"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problemi italian me bankat

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Problemi italian me bankat

#1

Post by Adriana » Tue Feb 02, 2016 12:35 pm

Italia ka një problem të madh me bankat. Me BE Italia tani ra dakord për ngritjen e Bad Banks për kreditë e këqia. A mund t'i zgjidhin ato vërtet problemet?


[quoteemDW/Problemi italian prej 200 miliardë eurosh] Italia nuk është më problemi i Evropës, ajo i ka bërë detyrat e shtëpisë, tha Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi të premten (28.01.), pas një takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Por me siguri që me këtë ai nuk ka pasur parasysh tatëpjetën gjigande në të cilën ndodhen bankat italiane. Deri 40 përqind vlerë kanë humbur aksionet e bankave italiane që prej fillimit të vitit. Rreth 17 përqind e të gjitha kredive, sipas llogarive të Zyrës Mbikqyrëse të Bankave, EPA janë të këqia, kërcënojnë humbje në shumën 200 miliardë dollarë, ky është niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Problemi prek jo vetëm sektorin bankar, por paralizon të gjithë ekonominë italiane, thotë Jörg Kramer, kryekonomist i Commerzbank. Edhe politika më e lirshme e parave e Bankës Qendrore Evropiane, në një situatë të tillë kalon pa efekt. "Kur bankat vetë kanë shumë kredi të pambuluara, atëherë ato as nuk u japin para sipërmarrjeve", i thotë Krämer DW.

Shumë Bad Banks...
Për ta vënë nën kontroll problemin, Italia ra dakord pas negociatave të gjata me Komisionin Evropian që të ngrejë një Bad Bank. Më saktë: shumë Bad Banks - për çdo institut financiar me probleme të ngrihet një bankë të tillë. Në këto shoqëri ad hoc bankat mund të përcjellin kreditë e tyre të rrezikuara dhe t'i garantojnë ato nga shteti.
Pasi ky plan u bë i ditur të mërkurën, aksionet e bankave të Italisë humbën edhe më tej vlerë. Ky është një sinjal, se kjo zgjidhje nuk është biletë për të udhëtuar falas në kurriz të takspaguesve. Por mënyra si po veprohet, është përkundrazi "e bazuar fort në ekonominë e tregut", thotë Thomas Hartmann-Wendels, Drejtor i Institutit të Ekonomisë Bankare në Universitetin e Këlnit. "Kreditë nuk merren përsipër për t'u garantuar me çmimet fillestare, por me çmimet e tregut. Kjo është shumë më pak dhe bën që bankat t'i kuptojnë vetëm tani humbjet."

Jo dhuratë për bankat...
Kësaj i shtohet edhe që bankat duhet t'i paguajnë shtetit një prim për riskun. "Pra nuk kemi të bëjmë me dhuratë bankave", thotë Hartmann-Wendels, "por bankat duhet të paguajnë për gabimet e tyre të së shkuarës. Ato dalin tani në pah dhe prandaj janë të frikësuara tregjet".
Bllokim i reformave
Por edhe nëse Bad Banks krijohen sipas planit në fund, problemet e Italisë nuk zgjidhen me to. "Me Bad Banks vërtet që heq qafe barrat e vjetra," thotë Hartmann-Wendels, "por vetëm kjo nuk garanton një të ardhme më të mirë". "Në Itali ka stanjacion në reformat ekonomike dhe politike, shpenzime shumë të larta për pagat, një produktivitet në stanjacion dhe një administratë publike shumë joefikase".
Vetëm me anë të reformave do të përmirësohet gjendja e sipërmarrjeve italiane, beson Krämer dhe do të pakësohet numri i kredive të këqia. Kryeministri Renzi e sheh veten si reformator të bindur. Por në Berlin ai kërkoi në drejtim të Komisionit Evropian më shumë zhdërvjelltësi ndaj deficitit buxhetor, sepse ai dëshiron të shpenzojë më shumë para se ç'qe planifikuar.

Data 01.02.2016
Autor Andreas Becker
Buron nga: DW[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”