"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Migrimi dhe recesioni global

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Migrimi dhe recesioni global

#1

Post by Adriana » Wed Sep 09, 2009 10:58 am

Migrimi dhe recesioni global





Në kuadër të një serie programesh në lidhje me ndikimin e krizës ekonomike globale në jetën tonë të përditshme, BBC ndalet në luhatjet e treguesve të migracionit.
Jemi ndalur në përvojat individuale të njerëzve në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe atë nga vende të rajonit si Greqia. Por le t'i hedhim kësaj çështjeje një vështrim më global.
Dr Dilip Ratha është ekspert i Bankës Botërore për çështjet e migracionit dhe remitancave (apo parave që migrantët u dërgojnë të afërmve të tyre ne vendet e origjinës.)
Në një intervistë për BBC-në eksperti i Bankës Botërore flet për ndikimin që mund të ketë pasur në ekonominë globale luhatja e fluksit të migrimit që sugjeron raporti më i fundit i komisionuar nga BBC





DR Ratha: Në fakt luhatja ka sjellë humbje për të gjithë, sepse migrimi është përfitim për të gjithë të interesuarit. Perfiton vetë migranti. Përfiton punëdhënësi dhe familja e migrantit e gjatë procesit të migrimit përfitojnë edhe vetë shtetet që kanë të bëjnë me të. Nëse ndalojmë migrimin, atëherë të gjithë dalin të humbur.
Le ta zëmë se një kompani në Mbretërinë e Bashkuar e ka ndjerë krizën, vuan pasojat e mosarkëtimit të parave për prodhimet a shërbimet dhe duhet të ulë koston, të mobilizojë fuqi më të lirë punëtore, punonjës më efikasë e më produktivë. Nëse kompania në fjalë pengohet në këtë proces, ajo do të ketë humbje. Por në fund të fundit, kompanitë janë ato që duhet të shërbejnë si motore të rritjes ekonomike
.



BBC: Por a nuk duhet, ndoshta, që në vende si Franca, me tregues të rënies së shpejtë të ekonomisë dhe papunësi në radhët e popullsisë vendase, vendet e punës t'u ofrohen qytetarëve francezë?


DR Ratha: E kuptoj kështu duket gjendja nga jashtë, por po ta studiosh atë më në hollësi, çështja shtrohet nëse është më mirë t'i ofrosh punë një individi tjetër, apo t'ia mundësosh një kompanie punësimin e sa më shumë individëve, e që ajo të vazhdojë të punësojë personel edhe për shumë vite të tjera, pra, nëse ia vlen ta ndihmosh një kompani që të mbijetojë.



BBC: Pra, a po thoni se inkurajimi i migracionit, apo përpjekja për t'u kthyer tek kuotat e mëparshme të tij, do të shërbente në një farë mënyre për vajisjen e mekanizmit të ekonomisë botërore?


DR Ratha: Po, në një farë mënyre po them pikërisht këtë. Praktikisht po mbroj idenë se punëdhënësve u duhet dhënë dorë e lirë për të punësuar vetë kë të duan, personat më të përshtatshëm



BBC: Banka Botërore thotë se detyra e saj është ulja e varfërisë. Si ka ndikuar recesioni në jetën e migrantëve dhe të atyre që në fakt duan të migrojnë, por që tani nuk kanë mundësi?


DR Ratha: Përfitimet nga migrimi janë të ndjeshme. Një shembull konkret lidhet me sasinë e të hollave që migrantët u çojnë familjeve të tyre në atdhe. Janë ato që njihen me termin remitanca. Vitin e kaluar, në 2008-n, remitancat e kaluan shifrën 300 miliard dollarë. Me fjalë të tjera, kjo shifër është tri herë më e lartë se e gjithë ndihma zyrtare e marrë së bashku. Këto të holla që shkojnë në buxhetin e ekonomisë familjare kanë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e varfërisë së asaj familjeje.



BBC: Pra, familjet në vendin e origjinës së migrantit nuk po e ndjejnë krizën? A po marrin ato të njëjtat sasi të hollash si dikur?


DR Ratha: Po, ato po e ndjejnë krizën, por jo aq sa kishim menduar. Po vëmë re se remitancat vazhdojnë të ruajnë qëndrueshmërine e tyre. Nuk po bien aq sa pritej. Arsyeja që remitancat vazhdojnë të mbahen ka të bëjë, së pari, me faktin se interesimi për migrim vazhdon.

