"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Moderator: Adriana
- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Ministri grek i financave,E. Venizelos,ka pohue në parlamentin grek që prej 2009-tës e derisot 65 miljard euro janë tërhjek prej bankave greke dhe prej këtyne ,16 miljard janë dërgue legalisht jasht vendit.
Në fund të vitit 2009,deponimet në bankat greke kapshin nji shumë prej 237,3 miljard euro ndërsa në fund të qërshorit 2011
mbeten 188,1 miljard euro.

Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Greqi, dhunë, zjarr, kimikate, kaos dhe të lënduar në protestë

"Molotovë", ndërtesa dhe banka të përfshira nga zjarri, luftë gurësh, xhama të thyer, kimikate, dhjetëra njerëz të lënduar dhe dëme të pallogaritshme. Kjo është situata e pakontrolluar në qendër të Athinës, që prej orës 17:00.
Të plagosurit, policë dhe civilë, janë dërguar në spital, ndërkohë që zjarrfikëset e shoqëruara më policë, tentojnë të venë nën kontroll zjarret që kanë përfshirë disa ndërtesa. Për minuta të tëra zjarrfikëset u penguan nga demonstruesit dhe nuk mundën të afrohen pranë objekteve që ishin përpirë nga flakët. Nën flakë ishin disa banka, dyqane, një kinema dhe ndërtesa historike të Athinës.
Tension dhe episode të rënda ka patur në sheshin qendror të Athinës dhe në rrugët përreth tij, që kur filloi protesta e organizuar nga bashkimi i sindikatave kundër masave antikrizë.
Mijëra njerëz u grumbulluan në tubim dhe që në fillim u hodhën shishe “Molotov” kundër policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Mjaft protestues kanë problem me frymëmarrjen për shkak të lëndëve kimike të përdorura. Nga protestuesit e larguar me ambulancë në spital është edhe Manolis Glezos, një figurë historike e së majtës në Greqi, njeriu që gjatë pushtimit nazist, uli flamurin gjerman nga Akropoli dhe ngriti në vend të tij flamurin grek si dhe kompozitori i mirënjohur Mikis Teodorakis.
Në protestë lexohen parulla të tilla si ato që janë përdorur gjatë protestave për rrëzimin e diktaturës ushtarake: "Bukë, arsim, liri! Junta nuk përfundoi në 1973".
Mësohet se policia ka kryer mjaft arrestime.
Mbi 6 000 forca policore janë angazhuar për të zbrazur sheshin “Sintagma”, ku mbizotëron kaosi dhe dhuna dhe ku situata për orë të tëra mbetet jashtë kontrollit.
Protesta ka edhe në Selanik, ku njerëzit gjithashtu nuk largohen me gjithë shiun dhe të ftohtin.
Në parlament kanë marrë fjalën edhe krerët e grupeve parlamentare PASOK dhe Demokracia e re. Papandreu tha para deputetëve se "pasojat e mosmarjes së vendimeve të duhura do të jenë katastrofike", ndërsa Samaras paralajmëroi se "në rast falimentimi, vendi do të përjetojë skena tmerri".

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Bankingnews: Më 23 mars, Greqia falimenton zyrtarisht, mblidhni ushqime për gjashtë muaj
Dhe bomba e shumë pritur gati të plas!
Hera e parë, kur shtypi grek i referohej hapur një date të mundshme për falimentimin e Greqisë, ishte më 20 janar, kur gazeta “ΣΤΟΧΟΥ” në kryeartikullin e saj kishte përcaktuar datën 20 mars, si datën e falimentimit zyrtarë të Greqisë.
Edhe pse ky kryeartikull kaloi në heshtje pa i kushtuar rendësin e duhur, tashmë “bomba plasi”, pasi pak orë më parë mediat elektronike greke, ndër to dhe sajti zyrtar http://www.bankingnews.gr , i referohen një raporti sekret për Greqinë që tashmë ndodhet në duart e bankierëve amerikanë.
Në të thuhet qartë se Greqia më 23 mars falimenton.
Sipas të dhënave të fundit të marra nga sajtet zyrtare të bankave amerikane, bankierët amerikanë kanë në duart e tyre një raport i cili përcakton të gjitha hapat, veprimet dhe zhvillimet që do të vijojnë në Greqi.
Titulli i këtij raporti i cili ka tronditur themelet e sistemit bankar në gjithë botën është: “Greek default exclusive: Senior US bankers given explicit timetable for Athens default”.
Sipas këtij raporti, tashmë është vendosur se të tre Agjencitë e Vlerësimit Financiar, S&P, Moody’s dhe Fitch, më 23 mars do njoftojnë zbritjen e Greqisë në kategorinë e falimentimit.
“Greqia zyrtarisht do të zbres në kategorinë e falimentimit nga tre agjencitë e vlerësimit financiar, më 23 mars, ditën e premte. Fundjavën që do pasojë të gjitha llogaritë bankare të bankave greke, do të ngrijnë, ndërkohë që do të vijojë njoftim -i hollësishëm- i marrjes së masave emergjente për përballimin e gjendjes, me qëllim që të evitohet transferimi masiv i depozitave në vende të tjera”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Arbëri wrote:Bankingnews: Më 23 mars, Greqia falimenton zyrtarisht, mblidhni ushqime për gjashtë muaj

