"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ekonomia Boterore.

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#46

Post by Sally » Wed Oct 07, 2009 7:00 pm

Përfundon Kongresi i FMN dhe Bankës Botërore



Me një thirrje, që nga kriza ekonomike të nxirren shance për zhvillimin e reformave, përfundoi në metropolin turk Kongresi vjetor i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministrat e financave dhe të zhvillimit nga 186 vendet anëtare të dy organizatave diskutuan katër ditë me radhë për pasojat e krizës ekonomike globale dhe strategjitë për periudhën e paskrizës. Ndër të tjera u ra dakord që vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion ekonomik të kenë më shumë të drejta fjale në të dy institucionet ndërkombëtare. Në kuadër të takimit pati përleshje të demostruesve dhe policisë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#47

Post by Sally » Wed Oct 07, 2009 7:01 pm

Çmimi i arit ngrihet në nivel rekord, ndërsa dollari dobësohet




Zyrtarët në disa kryeqytete të Lindjes së Mesme janë duke mohuar një njoftim se vendet prodhuese të naftës dhe vende të tjera po bëjnë komplot për të zëvendësuar dollarin amerikan, si monedhën kryesore në çmimet globale të naftë. Por këto mohime nuk e kanë penguar dobësimin e dollarit kundrejt monedhave të tjera kryesore, ndërsa çmimet e naftës u rritën dhe ari arriti nivelin më të lartë deri më sot.

E prekur prej kohësh nga një ekonomi e dobët dhe nga një valë borxhesh në rritje, dollari amerikan pësoi një goditje nga një gazetë britanike. Gazeta Independent njoftoi të martën se disa shtete arabe, së bashku me Kinën, Rusinë dhe një numër vendesh të tjera, janë duke mbajtur takime të fshehta mbi një plan për t'i dhënë fund çmimit botëror të naftës në dollarë dhe për t’a zëvendësuar dollarin në tregun global me një grup monedhash.

Zyrtarë të financave dhe të naftës në disa vende të Lindjes së Mesme të pasura me naftë e përgënjeshtrojnë kategorikisht artikullin e gazetës Indepenent. Associated Press citoi një zëdhënës të kryeministrit rus Vladimir Putin të ketë thënë se shkrimi i gazetës nuk është serioz.

Por dëmi tashmë mund të jetë bërë. Dollari pësoi rënie në krahasim me monedha të tjera klryesore, përfshi euron dhe jenin japonez. Dollari i sapo dobësuar ka ndikuar në rritjen e çmimeve të mallrave. Çmimi i naftës u ngrit në mbi 71 dollarë për fuçi, ndërsa ari arriti një rekord të ri të lartë, kur 1 ounce ( 28.3495 gram) u shit mbi 1.040 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që të ardhmja e dollarit si monedhë përparësore në botë është vënë në pyetje - jo vetëm në çmimet e naftës, por edhe si monedhë botërore rezervë.

Por ish-zëvendës sekretar amerikan të Thesarit, Roger Altman thotë se spekulimet në lidhje me zëvendësimin e dollarit janë të nxituara.



Ish-zëvendës sekretari i Thesarit shton, megjithatë, se fuqia e monedhës amerikane ndeshet me sfidë të vërtetë.

"Çështjet rreth dollarit nuk janë aq shumë se çfarë do të bëjë OPEC-u dmth, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, por si do të jetë gjendja e ekonomisë amerikane”.

Të martën, Australia u bë vendi i parë e industrializuar që rriti normat e interesit që nga kriza financiare e vitit të kaluar, duke shkaktuar grumbullimin e dollarit Australian.

Kryetari i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke ka thënë se ai nuk parashikon ngritjen e normave të interesit në SHBA në të ardhmen e afërt
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#48

Post by Sally » Sun Oct 11, 2009 1:22 pm

Vitin e ardhshëm do të rritet kërkesa botërore për naftën




Kërkesa botërore për naftë do të ripërtërihet me ritme më të shpejta për vitin e ardhshëm, sesa parashikimet e bëra deri tani. Agjencia Ndërkomëbatare e Energjisë deklaroi sot se kjo vjen si pasojë e një tabloje të përgjithshme ekonomike më positive.
Në një raport të përmuajshëm, agjencia, që këshillon 28 ekonomitë e industrializuara, rriti parashikimet e saj për kërkesën globale për naftë për vitin 2010 në 1,42 milionë fuçi në ditë, rreth 150 mijë fuçi nafte në ditë më tepër se parashikimi i saj i mëparshëm.

