"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#61

Post by Sally » Fri Apr 16, 2010 7:31 pm

Greqia përgatitet të aktivizojë një paketë financiare



Kryeministri Papandreu këmbëngul se vendi nuk kishte falimentuar
Kryeministri i Greqisë ka thënë se vendi i përfshirë në borxhe po përgatitet të aktivizojë një paketë financiare shpëtuese të ofruar nga kombe të eurozonës dhe FMN.
Por kryeministri Papandreu këmbënguli se vendi nuk kishte falimentuar.

Ishte gjatë debateve në parlament mbi gjendjen e rëndë të ekonomisë greke që kryeministri erdhi shumë pranë pranimit se vendi ishte në prag të tërheqjes së rripit të parashutës ndërkombëtare financiare.
Gazetat greke janë të bindura tashmë se kapitullimi është vetëm disa ditë larg, ndërsa ekipe nga BE dhe FMN do të jenë në Athinë të hënën.

Njerëzit më të pasur të Greqisë kanë lëvizuar 13 miliardë dollarë jashtë në javët e fundit dhe shqetësimet e tyre duket se po kalojnë dhe te kursimtarët modestë që kanë filluar gjithashtu të tërheqin fondet.[/b][/i]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#62

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 2:10 pm

Greqi, mësuesit në protestë. Djegin diplomat!

Image

Rreth 100 mësues zëvendësues u vune flakën diplomave të tyre të universitetit, në kuadër të një proteste simbolike në qendër të Athinës. Në mes të rrugë para parlamentit mësuesit hodhën parulla ku kërkonin siguri në punë. Ata ndezën zjarr ku dogjën fotokopje të diplomave të tyre mbi të cilat kishin vendosur vulën “e pavlefshme”.
Mësuesit zëvendësues druhen se do të bien pre e shkurtimeve në kuadër të planit të kursimeve të shpallur nga qeveria Papandreu. Protesta zhvillohet ndërsa në Greqi po mbahen bisedime mes FMN dhe përfaqësues të BE mbi detajet e planit të ndihmës për Greqinë. /alsat/
http://alsat-m.tv/bota/37907.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#63

Post by Arbëri » Thu Apr 22, 2010 2:11 pm

Greqi, Eurostat: 13.6 % Deficiti buxhetor 2009, por mund të rritet
Greqi, Eurostat: 13.6 % Deficiti buxhetor 2009, por mund të rritet ATHINE- Dhjetra mijëra punëtorë të sektorit publik në Greqi janë sot në grevë 24 orëshe.

Ato po zhvillojnë një protestë kundër masave të ashpra që ka ndërmarrë qeveria në përpjekjet e saj për të ulur borxhin buxhetor.

Ndërkohë raporti i fundit i shërbimit statistikor europian, Eurostat jep shifra të reja të borxhit të Greqisë, më shumë se 120 e produktit të përgjithshëm kombëtar, ndërsa deficiti buxhetor është afërsisht 13,5%., në krahasim me 12. 9 % që Athina ia kishte deklaruar Brukselit. Kjo shifër mund të rritet- për zyrën e shërbimit statistikor europian mbeten ende pasiguri që që mund të cojë në një rritje tjetër nga 0.3 në 0.5 %.

Ministri I financave greke, Jorgo Papakonstantinou, ka konfirmuar sot se kalkulimet e reja të deficitit nga Eurostat “nuk do të ndryshonin objektivin për të zvogëluar deficitin në të paktën 4 % në 2010 në bazë të programit për zhvillim dhe stabilizim. Qeveria, konfirmohet në një komunikatë të ministrisë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar aktualizimin e planit.

Aktualisht në Athinë ndodhet grupi i ekspertëve ndërkombëtarë, që po diskuton me palën greke modalitetet e mekanizmit të ndihmës për Greqinë.