Ky artikull nuk ka qene ne heshtje, gjithmon ka egzistuar ne media greke, tjeter gje qe nuk mund ta ndryshonin dot kete loje ....
Ne kete raste une ndjehem e dy aneshme:
1- me behet qefi per grekun vetem per faktin e intrigave qe ka perdorur karshi shtetit tim, "cfare gatuajti ate le te haj''
2-rezultatet e para te luftes se tret boterore, por me nje sistem komplet ndryshe nga ato dy te parat..... mendoni qe ne si ''shqiperi'' nuk jemi nje shtet i shitur dhe i komandur nga ''europa'' ?!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Venizelos: Rrezikojmë kthimin në vitet 50’, do bëhemi si Shqipëria dhe Moldavia
Ministri i Financave të Greqisë Evangelos Venizelos në debatin mbi projekt-ligjin e këmbimit të bonove kërcënoi sot parlamentin se nëse nuk vazhdon të japë mbështetjen për planet e shpëtimit atëherë vendi mund të shkojë drejt falimentimit dhe Greqia e viteve 50 që Venizelos i krahasoi me nivelin e Shqipërisë apo Moldavisë.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Shaka në mbledhjen e aksionerëve të Apple: Do blejmë Greqinë?
Apple do të blejë Greqinë? Kjo ishte një pyetje e pabesueshme, por që u parashtrua në mbledhjen e aksionerëve të kolosit teknologjik që disponon në llogarinë e tij bankare të paktën 97,6 miliardë dollarë.
Apple është kompania me vlerën më të madhe financiare në botë që tejkalon shifrën prej 500 miliardë eurosh, aksionet e kompanisë rriten çdo ditë dhe shitjet kanë kapur shifra rekord. Pikërisht ky është edhe problemi i Apple, se çfarë do të bëjë me një shumë kaq të madhe parash në dispozicion, të cilat sipas drejtorit të përgjitshëm të saj, Tim Cook që zëvendësoi Steve Jobs pas vdekjes, janë jashtëzakonisht shumë më tepër se sa nevojiten për të funksionuar dhe për të zgjeruar biznesin e saj.
Ishte kjo çështja kryesore në rendin e ditës midis aksionerëve që të gjenin një zgjidhje dhe aty dëgjuan propozimin e njërit prej tyre: nëse do të ekzistonte mundësia që Apple të kishte një mendje dhe të blinte Greqinë e falimentuar...
Pyetja vërtet e pabesueshme që po bën xhiron e botës nga agjencitë e huaja është po kaq mbresëlënëse sa edhe përgjigjia e kreut të kompanisë, i cili pa u befasuar aspak u përgjigj me gjakftohtësi: "Po i shohim të gjitha perspektivat, por këtë nuk e kemi analizuar".

-
- Senior Member
- Posts: 153
- Joined: Fri Jan 20, 2012 4:09 pm
- Gender: Male
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Zjarri ta haj ket ven t'mallkum magjypsh se asht Zoti ne qjell qe nuk fal dhe nuk harron!!
- Strokulli
- Poster Grande Member
- Posts: 237
- Joined: Fri Oct 29, 2010 12:37 am
- Gender: Male
- Location: Albanìa/Arbani
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
This short video explains what really is going on.

