"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ekonomia Boterore.

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#16

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 7:05 am

Kriza ekonomike, SHBA kërkon bashkëpunim me Kinën

Uashington - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe sekretari për Thesarin, Timothy Geithner bënë thirrje sot për një bashkëpunim më të madh me Kinën, duke vlerësuar se dy kombet mund të ndihmojnë "së bashku për nxjerrjen e botës nga kriza ekonomike".

Dy anëtarët kryesorë të kabinetit të presidentit Barack Obama bënë një thirrje të përbashkët përpara hapjes sot të "diskutimeve strategjike dhe ekonomike" me një delegacion kinez të drejtuar nga këshilltari i Shtetit, Dai Bingguo dhe zëvendëskryeministri Wang Qishan.

"Ta themi thjesht, disa probleme ndërkombëtare mund të zgjidhen vetëm nga SHBA dhe Kina", thanë Geithner dhe Clinton në një shkrim të përbashkët të botuar sot në "Wall Street journal".

Dy drejtuesit amerikanë argumentojnë se masat në favor të krijimit të vendeve të punës të marra nga ekonomitë kryesore të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e kishin ndihmuar shumë botën për të përballuar krizën më të ashpër ekonomike që pas depresionit të madh.

"Suksesi i ekonomive kryesore botërore për të zbutur efektin e krizës ekonomike dhe për të përgatitur terrenin për rimëkëmbjen është i lidhur në një masë thelbësore me sukseset e guximshme që kanë bërë dy kombet tona", nënvizuan ata.

"Ndërsa ne po ecim drejt rimëkëmbjes, duhet të marrim masa shtesë për të hedhur bazat e një rritjeje të ekuilibruar dhe të qëndrueshme për vitet në vijim", shtuan ata.

Clinton dhe Geithner përsëritën thirrjen amerikane për Kinën, duke e ftuar të hapë veçanërisht sektorin e saj financiar. Dy përfaqësuesit amerikanë bënë thirrje, gjithashtu, për të ecur përpara me Kinën në fushën e ngrohjes së planetit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#17

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 7:17 am

Kush e priste para disa vitesh qe Atyre (kinezeve) me aparate fotografike ne duar -hahaha- -hahaha- ( qe ne i quanim budallenj ) do tu beheshin ftesa te tilla nga ish'shtete e forta per bashkpunim ne ekonomi!
Dhe nuk ka mbaruar ketu, nje ndryshim ekonomik te madhe ne favor te Kines do e shikojm 2010-2011, per vet faktin e krizes boterore 2008-2009 Kina ka pasur me shume investime dhe import/eksport nga shume shtete qe ka ndikuar me shume kriza.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#18

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 7:47 am

Greqi, të rinjtë dhe gratë viktima të krizës

Athinë - Kriza globale ka prekur më shumë të rinjtë dhe gratë në Greqi, të cilët paguajnë një pjesë të madhe për të, shkruante sot gazeta "Metro" duke dhënë fakte për tregun e punës në vend.
Sipas tyre, një në katër të rinj, mes moshës 15-24 vjeç është i papunë.

Gazeta tjetër "Naftemboriki" jepte alarmin për pasigurinë në rritje në vend për shkak të krizës ekonomike.

Sipas gazetës, pasiguria ka lindur edhe nga dyshimet nëse masat e qeverisë do të kenë efektin e nevojshëm për tejkalimin e pasojave të krizës.

"E tërë kjo fsheh rrezik për ekonominë, ndërsa shumica druajnë rritjen e recesionit", shkruan gazeta.

Gazeta e Selanikut, ''Angelioforos", ndërkaq, thotë se "kriza lind mundësi".
Sipas gazetës, mundësi të tilla vërehen më shumë në tregun e pasurive të patundshme në Selanik dhe në Halkidhiki, ku ofertat janë të mëdha.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#19

Post by Adriana » Thu Jul 30, 2009 2:21 am

Brenda 3 muajve 5 milion të papunë në BE


Bruksel -Gjatë tremujorit të parë papunësia e të rinjve për shkak të krizës ekonomike është rritur me ritme të shpejta, për popullsinë në Bashkimin Evropian, duke prekur kështu pesë milionë persona, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
Gjatë tremujorit të parë 2009, përqindja e papunësisë e të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, korrigjuar nga variacionet sezonale, është rritur me 18,3 për qind në 27 vendet e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008, papunësia është rritur me 3,7 pikë të përqindjes kundër një rritje me 1,5 pikë për përqindjen globale. Gjatë tremujorit të parë të 2009-s papunësia është rritur me 8,2 për qind.

