"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Skandale në Botën Financiare

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Skandale në Botën Financiare

#1

Post by Sally » Thu Sep 17, 2009 6:12 pm

Skandale në Botën Financiare: Skema Ponzi



Charles Ponzi (1882 - 1949) mbahet si mjeshtri i parë i madh i sistemit “Top-bore” që edhe deri më sot do të shërbnte si letër kopjativ i mashtrimeve në investime, si p.sh. skema piramidale që lulëzoi dhe në Shqiperi ne vitet 1993-1996, episodet aktuale të Madofit etj. Emri Ponzi është në botën anglishtfolëse aq shumë i njohur saqë, “Sistemi Top-bore” etiketohet edhe si Skema Ponzi (Marifeti-Ponzi). Në fakt këtë skeme nuk e shpiku Ponzi. Ishte shkrimtari Charles Dickens në novelën e tij Little Dorrit, në 1857, ku ai përshkruante një skemë të tillë dekada para se Ponzi të kishte lindur, por ky i fundit realizoi këtë operacion mashtrues financiar, duke xhiruar aq shumë para saqë ishte i pari që u bë kaq i njohur në Amerikën e atëhershme.



Charles Ponzi me origjinë nga Parma e kishte një damar krimineli. Ne vitin 1903 i gjendur në një varfëri të madhe, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara ku punonte si kamerier në një restorant dhe ku bënte hile me llogaritë e restorantit. Më pas ai u largua për në Kanada ku për ca kohë banonte bashkë me një nëpunës banke i cili tregonte se si shefi i tij joshte klientët me interesat e larta. Ai i paguante përqindjet e interesave klientëve të vjetër nga depozitat e klientëve të rinj – një sistem klasik „Topi-bore“ që Ponzi do ta servirte për mashtrimet e tij të mëvonshme.
Vitet në vazhdim ai do ti kalonte në burg për shkak të disa mashtrimeve me çeqe dhe të transfertave të emigrantëve për në Itali ku disa prej tyre nuk do të mbërrinin kurrë për shkak të komisioneve të larta që merrte. Pas luftës së parë botërore Ponzi vendosi të ngrinte një biznes goxha të madh.
Ai pati idenë e një zarfi-letre nga Spanja të cilën e pajisi me një kupon-përgjigje. Për shkak te zhvlerësimit të monedhave europiane kundrejt dollarit në kohen e pas luftës, amerikanet mundën të blinin shumë kuponë-përgjigje në Europe, siç edhe shpjegonte Ponzi: “Kupon-përgjigja më kushtonte në Spanjë vetëm një cent, por unë mund ta shkëmbeja atë këtu në Amerikë me pulla me vlerë 6 cent. Më pas unë studiova më tej kurset e këmbimit në Europe. E fillova tregtinë me sasi të vogla. Funksiononte. Në muajin e parë nxora 15000 dollarë duke xhiruar vetëm 1000 dollarë. Pastaj angazhova edhe shokë të mi”. Këtë parim bazë Ponzi e perdori në një sistem gjigant, atë të ashtuquajturin “Topa-bore”.
Kupon-përgjigjet ndërkombëtare janë një shpikje e leverdishme. Ato i mundësojnë marrësit të një letre për të dërguar një përgjigje mbrapsht pa u dashur që ai të paguajë vetë shërbimin e postës. Pra me ndihmën e kuponit-përgjigje ndërkombëtar, dërguesi i letrës paguan shërbimin e postës edhe për përgjigjen që do të japë marrësi. Normalisht kuponi në zarf, mjafton për shërbimin e postës sa për një poste ajrore të thjeshtë. Sa të leverdishme janë kupon-përgjigjet në shërbimin postar, aq të papërshtatshme dhe të pamundura duken ato si mjete për investim kapitali me sukses afatshkurtër. Pikërisht me këtë mashë, tregtari mashtrues më i dëgjuar dhe më i suksesshëm i të gjitha kohërave, para rreth 90 vjetësh, mundi t’u zhvaste aq dukshëm investitorëve, po aq të pangopshëm dhe naivë, paratë nga xhepat e tyre.
Në fund të vitit 1919 Ponzi themeloi në Boston “Kompaninë e Këmbimeve të Siguracioneve”, që e regjistroi në dhomën e tregtisë lokale. Mëgjithëse një inspektor poste publikoi dyshime të forta kundër modelit të biznesit që donte të ngrinte Ponzi, pasi në bazë ligjore ishte e pamundur që të shkëmbejë kuponë-përgjigje të huaja në Amerikë me pulla apo me lekë dhe që me ato të ngrije një tregti të madhe, Ponzi mundi t’ia niste punës.