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Samaras dorëzon mandatin për formimin e qeverisë: Nuk ia dal dot
Udhëheqësi i konservatorëve grekë, Antonis Samaras, ka dorëzuar të hënën në mbrëmje mandatin që i ishte dhënë për formimin e qeverisë. Kreu i Demokracia e Re, Samaras, bëri të ditur në Athinë se për të ishte e pamundur që të formonte një koalicion. Presidenti i shtetit, Karolos Papulias, e kishte ftuar atë si kreu i partisë së parë në vend, që të formonte qeverinë. Partia e dytë në këto zgjedhje, aleanca e majtë Syriza, hodhi poshtë ofertën e Samaras. PASOK si parti e tretë pranoi të ishte në koalicion, por Samaras sërish nuk kishte shumicën.
Prestigjiozja gjermane Spiegel shkruan se Greqia tani është bërë e paqeverisshme. Grekët nuk janë trembur nga paralajmërimet për një falimentim të vendit. Ndërkohë kancelaria gjermane, Angela Merkel u ka bërë të ditur se duhet të vazhdojnë reformat. Se si do vijojë tani, askush nuk e di.Fakt është që bursat janë tronditur sot nga lajmet për zgjedhjet në Greqi, por edhe në Francë.
Udhëheqësi i konservatorëve grekë, Antonis Samaras, ka dorëzuar të hënën në mbrëmje mandatin që i ishte dhënë për formimin e qeverisë. Kreu i Demokracia e Re, Samaras, bëri të ditur në Athinë se për të ishte e pamundur që të formonte një koalicion. Presidenti i shtetit, Karolos Papulias, e kishte ftuar atë si kreu i partisë së parë në vend, që të formonte qeverinë. Partia e dytë në këto zgjedhje, aleanca e majtë Syriza, hodhi poshtë ofertën e Samaras. PASOK si parti e tretë pranoi të ishte në koalicion, por Samaras sërish nuk kishte shumicën.
Prestigjiozja gjermane Spiegel shkruan se Greqia tani është bërë e paqeverisshme. Grekët nuk janë trembur nga paralajmërimet për një falimentim të vendit. Ndërkohë kancelaria gjermane, Angela Merkel u ka bërë të ditur se duhet të vazhdojnë reformat. Se si do vijojë tani, askush nuk e di.Fakt është që bursat janë tronditur sot nga lajmet për zgjedhjet në Greqi, por edhe në Francë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Se si do vijojë tani, askush nuk e di.
Po degjonja per kete lajme tani nje program live nga europa , thane qe nuk duhet te presin shume qe te formojne qeverine, u permend gjithashtu nga nje gazetare i cili ishte ne athine ( live ) qe kishte degjuar larte e poshte nga disa politikanet te flitesh : do perseriten zgjedhjet me 10 qershore.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Partia e pare qe fitoj ( EDHE PSE KISHTE NJE AFAT 3-DITORE ) e dorezoj brenda tre-oresh, se nuk mund te formonte dote qeverine, me pas ja kaluan pasokut, as pasoku nuk mund te formoj dote qeverine, neser do ja kalojne partise se trete ''syriza'' e cila mund te japi pergjigje per tre dite nese mund te formoje nje qeveri. Ne total cdo parti kishte te drejte deri ne tre dite te formonte partin, por dy te parat reaguan shpjet, ndersa per syrizen pritet lajmi neser. Rregullorja eshte brenda 9-ditesh nese nuk formojne qeveri ....votime te reja me 10 qershore, keto thone mediat e huaja deri tani