Vitin e ardhshëm kërkesa për naftë pritet të jetë rreth një mesatareje prej 86,05 milionë fuçi nafte në ditë, që reflekton parashikime ekonomike më optimiste nga Organizata e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të dhëna më të larta nga Amerikat dhe Azia, thuhej në raport.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) prodhoi më tepër naftë në shtator se në gusht, duke e çuar shkurtimin e premtuar të prodhimit të naftës në 62 për qind, deklaroi agjencia
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#49

Post by Sally » Tue Oct 20, 2009 5:27 pm

Image



Falimenton banka BSB ne Hollande, falimentimi e kesaj banke vjen e deklaruar diten e hene mbas nje afati dy javor qe kishte kerkuar vet pronari i bankes Dirk Scheringa. Banka mund te shpetonte nga falimentimi vetem ne dy rrugzgjidhje:

1- me nje borxh te kerkuar nga banka qendrore e Hollandes
2- bashkupunim me nje bank Amerikane

Asnje nga keto dy rrugzgjidhje nuk pati sukses, rrugzgjidhja e pare: Banka centrale e Hollandes nuk mund te leshonte borxhin e kerkuar nga pronari nga vet fakti qe 80% e buxhetit te DSB ndodhet ne investime jo te garantuara, dhe rrugzgjidhja e dyte per bashkpunimin me nje banke Amerikane nuk pati sukses nga fakti qe shteti i Hollandes i kerkoj nje garanci shume te larte bankes Amerikane ( qe te siguronte te ardhurat e klienteve), me nje shifer 3 miljard euro.

Falimentimi i kesaj banke vjen nga vet pronari duke mos marr parasush efektin dhe demet e krizes se kaluar 2008-2009, duke menduar qe kriza ekonomike kaloj periudhen e saj aji investon 80% nga buxheti i bankes ne aksione te ndryshme te cilat e drejtuan ne kete falimentim.
Mbas deklarates se falimentimit te DSB, shteti Hollandez siguron per 86.000 klientet e kesaj banke qe te gjithe do kene te ardhurat e tyre pa asnje humbje, ( vetem kush ka pasur leke te mbyllura me interes humbin interesin, po marrin shumen qe kishin mbyllur) brenda dy javesh klientet e DSB do ndahen ne pese bankat me te fuqishme te Hollandes, nga dita e djeshme gjithashtu te gjitha pronat, investimet, e DSB i kaluan shtetit.
Me bankat e DSB ishin te punesuar rreth 2000 punetore, nga te cilet 700 puntore do kalojn direkt ne bankat qe do merrin persiper klientet e DSB, dhe pjesa tjeter e punetoreve i kalojn pensionit te shtetit (werk-loser) me nje garanci qe brenda 3-muajve do te sistemohen ne vende pune.

Pronari i DSB pranon qe kan bere nje gabim te madh ne investimet me 80% te buxhetit, po nuk e quan te drejte qe banka e shtetit nuk ju pergjigj me borxhin qe DSB i kerkoj per te kaluar kete kriz. Dhe ne intervist shprehet qe "NE NUK KEMI FALIMENTUAR PO NA FALIMENTUAN"

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#50

Post by Adriana » Tue Nov 03, 2009 10:24 pm

Gjermania shënon një rënie të papunësisë



Berlin - Gjermania ka pësuar një rënie të shkallës së papunësisë në muajin tetor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 7,7 për qind, nga 8 që ishte në muajin shtator.
Agjencia Federale e Punës në Gjermani, ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji janë 3,2 milionë njerëz të pa punë, 118 mijë më pak se në shtator. Agjencia ka vënë në pah se rënia e shkallës së papunësisë është tregues i mëkëmbjes së ekonomisë gjermane.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#51

Post by Adriana » Thu Nov 05, 2009 5:35 pm

SHBA: Të dhënat e qeverisë tregojnë se kriza ekonomike ka përfunduar





Sipas të dhënave të publikuara dje nga qeveria, recesioni më i rëndë dhe më i thellë ekonomik që pas Luftës së Dytë Botërore në Shtetet e Bashkuara ka përfunduar. Nga Uashingtoni korrespondenti i Zërit të Amerikës Majkëll Bowman sjell hollësi.

Pas katër tre mujorësh të njëpasnjëshëm tkurrjeje, ekonomia amerikane u rrit 3,5 përqind nga korriku deri në shtator.

Këto shifra të publikuara nga Departamenti Tregëtisë tregojnë rritjen ekonomike më të fuqishme në dy vitet e fundit.

Ekonomistët, si Kathleen Stivensen nga kompania Aladdin Capital Holdings me seli në Konetiket, e mirëpritën këtë lajm.

“Në të vërtetë rimëkëmbja ka marrë drejtim. Ky është një fillim i mbarë. Rritja është pak më e madhe seç parashikohej.”

Zonja Stivenson foli për kanalin televiziv Bloomberg.

Rritja ekonomike është nxitur nga shitjet e mallrave industriale dhe shtëpitë. Të dyja këto kategori kanë përfituar nga subvencionet e mëdha qeveritare për blerjen e makinave që përdorin pak karburant dhe blerjen e shtëpive. Por subvencioni për blerjen e makinave, Cash for Clunkers ka përfunduar, dhe kredia në taksa për ata që blejnë shtëpi për herë të parë do të skadojë.

Kjo e shqetëson Kathleen Stivenson mbi ardhmërinë e ekonomisë Amerikane.

