"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

World Economic Forum

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

World Economic Forum

#1

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 4:20 pm

Le te vendosim ne kete teme disa nga debatet/bashkbisedimet/marrveshjet qe diskutohen ne kete forum ekonomik boterore.



Keto jane datat e takimeve te World Economic Forum

27-31 Janar World Economic Forum Annual Meeting 2010 Davos-Klosters, Switzerland (u krye)

6 - 8 April World Economic Forum on Latin America Cartagena, Colombia

5 - 7 Maj World Economic Forum on Africa Dar es Salaam, Tanzania

10 - 11 Maj World Economic Forum on Europe Brussels, Belgium

6 - 7 Qershor World Economic Forum on East Asia Ho Chi Minh, Vietnam

13 -15 Shtator Annual Meeting of the New Champions 2010 Tianjin, People's Republic of China

26 - 28 Tetor World Economic Forum on the Middle East and North Africa Marrakech, Morocco

13 - 15 Nentor India Economic Summit New Delhi, India

29 Nentor - 1 Dhjetor Summit on the Global Agenda 2010 Dubai, United Arab Emirates
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#2

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 4:21 pm

Davos: Bankat ne front kunder qeverive



Davos, klubi me i shtrenjte i debateve ne bote-shume fjale, asnje rezultat. Kjo eshte ajo cka ndodh zakonisht ne vendin elitar te Zvicres. Por ata qe quhen bankiere dhe qe moren kete vit rrugen per ne Davos, kete here kishin nje mision te qarte, te krijonin nje front te perbashket kunder rregullave te rrepta per bankat, ndryshe nga politikanet dhe qeverite qe nuk arriten ta krijojne kete front. Para me shume se nje jave, Presidenti i SHBA, Barak Obama guxoi si kryetari i pare i nje shteti, te paraqese nje koncept radikal per rregullimin e botes financiare. Obama synon t'i ndaje bankat e medha dhe t'ua ndaloje atyre bizneset e leverdishme me mendjen e tyre. Kete here, bankieret druhen se deklaratat do te pasohen nga ligje. Nga ana tjeter, disa banka te medha amerikane te investimeve duan te luftojne me cdo mjet, kunder cdo kufizimi te metejshem te mundesive te tyre. Disa banka evropiane kane kohe qe kane hequr dore nga rezistenca. Dhe keto mosrakordime ekzistojne edhe tek qeverite e botes. A duhet te kete per rregullimin e bankave ne te gjithe boten rregulla te pergjithshme, apo mjafton kur cdo shtet ndermerr dicka? Edhe per kete ne Davos u debatua dendur. Mbajtesi i cmimit “Nobel” per Ekonomine, Joseph Stieglitz ka nje pikepamje te qarte: "Mund te thuash se nje marreveshje globale do te ishte me e mire, por droja ime eshte se amerikanet atehere do te thone, tani duhet te fillojne evropianet, evropianet thone, tani e kane radhen amerikanet. Bankieret mezi i presin skena te tilla”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#3

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 4:23 pm

Davos, po nis nje ere e re


Ne forumin ekonomik boteror ne Davos , dalin ne pah dukuri te reja. Bankieret rezistojne ndaj planeve per rregullimin e sistemeve bankare dhe vendet ne zhvillim fitojne nje peshe tjeter. Por Forumi ekonomik boteror ne Davos doli me nje mesazh te qarte: Ka nisur ere e re

Ne fakt qe si gjithmone. Forumi ekonomik ne malet e Zvicres terhoqi serish shume kryetare shtetesh e qeverish dhe qindra menaxhere drejtues. Ata diskutuan ne shume organizime, panele dhe grupime, nga shume pritje dhe festa lidhen kontakte dhe iniciuan biznese.




U gjet serish edhe nje moto sublime. Sepse kjo i takon forumit ekonomik boteror: Per ta rimenduar, ristrukturuar dhe rinovuar boten. Jo me shume dhe jo me pak u kishte diktuar themeluesi i forumit Klaus Schwab te afro 2500 pjesemarresve nga e gjithe bota permes pajisjeve te perkthimit ne kufjet e tyre te degjimit.