Vetëm në 16 vende të zonës euro, përqindja e papunësisë e të rinjve është rritur 18,4 për qind në tremujor, kundër 8,8 për qind për papunësinë totale. Në total, rreth pesë milionë të rinj ishin të papunë gjatë tremujorit të parë në Bashkimin Evropian dhe 3,1 milionë në zonën euro kundër 2,5 milionë gjatë tremujorit të parë 2008. Përqindja e papunësisë e të rinjve është rritur në në të gjithë vendet e BE-së, përveç në Bullgari me 13,5 për qind.

Rritjet më të mëdha të papunësisë janë vërejtur në Letoninga 11,0 për qind gjatë tremujorit të parë 2008 në 28,2 për qind gjatë tremujorit të parë 2009, në Estoni nga 7,6 për qind në 24,1 për qind dhe në Lituani nga 9,5 për qind në 2008 në 23,6 për qind në 2009'', nënvizoi Eurostat. Rritjet më të pakta të papunësisë janë regjistruar në Gjermani nga 10,2 për qind në 10,5 për qind dhe në Poloni nga 17,8 për qind në 18,2 për qind.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#20

Post by Adriana » Sat Aug 01, 2009 9:42 pm

FMN-ja fal interesat e kredive për 80 vendet më të varfra deri më 2011-n

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi një ndihmë të pazakonshme deri tani për rreth 80 shtete më të varfra, të cilat deri në fund të vitit 2011 do të lirohen nga pagesa e interesave. Detyrimet vjetore që shtetet janë të kushtëzuara t‘i paguajnë FMN-së gjatë kësaj periudhe, prej 0.5 deri 0.25 për qind në vit do të pezullohen, tha drejtori për strategji, Reza Mogadam. Bëhet fjalë për kredi me interesa të butë, që FMN-ja jep për vendet në nevojë, ku deri dje ishte e përfshirë edhe Shqipëria, e cila në tre vitet e fundit ka marrë hua 25 milionë dollarë. Pikërisht, interesat e këtyre kredive nuk do të paguhen, të paktën deri në vitin 2011, duke synuar lehtësi për vendet e prekura nga kriza. Huat e reja për këto shtete do të mund të ngjiteshin në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2014, prej të cilëve tetë miliardë do të paguheshin gjatë dy viteve të ardhshme. "Kjo është hera e parë në histori që FMN-ja jep hua me kamatën prej shkallës zero për më të varfrit", deklaroi drejtori kryesor i FMN-së, Dominik Shtraus Kan. FMN-ja prej vitit 2006 deri në vitin 2008, mesatarisht aprovonte një miliard dollarë për shtetet më të varfra, ndërsa tre miliardë dollarë, në fillim të vitit 2009. Ndërkaq, përmirësimi i rezultateve te tregjeve financiare është lajm i mirë, megjithatë 2009-a do të jetë vit i dobët për ekonominë botërore, ka vlerësuar drejtori Shtraus-Kan. Në intervistë për "Frans 24", ai ka thënë së dollari amerikan i ka të gjitha pikëpamjet që të mbetet valutë rezervë botërore, duke shtuar se kthimi në bonuset e majme të zyrtarëve bankarë në SHBA është "skandaloze".
Detyrimet vjetore që shtetet janë të kushtëzuara t‘i paguajnë FMN-së, prej 0.5-0.25%/vit, do të pezullohen
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#21

Post by Adriana » Tue Aug 11, 2009 7:23 pm

BCE: Ekonomia botërore e ka frenuar rënien e lirë


Paris - Ekonomia botërore e ka frenuar "rënien e saj të lirë", por "zonën e pasigurisë" nuk e kemi lenë ende pas, vlerësoi sot Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BCE) Jean-Claude Trichet në radion RTL.
"Ndodhemi ende në një periudhë tkurrjeje të aktivitetit ekonomik, por po dalim nga periudha e rënies së lirë", deklaroi Trichet, duke shtuar gjithsesi se duhej të ruheshim nga "të qenët tepër optimistë". "Nuk e kemi lenë ende pas zonën e pasigurisë në të cilën jemi futur që pas intensifikimit të krizës në mes të shtatorit 2008", shtoi ai duke bërë thirrje për "kujdes" dhe "vigjilencë".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#22