“Shumë nga kjo rritje e shpenzimeve të konsumatorëve ka ndodhur për shkak të mbështetjes nga qeveria. Shtatëdhjetë përqind e kësaj ekonomie është ende e stimuluar nga konsumatorët. Konsumatori është ende duke e marr veten dhe favorizon pakësimin e borxhit ndaj blerjeve të reja. Kjo do të thotë se konsumatori do të jetë i kujdesshëm me shpenzimet, pasi rrogat nuk po rriten shpejt. Kështu që ne ende do të kemi sfida të mëdha këtu për konsumatorin, gjë që më shqetëson.”

Ekonomia do të vazhdojë të rritet, por me një hap të ngadalshëm, tha ekonomisti kryesor i organizatës Global Insight Nariman Behravesh.

“Edhe pse ne nuk do të kthehemi tek shifrat negative, rritja do të ngadalësohet ndoshta në 2 përqind në të ardhmen.”

Një nga pengesat e një rritjeje të fortë dhe të qëndrueshme të ekonomisë amerikane është papunësia, e cila qëndron në 9,8 përqind në shkallë vendi dhe parashikohet të rritet edhe më tej gjatë muajve të ardhshëm. Zoti Behravesh thotë se kjo situatë nuk është e pazakontë në fazat e hershme të rimëkëmbjes ekonomike.

“Krijimi i vendeve të punës gjithmonë vjen me vonesë dhe pas rimëkëmbjes. Bizneset zakonisht presin deri sa janë krejt të sigurta se rimëkëmbja është e qëndrueshme para se të fillojnë ripunësimin e njerëzve.”

Departamenti i Punës ka njoftuar se 530,000 amerikanë që kanë humbur punën kanë aplikuar për ndihmë sociale javën e kaluar, një zbritje e vogël në krahasim me javën e mëparshme por më e lartë se ç’kanë parashikuar ekonomistët.

Nga ana tjetër, numri i përgjithshëm i kërkesave ka qëndruar në 5,8 milion, 150,000 kërkesa më pak se një javë më parë.

Nëse ekonomia amerikane pësoi rritje gjatë tre-mujorit të fundit, a kanë verejtur përmirësimin amerikanët e thjeshtë? Ende jo, kështu thonë disa punëtorë të anketuar në Los Anxhelos.

“Nuk do ta besoj se ka ndryshim derisa të bjerë papunësia—dhe jo vetëm se kështu thotë qeveria.”

“Nuk e di. Ende nuk kam parë ndryshime. Ndoshta është herët të thuhet se recesioni ka përfunduar.”

“Për tetë muaj me radhë jam duke kërkuar punë, dhe nuk kam marr përgjigje ende. Miqtë, familja, ata janë pak a shumë në të njëjtën situatë. Njoh shumë njerëz që po kërkojnë punë.”

Analistët thonë se papunësia e lartë do të kufizojë rritjen e ekonomisë amerikane në një ardhme të afërt. Por disa analistë tjerë thonë se përmirësimet e tanishme ekonomike janë të mirëseardhura, duke marrë parasysh se para një viti kishte një debat të hapur mes ekonomistëve nëse Shtetet e Bashkuara po qëndronin në prag të një Depresioni të Madh ekonomik sikur ai i viteve 1930
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#52

Post by Adriana » Thu Nov 05, 2009 5:38 pm

Kanada, 'Ford' mbyll fabrikën




Gjiganti amerikan prodhimit te makinave, “Ford” brenda viti 2011 do të mbyllë njërën prej fabrikave të saj në Kanada.

Lajmi është njoftuar nga autoritetet kanadeze ku shtohet me tej se si pasoj e vendimit te ndërmarrë prej “Ford” do te mbeten pa pune rretë 1500 punëtorë. Ndërkohë, vete kompania nuk shpjegon arsyet e mbylljes se fabrikës por ekspertet mendojnë se kjo mase është ndërmarrë ne kuadër te ringritjes se kompanisë pas humbjeve që pësoi prej krizës financiare.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#53

Post by Adriana » Wed Nov 11, 2009 5:40 pm

Rritet papunësia në botë



Megjithë shenjat e rimëkëmbjes ekonomike në gjithë botën, papunësia edhe më tej rritet në shumë vende të zhvilluara.

Për këtë tregon fakti edhe i njoftimit të ministrisë amerikane të punës në të cilin thuhet megjithë rritjen e ekonomisë prej 3.5 për qind, papunësia në tetor është rritur në 10.2 për qind, që është shkalla më e lartë që nga viti 1983.

Rritja e shkallës së papunësisë në Amerikë mbi 10 për qind është shënuar pasi muajin e kaluar në gjithë SHBA-në janë mbyllur 190 mijë vende pune.

Sipas të dhënave të muajit shtator, papunësia në 30 vendet e pasuara anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik.

