të ardhmen nuk do të funksionojë më. Duhet gjetur përsëri një këmbim i drejtë me shtetin.

Problemi vendimtar në Greqi është se grekët nuk kanë aspak besim te shteti i tyre. Shkak për këtë është se në 30 vitet e fundit, secila parti që ka qenë në pushtet Nea Demokratia apo Pasoku, konservatorët apo socialistët, kanë mbështetur klientelën e tyre dhe ky sistem i mbështetjes reciproke përhapet prej 30 vjetësh dhe tani duhet të zhduket me një goditje. Nëse kjo do të funksionojë, është natyrisht pyetja e madhe. Javët e ardhshme do të merren disa vendime.

DLF: Po na lini disi të befasuar, Zoti Stefanidis. Si grek a jeni ende krenar për vendin tuaj?

Stefanidis: Po sigurisht! Ndoshta tani mund të duket paradoks, por siç thashë në fillim pak optimizëm duhet të mbetet. Në vitin 2004 shumë thonin: oh Zot i madh, edhe gjashtë muaj deri në hapjen e olimpiadës, nuk janë gati stadiumet, nuk ka vende parkimi, autobuzë nuk ka dhe ku ta di unë çfarë, dhe në verë olimpiada qe e mrekullueshme. Ndoshta do të arrihet të evitohet falimentimi i shtetit. N.q.s. grekët i prek në sedër, në sedrën nacionale, atëherë mund ta merrja me mend, se mund të bëhej diçka.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#23

Post by Adriana » Tue Feb 16, 2010 4:17 pm

Stefanidis: Problemi vendimtar në Greqi është se grekët nuk kanë aspak besim te shteti i tyre. Shkak për këtë është se në 30 vitet e fundit, secila parti që ka qenë në pushtet Nea Demokratia apo Pasoku, konservatorët apo socialistët, kanë mbështetur klientelën e tyre dhe ky sistem i mbështetjes reciproke përhapet prej 30 vjetësh dhe tani duhet të zhduket me një goditje. Nëse kjo do të funksionojë, është natyrisht pyetja e madhe.



Te gjithe ato shtette qe veprojn me nje sistem te tille do kene te nejten perfundim, se vetem ne shtetet me fuqi te dobta ndodhin keto korrupsione, se pothuajse ne shtetet me fuqi te forte ekonomike nuk degjohen keto turbullira, duke ja bere gjithe diten gaf gaf gaf per poltiken dhe ne parlament shahen dhe debatojm midis tyre, ne vend qe te thyejn kokat aty per nje struktur te forte ekonomike ( per popullin e tyre, shtetin e tyre).
Jo me kote mbas greqis ne liste eshte Italiani, me pas Spania, Portugal, se dhe keto shtete po te nje gjaku jane gaf gaf gaf ja bejne gjithe diten ne parlament, duke filluar nga Italiani me te famshmin Berlusconi qe po i mbarojn lekt duke blere kanale TV per ti bere vetvetes reklama e deri tek te tjetert qe permenda me siper. Ne ketu na merr malli te degjojm ndonje debat privat nga parlamentaret dhe kur behet nje debat e japin te gjitha kanalet dhe i kritikojn ( per ate pune ju japim lek ne), si e majta si e djathta si kuqja apo e zeza per keta pika kryesore eshte ekonomia e shtetit, debatet private e bejn me njeri tjetrin ne shtepit e tyre jo ne sallat e parlamentit qe ne si popull i pagujm harxhimet.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#24

Post by Adriana » Tue Feb 16, 2010 4:50 pm

Stefanidis: Jo nuk kam. Së paku qeveria e re greke e ka kuptuar se diçka duhet bërë gjithsesi. Nuk ka qenë gjithmonë kështu në qeveritë paraardhëse. Por kjo nuk mjafton. Nuk besoj se mjafton vetëm një plan kursimi, sepse grekët javët e ardhshme do të demonstrojnë me siguri në rrugë. Bujqit kanë filluar, nëpunësit do të vazhdojnë, punëtorët. N.q.s. thuhet se francezët janë grevistë të apasionuar, unë mund të them, në Evropë, atëherë grekët janë si të thuash zbuluesit e grevës. Ata dalin në rrugë edhe për gjëra të vogla dhe kjo do të thellohet javët e ardhshme. Mendoj se javët e ardhshme do të jenë një fazë vendimtare për politikën greke të katër viteve të ardhshëm.