Post by Adriana » Tue Aug 11, 2009 7:46 pm

Bujqësia faktor në përmirësimin e ekonomisë globale


Dallas - Në Kongresin e 20 të Shoqatës së Gazetarëve botërorë të bujqësisë, (IFAJ) që nisi punimet të dielën në Fort Worth, Dallas të Teksasit në SHBA, iu dha rëndësi primare nxitjes së politikave të reja për zhvillimin e bujqësisë, si një prej faktorëve më të rëndësishëm që do të ndihmojë në përmirësimin e krizës ekonomike botërore.
Në këtë Kongres u diskutua mbi rëndësinë që merr sot zhvillimi dhe mbështetja e bujqësisë, përballë krizës ekonomike që po kalon mbarë bota.

Mike Willson, presidenti i IFAJ, në fjalën e mbajtur me këtë rast, tha se "IFAJ synon të lobojë fuqishëm si një zë i së ardhmes për progresin e sektorit rural në të gjithë botën, që padyshim jep një kontribut të rëndësishëm në ekonominë ndërkombëtare".

Në këtë kontekst, nënvizoi ai, padyshim faktor i rëndësishëm është media botërore bujqësore. Sipas tij ," rritja e shkëmbimit të informacionit botëror mbi bujqësinë do të ndihmojë në parashtrimin dhe implementimin e studimeve të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë."

Sot mbarë bota, tha ai, siguron një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave ekonomike kombëtare nga bujqësia, ndaj dhe roli i medias në identifikimin e proceseve të zhvillimit të këtij sektori merr rëndësi të veçantë.

Në kongresin e 20 të IFAJ, ku përfaqësohet dhe Shqipëria, marrin pjesë gazetare nga 200 shtete të botës. Kongresi do te vazhdoje punimet deri me datën 5 gusht. Agjenda e Kongresit, parashikon takime me gazetare nga vende të ndryshme të botës, me ekspertë të zhvillimit rural nga SHBA, Kanadaja si dhe ture që parashikojnë vizita në zona tradicionale bujqësore që ndodhen në Fort Worth.

Fort Worth ndodhet 3,5 km larg Dallasit që është kryeqyet i shtetit të Teksasit, në SHBA. Qyteti i Fort Worth ndodhet në pjesën veriore të Teksasit dhe zhvillimi që mori ky qytet pas viteve 1849 e evidentoi Fort Worth, në Dallas si Metropolitan të shtetit Teksas.

Në këtë qytet numri i popullsisë shënon 1, 628 200 banorë. Ndërkohë që është shumë i zhvilluar sektori bujqësor si dhe tradita e rritjes së kuajve dhe aktivitetet show me toreadorë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#23

Post by Adriana » Thu Aug 13, 2009 4:18 pm

Rritje në Francë dhe Gjermani


Christine Lagarde u shpreh optimiste për gjendjen e ekonomisë


Shifrat e fundit të bëra publike të enjten në Francë dhe Gjermani tregojnë se dy nga ekonomitë më të mëdha në Evropë kanë dalë papritur nga recesioni pas një viti ku ekonomia kishte shënuar rritje negative.
Ekonomia në të dyja këto vende u rrit me 0.3% në tremujorin e dytë të këtij viti, pavarësisht nga parashikimet për një rënie të mëtejshme. J

"Pas katër tremujorëve rresht ku u shënua rritje negative, Franca më në fund po del nga recesioni. Ne jemi rikthyer në rritjen pozitive duke shënuar një rritje ekonomike 0.3%", tha ministrja franceze e financave, Christine Lagarde.

Në këtë tremujor prodhimi në të 16 vendet që përdorin euron ra me 0.1%.

Ekziston shqetësimi se sa do të zgjasë kjo periudhë rimëkëmbjeje, teksa papunësia parashikohet të rritet.

Gjermania, p.sh., u zhyt në recesion nga rënia e volumit të tregtisë botërore, çka ndikoi negativisht mbi eksportet e këtij vendi.