Bashkimi Evropian këtë javë ka parashikuar që papunësia në eurozonë në vitin 2010 do të rritet bë 10.7 për qind në krahasim me 9.5 sa është këtë vit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#54

Post by Sally » Tue Nov 17, 2009 5:01 pm


Prodhimi industrial në Rusi ka shënuar rënie 12.2 për qind, kanë bërë të ditur autoritetet në Moskë.
Rusia është duke kaluar nëpër krizën më të rëndë në dekada për shkak të rënies së madhe nga viti i kaluar i çmimeve të naftës dhe gazit, që bëjnë shtyllën e ekonomisë së këtij vendi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#55

Post by Adriana » Wed Dec 23, 2009 10:04 am

Ekonomia amerikane shenon nje rritje me 2.2% gjate tremujorit të trete të ketij viti, njoftojne burimet zyrtare. Rritja eshte me e vogel se cpritej, por megjithate eshte tregues se ekonomia amrikane mund te mbylle këtë vit në gjendje me të mire se vitin e kaluar.
Ekonomistet sipas analizave besojne se tremujori i fundit i ketij viti do të mbyllet me statistika me pozitive.
Kjo nuk do te thote qe gjendja e papunesis ne amerike eshte permiresuar ne kete drejtim.


Papunësia e lartë, shqetësim i madh për amerikanët

Këtë muaj, Presidenti Obama mbajti një takim të posaçëm të nivelit të lartë për trajtimin e problemit të papunësisë. Ndërkohë, Departamenti i Punës njofton se niveli i papunësisë në muajin nëntor ishte 10 përqind.
Martin Phillips i Zërit të Amerikës vizitoi një zyrë punësimi në Manhatan të Nju Jorkut, ku njerëzit që kanë humbur punën marrin kompensime. Jashtë zyrës së punësimit njerëzit duken të shqetësuar.

Shumë prej njerëzve shqetësohen se kanë mbetur pa para. Nju Jorku nuk është i vetëm. Firma Caterpillar Tractor e pushoi nga puna Denise Randolph në fillim të këtij viti. Ajo montonte motorë për një uzinë pranë qytetit Peoria, dhe nuk ka gjetur dot punë tjetër.

"Mendova se mund të gjeja ndonjë punë si pastruese shtëpish mirëpo askush nuk të ofron punë, as pastruese nuk bëhem dot," thotë e papuna Denisë Rendolf. Por humori i saj nuk zgjat shumë. "Është dekurajuese kur përpiqesh të gjesh punë në zanatin tënd dhe nuk gjen dot. Jam e shqetësuar çdo ditë, edhe natën nuk më ze gjumi."

Gjatë Depresionit të Madh, papunësia ishte akoma më e lartë, të paktën 25 për qind. Por ekspertët thonë se nëse llogaritet edhe ata që punojnë me orë të reduktuara ose ata që kanë hequr dorë nga kërkimi i punës, niveli i papunësisë sot do të ishte më shumë se 20 përqind.

Ekpertët besojnë se nëse qeveria ka një plan të ri për të ulur papunësinë, do të duhen më shumë se 4 vjet për të arritur në nivelin e punësimit të vitit 2007. Ata mendojnë se rigjallërimi ekonomik, sado i fuqishëm të jetë, nuk do të ketë ndikim pozitiv nëse niveli i papunësisë nuk bie ndjeshëm.



Gjithashtu dhe shume nenshtetas qe te cilet deri para disa muajsh ishin te punesuar sipas studimeve te tyre, sot mundohen te kerkojn nje rroge kudoqofte ajo dhe sidoqofte. Ja dhe nje fat konkret per nje 26 vjecar "economiste" deri para disa muajsh ne "Wall Street" dhe ne ditet e sotme i papunesuar mundohet te fitoj dicka pa menduar dhe pretenduar per cfar ka studiuar.
Me ane te nje shokut te vjerrit te tij aji gjeti momentalisht kete biznes te vogel ( shet peme te vitit te ri ), edhe pse ky biznes nuk eshte per shume kohe, por aji shprehet qe cdo fitim i vogel eshte i nevojshem ne keto momente.
Ketu mund te shikoni videon dhe intervisten:
http://www.rtl.nl/components/actueel/rt ... _video.xml
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#56

Post by Adriana » Sun Feb 07, 2010 3:50 pm

Greqia ka dëmtuar klubin e Euros

Hyrja e Greqisë në Eurozonë u bë me statistika jokorrekteBorxhet e larta të Greqisë dhe falsifikimi i statistikave ekonomike dhe buxhetore shkaktojnë trazira në tregjet financiare ndërkombëtare. Monedha e përbashkët euro ka humbur ndërkohë vlerën.



Euro ka humbur në krahasim me dollarin 8 përqind në vlerë

Në kohë krize sytë drejtohen nga Berlini. Ekonomia më e fortë e Europës duhet të mbajë peshën kryesore në një aksion shpëtimi për Greqinë e dobët. Fundja nuk është fjala vetëm për të penguar falimentimin shtetëror të Greqisë, por edhe dëmin masiv për monedhën e përbashkët euro. Dëmi është tashmë konkret. Që prej fillimit të dhjetorit, euro në krahasim me dollarin ka humbur 8 përqind në vlerë. Nga ana tjetër në mesin e janarit kërkesa për bonot miliardëshe të thesarit e tejkaloi disafish ofertën. Shkaku është i qartë. Grekët ofruan interes me katër përqind më shumë se norma e interesit të bonove gjermane të thesarit, të cilat përbëjnë vlerën e referencës për marrjen e kredive shtetërore në vendet e euros.