Kryeministri Papandreu tha mbrëmë se Athina ende nuk e konsideron të nevojshme, të paktën për ditët e ardhshme. Objekti kryesor i punës së ekpsertëve ka të bëjë me masat që Greqia do të duhet të marrë vitin e ardhshëm, të cilat do të sanksionohen në një dokument që do të firmoset si nga pala greke, ashtu dhe nga Trojka, pra Komisioni Europian, banka qendrore europiane dhe FMN.
Masat kanë të bëjnë me luftimin e shpërdorimeve në sektorin publik, eficenca e administratë s publike, dhe menaxhimi i borxhit të Greqisë.
(s.g/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#64

Post by Arbëri » Wed Jul 07, 2010 10:47 pm

Greqia , Borxhi i jashtëm arriti 423,5 milijarde euro !
Borxhi i jashtëm i Greqis u rrit për një vitë për 12 % , shkruan gazeta e BH pas deklarimit te bankës qëndrore të Greqisë : http://www.dnevniavaz.ba/dogadjaji/bizn ... -eura.html


edhe ketu ne anglishte :
It is battling to avert default whilst mired in a deepening recession and is trying to rein in a public deficit of over E30 billion ($A42.37 billion) to prevent a debt mountain of nearly E300 billion ($A423.7 billion) from growing even higher.
http://bigpondnews.com/articles/Busines ... 63438.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#65

Post by Sally » Thu Jul 29, 2010 9:02 am

Kontrollorët e BE analizojnë programin e kursimeve të Greqisë


Kur në Greqi flitet për kontrollorët e Komisionit të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së, nënkuptohet trojka. Ekspertët e këtij grupi tresh qysh nga e hëna (26.07) janë duke verifikuar sërish statistikat.



Nga këndvështrimi i Lidhjes së Sindikatave greke, GSEE, trojkës i interesojnë vetëm financat e shtetit dhe aspak realiteti i jetës së popullsisë. Kështu shprehet presidenti GSEE-së, Giannis Panagopoulos: "FMN-ja në fakt ka njohuri teknike, se si të shkurtohen pagat. Por ajo që ata nuk na e thonë ne është, se si mund të ulen çmimet! Krahasuar me vendet e tjera të eurozonës, niveli i çmimeve në Greqi është 93%, ndërsa niveli i pagave vetëm 63%. “


Masat e kursimeve në fokus të kontrollorëve - si po avancon qeveria dhe administrata e Greqisë?

Siç bëhet e ditur, kontrollorët do të merren kryesisht me reformat në sektorin grek të energjetikës dhe në sektorin e shëndetësisë. Përpara disa ditësh FMN-ja e cilësoi si të dobët sistemin e shëndetësisë në Greqi, ku herë pas here ndodh që pacientët duhet t' u paguajnë ryshfet mjekëve për të marrë sa më shpejt një orar vizite.

Në përgjithësi Greqia e zhytur në borxhe po avancon mirë me rimëkëmbjen e buxhetit, konstatohet në raportin paraprak të paraqitur së fundi nga FMN-ja. Por problemi është se rendimenti ekonomik në Greqi do të vazhdojë të bjerë në valën e programeve të kursimeve. Në vjeshtë madje pritet që të përshpejtohet rënia ekonomike dhe të rritet edhe më tej papunësia.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Punonjësve të administratës shtetërore, ADEDY, Ilias Iliopoulos tërheq vëmendjen: "Masat e kursimeve do të ndihen në vjeshtë. Thënë ndryshe: punonjësi i nivelit mesatar ende nuk e ka kuptuar se çfarë e pret. Në shtator, tetor njerëzit do ta kuptojnë realitetin e ashpër, kur ata p.sh. nuk do të jenë në gjendje të paguajnë qiranë, ose këstet e kredisë për shtëpinë, të cilën do t' ua marrë banka."




Dy sindikatat e mëdha greke nuk tërhiqen

Për në vjeshtë ata kanë paralajmëruar greva dhe aksione masive proteste kundër masave të kursimeve të kërkuara prej trojkës.

