"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#31

Post by Adriana » Sun Feb 28, 2010 12:23 pm

Mashtruesë të familjes evropiane - Greqia e indinjuar me mediat gjermane

Revista mynihase "Focus"Pasi revista gjermane „Focus“ i fyejti grekët si „mashtrues të familjes së Euros", e përditshmja e Athinës „Eleftheros Typos“ i lejoi vetes të botonte një fotografi të Perëndeshës Viktoria me kryqin e thyer.

Kliko ketu per te pare foton qe paraqiti revista "Focus" me titullin:"mashtrues të familjes së Euros"

Një titull gazete kthehet në çështje politike: pasi revista mynihase "Focus", publikoi në titullin e saj perëndeshëm greke Afërdita, me gishtin e mesit të ngritur dhe shkruante me fjalë denigruese "mashtruesit në familjen e euros", e përditshmja athinase „Eleftheros Typos" i lejoi vetes një fotomontazh të perëndeshës Viktoria me kryqin e thyer. Presidenti i parlamentit grek Petsalnikos, deklaron se "shtypi gjerman nganjëherë reagon në mënyrë histerike" dhe ankohet pranë ambasadorit gjerman. A mos vallë tani kërcënon një luftë mediatike greko-gjermane?

E përditshmja athinase „Eleftheros Typos".
Vasiliki Georgiadu, është e indinjuar prej titullit të fundit të revistës „Focus". Nuk mund të fusësh në një kallëp 11 milionë grekë dhe t’i quash ata në mënyrë të përgjithshme si mashtrues dhe dembelë, mendon zëvendësprofesorja për shkenca politike në Universitetin Panteon, të Athinës. Fakti, që disa gazetarë ngrenë njëherë gishtin tregues moralisz dhe tani edhe gishtin e mesit të ngritur, kjo e kalon masën, mendon studiuesja që ka mbaruar në Münster.



FOCUS-i ka kaluar qartë kufijtë


Ballina e tij është një teprim estetik, teksti duket sensacional, madje më keq akoma: përgjithësohet dhe si përfundim shprehet një faj kolektiv i të gjithë grekëve për gjendjen e ekonomisë. Por unë bëj pjesë tek ata njerëz, që punojnë shumë dhe paguajnë rregullisht taksat, si qënkam unë një "mashtrues i familjes së euros"? Nuk e kuptoj dhe më shqetëson që gjermanët flasin për faj kolektiv. Ata për vete e kanë mohuar në të kaluarën fajin kolektiv, unë mendoj me të drejtë…"


Pedagogia e shkollës së lartë i ka shkruar tashmë një letër proteste redaksisë së FOCUS-it. Megjithatë, në mediet serioze raportimi është korrekt dhe zakonisht mjaft objektiv, thotë studiuesja greke. Edhe ajo dyshon që duhet thirrur për raport ambasadori gjerman, vetëm ngaqë disa gazetarë publikojnë reportage të padëshiruara. Por ja, që në kohë ekonomikisht të vështira emocionet vlojnë shpejt dhe më pas mund të ketë edhe mbireagime, shpjegon Vasiliki Georgiadu...

"Kur përhapet në Greqi ndjenja e pasigurisë, ne kemi prirjen të reagojmë në mënyrë të tepruar. Pikërisht në kohë krize kemi mbërritur përsëri në një pikë të tillë. Përballë gjendjes ekonomike të tendosur shumë njerëz ndihen të pasigurtë, dhe për këtë arsye po pranojnë bile për herë të pare ulje pagash. Por nuk ka dobi që evropianët e tjerë ta mbulojnë gjithnjë me kritikë Greqinë. Do të ishte shumë më e arsyeshme sikur ata të mund të na ndihmonin…"




Nxitje deklaratash populiste


Titulli i skajshëm i revistës FOCUS, nuk duhet të kthehet në makinë tërheqëse për deklarata populiste, paralajmëroi e përditshmja e moderuar athinase „Kathimerini". Krejt ndryshe televizioni popullor „Alter", që në kohën më të ndjekur transmetoi një tryezë katërorëshe mbi kërkesat greke për reparacionet e Luftës II Botërore. Ndërkohë, politikanët e opozitës i drejtojnë qeverisë thirrje, që të kërkojë dëmshpërblim nga Gjermania për shkatërrimet e luftës. Edhe zëvendëskryeministri socialist Pangalos, kujton pushtimin e Greqisë prej ushtrisë gjermane, Wehrmacht.