Greket nuk jane zbuluesit e greves, po greket ( populli yt) jane ""dembelet e europes"", ja ka lene ne gjake turku ""pashahllekun"" dhe me pashahllekun e tyre nuk mund te hajne dot buke ne europe.
Ne greqi uzina fabrika numerohen me gishterinj, se popullit tend i pelqen te jet vetem pronare, (te ngrej dy dhoma e ta leshoj me qera per turistet dhe vet jane 24 ore neper kafe).
Grevat e bujqeve ne greqi kan 17 vjet qe ka filluar dhe ju kurr nuk i keni dhene nje rruge-zgjidhje, dhe ato mire ja u punojn qe punesojn vetem emigrant pa dokumenta ( te kene dhe ata fitimet e tyre ), se me cmimin qe ju i blini mallrat atyre nuk korrespondojn fare me cmimin qe ju i shisni ato mallra ne eksport ( edhe pse jan bujqe nuk jane budallenje jo).

Dhe mos dhenia e dokumentave per emigrantet ju kushtoj shume aji ""kryqi juaj"", se cdo emigrante qe ka punuar pune te zese per shkakun qe nuk ka dokument, po e pagoni ju sot demin, se ato miliarda lek ju kan dale ju nga dera e shtepis.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#25

Post by Sally » Thu Feb 18, 2010 3:45 pm

Sedra e Papandreut: Nuk po kërkojmë ndihmë financiare


Athinë – Kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaron se vendi i tij ka nevojë vetëm për mbështetjen politike të Bashkimit Evropian, dhe jo për ndihmën e tij financiare.
Papandreu informoi këshillin ministror për takimet e realizuara në Paris dhe Bruksel, për të cilat Greqia ishte e bindur në mbështetjen politike të 27 vendeve anëtare për programin e saj të stabilizimit ekonomik.

"Nuk dëshirojmë ndihmë financiare nga të tjerët. Nuk dëshirojmë para nga taksapaguesitgjermanë, italianë, francezë, apo të tjerë. Ne kërkojmë kohën e duhur për realizimin e programit tonë '', deklaroi Papandreu.

Kryeministri grek shprehu gatishmërinë e qeverisë për kufizimin e deficiteve dhe për ecjen përpara të vendit
.




-waiting- Nuk dëshirojmë ndihmë financiare nga të tjerët?!

-waiting- Nuk dëshirojmë para nga taksapaguesit?!

-hahaha- Ne kërkojmë kohën e duhur!!!!



1- -ohno- Asnje takspagues i jep shtetit tend "PARA" ne ditet e sotme! ( keshtu qe lere sedren sikur nuk kerkoni PARA)
2- -pis- Po e di ti Zoti:Papandreu qe ne gjuhen financiare "KOHE", do te thote "PARA" "LEFTA" (λεφτα)

Si mendon ti Zoti: Papandreu qe kur nuk pagon BORXHET ne kohen e duhur dhe kerkon nje "KOHE" per te paguar ate borxh ( pa interes bankare) nuk keni kerkuar "PARA" ne kete raste?!
Taksapaguesit per kete qellim japin kredi, qe te kene fitimet e tyre, ose dhe mbase u del ndonje peshk i madh si puna "JUAJ" qe dolet tani dhe e peshkojn ne raste kur nuk pagojn taksakredin!
Ja me thuaj Zoti: Papandreu, nga i vijn fitimet nje TAKSAPAGUESIT?!.....mos valle i vine nga "KOHA" (afati per te paguar kredin)

Prandaj keto sedra nuk vlejne!!!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#26

Post by ALBPelasgian » Thu Feb 18, 2010 4:52 pm

Zeus10 wrote:Fati i Greqise do te varet nga interesat e fuqive te medha. Ka dy mundesi:

1. Greqia do te bjere ne kolaps, mund te humbase territore ose dhe mund te shperbehet fare, por kjo ka te keqen qe do fuqizoje shume vendet sllave qe jane armiqte me te medhenjte tanet, si psh Serbia, qe pavaresisht se hiqen si aleate te Greqise, punojne nen rrogoz kunder saj. Ky skenar eshte me pak i mundshem.

2. Skenari i dyte, eshte kaperximi i krizes me nje ndihme kolosale nga jashte, sepse eshte fare e sigurte qe Greqia eshte nje shtet i kalbur dhe nje komb artificial, dhe nuk do mundej ta kalonte e vetme krizen. Nese do te ndodh keshtu, Greqia do te dale prej krizes, por kurre me nuk do te ushtroj poziten qe ka aktualisht ne rajon, si fuqi ekonomike dhe politike.