Megjithatë, shifrat e fundit nuk tregojnë ndonjë rritje në volumin e eksporteve gjermane.

Ato tregojnë se rritja 0.3% ka ardhur kryesisht nga përmirësimi i treguesve të brendshëm ekonomikë.

Ekspertët paralajmërojnë se ekonomia mbetet e brishtë.

Papunësia në Gjermani ka vazhduar të rritet.

Shtimi i shprenzimeve të konsumnatorëve gjatë kësaj periudhe ka ardhur pjesërisht nga stimujt e qeverisë, siç janë pagesat me para në dorë për ata që dorëzojnë makinat e vjetra dhe blejnë të reja.

Ekspertët paralajmërojnë se këta stimuj nuk mund të vazhdojnë gjatë.

Ata vënë gjithashtu në dukje se megjithë rritjen 0.3%, në tremujorin e dytë të këtij viti prodhimi në Gjermani ishte 7% më i ulët se në të njëjtën peirudhë të vitit të kaluar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#24

Post by Sally » Fri Aug 14, 2009 6:30 pm

Ekonomia greke, delja e zezë e ekonomisë evropiane, s’ndalet rrënimi edhe në tremujorin e dytë të 2009



Ekonomia greke ka hyrë në fazën e recesionit. Kështu kanë deklaruar analistët e ekonomisë, pak ditë pas publikimit të shifrave për ritmet e zhvillimit ekonomik, të cilat kanë rënë nën zero për këtë vit. Sipas të dhënave zhvillimi ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti, ra në - 0,2 %, nga 3,4 % që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shkaqet për këtë rënie, sipas tyre janë ulja e ndjeshme e investimeve dhe eksporteve. Pritet që për të përballuar krizën, qeveria të japë rreth 2 miliardë euro, garanci për institucionet bankare, që do të kreditojnë bizneset. Këto shifra përgënjeshtrojnë përfundimisht parashikimet e qeverisë greke për dalje nga kriza ekonomike. Ai që është më shqetësues është rritja e nivelit të papunësisë. Në harkun kohor të një viti, listës së të papunëve iu shtuan 96 mijë persona, në një kohë që për muajt e parë të vitit 2010, parashikimet flasin se papunësia do të prekë rreth 10 % të popullsisë aktive. Por recensioni nuk ka goditur vetëm vendin fqinj. Kriza dhe recesioni i ekonomisë kanë goditur edhe Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, të cilat për të përballuar goditjet në ekonomi kanë drejtuar sytë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Beogradi zyrtar kërkoi nga FMN 3 miliardë euro kredi. Qeveria tha se kjo shifër do të rrisë deficitin buxhetor të vendit me 4.5 % të PBB. Në dy vitet e fundit ekonomia ra me 3.5 dhe 6 %, duke u kuotuar nën nivelet zero. Po kështu edhe Bosnje Hercegovina, e cila kërkoi nga fondi 39 milionë euro, shumë kjo, në një pjesë të mirë të saj do të shpenzohet për ndërmarrjet e mesme, investimet në infrastrukturë dhe transport, mjedis dhe sektorin energjetik. Në Kroaci, defiçiti buxhetor ka arritur në majat e tij, rreth 40 miliardë euro. Shumë prej analistëve dhanë alarmin se ndoshta në pak kohë, qeveria nuk do të ketë më para për të paguar punonjësit në administratë. Po kështu, edhe Maqedonia po përjeton një rënie të madhe të prodhimit industrial në vend, pasi disa prej kompanive kanë ndërprerë aktivitetin e tyre për shkak të humbjeve të mëdha të shkaktuara nga rënia e çmimeve në tregjet botërorë. Të ardhurat nga taksat kanë rënë me 20 %. Ndërkohë, qeveria në Tiranë si dhe Banka Botërore kanë pranuar se Shqipëria po vazhdon të ruajë një rritje ekonomike të qendrueshme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#25

Post by Sally » Sat Aug 15, 2009 5:20 am

Kriza, 120 milionë USD të ardhura më pak




Bien të ardhurat në buxhetin e shtetit. Shkak është kriza globale. Të dhënat më të fundit nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë 6-mujorit të parë të vitit janë mbledhur 120 milionë dollarë të ardhura më pak se plani i bërë në fillim të vitit.