Investitorëve potenciale ai u thoshte fjalë joshëse që gjoja me tregtinë e kupon-përgjigjeve ai mundi të kishte një fitim prej 400 %, të cilën ai e kishte gati për ta ndarë me kreditorët dhe investitorët e kapitalit të kompanisë së tij. Kush investonte para në kapitalin e kompanisë së tij, pra kush çonte para me përqindje, mundej që brenda 45 ditësh të merrte një fitim prej 50% ose e thënë ndryshe të dyfishonte paratë e tij në 90 ditë.
Sipas premtimeve të tilla aventureske, investitorët po të kishin një gjykim të ftohtë do të duhet të ishin mosbesues. Gjithashtu do të kishte mjaftuar një pyetje e thjeshtë në postë, për të zbuluar që në të gjithë botën nuk kishte aq mjaftueshëm kupon-përgjigje sa për një tregti të lulëzueshme. Por të joshur nga një kthim kapitali përrallor, investitorët i hodhën paratë e tyre tek Ponzi për mos i marrë më kurrë.
Dhe ata vepruan kështu sepse Ponzi nuk e fshehu biznesin e tij, por e nxiti më tutje atë me reklama agresive. Suksesi i tij ishte për këdo i dukshëm: Ndërsa Ponzi e filloi i vetëm biznesin e tij, mbas disa muajsh do ti duhej të punësonte rreth 30 persona, me të cilët ai tani ishte vendosur në një zyrë të mrekullueshme në një zonë shumë të mirë të Bostonit.
Me pjesët e mëtejshme të publicitetit Ponzi veproi si një çudibërës, edhe pse disa mëndje kritike do të ngrinin pyetjen se si Ponzi mund të premtonte fitime aq të larta pa asnjë lloj risku. Disa investitorë çuditeshin se si Ponzi ishte në gjendje që të shkëmbente sasi të mëdha kupon-përgjigje me para, por Italiani e bënte të mundur këtë dhe për ti qetësuar këta kliente duke përdorur një mbulesë gjoja të mistereve për biznesin e tij u thoshte: “Se si unë i kthej në para kupon-përgjigjet, është sekreti im. Atë unë nuk do ta nxjerr”.
Të njëjtën gjë do të bënte edhe mbas rreth nje shekulli Bernard Madoff. Ai nuk do të lejonte kompani tjetër auditimi përveç asaj të drejtuar nga kunati i tij, për të kryer kontrollet mbi fondet e kompanisë, duke pretenduar nevojën për të mbajtur sekret strategjinë e tij.
Por cfarë ndodhte në të vërtetë? Ponzi deklaronte se gjoja paratë e investuara në kompaninë e tij përdoreshin për shitblerjen e kupon-përgjigjeve por në fakt me to ai nuk bënte gjë tjetër por veçse me paratë e investitorëve të rinj paguante interesat e majme të investitorëve të vjetër, gjë e cila do të vazhdonte deri sa rryma e investitorëve naivë e të pangopshëm të ndërpritej, pra kur topi i borës të ndalonte, dhe i gjithë sistemi do të shembej.
I takon aspekteve psikologjike interesante të sistemit Top-bore, që vetëstilizimi i mashtruesit në mbështetje të të fshehtave të investitorëve nuk bëhej mosbesues, por në të kundërt interesi në to bëhej akoma edhe më i forte. Gracka funksiononte gjithmonë e më shumë: dekada më vonë aktorët e Klubit të Mbretërve Europianë tregonin për paradhuruesit e tyre të verbër të njëjtën histori, nga një gjoja tregti jashtëzakonisht fitimprurëse me garancitë bankare.
Kështu ndodhi edhe më parë: Ponzi i thoshte gjithkujt që ai merrej me kupon-përgjigjet ndërkombëtare, por në të vërtetë si në çdo sistem Topi-bore ai thjesht rishpërndante paranë: klientët e tij të vjetër ai i mbante mirë pasi u paguante përfitimet e premtuara. Paratë për këtë ai i merrte nga klientët e tij të rinj. Në Qershor të vitit 1920 Ponzi arriti të fitonte çdo javë një gjysëm milioni dollarë – një shumë jashtëzakonisht e madhe për atë kohe. Disa klientë morën aq shumë kredi nëpër banka, me qëllim për të marrë pjesë në shumëfishimin e mrekullueshëm të parave. (një gjë e ngjashme ndodhi edhe në vendin tonë, por që shkoi edhe më në ekstrem saqë kreditorët arritën të shisnin shtëpitë e tyre dhe paratë ti investonin në skemat Ponzi apo siç janë quajtur ndryshe, firmat piramidale).