Studiuesja Vasiliki Georgiadu kërkon maturi.„Nuk dua të gjykoj në lidhje me këtë, por po them vetëm kaq: Ne nuk mund ta nxjerrim këtë histori gjithmonë atëherë nga sirtari kur ngrihen zërat e mospajtimit midis Greqisë dhe Gjermanisë. Ka politikanë dhe gjykata, që mund të sqarojnë njëherë e mirë nëse ka apo jo kërkesa të hapura për reparacione."

Megjithatë, për momentin Greqia ka halle të tjera. Në mes të marsit qeveria Papandreu duhet të raportojë para Komisionit Evropian dhe të bindë se lufta kundër zhytjes në borxhe rekord po jep fryte. Përndryshe rrezikojnë masa të tjera, dhe një shtyp shumë negativ edhe vetë në Greqi …
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#32

Post by Arbëri » Sun Feb 28, 2010 12:47 pm

Adriana wrote:


Nxitje deklaratash populiste


Ky titulli qenka i mirë -bravo- ''..deutsche-banken-lassen-die-haende-von-griechen-anleihen''
Dëshiroj që te jetë ashtu -ohno-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#33

Post by Adriana » Sun Feb 28, 2010 1:36 pm

Adriana wrote:
Stefanidis: Jo nuk kam. Së paku qeveria e re greke e ka kuptuar se diçka duhet bërë gjithsesi. Nuk ka qenë gjithmonë kështu në qeveritë paraardhëse. Por kjo nuk mjafton. Nuk besoj se mjafton vetëm një plan kursimi, sepse grekët javët e ardhshme do të demonstrojnë me siguri në rrugë. Bujqit kanë filluar, nëpunësit do të vazhdojnë, punëtorët. N.q.s. thuhet se francezët janë grevistë të apasionuar, unë mund të them, në Evropë, atëherë grekët janë si të thuash zbuluesit e grevës. Ata dalin në rrugë edhe për gjëra të vogla dhe kjo do të thellohet javët e ardhshme. Mendoj se javët e ardhshme do të jenë një fazë vendimtare për politikën greke të katër viteve të ardhshëm.



Greket nuk jane zbuluesit e greves, po greket ( populli yt) jane ""dembelet e europes"", ja ka lene ne gjake turku ""pashahllekun"" dhe me pashahllekun e tyre nuk mund te hajne dot buke ne europe.
Ne greqi uzina fabrika numerohen me gishterinj, se popullit tend i pelqen te jet vetem pronare, (te ngrej dy dhoma e ta leshoj me qera per turistet dhe vet jane 24 ore neper kafe).


Ne nje nga postimet e me parshme kisha shprehur dhe une po te njeten gje qe ka shprehur gazeta gjermane, dhe kjo eshte mese e vertet qe populli grek eshte nje popull "dembel" do thoni ju qe ketu nuk ka faj populli kur qeveria nuk u garanton vende pune po eshte shume e drejte nuk ka aspak faj populli ne kete mes, po ama me lejoni qe tju them qe populli grek kete dembelizem e ka demostruar dhe ne emigrim. Neqoftese sot ne europe problematika me e madhe e emigranteve qe nuk duan te punojn po jetojn me ndihmat sociale qe u jep shteti jane turqi, marokanet, etj, dikur deri ne 1990 ishte ne vend te pare ne liste kjo problematik nga emigrantet grek, por vetem me nje ndryshim te vogel qe ne ato vite ndihmat sociale nuk ishin ne ketegori qysh jane sot, keshtu qe emigrantet grek pervec ndihmave sociale punon dhe ndonje pune te zeze. Dhe ketu e moren emrin popull dembel nuk eshte se ja kan vendosur dje kete emer.