Ne si shqiptare, jemi te interesuar per nje dobesim te Greqise ne menyre qe te fitojme ate qe na u morr me dhune, por une nuk do te uroja nje shkaterrim total te Greqise. Ajo eshte njefare amortizatori per synimet e egra te sllaveve dhe turqve. Ajo duhet sa me pare te beje aleance me Shqiperine, te heq ligjin e luftes me ta , te kthej çamët ne tokat e paraardhesve te tyre te sterlashte, te ndaloje propaganden antishqiptare shoviniste, te interpretoje historine ashtu sic eshte ne te vertete sidomos per Epirin , grekerit e lashte dhe maqedonasit e vjeter. Vetem keshtu ata mund te kene ndonje shans per te egzistuar.
Perëndimi, veçmas SHBA janë duke lozuar një rol hiq e mos këput sa i përket Greqisë dhe çdo vendi tjetër. Disa herë mendoja, se Perëndimi ose krijon ose shkatërron shtete, mirëpo tani s'po ngjan kjo. Perëndimi (SHBA) po krijon shtete të shkatërruara, dmth nuk i le të shkatërrohen, por të shkatërruara. P.sh, Bosnja ose së fundmi Kosova. SHBA është e vetëdijshme se nga mosdhënia e sovranitetit të nevojshëm këtyre vendeve, është fuqizuar ekspansioni i Serbisë edhe brenda këtyre vendeve (Republika Srpska në Bosnjë - kantonet/komunat serbe në Kosovë) por edhe më gjërë (ndaj Kroacisë, Shqipërisë dhe FYROMit). Kështu, duke i lënë të gjymta, Perëndimi ose qarqe të panjohura perëndimore, të etura për sundim, po e kanë më të kollajshëm sundimin ndaj tyre.

Në këtë rast, ç'skenar mund të përvijohet ndaj Greqisë? Ma e pritshmja, asht doktrina e multikulturalizmit dhe e etnizimit, që për qarqet e sëmura ultrashoviniste të Athinës paraqet ankth, të vëretë sepse sëndërtimi i shtetit bizantin deri më tani është ngritur në asimilim ose në mohimin kreten të ekzistencës së Tjetrit (Shqiptarëve në Epir, Thrakë, e Maqedoni të Egjeut, sllavofonëve ('sllavomaqedonasve') në Maqedoni të Egjeut, turqëve në Thraki, vllahëve në Epirin lindor, etj). Pra, është i vetmi vend në botë 'Greqia' që deklamon pastërti dhe homogjenitet etnik, që është absurde sa të duash.

Mënyra ma e mirë sesi Perëndimi do të rikorigjonte vetëveten do të ishte ndjekja e një modeli sikurse të NOKIA-s (Çdo vit më e vogël, por më efikase). Perëndimi do të duhej të zhbinte pakngapak Megali Idenë e pushtimeve 'greke'.
Image

Mirëpo, Perëndimi veçmas SHBA vetëm sa po i çkapurit çështjet, po i hap vetëm sa për të mos i lënë të mbyllura ose i hap për të mos i hapur.

Kështu, që neve na takon, që ta problematizojmë çështjen shqiptare të Greqisë, duke mos e cunguar vetëm rreth Çamërisë. Në një shkrim timin të dikurshëm, pata paralelizuar rastin e FYROMot të Gruevskit të cilët nga konsistenca e vazhdueshme e rivdenikimeve për të njohur pakicën sllavomaqedone në Maqedoni të Egjeut, patën sukses, sepse vetë OKB-ja përmes ekspertëve të saj në terren, bëri të njohur ekzistencën e një pakice 'maqedone' atje.

Sa i përket problemeve që do të kishte dobësimi i Greqisë, ata janë ashtu edhe siç i përmendi Zeus:

1. Fuqizimi i vendeve sllave (Bullgarisë dhe Serbisë) të cilat do ta shfrytëzonin FYROMin si trampolinë drejt Egjeut.
2. Do të fuqizohej pakrahsimisht Turqia.