Dhe megjithate dicka ishte ndryshe ne vitin e dyte pas krizes dramatike financiare dhe ekonomike. Ne vitin 2010 ne Davos erdhen per shembull shume me teper bankiere menaxhues fondesh se sa ne vitin 2009. Ne dukje te terhequr dhe thuajse me modesti ata kerkuan pas kulisave te shtrenjta te hotelit luksoz aleate ne lufte kunder planeve te Barak Obames per reforma. Ata i rezistojne ndarjes se urdheruar nga shteti te sherbimeve bankare per kliente dhe investimeve.

Politika nuk do t'ia dije per kete. Ne mungese te presidentit te SHBA-se rolin e predikuesit te moralit e mori presidenti i Frances Nicolas Sarkozy. Ai qortoi me fjale te qarta. Kjo eshte e re ne Davos ne krahasim me vitet e meparshme.

Gjithashtu e pazakonte per forumin ekonomik boteror: Te ashtuquajturat vende ne zhvillim marrin gjithnje e me shume ndikim dhe u kushtohet vemendje ne Davos. Ata jane fituesit e krizes.

Gjermanet kane luajtur nje rol sekondar. Dhe sidomos pas refuzimit te pjesemarrjes nga ministri i Jashtem dhe zevendeskancelari, Guido Westerwelle, pak para takimit. Por edhe vitet e kaluara ka qene shpesh keshtu.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#4

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 4:25 pm

Greqia ndjese ne Davos per falsifikimin e borxheve



Per arsye te fshehjes dhe te permasave te hendekut te saj ne buxhet, Greqia konsiderohet si mekatari kryesor kunder paktit te stabilitetit nder vendet e monedhes euro. Aktualisht Greqia gjendet ne Evrope nen vezhgim intensiv, sepse vendi ka hyre ne borxhe aq te medha, saqe shume agjenci te vleresimit ulen ne dhjetor vleresimet. Ka gjasa qe shifrat e buxhetit te mos pasqyrojne as permasat e plota te gjendjes se veshtire. Kjo sepse vitet e fundit greket i kane manipuluar vazhdimisht statistikat e borxheve te tyre. Kjo eshte koha qe kryeministri te perpiqet per te krijuar besim, ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos. Grekeve s'u zene bese ne Evrope, te pakten tani. Borxhi shteteror eshte larguar aq shume prej kufijve te kritereve evropiane, saqe do te ndjeke nje kurs rigoroz kursimi. Ky do te vezhgohet nga koleget evropiane, sepse ne te kaluaren Greqia nuk e ka marre gjithmone seriozisht punen e shifrave te saj. Per kete arsye qeveria greke shfrytezon tani cdo mundesi per te krijuar besim, per shembull ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos. Atje kryeministri grek ishte ulur te enjten pasdite perballe burrit, te cilin mund ta kete pare javet e fundit ne endrra te keqija: rojtari numer nje i monedhes evropiane, Jean-Claude Trichet, shefi i Bankes Qendrore Evropian. "Faji eshte ne radhe te pare i yni. Nuk dua te bej politike, por ne qeverine e kaluar ka pasur mjaft keqmenaxhim dhe politike klienteliste, qe ka kushtuar shume para. Fatkeqesisht ne zhvilluam shume korrupsion ne nivelin me te larte dhe nuk ndermorem masat per ristrukturimin e ekonomise sone",-tha kryeminister grek Papandreu ne Forumin ekonomik te Davos.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#5

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 4:46 pm

Si ka ndikuar eurozone me krizen 2008-2009

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#6

Post by Adriana » Fri Jan 28, 2011 10:39 am

Fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror - Davos 2011


Çdo vit në fund të janarit takohen në Davos të Zvicrës, menaxherë kryesorë, politikanë të lartë dhe ekspertë të ekonomisë nga e gjitha bota. Lart në Alpe edhe këtë vit do të diskutohet për pasojat e krizës financiare.


Pikërisht 40 vjet më parë e ka zanafillën ky forum: Në janar të vitit 1971 u ftuan në Davos, Klaus Schwab, atëherë profesor i ekonomisë në Universitetin e Gjenevës, dhe disa qindra menaxherë të lartë të sipërmarrjeve të Evropës perëndimore. Nga një "Simpozium menaxhimi europian” u kthye më vonë në “Forum Ekonomik Botëror”.

