Male me borxhe, statistika të fallsifikuara dhe një politikë shumë e papërgjegjshme fiskale e disa vendeve. Euro ndodhet në rrezik, ka paralajmëruar kancelarja Merkel. A është vërtetë kështu? ![]() |
"Në qoftë se dështon euro, atëherë dështon Europa", tha kancelarja Angela Merkel në mes të majit në Aachen me rastin e nderimit të kryeministrit polak, Donald Tusk me çmimin e Karlit. Dhe kjo fjali i pëlqeu asaj siç duket aq shumë, saqë e përsëriti disa ditë më vonë në parlamentin gjerman, më 19 Maj.
"Në qoftë se dështon euro, atëherë dështon Europa." u shpreh Kancelarja Angela Merkel (CDU) në parlament 19.05.2010 Fjali e bukur. Në këndvështrimin ekonomik ka një të metë: është budallallëk. Sepse një monedhë nuk mund të dështojë, pavarësisht nëse e quajnë Euro, apo Micky Maus. Përderisa dikush e pranon si mjet pagese, një monedhë nuk mund të dështojë - të humbasë në vlerë po, thotë Jürgen Matthes i institutit të ekonomisë gjermane."Nga këndvështrimi i investitorëve të huaj zhvlerësimi i euros do të thotë se ata humbasin para. Por që të mund të thuash se Euro dështon, është e vështirë të kuptohet, e parë nga kjo perspektivë."
Rreziqet që sjell dështimi i euros ![]() |
Ajo, që ndoshta ka menduar kancelarja, është rreziku, që unioni monetar mund të eksplodojë, sepse ndoshta njëri apo tjetri anëtar do të dëshirojë të largohet nga euroklubi. Sepse të përjashtosh ndonjë anëtar nga unioni monetar nuk është e mundur, thotë Jürgen Matthes. "Jo ne nuk kemi mjetet legale për këtë rrugë. Ajo që kemi tani në marrëveshjen e Lisbonës, që vlen për BE që prej dhjetorit të vitit të kaluar, është që për herë të parë ekziston një e drejtë ligjore për t'u larguar. Kjo megjithatë është një e drejtë për të dalë vetëm jashtë Unionit Evropian në përgjithësi dhe jo nga unioni monetar. Edhe kjo mund të rregullohej disi juridikisht. Ajo, që ka të bëjë me anën ekonomike të largimit, është një tjetër histori."
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Profesor Michael Hüther, drejtor i institutit të ekonomisë gjermane.
Përjashtimi mund të prekë vendet me devizë të dobët ![]() |
Teorikisht një vend mund të dalë jashtë BE, për të hyrë përsëri në minutën tjetër dhe pastaj do të humbiste anëtarësinë në Euroclub. Michael Hüther, drejtor i institutit të ekonomisë gjermane, thotë në mënyrë mjaft të qartë, se çfarë mendon për këto lojëra mendimesh:
"Ne na duket e pandershme, sepse nuk është realiste, që ta mbajmë si mundësi përjashtimin, apo largimin nga unioni monetar dhe që ta diskutojmë për të. Aty duhet negociuar. Kjo mund të prekë vetëm vendet me devizë të dobët, që pastaj largohen me shpresën, se mund të organizojnë devaluimin. Dhe kjo do të shkaktonte një reagim masiv të investitorëve privatë, që do të mësynin bankat, që t'i merrnin para në dorë rezervat në euro. Borxhi shtetëror i pandryshueshëm 95 përqind në euro dhe pesë përqind në dollarë amerikanë, i denominuar te grekët e kështu duhet mbajtur. Do të pësonim shtrenjtim të madh të importeve sidomos të lendëve të para. Pra me gjithë këto shkarje është një situatë jo shumë e kontrollueshme, por që mund të bëhet e tillë, kur gjithçka të rrjedhë e qetë."
Greqia shtyp dhrahmi? ![]() |
E përgatitur në qetësi apo fshehurazi dhe papritur e bërë fakt, që investitorët që mos kenë më shans, që të mësyjnë më parë bankën. Vetëm kështu mund të shpjegohen thashethemet e fundit se Greqia po shtyp fshehurazi përsëri dhrahmi. "Qesharake", tha ministri i Financave, Jorgos Papakonstantinou në lidhje me këto spekulime dhe ftoi një ekip televiziv në vendin më të shenjtë, në atë dhomë, ku prodhohen monedhat. Kështu grekët e panë në lajme me sytë e tyre, që makinat nxirrnin monedha euro dhe asgjë tjetër. Gjithsesi: "Një largim, që do të vinte fare papritur, do të ishte ndoshta i realizueshëm teknikisht", shpjegon Jürgen Matthes, por që do të mbahej i fshehtë, është iluzion. Po të kesh një monedhë tendën, është gjë e bukur. Mund të bësh devaluimin, atëherë do të ishe përsëri i aftë për konkurrencë dhe mund të nisje nga e para. Vetëm nëqoftëse sindikatat janë dakord dhe nuk vënë në lëvizje spiralen paga-çmime.
Në krizën e Azisë këtë disa vende e kanë zbatuar me sukses: "Në Azi kjo ka funksionuar. Por n.q.se shikon historinë dhe sheh se sa të forta janë pikërisht sindikatat në Evropën Juglindore, atëherë të vijnë dyshime, nëse kjo do të funksiononte edhe në Evropën Juglindore."