Presidenti i GSEE-së, Giannis Panagopoulos i kërkon njëkohësisht qeverisë së tij, që të veprojë më ashpër kundër atyre që mashtrojnë me taksat. Në këtë mënyrë shteti mund të arrijë t' i rregullojë financat, pa e rënduar popullsinë. "Unë shpresoj, që në fund do të na ndihmojë e ashtuquajtura ekonomi ilegale. Greqia është vendi me ekonominë më të madhe ilegale në eurozonë. Le të shpresojmë që të gjitha këto para, që qarkullojnë ilegalisht dikur do të shfaqen në ekonominë reale! Produkti i vërtetë bruto i Greqisë me rreth 42% është shumë më i lartë nga shifra e përpiluar prej statistikave.“
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#66

Post by Arbëri » Mon Sep 06, 2010 11:56 pm

Emigrantet braktisin Greqine
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#67

Post by petritkola » Tue Sep 07, 2010 12:49 am

Kjo eshte nje gje e mire per Shqiperine, shume e mire.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#68

Post by Arbëri » Tue Sep 07, 2010 12:52 am

Gjithe ate borxh qe e kane nuk besoj qe do lahet pa gjak .
E pamundur !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#69

Post by Arbëri » Tue Sep 07, 2010 1:05 am

Emigrantët braktisin Greqinë
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4191
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#70

Post by Zeus10 » Tue Sep 07, 2010 1:06 am

Vine emigrantet e ndershem, por do kthehen dhe ata, qe kane kaperdire corben e prishur dhe do te shfaqen gjithmone si biznesmene, brenda dites.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#71

Post by Sally » Wed Sep 08, 2010 7:05 am

Ndryshime rrënjësore në qeverinë greke



Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka bërë një ndryshim radikal të qeverisë së tij, me theks në ato sektorë ku janë vërejtur dobësi.
Ministri i financave, ka qënduar në postin e tij, çka sipas analistëve thekson vendosmërinë e Greqisë për të vazhduar programin e reformave ekonomike.

Në një përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e elektoratit për masat shtrënguese ekonomike, zoti Papandreu u ka dhënë poste ministrore disa prej figurave qendrore të partisë, që kanë shërbyer edhe në qeveri të mëparshme të PASOK-ut në pushtet.

Ristrukturimit i qeverisë ishte bërë prej disa ditësh temë qendrore e aktualitetit politik, por madje edhe dje, zëdhënësi i qeverisë e përgënjeshtroi. Pas orës 9 të mbrëmjes u duk qartë se rikstrikturimi do të kryhej dhe çuditësisht, ndryshimet në qeveri u komunikuan në ora 1,15 pas mesit të natës, gjë që sipas analistëve është paradoksale.

Megjithatë, përtej spekulimeve gazetareske, duket se vonesa ka të bëjë me faktin se kryeministri është vështirësuar të bëjë "ritrazimin e letrave", pra ndarjen e posteve. Dhe kjo është një dobësi tjetër që i faturojnë analistët, të cilët theksojnë se ristrukturimi i qeverisë do të duhej të ishte përgatitur prej kohësh, ndërsa ekziston përshtypja se u bë vërtet në momentin e fundit.

Ndërkaq, duket se kryeministri u detyrua ta ndërmerrte këtë hap, pas zhvillimeve të së dielës, kur u ndesh me kundërshtime të shumta në caktimin e kadidatëve për zgjedhjet lokale, ku zoti Papandreu donte që partia e tij të dilte me emra të shquar, edhe nga kabineti ministror, të cilët ndërkaq, refuzuan ballafaqimin elektoral.




Më shumë poste ministrore

Ajo që bën së pari përshtypje është se këshilli i ministrave është shtuar me 12 pjesëtarë të rinj, çka bie ndesh me parimin e zotit Papandreu, për një kabinet të vogël e të zhdërvjelltë.

Janë krijuar dy ministri të reja, ajo e zhvillimit rajonal dhe konkurrencës, që në një farë mënyre zëvendëson ministrinë e ekonomisë, si dhe ministria e çështjeve detare, ishujve dhe peshkimit.

Një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të zotit Papandreu, ministri i shtetit Haris Pabukis, është ngarkuar ekskluzivisht me çështjen e investimeve të huaja.