E dini ku e mesoj sistemin e kthimit te emigranteve me autobuza greku?! Ja po u a them une qe u ngeli nje fiksim nga autobusat qe niseshin cdo te hene nga gjermania per ne itali, dhe aty i hypnin ne traget per ne greqi, kete sistem gjermani e perdorte cdo te hene mbasi cdo fund jave ata kapnin nje shume te madhe emigrantesh grek, neper lokale restorante nate, (deri kur dhe greku hyri ne BE). Deri dikur kam pasur shume dokumenta/fotografi mbi kete ceshtje po tani qe me duhen nuk po i gjej ( do mundohem mbase i gjej perseri) per tju bindur.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#34

Post by Sally » Mon Mar 01, 2010 8:01 am

Merkel kundër ndihmës financiare për Greqinë

Njëherë për njëherë Greqia nuk do të përfitojë paketë shpëtimi prej vendeve më të pasura të zonës së euros në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore. Kancelarja gjermane Angela Merkel i përjashtoi energjikisht në televizion ndihmat miliardëshe. Bashkimi Evropian mund ta ndihmojë qeverinë në Athinë më mirë duke bërë të qartë se Greqia duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, theksoi kancelarja në kanalin e parë televiziv gjerman ARD. Këtë të hënë komisioneri për ekonominë Olli Rehn pritet në Athinë për bisedime mbi krizën financiare. Merkel pret të premten në Berlin kryeministrin grek Jorgos Papandreu.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#35

Post by Sally » Mon Mar 01, 2010 11:36 am

Greva e doganierëve grekë me pasoja negative për biznesin shqiptar

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Greva e doganierëve grekë ka shtuar së tepërmi problemet e biznesit e tregtarëve shqiptarë, të cilët mbeten të bllokuar në veprimtarinë e tyre të import-eksporteve. Ajo ka sjellë penalitete e mbyllje të bizneseve në jug

Greva e doganierëve grekë ka rezultuar me impakt negativ e gati fatale për bizneset e rajonit jugor të shqipërisë, ku gati 80% e lëndëve të para importohen e ku një pjesë e madhe e ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptaro-greke kane pësuar penalitete të rënda nga mosrespektimi kontratave.

Kryetari dhomës së tregëtisë e biznesit në jug të Shqipërisë Mustafa Devolli:

"…Konkretisht shumë firma që produktet e tyre që i kanë për shtetin fqinj nuk mund t'i eksportonin, kanë pezulluar për disa ditë eksportin, por më e rëndësishme është fakti që është pezulluar importi shumë lëndëve të para, artikujve të ndryshëm sidomos për industrinë përpunuese, e cila ka bërë që në disa firma të pezullohet njëkohësisht puna e të mos vazhdojë normalisht aktiviteti."

Përfaqësuesja e ndërmarrjes të përbashkët greko – shqiptare me konfeksion, Figali Caro, pohon se ndjehen të pambrojtur dhe plot të papritura nga greva e doganierëve grekë…

"...operojmë në treg me konfeskione. Kemi problem me likuiditetin e punëtorëve. Nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti, vështirë për të gjetur treg ndërkohë dhe për të shitur atë që ne arrijmë të sigurojmë e prodhojmë. "

Ndrkaq kryetari i dhomës së tregtisë e biznesit, Mustafa Devolli sqaron se: "jo vetëm dëm kështu direkt për mos realizim të prodhimit, sipas grafikëve, por dihet se në kontratat e lidhura me bizneset me vendin fqinj ka afate konkrete për shitjen e produkteve. Kjo bën që kontratat të mos realizohen e njëkohësisht të kemi penalitete në bizneset që operojnë në rajonin e jugut."

Impakti grevës është i drejtëpërdrejtë në shkurtimin e vendeve të punës dhe në falimentimin e bizneseve. Përfaqësuese e ndërmarjes të përbashkët greko – shqiptare me konfeksion Figali Caro: "kam filluar të shkurtoj puntorët ditë pas dite. Marim punë nga Italia e Greqia, ndërkohë është e vështirë të siguroj më punë."

Vetëm gjatë vitit 2009, bizneset në jug të vendit janë dëmtuar tre herë nga grevat e doganierëve grekë. Për këtë arsye pohon drejtuese e ndërmarjes së këpucëve Edit Cika nuk mund të luaj më me investimin tim, në kushtet kur shteti im nuk më mbron: "në këto momente e shoh të vështirë të vazhdoj këtu. Për këto arsye pretendoj ta zhvendos këtë kapital në një vend tjetër që ka më shumë potencial e blerës. Besoj në Durrës, Tiranë, në Vlorë, Fier, ku ka më shumë punë."