Dhe ndërkaq 72 vjeçari Klaus Schwab për çdo vit që organizohen takimet me menaxherë, politikanë dhe ekspertë të ekonomisë ka aty një vend nderi. Kjo nuk është ndryshe edhe në këtë dimër. Përsëri vendi turistik i Alpeve zviceriane do të jetë i mbushur plot me mysafirë: Rreth 2000 pjesëmarrës - ndër to, kancelarja Angela Merkel si dhe presidenti i Rusisë dhe Francës, Medvedev dhe Sarkozy - do të përpiqen për zgjidhjen e problemeve në botë. Dhe probleme ka, - për këtë Klaus Schwab është krejtësisht i sigurtë. Prandaj është e nevojshme që të merret parasysh se çfarë ka për të mësuar nga kriza e madhe:



“Ne jetojmë në një realitet tërësisht të ri. Dhe ne duam të dijmë: Cili është realiteti I ri? Supozimi ynë është : Kriza kishte arsye strukturore. Shumë gjëra janë ndryshuar. Dhe ne nuk duhet të biem tek recetat e vjetra”, thotë ai.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#7

Post by Adriana » Fri Jan 28, 2011 10:45 am

Davos 2011-Gjendja financiare e shteteve është shumë kritike



Pra një krizë tjetër në këtë përmasë bota zor se mund ta përballonte.Ky është rezultati i një raporti të fundit (Global Risk Report), i cili u publikua pak para fillimit të takimit të Davos-it. Veçanërisht financat e shteteve ndodhen në një situatë shumë kritike, thuhet në këtë raport. Këtë vlerësim ka edhe eksperti i njohur gjerman për ekonominë Rolf Langhammer: “Kriza në tregjet financiare dhe kriza e borxheve të shteteve sigurisht që nuk ka përfunduar. Përkundrazi, ne kemi kaluar nga një krizë borxhesh private ekonomike në një krizë të borxhit shtetëror. Shteti beson që nuk mund ta përballojë. Dhe për këtë Forumi i Davos-it dhe po ashtu edhe grupi i vendeve G20 nuk kanë asnjë recetë”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#8

Post by Adriana » Fri Jan 28, 2011 10:47 am

Davos 2011-Skepticizëm për reformimin e sistemit monetar ndërkombëtar



Lidhur me këtë Forumi i Davos-it dëshiron të mbështesë G20 në punën e saj. Franca ka këtë vit kryesinë e këtij grupi me vendet me ekonomi të fuqishme në botë dhe ka si qëllim të ofrojë një reformë të sistemit monetar ndërkombëtar. Por edhe për këtë Rolf Laghammer, zevëndëspresidenti i Institutit për ekonominë botërore në Kiel është shumë skeptik:

"Unë nuk do ta quaja të mirë në qoftë se do të projektonin një system monetar ndërkombëtar që të ketë synime të caktuara për kursin e këmbimit në kufijtë e sipërm për pabarazitë ekonomike botërore. Ne kemi nevojë për një valutë referuese, ndërkombëtare që ajo duhet të jetë edhe ne qendër të këtij sistemi monetar botëror. Por kjo valutë është vetëm në formën e dollarit. Dhe kjo është dilema e kinezëve: Ata janë kreditorët e mëdhenj, ata flasin keq për dollarin - por ata e mbështesin atë. Për sa kohë që kjo dilemë nuk zgjidhet, ne nuk kemi nevojë që të flasim për një system monetar ndërkombëtar, kjo nuk do të kishte sukses”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#9

Post by Adriana » Fri Jan 28, 2011 10:49 am

Davos2011- vendi i duhur për zgjidhjen e problemeve të botës


Pra pa shanse për sukses për këtë temë – dhe me siguri edhe për të tjerat: Hendeku në rritje mes vendeve me zhvillim të shpejtë dhe vendeve industrialiste nga e cila pjesa më e madhe vuajnë vazhdimisht pasojat e krizës. Kush dëshiron të zgjidhë probleme të tilla , duhet së pari të flasë me njëri-tjetrin, thotë Klaus Schwab:

"Davos nuk është takim ku ka nga njëra anë folës dhe nga ana tjetër dëgjues. Secili është një pjesëmarrës aktiv, është një pjesë e të gjithë shoqërisë. Në qoftë se ne duam të zgjidhim problemet e shumta të botës, ne kemi nevojë për angazhimin e gjithë shoqërisë. Dhe Davos është për këtë pikërisht vendi i duhur”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#10

Post by Adriana » Fri Jan 28, 2011 10:50 am

Davos 2011- Realitete të reja, optimizëm i drojtur, pasiguri për të ardhmen




Në vendin e kurimit Davos në Zvicër vazhdon punimet Forumi Ekonomik Botëror me pjesëmarrjen e elitës politike botërore, asaj ekonomike dhe financiare. Sinjalet variojnë nga optimizmi deri tek frika për kriza të reja.

Përpjekjet në Davos për gjetjen e një formule të re për ekonominë botërore, me qëllim që të mos shpërthejnë më kriza si ato që bota kaloi vazhdojnë, po ashtu edhe pëpjekja për përcaktimin e rregullave të reja, të cilat duhet të respektohen nga politika dhe ekonomia. Debatet për këto tema bëhen sigurisht në nivelin më të lartë profesional. Edhe larmia e pozicioneve nuk mungon: nga ato perëndimoret tek ato aziatike.

Përballja me realitete të reja në ekonominë botërore

Por për një gjë janë dakord në Davos si krerët e politikës botërore, ashtu edhe top-menaxherët e ekspertët e njohur të ekonomisë botërore. Të gjithë duhet të përballen me realitetet e reja të krijuara në botë, që është edhe temë kryesore në Davos. Me "new realitys" nënkuptohet ndryshimi i fuqisë ekonomike dhe politike, kalimi nga perëndimi i industrializuar tek tigrat e rinj të Lindjes dhe Jugut të globit. Me 1,8 billionë dollarë obligacione shtetërore që Kina ka blerë në SHBA, shtrohet pyetja nëse mund të përdoret më koncepti vend në zhvillim.

Sir Martin Sorrel, drejtor ekzekutiv i gjigandit londez të reklamave WPP thotë: "Duhet ta heqim nga leksiku konceptin "në zhvillim" dhe "ekspansion". Kina është një ekonomi pesë trilion dollarëshe."



Sarkozy mbron monedhën e përbashkët

Në Davos u shfaq edhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy i cili udhëheq aktualisht raundin e shteteve të G20-s i përbërë nga shtetet e industrializuara dhe ato në ekspansion. Sarkozy përdori tone optimiste në Davos. Falë bashkëpunimit brenda G20-s iu dha fund krizës botërore tha ai. Ky bashkëpunim është i pashmangshëm dhe madje edhe legjitimiteti i G20-s varet nga aftësia e vendeve për të marrë vendime, tha Sarkozy.

Në Davos presidenti francez me tone dramatike mbrojti euron dhe paralajmëroi spekulantët që të mendohen dy herë nëse do të vënë baste. "Ne nuk do ta lëshojmë kurrë euron" tha Sarkozy.




Optimizëm, por dhe rreziqe të reja

Përshtypje të veçantë la në Forumin Ekonomik Botëror fjala e njërit prej ekspertëve më të rëndësishëm të ekonomisë botërore, amerikanit Nouriel Roubini, i njohur si pesimist dhe kritik ndaj gjendjes së ekonomisë botërore. Në Davos ai bëri një krahasim optimist, të cilin nuk e prisnin të ftuarit, gota është gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh, tha ai. "Ka një rehabilitim global të ekonomisë, në të dyja drejtimet, në tregjet financiare dhe në ekonomi. Ai është më i fuqishëm në tregjet në ekspansion dhe është duke vazhduar. E dyta është se rreziqet e rënies në një recesion të dyfishtë në ekonomitë e zhvilluara janë më të ulëta se në vitin e shkuar."


Fjala e Roubinit ishte një sinjal i rëndësishëm për Davosin, megjithate ekspertë të tjerë paralajmërojnë rreziqe për të ardhmen. Disekuilibër bilancesh financiare, borxhe të mëdha shtetërore, spekulimet kundër euros, zvogëlimi i resurseve të lëndës së parë apo edhe rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë mund të shkaktojnë kokëçarje të reja.