Ponzi i ushtronte bizneset e tij ndër të tjera, nën emrin e një banke të vogël me emrin Hanover Trust Kompani dhe ku ai merrte pjesë vetë me 38%. Manaxherët e bankës nuk mundën ta mohonin më vonë që nuk dinin gjë për natyrën e bizneseve te Ponzit. Nga lëvizjet e llogarive ata mund ta kuptonin qartë që Ponzi nuk merrej me shit-blerjen e Kupon-përgjigjeve, por thjesht me ndarje parash (nga investitorët e rinj tek investitorët e vjetër) – dhe patjetër disa prej parave për vete.

Një sistem topi-bore rrëzohet gjithmonë vetë nëse rryma e naivëve bie, të cilët i dhuruan besim iniciatorit të mashtrimit. Në mungesë të rrymës së parave të reja ky sistem mund të përmbyset shumë shpejt. Kështu ndodhi edhe me Ponzin: ndërsa nga një anë kreditorët pakësoheshin dhe nga ana tjetër shumë prej tyre u mohohej pagesa e interesit apo e parave të tija bënte që sistemi të rrëzohej. Kërkesat e para për pagesa Ponzi mund ti plotësonte por më vonë nuk ngeli gjë tjetër veçse bizneset e tij të konfiskoheshin nga autoritetet shtetërore.

U zbulua që Ponzit i ishin besuar rreth 15 milionë dollarë nga afro 40,000 klientë në periudhën 1919-1920 (rreth 174 milionë dollarë e konvertuar me vlerën e vitit 2007). Nga këto, 4,3 milionë dollarë nuk u kthyen kurrë më. Gazeta “New York Times“ njoftonte për “një rebelim të ivestitorëve në zyrat e kompanisë së Ponzit, ku shumë vetë do të plagoseshin duke thyer xhamat dhe dyert nga përleshjet”.
Policia e alarmuar nga një situate e tillë e dalë jashtë kontrollit kishte nevojë për ca kohë për të nxjerrë jashtë nga zyra e Ponzit protestuesit. Dhe loja mbaroi – më 12 Gusht 1920 biznesmeni i paturpshëm do të arrestohej. Pak mbas përmbysjes së sistemit Top-bore falimentoi edhe kompania ku ai ishte aksioner me 38%, Hanover Trust. Ponzi edhe do të dyshohej si agjent bolshevik nga investitorët e plagosur, të mavijosur dhe të çjerrë. Më pas, ai do të dënohej me shumë vite burg.




Por karriera kriminale-financiare e Ponzit nuk kishte mbaruar ende. Mbas lirimit të tij nga burgu ai shkoi në Florida ku me një emër fallso filloi të organizonte një sistem tjetër Topi-bore, që këtë herë duhet ta bazonte mbi bizneset e pasurive të patundshme. Ai u premtoi investitorëve një shumim parash të jashtëzakonshëm, nga 10 dollarë në 5,3 milionë dollarë në dy vjet: në mënyrë shumë idiote dukej ekspozimi i terrenit, mbi të cilën gjoja ai, do të ndërtonte pasuri të patundshme dhe pjesën me të madhe të tyre nën ujë. Për këtë lloj tjetër mashtrimi, Ponzi mori edhe një dënim tjetër prej 7 vjetësh, por që i shpëtoi falë një garancie pasurore.
Megjithëse rrjedha e parave në fazat e para të skemës Ponzi mund t’i tundonte investitorët duke menduar që skema mund të ketë sukses, në fakt disa llogari të thjeshta tregojnë pamundësinë e mbijetesës së kësaj skeme nga ana financiare. Duke marrë si shembull një transaksion të skemës Ponzi siç vepronte ne Boston, firma pranonte para dhe premtonte 50% në 45 ditë ose 100% në 90 ditë. Në versionin kur firma merrte 100$ për 90 ditë borxhi i firmës ndaj kreditorit mbas 90 ditësh ishte 200$. Mënyra për të krahasuar 100$ tani dhe 200$ mbas 90 ditësh është të llogarisësh vlerën e tashme të 200$ që do ti kishte kreditori mbas 90 ditësh. Normë interesi e skontos që duhet aplikuar është norma e interesit të tregut aktual prej 5%. Vlera e tashme e 200$ të skontuar për 90 ditë me 5% interes vjetor është 197.53$. Pra fitimi neto për Ponzin në çdo 100$ të pranuar ishte (+100$-197.3$)= -97.53$, që do të thotë, Ponzi humbte 97.53$ në çdo 100$ që merrte nga kreditoret.