Impakti negativ i grevës së doganierëve grekë ndjehet fuqishëm në jug të vendit ku mjaft sipërmarje, kompani e ndërmarje punojnë me lëndë të parë që vjen nga Greqia e kanë treg po në Greqi. Kryetari dhomës së tregëtisë e biznesit Mustafa Devolli: "ky dëm është i konsiderueshëm e pasojat e saj janë dhe në punësimin e njerëzve duke mbetur aktualisht pa punë."

Sipas analistëve ekonomikë, një ditë grevë që do të thotë bllokim i pikëkalimeve kufitare e doganore me Greqinë, llogarit një humbje prej 100 milionë euro
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#36

Post by Arbëri » Tue Mar 02, 2010 3:40 pm

Grekët thërasin për bojkot produkteve Gjermane , arsyeja për shkak jo-ndihmës.
Nga gazeta gjermane BILD

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#37

Post by Adriana » Tue Mar 02, 2010 8:49 pm

Nuk mendoj se populli grek nuk mund te bej bojkot ne mallrat/produktet gjermane - franceze, se tashme qe nga 1997 me superqendrat para te Aldi pati nje sukses shume te madhe, me vone u hapen dhe MaxiDia Carrefour, dhe Lidl te cilat pushtuan 80% te banoreve grek qe furnizohen nga keto tre superqendra te medha. Edhe pse banoret e pranojn qe produktet e ketyre superqendrave nuk jane te fresketa ( shumica e ketyre jane produkte te ngrira ose te konservuara) sic jane mesuar greket me produktet e tyre, po ama duke bere krahasimin e cmimeve ato praanojn te furnizohen ne ato superqendra.

Dhe nuk do ti benin aspak dem as gjermanit as francesit qe te bojkonin produkte se ato supermarke jane bere tashme shume te perhapura ne shume vende.

Prandaj them qe nuk u interesojn te bejn bojkot ne keto tre produkte , se po mos te ushqehen dhe vishen ne keto tre superqendra nuk u dalin LEFTAT te shkojn neper buzuqe pastaj. Keto jane tre superqendrat me te medha ne europ qe jan mallrat e ushqimit te ngrira ose te konservuara , dhe veshmbathja jane 100% mallra te punuara ne Azi, dhe prandaj jane keto cmime kaq te ulta dhe te leverdisura per popullin.

http://www.lidl.gr/gr/home.nsf/pages/i.home
http://www.carrefour.gr/
http://www.aldi.gr/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#38

Post by Arbëri » Tue Mar 02, 2010 9:11 pm

Unë mendoj se tash eshte realititi i këtij populli që po e tregon fytyrën e vet të zezë .. Këta maskarenj nuk din falëmnderim për shtetet që mbajne me buke me shekuj këtë shtet , por siq e dijmë (sidomos) ne shqiptarët historikisht jan kshu siç po e shef edhe evropa tash më .
Vjedhje para në EU mori fund , sa do që duan ta shpëtojnë këtë rracë të flliqur , e ardhmëja e këtyre faqe zinj do jetë e pa'shpresë ..
Edhe gazetat tjera Gjermane shkruajnë njëjte për bojkotim:
Verbraucherverband ruft zum Boykott deutscher Produkte auf
http://www.tagesspiegel.de/politik/inte ... 23,3042779
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#39

Post by Arta » Wed Mar 03, 2010 7:34 pm



Kjo krize qe po kalon Greqia ka filluar te zbresi ne Shqiperi, mbasi efekton edhe familjet e emigranteve te cilet nuk po marrin te njejtat kuota si me perpara. Mos te harrojme qe kjo krize ka lene me dhjetra emigrante ne Greqi te papune duke e thelluar me tej krizen. Ne Shqiperi nuk u jane krijuar kushtet akoma njerezve, por u jane perkeqesuar si nga infrastruktura edhe nga menyrat si mund te nxjerrin te ardhura nga toka e tyre. Nqs qeveria jone e cila eshte ne pushtet tani nuk ndermer menjhere masa si te ndihmoje emigrantet te cilet mund te kthehen me ato dy cika leke qe kane kursyer, keto leke do te ikin vetem sa per te mbijetuar dhe so te filloje kriza edhe ne vendin tone.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#40