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Në Greqi,kriza ekonomike ka ba që shitësit e biçikletave të shfaqin nji kënaqësi të veçantë.
Gjatë vitit të kaluem në Greqi janë shit 200.000 biçikleta dhe në të njajtën kohë ka ranë dukshëm numri veturave në qarkullim.
Burimi:La Côte Gusht 2012
Gjatë vitit të kaluem në Greqi janë shit 200.000 biçikleta dhe në të njajtën kohë ka ranë dukshëm numri veturave në qarkullim.
Burimi:La Côte Gusht 2012
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Greqia nxjerr në shitje 30 ishujt më të mirë
Greqia zyrtarisht ka nxjerrë në shitje 30 ishujt e saj, duke u munduar t’i shpëtojë krizës ekonomike.
I detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike, shteti grek ka nxjerrë në shitje apo të jap me qira 30 ishujt, të cilët konsiderohen si ishujt më të mirë, gjë kjo që rrit perspektivën e qeverisë për të thithur investime në këtë vend ku kriza ka çuar popullin dhe qeverinë e saj në një varfëri të papërballueshme.
Sipas gazetës greke “Ta Nea”, me dhjetëra ishuj në gjirin e Saronikosit, në Evaiko, në Cyclades, në gjirin e Agrolidës, në Jon, në Egjeun verior dhe atë jugor, do të jepen me qira afatgjate dhe do të shiten disa dhjetëra ishuj.
Nga dhjetë projektet më të mundshme, të bëra publike nga gazeta, i përkasin më shumë se 30 ishujve të vegjël gadishujve me një sipërfaqe nga 100 deri në 3.100 hektarësh.
Modelin të cilin do të ndjekin autoritete për dhënien me qira afatgjatë, është ai që parashikon një afat kohorë nga 40 deri në 50 vjet në përdorim të privatit. Por ,që të realizohet kjo gjë, shteti grek duhet të ndërhyjë në ndryshimin e legjislacionit, pasi ligji ekzistues nuk favorizon dhënien me qira apo shitje për shfrytëzimin e ishujve.
http://almakos.com/index.php?news=11252
Greqia zyrtarisht ka nxjerrë në shitje 30 ishujt e saj, duke u munduar t’i shpëtojë krizës ekonomike.
I detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike, shteti grek ka nxjerrë në shitje apo të jap me qira 30 ishujt, të cilët konsiderohen si ishujt më të mirë, gjë kjo që rrit perspektivën e qeverisë për të thithur investime në këtë vend ku kriza ka çuar popullin dhe qeverinë e saj në një varfëri të papërballueshme.
Sipas gazetës greke “Ta Nea”, me dhjetëra ishuj në gjirin e Saronikosit, në Evaiko, në Cyclades, në gjirin e Agrolidës, në Jon, në Egjeun verior dhe atë jugor, do të jepen me qira afatgjate dhe do të shiten disa dhjetëra ishuj.
Nga dhjetë projektet më të mundshme, të bëra publike nga gazeta, i përkasin më shumë se 30 ishujve të vegjël gadishujve me një sipërfaqe nga 100 deri në 3.100 hektarësh.
Modelin të cilin do të ndjekin autoritete për dhënien me qira afatgjatë, është ai që parashikon një afat kohorë nga 40 deri në 50 vjet në përdorim të privatit. Por ,që të realizohet kjo gjë, shteti grek duhet të ndërhyjë në ndryshimin e legjislacionit, pasi ligji ekzistues nuk favorizon dhënien me qira apo shitje për shfrytëzimin e ishujve.
http://almakos.com/index.php?news=11252
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB
Greqi, arrest per gazetarin investigativ
Reagime te jashtezakonshme ka shkaktuar ne Greqi urdhri i autoriteteve te Rendit per arrestimin e nje gazetari investigativ i cili ne revisten e tij, ka publikuar nje liste me rreth 2000 emra grekesh me llogari ne bankat zviceriane ,midis tyre edhe disa pjestare te elitës politike dhe asaj të biznesit të vendit.
Urdhër arresti, i lëshuar nga një prokuror i Athinës për botuesin e revistës HOT-DOC, Kostas Baksevanis, jepet ne nje moment kur nga njera ane qeveria greke perpiqet te zbuloje dhe te luftoje evazionin fiskal, por nga ana tjeter sic vertetohet, po shmanget zbulimi i emrave te ketyre personave qe dyshohet se kane fshehur te ardhurat e tyre dhe nuk kane paguar taksat perkatese.
I fshehur ne nje shtepi ne Athine gazetari investigativ qe akuzohet se ka shkelur ligjin per publikimin e te dhenave personale, shprehet se arrestimi i tij eshte nje grusht ndaj fjales se lire.
Lista e botuar nga revista greke i eshte dhene ne menyre konfidenciale nga ish ministrja franceze e Financave Kristine Legard, tashme kreu i FMN, ish ministrit grek te atehershem Jorgos Papakosntandinu qysh ne vitin 2010. Por ky i fundit jo vetem qe nuk e ka dorwzuar tek autoritet greke, por e ka fshehur dhe me pas ja ka dhene pasardhesit te tij Evangjelos Venizellos, ndersa ne komisionin parlamentar ka theksuar se e ka humbur.
Lista permban midis te tjerash emrat e disa politikaneve, pronareve te grupeve mediatike, bisnezmene te njohur ne vend. Lajmi ka bere buje te madhe edhe ne mediat boterore midis tyre Wall Street Journal ,agjencia e lajmeve Reuters, Figaro i referohen ngjarjes me reportazhe te posacme.
Kreu i partise me te madhe opozitare te Radikaleve te Majte, Aleksis Tsipras ka deklaruar se Greqine gjithe keto vite e ka udhehequr nje mafie e oligarkise ekonomike, politike dhe mediatike te vendit ne bashkepunim me nje sistem politik te falimentuar.
Perpjekjet e kesaj kaste synojne pikerisht ndalimin e publikimit te kesaj oligarkie qe nuk paguan taksa, nderkohe qe populli grek eshte gjunjezuar nga masat e rrepta te kursimit-ka thene ai. Ne mbrojtje te gazetarit investigativ kane dale me mijera gazetare, njerez te thjeshte dhe te rinj qe kane krijuar edhe nje grup ne mediat sociale per mbeshtetjen e tij.