Me pas Ponzi u përpoq të linte SHBA-në. Ai doli jashtë shtetit me një anije që udhëtonte nën flamurin italian me destinacion Italinë në të cilën gjatë një ndalese tranzit në Texas një sherif do ta arrestonte përsëri për këtë veprim të kundraligjshëm. Ponzi i kaloi vitet e tjera në burg deri para vitit 1934 kur autoritetet shtetërore do ta ekstradonin ne Itali. Disa vite ai do të punonte në vendlindjen e tij si përkthyes por pa sukses, dhe më pas ai mori drejtimin e filialit brazilian të shoqërisë italiane të fluturimit, Alitalia, pozicion të cilin e mbajti deri në 1942 kur terminali u mbyll për shkak të luftës. Vitet e fundit të Ponzit u shënuan si vite me vuajtje dhe me sëmundje. Ai vdiq në vitin 1949 në një spital në Rio de Janeiro.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Skandale në Botën Financiare

#2

Post by Adriana » Fri Oct 02, 2009 6:25 pm

Histori Skandalesh në Botën Financiare (2)



"Klubi i Mbretërve Europianë"



Ashtu si edhe në shkrimin e mëparshëm, “Skema Ponzi”, të nderuar lexues, në shkrimin e radhës bëhet fjalë përsëri për një mashtrim financiar të tipit piramidal, apo siç quhet ndryshe në literaturën financiare “Sistemi Top Dëbore”. Ajo që na shton kureshtjen duke përfshirë këtu edhe veten time, është mënyra e mashtrimit, koha kur ka ndodhur, (pothuajse në të njëjtën kohë me firmat tona piramidale, 1993-1996), dhe suksesi i këtyre skemave duke shfrytëzuar vesin e njeriut, ambicien për t’u pasuruar brenda natës, pa mund e djersë. Ashtu siç do ta shikojmë edhe në shkrimet e ardhshme, këto lloj mashtrimesh kanë pasur sukses jo vetëm në shoqëri që nuk njihnin ekonominë e tregut dhe nuk kishin kulturë bankare, por edhe në shoqëri perëndimore me shekuj eksperiencë në bankë dhe financë.

Në vitin 1992 Damara Bertges dhe Hans Gunther Spachtholz themeluan një organizatë “jofitimprurëse” të quajtur European Kings Club "EKC" (Klubi i Mbretërve Europianë), e cila do të grumbullonte rreth vetes ``Peshqit e vegjël`` duke u premtuar se do ti ndihmonte ata si dhe duke u bërë propagandë negative për bankat e mëdha europiane. Investitorët blinin nga ky klub një “letër” që ishte një lloj aksioni për 1400 franga zvicerane. Kjo letër u garantonte atyre një pagesë mujore prej 200 frangash për 12 muaj rresht që do të thotë afro 70% fitim interes brenda një viti. Mbledhjet e Klubit të Mbretërve Europiane ishin flamë fare: ata këndonin himnin e tyre dhe dyshja e famshme, Bertges-Hans, e kthenin në një spektakël duke u tundur tufat me para në dorë “anëtarëve te klubit” (kreditorëve të tyre) në majë të skenës.