Nëse vitin e kaluar udhëtonin jashtë shtetit 100 persona, sivjet prapë kemi diku 40-60 syresh që nisen drejt një vendi tjetër për të punuar. Ka migrantë të tjerë që vazhdojnë të qëndrojnë në vendet që kanë zgjedhur dhe përpiqen të kursejnë të holla, duke lënë pa ngrënë ndonjë vakt, duke banuar disa vetë bashkë në një banesë. Me paratë e kursyera nga një vakt në një vend si Britania, ta zëmë, mund të sigurohen shjetë vakte ushqimore në vende si Bangladeshi.





BBC: 300 miliardë dollarë është një shumë e madhe parash. Ju thoni se një sasi e tillë të hollash është shpërndarë vitin e kaluar në formën e remitancave nga migrantët. Po të shqyrtojmë të ardhmen afatmesme me shenja të rritjes ekonomike në disa prej vendeve të mëdha në zhvillim, si Kina, India e Brazili, a parashikoni që remitancat të vazhdojnë dhe a mendoni se ato do të rriten më tej, krahas shifrave të migracionit?


DR Ratha: Po, unë parashikoj që niveli i migracionit të rritet shumë dhe në fakt do të ketë më shumë migrantë që do t'i drejtohen destinacioneve migratore në jug. Në shumë vende popullsia po plaket, gjë që sjell nevojën për migrantë të rinj që duhen për të punuar dhe kontribuar në sistemet e pensionit. Kështu që në aspektin afatgjatë, migrimi do të shënojë rritje, në kuadër të globalizimit, mendoj se do të shohim se theksi do të vihet tek migrimi, gjë që nuk e kemi vënë re më parë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Migrimi dhe recesioni global

#2

Post by Sally » Fri Oct 02, 2009 4:55 pm

Forum: Si po ndikon kriza tek emigrantët


Rënia globale ekonomike ka prekur pjesën më të madhe të jetëve tona në një mënyrë apo një tjetër.
Mund të jetë siguria e vendeve të punës, vlera e shtëpive tona apo e kursimeve tona.

Një grup njerëzish që kanë qenë veçanërisht të ekspozuar janë punëtorët emigrantë në të gjithë botën.

Sipas një raporti të komisionuar nga BBC-ja, ka pasur një rënie të theksuar të emigrimit

Historitë janë të ndryshme, por megjithë mungesën e vendeve të punës, raporti, që u ndërmor si pjesë e sezonit të BBC-së Pas tronditjes, thotë se migrantët po mbeten në përgjithësi aty ku janë, nuk po ecin përpara dhe as po kthehen në vendin e tyre.

- Si po ndikon kjo krizë në rajonin tonë, tek shqiptarët?

- A po ndikon kjo krizë globale drejtëpërdrejtë apo tërthorazi - sa dhe si po e sjellin emigrantët këtë krizë në vendet ku klanë jetuar, ku kanë ende familjet dhe të afërmit e tyre?

Për të diskutuar për këto çështje dhe të tjera në këtë forum të BBC-së morën pjesë: Dr. Arjan Gjonca - pedagog në Departamentin e Politikave sociale në London Schoool of Economics, Daut Dauti, këshilltar shtypi në Organizatën Botërore të Migracionit (IOM), prof. Muhamet Sadiku në i institutin Riinvest në Kosovë, dhe Fatos Çoçoli, specialist i ekonomisë në Shqipëri.



Degjoni biseden e forumit ketu:
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Migrimi dhe recesioni global

#3

Post by Adriana » Fri Oct 16, 2009 5:13 pm

Raporti global për lëvizjet e popullsisë dhe zhvillimin ekonomik




Migrimi nuk është zëvendësim për zhvillimin lokal, argumenton Raporti global i UNDP-së për zhvillimin njerëzor i cili do të publikohet më 16 tetor 2009, në ora 11:00 në Hotelin Grand në Prishtinë. Publikimi i raportit – me titull “Tejkalimi i barrierave: Lëvizshmëria dhe zhvillimi njerëzor” – organizohet nga Drejtori i UNDP-së në Kosovë, z. Parviz Fartash, ndërsa mysafirët përfshijnë Zëvendësministrin e Ministrisë së Administratës Publike z. Rifat Blaku si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave.