Kryeministri ka lënë postin e ministrit të jashtëm, në të cilin është graduar Dimitris Droztsas, deri dje ministër alternat, Dimitris Drutsas, ndërsa ka kryer një rrotacion ministrash, të cilëve u ka ndërruar dikasteret.

Kështu ministri i mbrojtjes së qytetarit shkon në krye të ministrisë së zhvillimit, ndërsa ministri i punës, kalon në një sektor tjetër tepër problematik, siç është ai i shëndetësisë.

Në postin e tij mbetet ministri i financave Jorgos Papakonstandinu, çka sipas analistëve do të thotë se puna e tij jo thjesht është vlerësuar si e sukseshme nga kryeministri, por edhe se qeveria do të vazhdojë rrugën e reformave ekonomike, të imponuara edhe nga memorandumi që Greqia ka nënshkruar me FMN dhe Komisionin Europian, si kusht për dhënien e kredisë prej 110 miliardë eurosh.

Nga postet e tyre nuk kanë lëvizur ministri i mbrojtjes, ai i brendshmi që merr edhe kompetenca të reja të koordinimit të veprimtarisë së qeverisë, si dhe ministri i transportit.




Synohet përmirësimi i situatës

Lëvizja e tanishme e kryeministrit grek synon përmirësimin e situatës në disa sektorë ku rezultatet kanë qenë zhgënjyese, si ai i investimeve, i shëndetësisë dhe i tregtisë. Por veç kësaj, edhe një përmirësim të imazhit të qeverisë, nën trysninë e sondazheve të fundit, ku, pavarësisht avantazhit ndaj partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, treguesit e popullaritet, përfshirë edhe të zotit Papandreu, janë në rënie.

Nga ana tjetër, përfundimi i pushimeve verore shënon edhe rifillimin e reagimeve masive ndaj masave të ashpra të qeverisë, të cilave priten t'u shtohen edhe të tjera në javët e ardhshme, si rritja e çmimit të vajgurit për ngrohje.

Prandaj, vlerësojnë analistët, zoti Papandreu ka përfshirë në qeverinë e re edhe disa prej figurave të shquara të PASOK-ut, që kanë akses të mirë në elektorat, dhe që kanë shërbyer edhe në qeveri të mëparshme të socialistëve. Sipas analistëve, këto përfshirje synojnë të theksojnë lidhjet e qeverisë me elektoratin dhe nga ana tjetër të zbusin zemërimin e votuesve për masat e ashpra ekonomike.

Por analistët theksojnë se struktura e re e qeverisë do të mund të ketë probleme funksionale, teksa një pjesë e mirë e kompetencave të dikastereve duhen rishpërndarë, ndërkohë që numri i madh i ministrave alternatë (një farë dublimi titullarësh), krijon edhe përplasje kompetencash; të gjitha këto mund të sjellin një tollovi të madhe në ministritë që preken nga ndryshimet.

Në përforcim të analizës së tyre, analistët argumentojnë se edhe vitin e kaluar, kur zoti Papandreu kreu një përmbysje të formulës tradicionale të përbërjes së qeverisë, u desh mjaft kohë që të kryhej "tranzicioni" dhe ministritë të bëheshin funksionale.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#72

Post by Sally » Thu Sep 09, 2010 7:50 am

Athina merr këstin e dytë të ndihmës

Ministrat e financave të eurozonës kanë dhënë miratimin e tyre për lëvrimin e këstit të dytë të kredisë për Greqinë, në kuadër të paketës së ndihmës që u vendos para disa muajsh.


Kësti me vlerë 9 miliardë euro do të jepet javën e ardhshme, në kohën që janë rikthyer skenarët për një dështim të mundshëm të Greqisë në përpjekjet për përballimin e defiçitit buxhetor.

Ndezja e dritës jeshile për t’i dhënë Greqisë këstin e dytë të kredisë, ishte një lajm i pritshëm.