Kur skema u përmbys 2 vjet më vonë, afro 100,000 investitorë Gjermanë, Austriakë dhe Zvicerane ishin mashtruar për afro 1 bilion dollarë. Në dy kantonet e Zvicrës, Uri dhe Glarus, mesatarisht një në dhjetë banorë ishin përfshirë në këtë skemë piramidale. Por edhe mbasi autoritetet shtetërore gjurmuan zyrat dhe aktivitetin e Klubit, dhe Bertges u arrestua, investitorët e saj ende besonin se ajo ishte mbretëresha e tyre. Kur Bertges doli në gjyq, “viktimat” e saj e duartrokisnin dhe e brohorisnin aq fort, sa që gjykatësit iu desh të boshatiste sallën e gjyqit. Për mashtrim personash për afro 1 bilion dollarë, Bertges u dënua 8 vjet dhe Spachtholz diku më pak se 5 vjet.

Damara Bertges për vite me radhë në fushatën e saj të mashtrimit, përgatiste terrenin për të propaganduar kundër kapitalit të madh dhe aktivitetit të bankave. Me anë të kësaj fushate ajo tentonte të fuste në vorbullën e saj investitorët e vegjël por të shumtë në numër, me kapitalet e të cilëve ajo do të bëhej e pasur. Fatkeqësisht numri i këtyre “peshqve” të vegjël do të ishte i madh dhe milionat e tyre do të derdheshin nëpër këmbët e Mbretëreshës Bertges.(kujtoni kur në Shqipëri njerëz nga të katër anët e vendit çonin tufat e lekëve në firmat piramidale duke i hedhur në zyrat e tyre si topa lecke pa i numëruar farë)


Duket e pabesueshme nëse e themi kaq shkurt. Por ishte fatale që një grua dosido, një ish punonjëse hoteli, do të bëhej drejtuesja e ``Klubit të Mbretërve Europiane`` dhe anëtarët e shumtë do të bëheshin budallenjtë e saj. Ky nuk ishte një rast i çfarëdoshëm mashtrimi investitorësh, por një nga rastet më të mëdha deri atëherë në historinë e Republikës Gjermane. Procedura e falimentimit që u hap më 1996, (çuditërisht ky vit përkon edhe me periudhën kur sapo filloi procesi i falimentimit të firmave piramidale në Shqipëri) shpërtheu të gjitha rastet e paprecedente të ndodhura deri atëherë, (pse jo, ndoshta edhe atë shqiptar) që edhe pse i gjithë biznesi u ushtrua vetëm 3 vjet, nga 1991 deri në 1994, thithi një dimension gjigant investitorësh: Shefat e Klubit të Mbretërve Europiane (EKC) grumbulluan mbi 2 miliard Marka nga rreth 100,000 investitorë në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe krejtësisht pa asnjë plan biznesi apo investimi.

Klubi – kështu u quajt më pas nga Gjykata – ishte sajuar që në fillim si një sistem mashtrimi piramidal apo sistemi mashtrimi i topave të borës, i cili paratë e investitorëve të rinj do ti përdorte për të financuar pagesat e investitorëve të vjetër. Klubi i kishte joshur anëtarët e tij duke u premtuar secilit prej tyre se brenda një viti do të mundnin të përfitonin 70% interes të shumës së kapitalit që ata kishin investuar. Një premtim të ardhurash që sot do ti dukej çdo financieri e llahtarshme dhe që do ti digjte menjëherë të gjitha llambat e alarmit të sigurisë financiare. Por sistemi i Klubit ishte thjesht sa i pabesë aq dhe përfundimisht gjenial. Aq gjenial sa dhe vetë anëtarët e mashtruar edhe në sallën e gjyqit kërcënonin gjykatësin: “Sistemi mund të funksiononte – vetëm nëse autoritetet e prokurorisë nuk do e kishin penguar aq keq, dhe ata e penguan ndoshta sepse ishin vetë ziliqarë për fitimet që kishim ne”, shpreheshin ata.

Klubi deklamonte kundër sistemit të bankave dhe punëve angari të tyre. Ai i mashtronte njerëzit duke u thënë se do të merrnin interesa të mëdha edhe me shumat e vogla që ata investonin. Dhe drejtuesit e Klubit me propagandën e tyre kritikonin bankat duke u treguar investitorëve se, kur ne si Klub jemi në gjendje tu paguajmë interes 70% pa shumë mundim atëherë bankat me biznesin e tyre të paktën duhet të fitojnë 100%, por sistemi i tyre është kundër jush. Kritikat kundër bankave ishin në atë kohë aq popullore sa janë edhe sot. Kjo i nervozonte investitorët prandaj edhe propaganda e klubit zinte vend.