-----------------
Çka do i mbeste atëherë Greqisë? Sigurisht, se ajo do të kërkonte me forcë krijimin e një aleance shqiptaro-greke, me qëllimin për ta sprapsur ekspansionin sllav. Në anën tjetër, ajo poashtu, do të kërkonte një aleancë poashtu me Turqit, kundër sllavëve (sepse Sami Frashëri e ka vërejtur në mënyrë gjeniale se Greqia me çdo kusht synon ta ruajë një vijë-vazhdimësi territoriale me Turqinë në mënyrë që te jetë e lidhur kundër sllavëve).

E vetmja mundësi jona në këtë mes, është që të mësojmë nga gabimet e së kaluarës. Populli shqiptar ka qenë përherë i çiltër ndaj Greqisë, edhe pse ajo nuk e meritonte të qenurit e çiltër, sepse kishte deshqiptarizuar Morenë dhe Atikën. Mirëpo, patriotët shqiptarë shpeshherë duke e parë se ku ka mundësi të katandisej Greqia, kishin vënë në spikamë krijimin e një aleance shqiptaro-greke, e herë herë edhe të një mbretërie të përbashkët. Historia tregoi, se bizantinët janë 'aleat' për aq sa janë të pasigurt, momentin që rreziku kalon ata i vërsulen aleatit të tyre.

Pa ndryshuar mentaliteti megaloman i ''Greqisë' çdo formë aleance është e pamundshme.
E vetmja mundësi është fuqizimi i shqiptarëve, krijimi i një shteti të unisuar dhe mbi të gjitha
shporrja e inferioritetit të shqiptarëve, që e kanë mbjellë politikanët vendorë dhe qarqet e huaja.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#27

Post by Adriana » Mon Feb 22, 2010 11:09 am

  Ja dhe shpetimtari i grekut, pak a shume pritesh ky lajme. ;) ;)
Gjithashtu ne nje intervist (gazetar) aji tha qe mund te jet dhe aji vet garant per kete investim ( nese europianet kan humbur shpresat).
 




Euro's future in question even if Greece rescued: Soros



A makeshift assistance should be enough to rescue Greece but bigger problems facing Europe would leave the future of the euro currency in question, billionaire investor George Soros said.

Writing in the Financial Times, Soros said what the European Union needed was more intrusive monitoring and institutional arrangements for conditional assistance. He said a well organized eurobond market was desirable.

"A makeshift assistance should be enough for Greece, but that leaves Spain, Italy, Portugal and Ireland. Together they constitute too large of a portion of euroland to he helped in this way," Soro said.




"The survival of Greece would still leave the future of the euro in question."

Greece's deficit swelled to 12.7 percent of gross domestic product in 2009, way above the EU's cap of 3 percent. Greece has pledged to reduce its budget deficit to 8.7 percent in 2010.

On Saturday, a magazine reported Germany's finance ministry has sketched out a plan in which countries using the euro currency will provide aid worth between 20 billion and 25 billion euros ($27-$33.7 billion) for Greece.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4226
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#28

Post by Zeus10 » Mon Feb 22, 2010 7:23 pm

Statuje e Aleksandrit te Madh ne Athine
22/02/2010 16:35

Nje statuje e madhe e Aleksandrit te Madh do te vendoset se shpejti ne sheshin e Athines.
Projekti ne fjale eshte mbeshtetur gjeresisht nga autoritetet greke, nderkohe qe nga disa te tjere eshte cilesuar si kunderpergjigje ndaj provokimeve te Shkupit.
Statuja do te vendoset ne nje piedestal prej 6.20 metrash, ne hapesiren mes bashkise se Athines dhe sheshit te Manastirit.
Per te perfunduar projektin, me nje buxhet prej 60 mije eurosh, do te duhen edhe rreth dy muaj.

Megjithese e mbytur ne borxhe, Greqia ka arrogancen per te shtremberuar te verteten historike, gjasme 'per inat te maqedonasve',ne lidhje me Leken e Madh, dhe te harxoje dhe 60000 $ te tjera, qe me vone do t'ia ''shlyeje" BE-ja si ndihme.
Absurditetet nuk kane kufij.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#29

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 8:03 pm

KE hedh poshtë mundësinë për të ndihmuar Greqisë


BRUKSEL- Komisioni Evropian ka hedhur poshtë informacionet se do të ketë një paketë financiare në vlerë 20-25 milionë euro për të ndihmuar ekonominë greke.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Amadeu Altafaj, deklaroi se “nuk ekziston ndonjë plan i tillë”, pasi Greqia nuk ka kërkuar asnjë euro të vetme për të kapërcyer situatën e rëndë ekonomike ku gjendet.

