"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kina po bëhet lojtari më i madh në rajon.

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Kina po bëhet lojtari më i madh në rajon.

#1

Post by Sally » Fri Feb 26, 2010 10:25 am

Shtetet e Evropës Juglindore kanë nevojë për para, Pekini i jep me përqindje më të ulët se zakonisht dhe pa kërkesa për rimëkëmbjen e buxhetit e reforma të dhimbshme strukturore. Kina po bëhet lojtari më i madh në rajon.
(artikullit të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung)







Shqipëria - zonë të tregtisë së lirë me Kinën

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, vendi i të cilit ka qenë dikur bastion i Kinës në Evropë në kohët e Enver Hoxhës, deklaroi pas takimit me presidentin kinez Hu Jintao krijimin e një zone të tregtisë së lirë për tregtarët kinezë. Hungaria shpreson të bëhet nyjë e tregtisë së Kinës me Evropën. Një shkollë dygjuhëshe hungarezo-kineze do të përgatisë ekspertët. Në Izmir dhe Talin investorët kinezë kontrollojnë portet, ose negociojnë për t'u futur në to.

"Ndërsa Moska dhe Uashingtoni diskutojnë për çarmatimin nuklear dhe hahen për zona influence, ne përjetojmë, se si një Kinë e pasur dhe e sigurtë po i dominon në një hapësirë fare të papritur", komentonte amerikani Louis O'Neill, dikur ambasador i OSBE-së në Kisinau, në gazetën "Financial Times".

Kinezët synojnë edhe në shtetet e Evropës Juglindore, anëtare të BE-së. Greqia, e cila prej vitit 2006 ka një marrëveshje "partneriteti strategjik" me Kinën, shpreson që kinezët të bëhen blerës të bonuseve greke të thesarit, gjë për të cilën ministri i financave Papakonstantinu do të shkojë në Pekin, Shangai dhe Hongkong.




Partneritete strategjike me Serbinë

Shumë shpesh është fjala për partneritete strategjike. Kështu ishte kur presidenti serb Boris Tadic gushtin e kaluar bëri një vizitë njëjavore shtetërore në Kinë. Kështu ishte përsëri, kur ushtritë e të dy vendeve ranë dakord disa javë më vonë për bashkëpunim të ngushtë dhe Tadici deklaroi se bashkëpunimi me Kinën është pjesë përbërëse e "Politikës së jashtme mbi katër shtylla". Qëllimi kryesor i vendit mbetet hyrja në BE (për një kohë qëndrimi larg nga NATO), por Serbia do t'i rrumbullakosë marrëdhëniet me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën, tha Tadic. Pyetjen e një gazetari, në se është e çuditshme, kur një gjigand dhe një xhuxh janë partnerë strategjikë, kryetari i shtetit nuk e gjeti me vend, sepse sa më të fortë t'i ketë "miqtë" një shtet, aq më i fortë është ai vetë.

Për 170 milionë euro firmat kineze deri në vitin 2013 duan të ndërtojnë me partnerë të rinj serbë një urë të dytë urgjentisht të nevojshme në Beograd. Në fund të janarit qeveria serbe u dha kinezëve porosinë për modernizimin e termocentraleve në Danub pranë Pozarevacit, të cilat rrjedhin nga koha jugosllave. Volumi i kontratës arrin në më shumë se 900 milionë euro.



Kinezët i sjellin paratë menjëherë

Por arsyeja më e madhe për atraktivitetin e ofertave kineze ka të bëjë me faktin se kinezët i sjellin menjëherë paratë për projekte të mëdha. Ky model konstatohet kudo në rajon. Bankat kineze japin kredi të leverdisshme. Ndryshe nga BE dhe FMN kinezët i japin të hollat pa kushte për reforma strukturore, apo shkurtime të shpenzimeve publike. Guvernatori i bankës kombëtare serbe Radovan Jelasic e konfirmon këtë me fjalët: "Nëse Serbia nesër u drejtohet tregjeve financiare, nuk do të marrë para me më pak se gjashtë përqind interes dhe kjo për një periudhë më së shumti prej pesë vjetësh." Shefi i bankës qëndrore e sheh angazhimin e kinezëve në një kuadër më të gjerë. "Të gjitha qeveritë e rajonit kanë plane të mëdha, por s'kanë para. Kinezët kanë para dhe janë më të gatshëm se vendet e tjera për të investuar. Që prej dy vjetësh vërejmë një sjellje deri diku agresive të kinezëve. Ata kërkojnë të kenë më shumë prezencë këtu."

