"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ekonomia Boterore.

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#31

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 4:54 pm

Japonia, papunësia në shifra rekord
Tokio - Shifrat e fundit në Japoni tregojnë se papunësia u rrit në masën 5.7%.




Kjo është edhe shifra më e lartë e papunësisë në vend që prej Luftës së Dytë Botërore. Papunësia në ekonominë e dytë më të madhe në botë ka shënuar rritje për nëntë muaj radhazi.

Këto shifra u bënë publike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ku gjendja e ekonomisë japoneze është çështja kryesore e fushatës zgjedhore në këtë vend.

Njoftimi se papunësia është në nivelin më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore, është një grusht i fortë për kryeministrin Taro Aso. Sondazhet tregojnë se në zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën, Partia Liberal Demokratike e kryeministrit Aso pritet të pësojë humbjen e dytë në më shumë se 50 vjet.

Shifrat e fundit për papunësinë treguan se në korrik numri i japonezëve të papunë ishte mbi 3 milionë e gjysmë, mbi një milion më shumë se një vit më parë.

Zyrtarisht Japonia ka dalë nga recesioni i egër, por familjet japoneze ende nuk po e ndiejnë këtë.
Shifrat e tjera të bëra publike në Tokio tregojnë se çmimet e mallrave kryesore të konsumit ranë 2.2% në muajin korrik në krahasim me një vit më parë.

Japonia u zhyt në një spirale deflacioni për disa vjet rresht dekadën e kaluar. Situata atëherë u rëndua pasi konsumatorët hezitonin të blinin duke pritur që çmimet të uleshin edhe më shumë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#32

Post by Sally » Sat Aug 29, 2009 1:27 pm

Image


Arrin në 84 numri i bankave të falimentuara në ShBA



Arrin në 84 numri i bankave në Amerikë që falimentuan në 2009 si pasojë e krizës financiare botërore.
Me tre bankat e fundit që shpallën falimentin vetëm ditën e djeshme, arrin në 84 numri i bankave të falimentuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2009 si pasojë e krizës financiare botërore. Bëhet e ditur se në Amerikë ndodhen edhe 416 banka të tjera që klasifikohen si problematike.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#33

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 8:30 am

Ekonomia amerikane drejt ngritjes



Banka Qendrore Amerikane FED ka bërë të ditur se i ka ardhur fundi rënies në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
FED gjithashtu vuri në dukje se indeksi i normave të interesit do të vazhdojë të qëndrojë në nivelin 0-0.25% për një kohë të gjatë.

Drejtori i kësaj banke Ben Bernanke dhe autoritetet e tjara të bankës janë shprehur se ata ndihen më optimistë në lidhje me panoramën ekonomike.

Në relacionet e shpallura prej bankës për përcaktimin e përqindjeve të interesave thuhej se rreziqet për uljet e mëtejshme janë pakësuar, shpenzimet e konsumatorëve janë rregulluar dhe se tregu i shtëpive është më i fortë ndërkohë që edhe edhe sektori i prodhimit ka fituar stabilitet.

Në relacione ku thuhej se panorama e eksportit amerikan do të përmirësohet në sajë të përmirësimit të ekonomive të vendeve të tjera, shënohej se kur merren parasysh të gjithë këta elementë del përfundimi se "tkurrja ekonomike ka përfunduar".
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#34

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 8:40 am

Kriza financiare në SHBA, gushti arrin kulmin


Uashington - Situata e shkaktuar nga kriza financiare në Shtetet e Bashkuara tregon të kundërtën e deklaratave të presidentit Barak Obama, sipas të cilit ajo është lënë pas krahëve.
Mediat amerikane raportojnë se papunësia në muajin gusht ka kapur shifrën më të lartë, duke arritur në 9.7 për qind, kundrejt 9.5 për qindësh që parashikonin specialistët. Këto janë të dhënat më negative që prej vitit 1933
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#35

Post by Sally » Sun Sep 06, 2009 11:42 am

Image
SHBA, papunësia më e lartë në 26 vite



Gjatë muajit gusht u shkurtuan 216 mijë vende pune, duke e çuar normën e papunësisë në 9.7%, më të lartën në 26 vitet e fundit.
Paunësia pësoi rritje pas rënies deri në 9.4% në korrik, por Departamenti i Punës deklaroi se kjo ishte humbja më e vogël e vendeve të punës për këtë vit.

Që prej fillimit të reçesionit në dhjetor të vitit 2007, rreth 6.9 milion njerëz humbën vendet e tyre të punës, tha një zyrtar i departamentit. Këto humbje kanë qenë më së shumti në industri dhe në sektorin e shërbimeve. Numri i përgjithshëm i personave të papunë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht është 14.9 milion.

Analistët parashikojnë që norma e papunësisë të ulet deri në 9.5% dhe numri i shkurtimeve të vendeve të punës të jetë 225 mijë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#36

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 12:20 pm

Raporti i BBC: Rënia ekonomike godet emigracionin



Londër - Një studim i kryer nga BBC vë në dukje pasojat dramatike që ka patur mbi emigracionin ndërkombëtar rënia e ekonomisë botërore.
“Rënia globale ekonomike ka prekur pjesën më të madhe të jetëve tona në një mënyrë apo në një tjetër: mund të jetë siguria e vendeve të punës, vlera e shtëpive tona apo e kursimeve tona. Një grup njerëzish që kanë qenë veçanërisht të ekspozuar janë punëtorët emigrantë në të gjithë botën”, thuhet në raport.