Në Davos diskutimet vazhdojnë, të premten edhe me pjesëmarrjen e kancelares gjermane Angela Merkel.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: World Economic Forum

#11

Post by Adriana » Mon Jan 31, 2011 11:19 am

Më shumë pyetje se përgjigje -përfundon Forumi Ekonomik i Davosit





Të dielën përfundoi në Davos Forumi i 41-të Ekonomik Botëror. „Rregulla të përbashkëta për një realitet të ri“ u kërkua të gjenden. Por ajo që mbeti janë para së gjithash shumë pyetje.

Në pesë ditët e shkuara, në fshatin malor zviceran Davos u shtruan shumë pyetje interesante. A është normale, pyeti për shembull presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, që spekulantët ta tregtojnë 15% të tregut botëror të kakaos në një transaksion të vetëm, pa paguar për këtë asnjë cent? Ose Azim Premji, miliarder i programeve kompjuterike nga India. Ai pyeti, nëse është në rregull, që një miliardë njerëz në shtetet e industrializuara u shesin tri miliardë njerëzve në vendet në zhvillim produkte të shtrenjta, por që blejnë prej atje vetëm produkte të lira? Dhe më tej Zhu Min, kinezi i rangut më të lartë në Fondin Monetar Ndërkombëtar: ai i vuri të gjithë modelit ekonomik perëndimor pikëpyetje.




Shumë gjëra të pavendosura


Përgjigjet ndaj kësaj dhe ndaj pyetjeve të tjera ishin të një tipi të veçantë në takimin e së vetëquajturës elitë botërore në Davos. Duhet të, duhej të, do të ishte e mundur- më shumë aty nuk dëgjoje. Kjo në një kohë kur mikpritësi Klaus Schwab i organizon takimet bazuar në një premisë të drejtë: synimi është që në këtë forum gjërat të shihen në lidhje me njëra-tjetrën dhe që të kërkohen zgjidhje të aplikueshme gjerësisht. Fakte dhe njohuri ekzistojnë në mënyrë të mjaftueshme. Aktualisht, 16% e popullatës botërore do të konsumojë së shpejti 80% të resurseve në botë. Kërkesa për ujë, ushqime dhe energji në vitet e ardhshme do të rritet me 30 deri 50%. Ajo që ndodh kur çmimet në rritje dhe perspektivat e pasigurta të së ardhmes i nxjerrin njerëzit në rrugë, mund të shihet në Afrikën e Veriut.



Pikënisje të kujdesshme


Vetëm një rritje ekonomike e barazpeshuar, e vazhdueshme mund ta shtojë mirëqënien e miliarda njerëzve. Për shtetet e zhvilluara kjo do të thotë: ata duhet të japin diçka nga mirëqënia e tyre. Këtë në Davos nuk e tha askush në këtë mënyrë- aq më tepër kur luksi dhe teprica janë në shtëpinë e tyre në ditët e forumit këtu në Davos. Sido që të jetë, pas krizës këtu gjeti vend pikëpamja se "mirëqënia me kredi" nuk mund të vazhdojë. Prandaj themeluesi i Forumit, Klaus Schwab kërkoi një "kthesë për më pak." Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një vizion në këtë drejtim, kur foli për "përgjegjësi globale". Këto fillimisht janë hë për hë janë fjalë- zbatimi i tyre kërkon një ndryshim radikal të mënyrës sonë të sotme të të menduarit.



I nevojshëm është ndryshimi radikal i të menduarit

Sepse, janë modelet e shekullit të kaluar, në bazë të të cilave ne bëjmë ekonomi dhe me të cilat bëhet politikë. Me to vërtet që u arrit të frenohej kriza e madhe ekonomike, por jo më tepër se kaq. Jo, nevojitet dicka e re. Ai që flet për shfrytëzim të vazhdueshëm e të plotë të burimeve ekonomike, si Angela Merkel, nuk mund të ketë parasysh modelin anglosakson ekonomik. Ai ishte terreni për eksese në tregjet financiare. Gjithçka për mirëqenien e aksionerëve, ky nuk mund të jetë modeli ekonomik i shekullit të 21-të. Davosi shërbeu në rastin më të mirë si pikënisje për të menduar, përgjigje ai nuk dha.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: World Economic Forum

#12

Post by Sally » Fri Jan 27, 2012 10:45 am

Nga Davosi vijnë kritika për Merkelin: Menaxhimi i krizës pa sukses

Forumi Ekonomik Botëror vazhdon punimet në Davos të Zvicrës të premten (27.01) me debatin për menaxhimin e krizës së euros. Në Davos ka pasur kritika të ashpra për kancelaren Merkel, por edhe reagime nga Brukseli.