Për investorët ky është një biznes i mirë, meqë në tregje kjo konsiderohet si zgjidhje për të ndihmuar Greqinë. Ekzistojnë shanse për biznese të tjera të mira, sepse me një borxh shtetëror prej më shumë se 300 miliardë eurosh – 113 përqind të produktit të brendshëm vjetor bruto – qeveria në Athinë këtë vit duhet të shlyeje 54 miliardë euro përmes huave. Kësaj i shtohet edhe mbulimi i deficitit të sivjetëm në buxhetin shtetëror. Pesha e interesit po i merr frymën Greqisë.

Greqia hyri në Eurozonë me statistika të falsifikuara dhe ka vazhduar falsifikimet

Grekët kanë jetuar përtej kushteve të tyre dhe janë vetë përgjegjës për gjendjen e arritur. Nga ana tjetër vendet e tjera të euros dhe Banka Qendrore Evropiane nuk e kanë ndjekur situatën sa duhet, por u kanë besuar shifrave nga Athina. Në këtë mënyrë Greqia me statistika të falsifikuara ka hapur rrugën drejt Eurozonës dhe jo vetëm që ka administruar keq, por ka vazhduar të bëjë falsifikime.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Shtator 2001 - guvernatori i Bankës së Greqisë, Papademos i prezanton shtypit kartëmonedhat e EurosNë krizën e përgjithshme financiare dhe ekonomike - dhe kështu në një moment të papërshtatshëm - mashtrimi është zbuluar.


Deficiti shtetëror grek arriti vitin e kaluar në 12,7 përqind të produktit të brendshëm bruto; sipas kritereve të stabilitetit të euro-s kufiri maksimal është tre përqind. Falimentimi shtetëror mund të shmanget me një program kursimesh të rrepta apo me ndihmë nga jashtë. Qeveria në Athinë ka shpallur masa të rrepta kursimesh në shpenzimet shtetërore dhe në sigurimet sociale, por askush nuk beson se ajo do të ketë qëndrueshmërinë e duhur për të realizuar këtë program kundër popullsisë që rebelohet.

Edhe Irlanda, Spanja, Portugalia dhe Italia kanë jetuar përtej mundësive të tyre

Gjermania qysh me futjen e euros ka bërë rregullimin e buxhetit me dhimbje të mëdha dhe ka përmirësuar aftësinë për konkurencë. Anëtarë të tjerë të Eurozonës përkundrazi kanë lënë t'u ikin frenat nga duart. Greqia është një shembull shumë i veçantë. Shtete të tjera të euro-s në radhë të parë Irlanda, Spanja, Portugalia dhe Italia kanë jetuar përtej mundësive të tyre, duke shtuar malet e borxheve dhe duke humbur kapacitetin për të konkurruar. Çatia e euros po tronditet. Sepse nuk është më e mundur, si dikur të përmirësohet aftësia konkurruese duke çvlerësuar monedhën kombëtare në kurriz të të tjerëve.

Secili vend duhet të kryejë detyrat e veta të shtëpisë. Disa i kanë lënë ato pas dore dhe duhet t'i bëjnë me vonesë. Kredi ndihme nuk janë të parashikuara në marrëveshjen për mënyrën e të vepruarit në BE. Nese Greqia merr ndihmë, heret apo vonë në derë do të shfaqen kandidatë të tjerë të lëkundshëm, gjë që do të mbingarkonte BE në përgjithësi, dhe do të justifikonte një politikë joserioze buxhetore dhe financiare. Do të ishte sinjali i gabuar. Adresa e duhur, ku mund të drejtohej për ndihmë në nevojë Greqia është FMN-ja. Përpjekja, për të ndihmuar anëtarët e tjerë të BE-së nuk sjell asgjë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#57

Post by Adriana » Sat Jul 03, 2010 11:31 am

Papunësia gjatë korrikut, më e larta në 4 vjet në Amerikë




Papunësia në Shtetet e Bashkuara u rrit në korrik në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, për shkak të shkurtimit të vendeve të punës. Në një raport të Departamentit të Punës që doli të premten, thuhet se 5,7 për qind e fuqisë punëtore është e papunë, një rritje e lehtë krahasuar me qershorin.

Ndërkohë, gjatë korrikut u shkurtuan 51 mijë vende pune, i shtati muaj radhaz që shënon humbje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se administrata nuk është e kënaqur me me këtë raport.
Industritë e prodhimit dhe ndërtimit janë ato që kanë shkurtuar më shumë vende pune. Të dy këta sektorë janë goditur rëndë nga kriza në tregun e shtëpive dhe ajo e kredive.