Për këtë duhej dhe marifeti psikologjik i Damara Bertges-it, “Mbretëresha” e Klubit të Mbretërve. Ajo tallte dhe joshte në të njëjtën kohë publikun me karizmën e saj dhe fjalët e mëdha që përdorte. Ajo shpallte veten e saj “Një Mbretereshe të Zemrave”, një Franke denbabaden nga Schweinfurti që vishej me një prirje me ngjyra te forta dhe modele të gjera, por që asnjëherë nuk u shfaq në mënyrë ekstravagante – për këtë dukej edhe më shumë e përzemërt. Këto afrimitete me anëtarët e Klubit arritën deri aty sa ajo vetë, edhe pse para gjyqit, u drejtohej tërë rrezatim dhe krenari fansave të saj dhe ata e brohorisnin si të ishte një lidere sekti fetar dhe i vendosnin asaj buqeta me lule dhe trëndafila të kuq në sallën e gjyqit. (kujtoni videot me skenat e turpshme të Rrapush Xhaferit – presidenti i firmës piramidale “Xhaferi” - në kohën kur piramidat në Shqipëri ende lulëzonin).

E vetëquajtura shpëtimtarja e investitorëve të vegjël, përshëndeste kuvendet e Klubit të saj kundër kapitalit të madh. Ajo skenonte me një paradë dhe himnin e vet, dhe i informonte investitorët e saj me revistën e Klubit me anë të së cilës do ti demonstronte atyre “lidhjet sociale, ekologjike, financiare dhe ekonomike” të Klubit dhe do tu mësonte atyre ``mekanizmin e rishpërndarjes``: Klubi i Mbretërve u shiste anëtarëve të tij 1400 franga copën e letrës, (``Letër me vlerë``) dhe nga kjo shumë, 200 franga, i shkonte për komision Klubit dhe ndërmjetësit të tij. Si rishpërndarje parash vepronte modeli i 12 muajve me nga 200 Franga çdo muaj. Gjithsej 2400 franga pagesë për një prerje prej 1400 Frangash. Këtë copë letër e blenë nga klubi jo vetëm afro 100,000 shtetas lakmitare, por përveç kësaj një numër i madh prej tyre morën dhe kredi të mëdha që të mundnin të investonin sa më shumë tek Klubi. Në disa kantone të Zvicrës arriti që një në dhjetë banorë te investonte ne Klub, të shtyrë edhe nga miq e të njohur familjarë.

Përse funksionoi kjo? Sepse të ardhurit e rinj shihnin që anëtarëve të vjetër të klubit u shërbehej dhe ata merrnin përpikmërisht paratë. Pastaj në çdo kuvend të klubit shefja, Damara, thërriste disa anëtare në skenë dhe u tundte atyre duke qeshur një zarf plot me para në dorë. Është një nga hilet më të vjetra, me të cilat operuan edhe fillestarët e ``Letrave me varëse`` dhe ``Sistemit të piramidave``. Por patjetër nga kjo “zemërgjerësi” e madhe autoritetet shtetërore u treguan të ndjeshëm. Në 1992, një vit pasi Bertges me bashkëpunëtoret e saj kishin formuar klubin nën emrin ``Klubi i Mbretërve Gjermanë`` në Gelnhausen të rajonit të Frankfurtit, klubi u duk në radarët e autoriteteve të mbikëqyrjes financiare. Prokuroria filloi të investigonte. Që një organizate jo-fitimprurese pa një plan biznesi shiste bono me vlerë të madhe me garanci ripagese, kjo binte erë biznesi bankar të palejuar. Për shkak se Klubi nuk kishte licensë për të ushtruar veprimtari me letra me vlerë, ai u ndalua. Megjithate liderët nuk u shqetësuan shumë: Ata e ngjitën atë një shkallë më lart dhe e quajtën “Klubi i Mbretërve Europianë”, ndryshuan rezidencën nga Hassischen i Gjermanisë ne Stansstad të Zvicrës dhe ushtruan atje “biznesin” e tyre më tej.