Të ardhurat


Kriza ekonomike ka tkurrur ndjeshëm të ardhurat në buxhetin e shtetit. Ndryshe nga sa ishte parashikuar nga ekspertët e Ministrisë së Financave, në fillim të vitit si pasojë e krizës, të ardhurat nga taksat kryesore nuk kanë qenë në nivelet e parashikuara nga ata. Sipas të dhënave më të fundit nga financat, tatimi mbi vlerën e shtuar TVSH-ë që është një prej taksave më kryesore në arkën e shtetit, të ardhurat nga kjo taksë janë realizuar në masën 94.41 për qind. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me taksat e tjera, si tatimi mbi fitimin, e cila është realizuar në masën 86,31 për qind, akcizat 72.59 për qind. Në ndryshim nga to, taksa e tatimit mbi të ardhurat personale ka qenë në rritje, të ardhurat nga kjo taksë janë realizuar në masë 128.55 për qind.


Shpenzimet


Për sa i përket shpenzimeve, të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se totali i shpenzimeve gjatë 6-mujorit të parë të vitit është realizuar në masën 97,04 për qind. Gjatë këtyre muajve, qeveria duket se ka shpenzuar më pak para se plani i kryer në fillim të vitit për shpenzimeve operative dhe mirëmbajtje, realizimi i të cilave është në masën 87. 17 për qind. Por për sa i përket shpenzimeve kapitale, gjatë 6-mujorit të parë të vitit, qeveria nuk i ka kursyer paratë. Të dhënat tregojnë se shpenzimet kapitale jo vetëm që kanë arritur nivelin e planit të bërë në fillim të vitit, por madje e kanë tejkaluar atë. Shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 105.69 për qind. Pjesa më e madhe e shpenzimeve kapitale janë destinuar për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Duke qenë se 6-mujori i parë i vitit përkoi edhe me çeljen e fushatës zgjedhore, qeveria rriti ndjeshëm shpenzimet për përfundimin sa më parë të projekteve infrastrukturore në vend. Por rritja e shpenzimeve kapitale, në një kohë kur të ardhurat kanë qenë në rënie, ka ndikuar në rritjen e deficitit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, financimi i deficitit për 6-mujorin e parë të vitit ka arritur në nivelin e 122.30 për qind, shifër kjo goxha e lartë.
Kriza
Pavarësisht deklaratave të bëra nga zyrtarë të lartë të qeverisë, kriza globale ekonomike ka dhënë efektet e saj negative edhe në ekonominë vendase. Portofoli i kredisë ka njohur një rritje modeste prej 7.5 miliardë lekësh ose rreth 5 herë më pak se në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#26

Post by Sally » Mon Aug 17, 2009 1:16 pm

Turqi, papunësia arrin në 13,6 %



Ankara - Përqindja e papunësisë në Turqi ka arritur në 13,6 për qind të popullsisë aktive për tremujorin nga prilli në qershor të vitit 2009, duke u rritur me 4,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008 (9,2 për qind), por në rënie në krahasim me tremujorin e mëparshëm (14,9 për qind), njoftoi sot Instituti i statistikave.
Kjo shifër zyrtare është gjithashtu në rënie në krahasim me tremjorin nga marsi në maj.

Numri i të papunëve është rritur me 1,17 milionë persona për periudhën prill-qershor 2009 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 3,38 milionë të papunë, shtoi Instituti.

Ky i fundit i siguroi këto shifra mbi bazën e një hetimi të realizuar pranë rreth 91 000 personave.

Papunësia në tremujorin e parë të vitit 2009 ka arritur një rekord rritjeje prej 16,1 për qind për shkak të recesionit që goditi Turqinë në vazhdën e krizës financiare botërore.

Mijëra persona kanë qenë viktima të pushimeve nga puna në të gjithë vendin, sidomos në sektorë kryesorë si industria e automobilave dhe ajo e tekstilit.

Përqindja e papunësisë në Turqi është vlerësuar në 9,9 për qind për të gjithë vitin 2007, me 2,33 milionë të papunë.