Analistët thonë se shkurtimi i vendeve të punës, së bashku me koston e lartë të energjisë mund të ndikojë negativisht tek shpenzimet e konsumatorëve, të cilat vënë në lëvizje 2 të tretat e ekonomisë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#58

Post by Adriana » Mon Jul 05, 2010 9:26 pm

Krizat e ekonomisë botërore


Krisjet planetare tё ekonomisë nuk shfaqen gjithmonë nё tё njёjtёn mёnyrё, por ato kanё njё veçori tё pёrbashkёt, shfaqen papritur. Mund tё ndryshojnë nё madhësi, dhe shkaqet apo efektet në ekonominë globale mund tё ndryshojnë nё varёsi tё faktorёve tё ndryshёm, por befasia e shpërthimit tё tyre ёshtё koherente. Edhe opinioni publik, edhe qeveritë, mbeten tё shokuara me kёrcёnimet e papritura tё vёshtirёsive qё sjellin zakonisht kёto shpёrthime shkatёrruese, por dhe me kёrcёnimet e trishta qё sjell paaftёsia e vetë kёtyre qeverive pёr t’i nuhatur dhe pёr ti parandaluar krizat nё kohёn e duhur. Ashtu si shpërthimet e papritura vullkanike, edhe krizat e botёs i gjunjёzojnё njёlloj qeveritë tё cilat...