Raporti global për zhvillim njerëzor 2009 është publikimi i fundit në serinë e raporteve globale, të cilat kanë për qëllim t’i formë debateve për disa nga sfidat e menjëhershme me të cilat ballafaqohet njerëzimi, duke filluar nga ndryshimet klimatike e deri tek të drejtat e njeriut. Ky është një raport i pavarur, hartimi i të cilit është kërkuar dhe mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

‘Tejkalimi i barrierave’ sfidon perceptimet tradicionale për migrimin dhe migruesit. Ai argumenton se, lëvizshmëria krijon qasje në ide, njohuri dhe burime të cilat plotësojnë dhe fuqizojnë procesin zhvillimor, dhe të cilat sjellin përfitime si për vendin mikpritës ashtu edhe për vendin e origjinës. Pjesa më e madhe e migruesve, si ata të brendshëm ashtu edhe ata ndërkombëtar, përfitojnë sa i përket të ardhurave më të larta, qasjes më të mirë në arsim dhe shëndetësi dhe perspektivave më të mira për fëmijët e tyre.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë nga migrimi përfitojnë anëtarët e familjeve që mbesin prapa në shtëpi, ndërsa në mënyrë të tërthortë përfitojnë shtetet e origjinës. Kjo mund të jetë në formë të transfereve monetare apo dërgesave nga jashtë, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e varfërisë në shtetet e origjinës. Në përgjithësi, në vendet në zhvillim, qarkullimi i dërgesave nga jashtë është rreth katër herë më i madh se ndihma zyrtare për zhvillim që ato marrin. Për më tepër, lëvizshmëria po ashtu sjell edhe përfitime tjera, siç janë ide të reja, shkathtësi ndërmarrëse dhe transfer të teknologjive për të ndihmuar veprimtaritë ekonomike dhe zhvillimin prapa në shtëpi.


Jeni Klugman, autori kryesor i Raportit global për zhvillim njerëzor 2009 argumenton se:

“Migrimi sjell përfitime si për ata që lëvizin ashtu edhe për ata që qëndrojnë. Sidoqoftë, migrimi nuk mund të jetë strategjia e vetme kombëtare për të përshpejtuar zhvillimin njerëzor. Vendet duhet të adresojnë kufizimet ndaj zhvillimit njerëzor në shtëpi.”

Një nga rekomandimet kyçe të këtij raporti është se qeveritë duhet të shfrytëzojnë recesionin si një shans për të fuqizuar dhe inkurajuar migrimin, si pjesë e punës së tyre të përgjithshme zhvillimore. Në raport thuhet se pas rimëkëmbjes nga recesioni global, kërkesa për fuqi punëtore migruese do të kthehet, dhe se tani ekziston një shans i përsosur për të siguruar se vendet, si ato mikpritëse ashtu edhe ato të origjinës janë të përgatitura për përfitimet që sjell migrimi. Klugman argumenton se, “Kjo nuk është kohë për proteksionizëm kundër imigruesve, por për reforma të cilat promovojnë përfitimet afatgjata.”

Ne jetojmë në një botë ku ka shumë lëvizshmëri, dhe ku një në çdo shtatë banorë të saj janë migrues. ‘Tejkalimi i barrierave’ argumenton se lëvizshmëria është element kyç për lirinë e njeriut, por se potenciali i plotë i migrimit për të fuqizuar zhvillimin njerëzor është i kufizuar nga barrierat të cilat paraqiten ndaj lëvizshmërisë.

Hulumtimet kanë treguar se migruesit nga vendet më të varfra, mesatarisht arrijnë një rritje në të hyrat e tyre deri në pesëmbëdhjetë herë; duke dyfishuar kështu shkallën e regjistrimit në shkollë; dhe duke zvogëluar deri në gjashtëmbëdhjetë herë shkallën e vdekshmërisë së fëmijëve pasi të kenë shkuar në vendin e zhvilluar. Sidoqoftë, përderisa personat nga këto shtete shpesh janë ata që përfitojnë më së shumti nga migrimi, ata po ashtu shpesh ballafaqohen me vështirësitë më të mëdha, sa i përket barrierave fizike ndaj lëvizshmërisë së tyre, siç janë shpenzimet e mëdha. Raporti konkludon se, ‘në vend të tentimit të kufizimit të migrimit, është e nevojshme të krijohen politika zhvillimore të cilat adresojnë problemet strukturore, siç janë paga e ulët, financimi joadekuat dhe institucionet e dobëta.’

Administratori i UNDP-së, Helen Clark, deklaron se, “Migrimi mund të jetë një forcë e dobishme, e cila në masë të konsiderueshme i kontribuon zhvillimit njerëzor. Por për të

realizuar këto përfitime, duhet të ekzistojë një mjedis i favorshëm dhe mbështetës, siç edhe sugjerohet në këtë raport.”
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”