Klubi rekrutonte anëtarë të tjerë. Nga ana tjetër ai ndërtoi një rrjet firmash, disa prej tyre në ishujt Karaibe, në Bahamas apo nëpër oaze fiskale europiane. Me anë të kompanisë ``EKC Re-insurance`` (ri-sigurimi EKC) në Dublin, Klubi drejtonte rrjedhën e parave të veta drejt një rrjeti kompanish në lidhje, që kohët e fundit përfshinte rreth 80 të tilla, dhe ku paraja thuajse rridhte pakuptueshëm. Kështu do të rrëfenin autorët përgjegjës më vonë para gjyqit. Me anë të këtyre trillimeve Klubi përpiqej të bindte mediat, të cilat kishin filluar të shprehnin publikisht kritikat e tyre për aktivitetin e tij, pasi kishte filluar të binte zilja prej kohësh e tatëpjetës së klubit. Ndërkohë si kundërargumenta të aktivitetit të firmës do të shërbenin edhe armiqësitë midis vetë anëtarëve të Klubit pasi historia e tij po shkonte drejt fundit, dhe pagesat nuk po kryheshin më aq kollaj sa më parë.

Kjo faktikisht funksionoi 3 vjet. Ndërkohë shefat e klubit kishin aprovuar për veten e tyre rroga mbretërore me nga gjysëm milioni Marka secili. Mbretëresha vetë fitonte për çdo ``letër me vlerë`` të shitur 10 marka duke bërë kështu të paktën 14 milionë Marka. Jo keq për një ish-punonjëse hoteli. Në Shtator të 1994 sistemi u përmbys. Prokuroria urdhëroi arrestime kundër 4 drejtuesve. EKC-ja, Klubi, vazhdoi deri në Tetor dhe me pas u mbyll. Klubi edhe nuk mundi më të shlyente detyrimet e veta. Pjesa e luanit të parave përfundimisht nuk ekzistonte më. Ajo ishte kthyer në pasuri të patundshme, por që nuk sillte fitim. Ishin dhënë ide të veçuara për kapitalet se si do të investoheshin, por gjoja ato kishin dështuar. Dhe shefat e klubit prej kohësh i kishin bërë erë paratë e rrogave të tyre. Gjykata e Frankfurtit mundi si fillim të siguronte vetëm 3.5 milionë nga 2 miliardë markat origjinale. Edhe pas një krehje shumë të përpiktë të librave kontabël dhe të kapitaleve të siguruara sipas të dhënave kompjuterike në Gelnhausen ngelën në fund 500 milionë Marka të zhdukura. Gjykata mbylli procesin e falimentimit të një prej mashtrimeve më të mëdha që kishte parë republika.

Gjyqtarët dhe prokurorët hapën sytë te çuditur. Fansat e Damarës kishin udhëtuar nga Austria e Zvicra me autobusë për të brohoritur e përkrahur shefen e tyre në bankën e akuzës akoma si një heroinë. Shefat e tyre të tjerë, ata poshtë Bertges, Man Harald, ish-mjek i forcave të armatosura Gunther Spachtholz dhe një prokuror kishin mashtruar për një kohë të gjatë dhe i kërkonin falje investitorëve. Ata morën secili rreth 4 vjet e gjysmë dënim me burg. Si viktima të mashtrimit disa investitorë ishin futur në borxhe kredie deri në fund të jetës së tyre, shumë morën trajtime psikologjike, një tjetër i dëmtuar i dha fund jetës së tij nga dëshpërimi. Vetëm ``mbretëresha`` qëndroi e fortë deri në fund. Ajo u prononcua se nuk do të pendohej dhe kishte dashur ti investonte në rregull paratë, por fatkeqësisht bashkëpunëtorët e saj nuk kishin dalë shumë të besueshëm. Ajo nuk donte t’ia dinte për paratë e humbura, dhe kishte kërkuar kontaktin e saj me njerëzit. Psikologu i saj biles konfirmonte që e gjithë kjo histori ishte e besueshme: “Nuk ishte pangopësia që Damara Bertges ushtroi, por përpjekja për kujdes, vëmendje dhe njohje”, shprehej ai.

Damara Bertges u dënua me 8 vjet heqje lirie, nga ato dy vjet do ti vuante në gjendje arresti dhe si përfundim vuajti dënimin vetëm për tre vjet e gjysmë. Mbas lirimit të saj ajo nuk u duk më publikisht dhe ``ndoshta`` mori drejtimin për në rrugën e milionave të zhdukur, në ishujt Bahamas.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”