nuk bёjnё gjё tjetёr veçse luftojnё si tё munden, shpesh pa sukses me pasojat e tyre. Pёrveç befasisë, ato kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: flluskën e tregut të aksioneve të tё ashtuquajturës bursë, qё do tё thotё se krizat botёrore paraprihen gjithmonë me rritjen e paarsyeshme dhe të parregullt të çmimeve tё aksioneve në bursa. Nё çdo rast, kёto rritje nuk korrespondojnë me fitimet reale të kompanive dhe për këtë arsye, ndryshe nga ajo pёr tё cilёn janё krijuar, nuk kanё të bëjnë me aftësitë financiare të firmave, dhe nuk pёrfaqёsojnё potencialin real ekonomik tё tyre. Nё çdo rast, pёrsёri qeveritё tregohen tё paafta tё krijojnё struktura juridiko-financiare qё do mund tё shmangnin krijimin e kёtyre flluskave, tё cilat mund tё quhen edhe kambana tё krizёs.E hënë 28 tetor 1929. Nё ditarin ekonomik tё botёs, kjo do tё njihet si “E HЁNA E ZEZЁ”. Pak përpara fillimit të transaksioneve nё bursёn e New York-ut, gazetarët e “Wall Street” vunë re diçka të pazakontë. Lustruesit e kёpucёve nё rrugёn e bursёs mё tё madhe tё botёs, ata që zakonisht nuk arrinin ti shërbenin klientelës se tyre eklektike, atë ditë mbetën pa punë. Operatorët e bursës vraponin të hynin në "tempullin e dollarit" pa shikuar fare rreth e rrotull. Ata ishin të shqetësuar, për shkak të së enjtes sё shkuar, kur aksionet kishin rënë ndjeshëm dhe në mënyrë të papritur. Njё rënie e tillё ishte diçka e pazakontë për bursёn e “Wall Street”, ku çmimet e aksioneve ishin rritur për dhjetë vjet rresht. Brenda 48 orëve aksionet ranë, duke shënuar një humbje prej 25%. Nё atё kohё kjo humbje përkthehej në 8.000.000$, e cila në mes të nëntorit shkoi ne rreth 30.000.000$. Në numra absolutë, kёto vlera sot mund të duken modeste edhe si pasuri tё futbollistëve titullarё tё kampionatit botëror, por në krahasim me ekonominë e SHBA në atë kohë ishin tepër tё larta. Ato pёrfaqёsonin gati dyfishin e borxhit shtetëror të SHBA, nё atё kohё.Kjo krizё shpërtheu kur investitorët në “Wall Street” shisnin aksionet e tyre me ritme marramendëse, duke shkaktuar panik. Brenda tre muajve, shumica e aksioneve humbën gjysmën e vlerës së tyre. Kaq mjaftoi qё kriza tё zhvendosej menjёherё në sistemin bankar. Bankat kishin huazuar (kredituar) shuma të mëdha parash në kompanitë e aksioneve te cilat mbas tё “Hёnёs sё Zezё”, shumё shpejt ndodheshin në prag të falimentimit. Induktivisht goditet edhe industria amerikane, e cila deri nё atё kohё ishte gjallëruar në sajë të normёs sё ulёt tё interesit bankar dhe tё investimeve te shfrenuara.Kjo rёnie industriale solli njё reduktim drastik tё fitimeve të kompanive, e cila nga ana e saj përfshiu për herë të dytë rёnien e mёtejshme tё tregut tё aksioneve nё bursё. Rrethi u mbyll. Disa muaj pas krakut tё “Wall Street”-it, prodhimi industrial amerikan ra nё 20%. Brenda një viti, papunësia arriti në 25%. Në 1931, vlera e fitimeve tё firmave në Nju Jork kishte rënë dhjetë herë në krahasim me atё tё shtatorit 1929.
Cilat ishin shkaqet e krakut të madh tё sё “Hёnёs sё Zezё”? Nga analiza e atëhershme u supozua se jo vetёm paniku i investitorëve ishte shkaku i vullkanit ekonomik. Kishte shkaqe tё tjera. Spekulimet fitimprurёse tё bankave ishte njёri prej tyre, por edhe roli i munguar i shtetit, gjithashtu. Qeveria amerikane nuk kishte ndёrhyrё nё momentin e duhur pёr tё ndaluar kёto spekulime, ose se qe e paaftё, ose sepse i kishte munguar guximi tё bёnte kёtё gjё, pёr arsye qё nuk diheshin dhe nuk dihen ende.“E Hёna e Zezё” do tё pёrsёritej shumё vjet mё vonё, me pёrpjestime tё tjera pra edhe me pasoja tё tjera. Nё 19 tetor 1987, kur nё “Wall Street”, brenda 7 orёve treguesi i bursёs sё aksioneve ra nё 22% kjo nё vlerё monetare pёrbёnte njё shumё prej 550.000.000$. Kjo shumё pёrfaqёsonte rёnien mё tё madhe tё shёnuar deri atёherë, nё njё kohё kur treguesi i bursёs, qysh nga fillimi i vitit deri nё verё kishte shёnuar njё rritje tё shfrenuar deri nё masёn 44%.Nё 30 janar tё vitit 1995, kur bankierёt mё tё mёdhenj tё botёs ndodheshin nё Davos tё Zvicrёs, ku zhvillohej Konferenca Ekonomike Botёrore e radhës, diskutohej pёr krizёn e monedhёs Meksikane,(pesos), e cila kishte humbur 40% te vlerës sё saj nё lidhje me dollarin amerikan brenda 1 muaji, pёr shkak tё largimit tё kapitalit nga vendi. Sapo njёri nga tё pranishmit deklaroi se rezervat monetare tё Meksikës ishin mё pak se 5 miliard dollarё, bankierёt amerikanë braktisën gjithё zhurmё konferencёn. Meksika duhej tu kthente mbrapsht brenda pak ditёve 18 miliard dollarё, qё ajo nuk i kishte. Kjo situatë rrezikonte Meksikën, por trazonte edhe Amerikën, prandaj nё 3 shkurt, Presidenti amerikan u detyrua t’i ofronte njё kredi 50 miliard dollarё Meksikës. Kjo lёvizje parandaloi shpërthimin e njё krize globale, por megjithatë, rёnia nё bursat respektive tё bursave shënuan njё rёnie rekord prej 10 miliard dollarё. Kjo hyri nё historinë e krizave si fenomeni “Tekila”.Nё vitin 1998 do te kemi “Krizёn Nervore të Tigrit” njё krizё tjetёr kjo qё pështjelloi “Wall Street”-in nga njё fenomen nё juglindje tё Azisё. Vendet si Tailanda, Filipinet, Malajzia dhe Indonezia, lulëzonin atё kohё nga njё zhvillim bumerang si rrjedhojë e shumave astronomike qё kishin investuar bankat japoneze dhe agjencitë amerikane. Kёta investitorë tё huaj nuk shqetësoheshin pёr fitimet e tyre sepse monedhat vendase ishin të bashkangjitura në vlerё me dollarin. Por qeveritё e vendeve aziatike nuk mundën tё ruajnё mё njёvlefshmёrinё me dollarin pёr arsye tё ritmeve marramendëse tё investimeve nga njёra anё dhe tё rritjes sё deficiteve nё buxhetet e tyre. Vendimi i tyre pёr braktisjen e njёvlefshmёrisё me dollarin shkaktoi rёnie tё bursave dhe tё aksioneve tё firmave ndërtimore qё kishin qenё tё begata. Investitorët amerikanë u shqetësuan sepse testimi ekonomik i Tigrave do tё pёrfshinte nё krizё edhe bankat japoneze, tek tё cilat vetë amerikanët kishin investuar, çka edhe ndodhi.Fenomeni i investimeve tё shfrenuara u shpёrnda nё tё gjithё botёn. Mania e investimeve dhe lehtësia e marrjes sё kredive pёr kёdo, solli njё liberalizim perceptimi, nё tё cilin ishte e mundur qё parajsa, nёpёrmjet kredive bankare, ti afrohej tё gjithёve. Gjithkush mund tё merrte njё kredi pёr shtёpi, pёr biznes, pёr njё makinё luksoze, dhe kjo prishje e ekuilibrit mes dёshirёs sё njeriut pёr jetё tё madhe dhe lehtёsisё pёr ta patur atё, solli njё krizё tё re nё planet. Krizёn e investimeve tё shfrenuara. Kriza aktuale ekonomike e botёs ёshtё dhuratë e disa filozofive tё zhvillimit qё nuk janё pёr fat tё keq paraprirёse tё tij, duke u shfaqur si njё defekt serioz i sistemit kapitalist, por ajo pёrfaqёsohet nё çdo rast e ideuar nga Alan Greespan, njё muzikant ( profesioni i tij i parё) qё arriti të dirigjojё orkestrën e liberalizimit shkatërrues tё botёs financiare. I mbështetur nga qeveria amerikane e Bill Klintonit qysh nga mesi i viteve 90, strategjia e parasë sё lehtё qё ideoi Greenspani, u shndërrua nё njё praktikё tё financimit bankar qё e aplikuan njё numёr tё konsiderueshëm shtetesh tё zhvilluara nё botё. Me njё fjalё, nё ekonominë botërore pati njё shpërthim tё ri investimesh tё shfrenuara dhe si përfundim, kjo solli njё ripёrtёritje tё ciklit tё krizёs financiare historikisht tё vërtetuar mё parё. Kёsaj radhe sipas UBS-sё, kriza u kushtoi bankave nё botё njё dёm prej 500 miliard dollarёsh.Kulmin kjo krizё e arriti nё vitin 2009 kur bankat u asfiksuan mё nё fund nga dhëniet masive tё pakontrolluara tё kredive, dhe ekonomia botërore kaloi nё recension, dhe pasojat e saj vazhdojnë edhe sot. Si gjithmonë qeveritё, ekspertёt dhe analistët u kapёn pёrsёri nё gjumё nga befasia e papritur e kёrcёnimit tё regresit, pёr mё shumё qё vetё shkencat ekonomike janё sot nё njё krizё besimi, pasi asnjёherё krizat e kaluara nuk janё bёrё mёsim pёr askёnd.Cila ёshtё karakteristika e kёsaj krize, vorbulla e sё cilёs lindi nё Amerikё dhe fshikulloi gjithë planetin? Ёshtё bujaria ekstreme e bankave amerikane, e shndërruar nё bamirёsi, sipas strategjisë sё Greenpanit, këshilltarit tё Clinton, i cili pra, mund tё supozohet edhe si pёrgjegjёs kryesor i kёtij kolapsi financiar. Gatishmëria e bankave amerikane qё edhe qytetari i fundit amerikan tё ngrejё shtёpinё e tij tё ёndёrruar me kredi dhe tё provojё po me kredi fatin si biznesmen, e tё blejё ç’tё dojё e sa tё dojё. Mirëpo mbas disa vitesh strategjia dështoi dhe bankat, por edhe klientët debitorё tё tyre, u futёn, dhe shumё prej tyre janё ende, nё kolaps. Kjo krizё do të hyjë në histori si “Gabimi i Greenspan” i periudhës sё parasë sё lehtë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#59

