"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Eksporti

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Eksporti

#1

Post by Adriana » Thu Apr 12, 2012 8:14 am

Europa humbët rëndësinë


Tregjet në zhvillim, thotë presidenti i BGA-së, japin mundësi të mëdha edhe për eksportin gjerman në bizneset e shërbimeve. "Shumë relevante janë shërbimet inxhinierike dhe ato në sektorin IT. "Edhe shërbimet në përkujdesjen shëndetësore do të kërkohen më shumë në të ardhmen. Dëshmi për këtë është ndër të tjera vendosja gjithnjë e më e madhe e spitaleve gjermane në botë."
Duke patur parasysh këto fakte, nuk është çudi, që Europa po humbet rëndësinë si treg për produktet gjermane. Vitin e kaluar pjesa e eksporteve gjermane në vendet e BE ra nga 65 në 59 përqind dhe brenda Europës nga 75 në 71 përqind. Veçanërisht të prekura ishin Greqia dhe Italia me13 dhe 10 përqind. Kjo tregon se çfarë ndikimi kanë në këtë zhvillim masat e kursimit dhe përmbajtja e këtyre vendeve nga investimet dhe konsumi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Eksporti

#2

Post by Adriana » Thu Apr 12, 2012 8:16 am

Tregjet në zhvillim preferojnë "Made in Germany"

Perspektiva të mira zhvillimi shoqata e industrisë sheh këtë vit përsëri në Azinë juglindore dhe lindore, në amerikën Latine dhe përsëri në Amerikën e Veriut, si dhe në Lindjen e Mesme. Por edhe në kontinentin afrikan shihen shanse të mira për rritje. "Arsyeja është se tregjet në zhvillim nuk janë aspak të prekura nga kriza e borxhit dhe vazhdojnë të investojnë fort në teknologjitë e së ardhmes", thotë Bërner.
Karakteristike për vendet në zhvillim është eksplodimi i popullsisë. Investime masive në teknologjitë për përdorimin me efikasitet të energjisë dhe të burimeve, në infrastrukturën e trasportit, të ndërtimit, të telekomunikacionit janë të domosdoshme. Kjo, analizon Bërner, nuk prek vetëm shtetet e BRIC-ut Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën. Edhe vendet e quajtura shpesh si "next eleven" investojnë. Në to bën pjesë Turqia, Egjipti, Indonezia, Irani dhe Meksika, si dhe shtetet e pasura me lëndë të parë të Afrikës perëndimore dhe Arabisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Eksporti

#3

Post by Adriana » Thu Apr 12, 2012 8:17 am

2012 do të jetë një vit i mirë

Në mbarë botën kërkesa për produkte gjermane mbetet e njëjtë. Dhe kështu eksportuesit gjermane kanë përpara një vit rekord, megjithë krizën e borxhit dhe ngadalësimin koniunkturor. Sipas njoftimeve të zyrës federale të statistikave në Wiesbaden, të martën (10.04.2012), nga janari deri në shkurt 2012 eksportet u rritën me 1,6%, megjithë pritjet negative. Gjithsej firmat gjermane nxorën jashtë vendi mallra në vlerë prej 91,3 miliardë euro, 8,6% më shumë se në të njëjtën periudhë para një viti.
Një zhvillim, që duhet të vazhdojë në muajt e ardhshëm. Presidenti i BGA-së Börner supozon se eksportet në vitin 2012 do të rriten mesatarisht gjashtë përqind duke arritur në 1,12 bilionë euro dhe importet me shtatë përqind në 965 miliardë euro
.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Eksporti

#4

Post by Adriana » Thu Apr 12, 2012 8:22 am

Eksporti gjerman - i dorës së dytë?

A kërcënohet Gjermania nga rënia në shekullin e Azisë? Eksporti nuk shqetësohet. Në qoftë se potenciali ekonomik i tregjeve rritet, kjo mund të jetë vetëm në të mirë të Gjermanisë.
Për kohë të gjatë eksporti gjerman ishte në vendin e parë. Por titulli i kampionit prej dy vitesh i takon së shkuarës. Kina dhe SHBA shesin ndërkohë më shumë mallra jashtë vendi se gjermanët. Por kjo nuk duhet të brengosë askënd, thotë Anton Börner, President i shoqatës federale të tregtisë me shumicë dhe tregtisë së jashtme, (BGA): "Ne jemi përfituesit më të mëdhënj të bumit në Azi dhe forcohemi në hijen e bumit aziatik."
Ndërsa Europa humbet gjithnjë e më shumë rëndësinë si treg për produktet gjermane, Azia vazhdon të rritet. Në qoftë se ky trend vazhdon me ritmin e deritanishëm, në 30 vitet e ardhshëm rendësia e Europës dhe e Azisë për ekonominë gjermane do të nivelohet gjithnjë e më shumë dhe në vitin 2040 do të ketë pak a shumë të njëjtën rëndësi. "Ne duhet të gëzohemi, në qoftë se potenciali ekonomik i tregjeve tona rritet vazhdimisht." Në të njëjtën masë shtohet nevoja për produkte me cilësi të lartë. "Në qoftë se një kinez fiton më shumë, ai mund të blejë më lehtë një makinë gjermane", shpjegon Börner.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Eksporti

#5

Post by Adriana » Thu Apr 12, 2012 8:54 am

Ate qe nuk beri lufta e dyte boterore te zaptonte ''ekonomine'', po e ben gjermani perseri po me nje sistem tjeter. Produktet gjermane ushqimore kane rrezuar eksportin e shume shteteve europiane duke filluar nga ITALIA qe mbaheshin dhe preferoheshin ne cdo shtet te botes, sot blejne po te njetat produkte por me ''made in germany'' me cmim shume me te ulet se aji italian, gjithashtu me nje cilesi shume me te ulet, duke ulur keshtu edhe shijen e tyre qe nuk jan aspak te ngjashme nga produktet origjinale. Ky sistem gjerman ka kapur gjithashtu jo vetem italianin por dhe shume shtete te tjera si greqia,spania, etj.

Ja nje shembeull: te blejme nje dhjathe italian mozarrella origjinale me madein italy kushton 4-5-6 euro, ndersa me made in gjermany ( tek aldi,lidel ) kushtojne 1.45 - 1.90 euro. Europjanet duke marre tmerr nga emri ''krize'' po preferojne te perdorin fantazine ''gjermany'' si gatim.

-pis- Europjanet vet ja hapen gropen vetes tani le te vallzojne me muziken gjermane...... duke ngrene dhjathin italian mazarella qe nuk permban as 10% shijen origjinale, si dhe mijera produkte te tjera !!


( kesaj i thone te hash sapunin per djathe ) -haha-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”