Post by Arbëri » Wed Mar 03, 2010 7:39 pm

Arta wrote:

Kjo krize qe po kalon Greqia ka filluar te zbresi ne Shqiperi, mbasi efekton edhe familjet e emigranteve te cilet nuk po marrin te njejtat kuota si me perpara. Mos te harrojme qe kjo krize ka lene me dhjetra emigrante ne Greqi te papune duke e thelluar me tej krizen. Ne Shqiperi nuk u jane krijuar kushtet akoma njerezve, por u jane perkeqesuar si nga infrastruktura edhe nga menyrat si mund te nxjerrin te ardhura nga toka e tyre. Nqs qeveria jone e cila eshte ne pushtet tani nuk ndermer menjhere masa si te ndihmoje emigrantet te cilet mund te kthehen me ato dy cika leke qe kane kursyer, keto leke do te ikin vetem sa per te mbijetuar dhe so te filloje kriza edhe ne vendin tone.
Ju dëshiroj suksese dhe kthim në vendlindje shqiptarëve që gjinden atje , se fundi ska vdek askushi nga urija , kurse këta që marin penzione në Shqipëri nga jevgjit e shesin kombin ku e do bëjnë vezën -ohno-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#41

Post by alfeko sukaraku » Wed Mar 03, 2010 8:33 pm

Arbëri wrote:Grekët thërasin për bojkot produkteve Gjermane , arsyeja për shkak jo-ndihmës.
Nga gazeta gjermane BILD

Image

ndoshta greket therrasin ..por jo keta ketu ne kete foto.keta jane kundra vendimeve te qeverris.

ata qe therrasin per bojkot jane vetem ata te partis fashiste LAOS
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#42

Post by Arbëri » Wed Mar 03, 2010 8:38 pm

alfeko sukaraku wrote:
Arbëri wrote:Grekët thërasin për bojkot produkteve Gjermane , arsyeja për shkak jo-ndihmës.
Nga gazeta gjermane BILD

Image

ndoshta greket therrasin ..por jo keta ketu ne kete foto.keta jane kundra vendimeve te qeverris.

ata qe therrasin per bojkot jane vetem ata te partis fashiste LAOS
E di gjermanishten Derman , dhe e di ta lexoj :mrgreen:
Griechen sollen keine deutsche Waren mehr kaufen
http://www.bild.de/BILD/politik/wirtsch ... ufruf.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#43

Post by alfeko sukaraku » Wed Mar 03, 2010 8:42 pm

http://www.fhw.gr/fhw/index.php?lg=1&st ... es&id=1371


ketu shkone nje pjese e mire e parave qe greqia merrte nga evropa...perhapje e ellenizmit kudo ne bote me para.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#44

Post by Arbëri » Wed Mar 03, 2010 8:49 pm

alfeko sukaraku wrote:http://www.fhw.gr/fhw/index.php?lg=1&st ... es&id=1371


ketu shkone nje pjese e mire e parave qe greqia merrte nga evropa...perhapje e ellenizmit kudo ne bote me para.
edhe nepër univerzitete te botës poashtu , për propaganda te tyre :
These Program in Hellenic Studies events were organized by Elena Tzelepis and Karen Van Dyck with the administrative support of the Classics Department in collaboration with the Columbia University community and funded by the Greek Ministry of Culture. Our language teaching position was funded by the Onassis Public Benefit Foundation, and the Greek Ministry of Foreign Affairs.
http://www.columbia.edu/cu/hellenicstud ... -2003.html
pastaj,

http://www.admin.cam.ac.uk/news/dp/2008100701
e shum tjera :)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#45

Post by alfeko sukaraku » Wed Mar 03, 2010 9:27 pm

derman
iq niqt understund doic plako

por e kuptoj greqishten edhe e di c shkruhet aty mbas.keta jane komunistat e te majtet kryesisht.keta jane kundra evropes edhe nuk ju behet vone bojkoti.

partia fashiste ka dal hapur e po kerkon bojkot te mallrave gjermane..keta surreter ketu nuk merren me kete ceshtje

me shqip derman...eshte vendosur nje fotografi e gabuar nen ate shkrimin aty
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”