Post by Adriana » Wed Jul 07, 2010 9:57 pm

65 miliardë euro kredi të reja këtë vit

Kabineti federal gjerman ka miratuar sot projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Ai parashikon që borxhi i ri i federatës të ulet në 57,5 miliardë euro.

Në vitin në vijim, ministri i Financave Wolfgang Schäuble duhet të marrë edhe rreth 65 miliardë euro kredi të reja, shumë më pak nga sa ishte planifikuar fillimisht. Shpenzimet totale të federatës për vitin 2011 parashikohen në projektbuxhet me rreth 307 miliardë euro, ose rreth katër për qind më pak në krahasim me vitin 2010. Edhe vitet në vijim ministri i Financave Schäuble do të vazhdojë kursin strikt të kursimeve:

"Nuk ka alternativë ndaj kursimit. Nuk mund të shtojmë vazhdimisht borxhet pasi kjo do të ishte e papërgjegjshme kundrejt brezave të ardhshëm. Në situata emergjente si ato në vitin 2008 dhe 2009 borxhet duhen rritur, por kur situata e emergjencës kapërcehet, borxhi duhet reduktuar përsëri. Ndryshe jetohet vazhdimisht mbi mundësitë, çka shkon gjithnjë keq."
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#60

Post by Adriana » Thu Jul 08, 2010 10:20 pm

FMN, Raporti: Rritja ekonomike vazhdon, por rreziqet janë në rritje


FMN-ja, përmes një raporti të publikuar sot, parashikon rritje më të mirë ekonomike gjatë vitit 2010, por paralajmëron për shtimin e rrezikut nga kriza borxheve e vendeve të veçanta evropiane.


Në raportin për Parashikimin e Ekonomisë Globale të publikuar sot, FMN me seli në Washington parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4,6 për qind, krahasuar me parashikimin e muajit prill për një rritje prej 4,2 për qind.


FMN-ja e ndryshoi shifrën për rritjen ekonomike të Kinës nga 10 për qind, në 10,5 për qind, ndërsa për Indinë e rriti nga 8,8 për qind që ishte në prill, në 9,4 për qind.


Ndërsa për SHBA, parashikimi i rritjes ekonomike u rrit nga 2,7 për qind, në 3,3 për qind. Por Fondi thotë se është shtuar së tepërmi rreziku i rënies ekonomike për shkak të shtimit të rrezikut të recesionit global nga kriza e borxheve në vendet e Eurozonës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”