Dhënia e tij përfaqëson një notë pozitive ndaj përpjekjeve të qeverisë greke për të zbatuar memorandumin e nëshkruar me FMN-në dhe Komisionin Evropian, para katër muajsh.

Mirëpo, në kohën që ministrat e financave të eurozonës merrnin këtë vendim, analistë të ndryshëm nëpër botë u riktheheshin parashikimeve pesimiste lidhur me përpjekjet e Athinës për përballimin e defiçitit buxhetor dhe, në përgjithësi, situatës së rëndë ekonomike në vend.

Ithtarët e skenarëve pesimistë i mbështesin parashikimet e tyre me tre argumente:

- Në kushtet e recesionit të madh që po përjeton Greqia, masat e ashpra që ka nërmarë qeveria do të shkaktojnë në një moment reagime të fuqishme sociale, të cilat do të krijojnë edhe më shumë probleme për ekonominë.

- Të ardhurat buxhetore nuk po shtohen me ritmet e duhura, duke ndikuar ngativisht në objektivin e qeverisë për uljen e defiçitit buxhetor.

- Obligacionet greke vazhdojnë të mos kenë kredibilitet, çka vështirëson daljen e Greqisë në tregjet financiare.

Skenarëve iu shtua edhe parashikimi i firmës së rëndësishme të menaxhimit të obligacioneve, Pacific Investment Management Co, shkurtimisht PIMCO, se 'është përherë evident rreziku që Greqia të shpallë përfundimisht pamundësinë në pagimin e borxheve'.

Por, ministri grek i financave, Jorgos Papakonstandinu, që shprehu kënaqësinë për vendimin e homologëve të tij lidhur me këstin e dytë të kredisë, i përgënjeshtroi këto skenarë.

Nga Brukseli, ai theksoi se objektivi i Athinës për uljen në 3% të defiçitit buxhetor benda vitit 2014 është realist dhe i arritshëm.

Ai shprehu bindjen se situata do të ndryshojë brenda vitit në vazhdim.

“Në fund të vitit do të ketë një ndryshim klime dhe Greqia mund t’u kthehet tregjeve në vitin 2011”, tha ministri.

Kundër skenarëve për falimentim, apo të daljes së Greqisë nga eurozona, është shprehur të martën në mbrëmje edhe presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet, i cili ndërkaq, citohet të ketë theksuar se qeveritë kombëtare duhet të kujdesen për konkurrencën e tyre brenda zonës së euros.

Në një zhvillim tjetër, Banka Kombëtare Greke shpalli të martën vendimin për rritjen e kapitalit të saj me një paketë prej 2,8 miliardë eurosh.

Kjo shumë parashikohet të rezultojë nga nxjerrja në ankand e obligacioneve të bankës, si dhe nga shitja e 20% të aksioneve të bankës turke Finans Bank, që posedon banka greke.

Ministri i financave e cilësoi këtë zhvillim si veçanërisht pozitiv, që 'dëshmon besimin që kanë investitorët në sistemin bankar grek'.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#73

Post by petritkola » Thu Sep 09, 2010 8:31 pm

Ndihma mund te jete gjyle,

Keto ndihma e fundosen,
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3800
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#74

Post by Arbëri » Thu Sep 09, 2010 9:02 pm

Ministri i Financave Jorgos Papakonstandinu deklaroi masat që do të marrë shteti grek, për të qenë në gjendje të marrë borxhin prej më shumë se 120 miliardë euro nga BE dhe FMN.
Nuk jane ndihma por borxh me 5% kamate .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqia në prag të krizës ekonomike. Borxhi 110% i PBB

#75

Post by erix77 » Thu Sep 09, 2010 9:15 pm

ata po marrin borxhe te reja sepse nuk kishin mundesi te lanin borxhet e vjetra,tani duke rritur borxhin nuk kane asnje shans qe ta shlyejne ate keshtu qe ne fund europa do tua fale ato para perfundimisht.
Shembull:Sllovakia e dinte qe nuk do ti shihte me ato para prandaj refuzoi tia jepte greqise borxh.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”