Diskutimet në Davos në nivel të lartë politikanësh, ekspertësh dhe studiuesish të ekonomisë e financave vazhdojnë. Ministri gjerman i Financave, Schäule, homologu i tij francez, François Baroin, ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos, si edhe komisionieri i BE-së për Valutën, Olli Rehn janë pjesëmarrës të premten në diskutimet në Davos.

Të enjten kryeministri britanik, David Cameron e shfrytëzoi forumin për të bërë një sulm të hapur ndaj mënyrës së menaxhimit të krizës nga ana e kancelares gjermane, Angela Merkel. "Nuk vazhdohet më me lojëra sa andej-këtej. Duhet të jemi të guximshëm dhe të fortë dhe jo hezitues e të frikësuar", tha Cameron. Duhet të tregojmë cilësi të udhëheqjes dhe jo të udhëhiqemi nga frika e dështimit, u shpreh Cameron, fjalë që i adresoheshin kancelares Merkel. Planet e Merkelit dhe Sarkozisë për futjen e taksës së transaksioneve, Cameron i quajti thjesht "çmenduri".

Schulz: "Menaxhimi i krizës nga Merkel - jo i suksesshëm

Kritikat e forta të David Cameron për mënyrën e menaxhimit të kancelares Merkel janë vënë në qendër të raportimeve të mediave të premten. Mbi mënyrën e menaxhimit të krizës nga ana e kancelares gjermane, jep opinionin e tij edhe Presidenti i ri i Parlamentit Europian, Martin Schulz dhe kryetari i eurosoëcialistëve në një intervistë për televizionin gjerman, ZDF. Schulz vlerëson se nuk do të ishte e drejtë të atakoje vetëm kancelaren Merkel për zgjidhjet e munguara. Ajo nuk është e vetme në Këshillin e BE-së, aty ka edhe të tjerë, thotë Schulz. Por fakt është se prej dy vitesh po diskutohet për zgjidhje të ndryshme, dhe ende nuk kemi një zgjidhje përfundimtare, kritikon presidenti i Parlamentit Europian. "Le ta themi kështu. Nuk mund të quhet i sukseshëm menaxhimi i krizës nga kancelarja gjermane."

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz pronocohet edhe mbi kritikën e hapur të kryeministrit britanik Cameron, duke e parë atë në kontekstin e problemeve në të cilat ndodhet vetë kryeministri britanik David Cameron. "Ai është izoluar shumë këtu në Bruksel me veton kundër ndryshimeve të marrëveshjes europiane, nga ana tjetër me qëndrimin e tij ka inkurajuar kundërshtarët radikalë të euros në partinë e tij, të nxjerrin Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian."

Martin Schulz e vlerësin retorikën e David Cameronit më shumë të vlefshme për "skenën politike në vendin e tij" se sa për skenën europiane."

Nga Davosi thirrje qytetarëve të mbështesin masat e kursimit

Në Davos ndërkohë, krerët e shteteve dhe qeverive i kanë bërë thirrje qytetarëve të vendeve të zhytura në borxhe të pranojnë masat e kursimit dhe t'i përkrahin ato, Vetëm kështu do të mund të dalin këto vende nga kriza dhe të kenë rritje ekonomike, u tha në Davos. "Gjërat mund të lëvizin përpara shumë më shpejt, se sa e përfytyrojnë vetë njerëzit", tha kryeministri irlandez, Enda Kenny, vendi i të cilit mori ndihma nga fondi i shpëtimit. Irlanda shihet si vendi model për vendet që luftojnë me krizën e borxheve.

Takimi në Davos zgjat deri të dielën.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”