Shifrat e Institutit turk të statistikave janë të vetmet për vlerësimin e përqindjes së papunësisë në Turqi, por, sipas ekspertëve ato nuk bëjnë një pasqyrim të shkëlqyer të situatës së papunësisë në këtë vend, sidomos për sa i përket marrjes parasysh të punës së zezë.

Kështu, sipas specialistëve, kjo përqindje duhet të vlerësohet të paktën në 20 për qind të popullsisë aktive turke.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#27

Post by Sally » Wed Aug 19, 2009 8:38 am

FMN: Rimëkëmbja ekonomike globale ka filluar


Uashington - Rimëkëmbja ekonomike globale ka filluar, por mbështetja e saj do të kërkojë rifokusimin e SHBA-së përballë eksporteve dhe Azisë përballë importeve, deklaroi sot shefi ekonomik i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
''Prodhimi potencial ekonomik mund të jetë i ulët sesa më parë për shkak të goditjes nga kriza financiare'', deklaroi Olivier Blanchard
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#28

Post by Adriana » Mon Aug 24, 2009 10:48 am

Mungesa e ujit mund të shkaktojë kriza ushqimore në Azi


Suedi - Shkencëtarët paralajmërojnë vendet aziatike mbi rrezikun e përballjes me mungesa në ushqime dhe pakënaqësi në popull, nëse ato nuk menaxhojnë rezervat ujore.
Ekspertët e ujit po diskutojnë në një konferencë që po zhvillohet në Suedi, e cila është mbështetur nga Kombet e Bashkuara

Ata thonë se vendet e Azisë jugore dhe lindore duhet të shpenzojnë miliona dollarë për të përmirësuar sistemet e tyre të ujitjes, në mënyrë që të jenë në gjendje t’i përgjigjen ritmeve të rritjes së popullsisë.

Popullsia e Azisë parashikohet të rritet me mbi 1.5 miliard banorë në 40 vitet e ardhshme.
S
ipas ekspertëve, pritet që nevojat për ushqim në kontinentin aziatik të dyfishohen deri në fund të viteve ’50.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#29

Post by Sally » Wed Aug 26, 2009 1:37 pm

SHBA, deficiti buxhetor parashikohet 9 trilionë $


UashingtonDeficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 10 vitet e ardhshme parashikohet të jetë 9 trilion dollarë.
Sipas parashikimeve të Zyrës së Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, deficiti buxhetor për periudhën kohore 2009-2019 do të jetë 9 trilionë dollarë , rreth 2 trilion dollarë më shumë se parashikimet e para.

Krahas deficiti buxhetor, gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare borxhi publik do të dyfishohet duke arritur në ¾ të të ardhurave kombëtare
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#30

Post by Sally » Thu Aug 27, 2009 1:12 pm

“Rimëkëmbja e botës nga goditja që i dha recesioni ka nisur, por duhet një rebalancim delikat i ekonomive për të siguruar qëndrueshmërinë e tij”, ishte deklarata e drejtorit ekonomik të FMN-së, Oliver Blanchard. Ai kujtoi të bëhej kujdes, pasi modelet e parashikuara të bazuara në rimëkëmbjet e së shkuarës nga recesioni nuk do të aplikoheshin për rënien më të fortë ekonomike të shtatë dekadave të fundit. “Bota nuk është se shpëtoi nga recesioni. Kriza ka lënë shenja të thella, që do të ndikojnë në furnizimin dhe kërkesat edhe për shumë vite në të ardhmen”, tha ai. Ekonomisti më i lartë i institucionit të 186-kombeve theksoi se në një betejë tipike kundër recesionit, banka qendrore ul interesat, që rezulton me rritjen e kërkesave dhe shpesh ulja e vlerës së monedhës rrit eksportet duke i bërë ato më të lira. “Recesioni aktual global është larg normales”, tha Blanchard duke cituar dëmtime në pjesë të sistemit ekonomik. “Në vendet e avancuara sistemet financiare nga pjesërisht jofunksionale dhe do të duhet kohë për t’iu gjetur atyre një formë të re”, tha ai. Por kreu i FMN-së paralajmëroi rritjen e taksave. “Pothuajse në të gjitha vendet, kosto e krizës ka shtuar problemin fiskal dhe rritja e taksave është e paevitueshme”, tha Blanchard duke e mbyllur me rezultatin e krizës globale: ka mundësi një prodhim më i ulët, afatgjatë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”