Kështu është edhe në shtetet e tjera të rajonit: Nëse vitet e fundit Kina ka siguruar në Afrikë dhe Amerikën Latine lëndë të parë për industri, kështu Lindja e Evropës është një prej rajoneve për eksportin e teknologjisë kineze. Mali i Zi ka marrë një kredi prej 47 milionë dollarësh nga banka eksport-import për të financuar blerjen e anijeve kineze.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kina po bëhet lojtari më i madh në rajon.

#2

Post by Adriana » Wed Mar 23, 2011 2:18 pm

Kinezët investojnë në tregun amerikan të pasurive të patundshme


Kina është shteti me rezervat më të mëdha në valuta, - valuta të cilat duhen investuar. Sipas një ankete të bërë me 18 milionë kinezë, në Shtetet e Bashkuara zenë vendin e parë për investime në pasuri të patundshme.

Lily Lin është një agjente imobiliare në Nju York City. Sot ajo iu tregon klientëve të saj një atelie në afërsi të Times Square. Kjo pjesë e Nju Jorkut është mjaft e preferuar për firmat e modës. Shumë zyra, një atelie e madhe dhe mjaft dollapë përfshihen brenda imobilies 280 metra katrorë. Lily Lin ka lindur në Kinë, ashtu si klientja e saj. "Eva Su, nga firma "Bespoke Fashion", jemi të specializuar në modën e femrave."

Eva Su ka një firmë mode që prej dhjetë vitesh në Nju Jork. Malli i saj prodhohet në Kinë. Su dëshiron të zgjerojë kapacitetet dhe ka nevojë për zyra të reja e studio në Manhatan. Ashtu si ajo, ka edhe mjaft kinezë të tjerë që janë të interesuar për tregun e imobilieve në Shtetet e Bashkuara. "Ata investojnë në fonde imobiliesh, blejnë shtëpi nga njerëz të falimentuar, apo u japin para pronarëve të imobilieve të cilët kanë qenë në gjendje të mirë para krizës. Kinezët përfitojnë nga çmimet e ulëta aktualisht," thotë Lin.



Për kinezët - SHBA janë në vendin e parë në klasifikimin e vendeve të preferuara për blerjen e imobilieve. Në Shangai apo Pekin shtëpitë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Në SHBA çmimet janë ende të ulëta. "Kinezët preferojnë qytetet e mëdha: Los Anxhelos, San Francisko, Nju Jork, edhe për faktin që aty ndodhen komunitete të mëdha me kinezë. Ata investojnë në pallate banimi, apo në imobilie tregtare," shpjegon Lin.

Ata që blejnë janë më së shumti firma industriale, firma të shitjes me pakicë, apo hoteleria, thotë Lily Lin. Por kërkesa për të blerë në Amerikë është rritur edhe tek njerëzit që blejnë privatisht. Pasuria në Kinë po rritet vazhdimisht: "Më parë kam qenë një agjente imobiliare e njohur në Shangai. Kam njohur shumë njerëz të pasur, vërtet shumë të pasur. Është e pabesueshem sa shumë që është rritur pasuria. Para 20 vjetësh nuk kishte njeri me makinë, tani kanë të gjithë një makinë, blejnë veshje firmato. Por qeveria kineze i kufizon mundësitë e investimeve. Prandaj ata i hedhin sytë përtej detit."

Më parë blinin investorë rusë apo arabë. Ndërsa sot 1/10 e investorëve në tregun imobiliar amerikan vjen nga Kina. Në Nju Jork madje ata vijnë shpesh të organizuar me autobuzë për të parë objekte të ndryshme. Dhe e dinë saktësisht se çfarë duan. "Kur bëjmë fjalë për Nju Jorkun, për Manhatanin dhe kinezët duan të blejnë këtu një apartament, atëherë objekti duhet të jetë në Fifth Avenue. Diçka që edhe njerëzit në Kinë e njohin. York Avenue nuk e njeh kush. Adresa ku ke blerë diçka është shumë e rëndësishme."



Lily Lin është e bindur se ka vendosur piketën e duhur në tregun e duhur, atë të imobilieve. Fakti që ajo vetë është kineze i ofron avantazhe të mëdha. "Në Kinë kjo ka të bëjë me kulturën e vendit. Në radhë të parë vjen marrëdhënia e mirëbesimit, pastaj biznesi. Besimin të duhet ta fitosh ngadalë. Po qe se kinezët të besojnë, atëherë të vijnë pas."

Pra kush do të bëjë biznese me kinezët, duhet të kuptojë kulturën e tyre, sepse kush nuk e njeh atë, e ka shumë të vështirë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”