Defiçiti buxhetor i Greqisë ka arritur në nivelin rekord të 12.7%, duke rrezikuar gjithë ekonomitë e eurozonës. Kufiri i defiçitit buxhetor në vendet e eurozonës është 3%.

http://bw.balkanweb.com/rajoni/ke-hedh- ... -6976.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#30

Post by Sally » Fri Feb 26, 2010 10:15 am

Ku do të ndalet cunami i protestave të sindikatave greke?




Greqia është përfshirë dje nga një grevë e përgjithshme e sektorit publik dhe privat. 24 orë pa trafik ajror, detar dhe hekurudhor, shkollat pa mësim dhe spitalet vetëm me personel shërbimi emergjent. Greva, do të jetë edhe testi i parë serioz për atë që diskutohet me zjarr anëkënd Greqisë se kush do të paguajë "faturën" e krizës. Punonjësit ndodhen përballë një cunami të vërtetë masash të njëpasnjëshme qeveritare që reduktojnë ndjeshëm të ardhurat e tyre dhe venë në pikëpyetje të drejtat e sistemit të deritanishëm të siguracionit social. Punonjësit e sektorit publik kanë humbur 10% të të ardhurave të tyre nga paketa e masave shtrenguese dhe tani ftohen të punojnë dy vjet më shumë deri në 67 vjeç për të dalë në pension. Benzina është shtrenjtësuar me 15 cent për litër dhe pritet një shtesë tjetër, kur shënohen përditë rritje çmimesh në artikujt e përdorimit të përditshëm. Qeveria, e vënë nën mbikqyrjen e ngushtë të "troikës" perëndimore, Komisionit Evropian, Bankës Qëndrore Evropiane, por edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kontrollorë të të cilëve janë vendosur që të hënën në Athinë, shfaqet e palëkundur në zbatimin e programit të saj dhe e vendosur të marrë "masa shtesë" që me sinjalin e parë të Brukselit. "Qytetarët grekë janë të vendosur të kontribuojnë, por duan të dinë se kanë përspektivë edhe siguri. Dhe ne duam tu japim përspektivë edhe siguri, duke kërkuar si shkëmbim ndihmën edhe mbështetjen e tyre, që është e dhimbshme, por sakrifica ka përspektivë", deklaroi ministri i Mbrojtjes, Evangjellos Venizellos pas takimit me kryeministrin Papandreu për problemin akut financiar të vendit. E inkurajuar nga konsensusi i anketimeve ku qytetarët në masën 63% aprovojnë masat e marra, qeveria dërgoi kështu një tjetër apel në prag të grevës për mirëkuptim pasi "saktificat" do të kenë sipas saj si rezultat "mbulimin e defiçitit financiar, stabilitet, më shumë vende pune dhe përspektivë". Por sindikalistët dhe kryesisht ata të majtë, që sot organizojnë dy manifestime të veçanta në qendër të Athinës kanë mendim tjetër. "Duam drejtësi sociale, pjesëmarrje të të kamurve dhe poseduesve" në përpjekjen që po bëhet si edhe grafik të qartë kohor për dalje nga tuneli", thotë presidenti i Konfederatës së Përgjithshme të Punonjësve të Greqisë" Janis Panagopullos. Kurse Jorgos Peros i sindikatës së majtë PAME (Fronti Militant Panhelenik) shprehet kundër çdo "sakrifice" nga punonjësit. "Ne u themi qartë punonjësve asnjë euro për plutokracinë. Ajo ta paguajë krizën. Depozitat e afaristëve në vitin 2004 ishin 36 miliardë euro. Sot janë 136 miliardë. Nga ata të kërkojë qeveria mbulimin e defiçiteve," thotë Peros që së bashku me sindikalistë të tjerë patën zaptuar për disa orë të martën paradite në mënyrë simbolike Bursën e Athinës. Në mesin e një klime të tillë dhe me përshtypjen dominuese të përgjithshme se Brukseli po i vesh një "kostum shumë të ngushtë" Greqisë mbahet sot greva e përgjithshme që shënon edhe kulmin e lëvizjes sindikaliste. Një masivitet i madh i saj do të jetë sigurisht një mesazh i qartë paralajmërues për qeverinë se pa konsensusin e gjerë social vështirë se do të materializojë programin e saj ambicioz, që shihet si e vetmja alternativë për daljen nga kriza por edhe rifitimin e kredibilitetit të humbur të vendit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”