Sipas raportit të BBC-së, punëtorët emigrantë u dërgojnë më pak të holla familjeve të tyre si rezultat i rënie globale ekonomike.

Historitë janë të ndryshme, por megjithë mungesën e vendeve të punës, raporti, që u ndërmor si pjesë e sezonit të BBC-së 'Pas tronditjes' thotë se migrantët po mbeten në përgjithësi aty ku janë, nuk po ecin përpara dhe as po kthehen në vendin e tyre.

Korrespondenti i BBC-së thotë se kjo ndodh mbase për shkak se kushtet në vendet e tyre janë më të këqija se sa në vendet ku punojnë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#37

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 12:26 pm

Presidenti Obama feston Ditën e Punës




Presidenti amerikan Barak Obama i deklaroi bashkimit të sindikatave të punëtorëve se një lëvizje e fortë punëtore është pjesë e një ekonomie të fortë.
Presidenti mbajti dje një fjalim për Federatën Amerikane të sindikatave gjatë një pikniku në shetin Ohio, në kuadër të festimeve për Ditën e Punës. Obama tha se administrata e tij ka punuar për të siguruar që klasa e mesme të jetë shtylla e ekonomisë dhe jo një ideal i zbehtë për t'u festuar çdo vit.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje për mbështetje për reformën e sistemit të kujdesit shëndetësor, duke thënë se ai do ta trajtojë më gjerë këtë çështje nesër kur të flasë në sesionin e përbashkët të të dy dhomave të Kongresit
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#38

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 12:31 pm

Sally wrote:
Presidenti Obama feston Ditën e Punës




Presidenti amerikan Barak Obama i deklaroi bashkimit të sindikatave të punëtorëve se një lëvizje e fortë punëtore është pjesë e një ekonomie të fortë.
Presidenti mbajti dje një fjalim për Federatën Amerikane të sindikatave gjatë një pikniku në shetin Ohio, në kuadër të festimeve për Ditën e Punës. Obama tha se administrata e tij ka punuar për të siguruar që klasa e mesme të jetë shtylla e ekonomisë dhe jo një ideal i zbehtë për t'u festuar çdo vit.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje për mbështetje për reformën e sistemit të kujdesit shëndetësor, duke thënë se ai do ta trajtojë më gjerë këtë çështje nesër kur të flasë në sesionin e përbashkët të të dy dhomave të Kongresit
.
Sally wrote: SHBA, papunësia më e lartë në 26 vite



Gjatë muajit gusht u shkurtuan 216 mijë vende pune, duke e çuar normën e papunësisë në 9.7%, më të lartën në 26 vitet e fundit.
Paunësia pësoi rritje pas rënies deri në 9.4% në korrik, por Departamenti i Punës deklaroi se kjo ishte humbja më e vogël e vendeve të punës për këtë vit.

Që prej fillimit të reçesionit në dhjetor të vitit 2007, rreth 6.9 milion njerëz humbën vendet e tyre të punës, tha një zyrtar i departamentit. Këto humbje kanë qenë më së shumti në industri dhe në sektorin e shërbimeve. Numri i përgjithshëm i personave të papunë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht është 14.9 milion.

Analistët parashikojnë që norma e papunësisë të ulet deri në 9.5% dhe numri i shkurtimeve të vendeve të punës të jetë 225 mijë

Po per keta qe kan mbetur pa pune do beni ndonje dite te caktuar ''FESTE''
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#39

Post by Sally » Fri Sep 11, 2009 12:38 pm

OPEL blihet nga një kompani ruse




Prodhuesi i General Motors i ka shitur aksionet e OPEL-it një grupi kanadez kompanish për prodhimin e makinave, i quajtur Magna, pronë e qeverisë ruse.
Me këtë operacion shitjeje ka përfunduar me sukses marrja e OPEL-it, i cili rrezikonte prej disa muajsh falimentin për mungesa të mëdha në fonde, kjo edhe për shkak të krizës financiare.

Bisedimet për këtë kontratë kanë përfunduar me shitjen e OPEL-it, e cila është një njësi ekonomike nën varësinë e qeverisë së amerikane. Gjithashtu dihet se kjo kompani ka mbi 50 mijë puntorë të cilët do të marrin frymë lirisht, pasi kompania e tyre nuk pati fatin e Krajslerit.

Magna është një organizëm ekonomik që ka mbështetje financiare nga një bankë ruse, nën pronësi të qeverisë së Kremlinit.

General Motors ka pasur nën pronësi Opelin që prej 80 vitesh. Ndërsa Opeli e ka kohën e themelimit në Gjermani që në shekullin e 19-të. Zyrat kryesore janë të vendosur në qytetin perëndimor të Russelsheim dhe aty ndodhen edhe katër fabrikat prodhimi.

Por Opeli ka edhe dy fabrika prodhimi automobilash në qytetin Vauxhall në Britani, si dhe vende të tjera të mëdha si në Belgjikë, Poloni dhe Spanjë.

Magna do të ketë 57 % të kompanisë, ndërsa do të mbajë 10 përqind të punonjësve të Opelit. Kurse GM do të mbajë 35 për qind.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#40

Post by Sally » Fri Sep 11, 2009 12:58 pm

SHBA, norma më e lartë e varfërisë në 11 vjet




Sipas një raporti qeveritar të publikuar dje, norma e varfërisë në Amerikë kapi vitin e kaluar shifrën më të lartë në 11 vitet e fundit, që pas Depresionit të Madh.
Zyra e Regjistrimit tha se norma e varfërisë (përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri) arriti shifrën 13%, më e larta që prej vitit 1997. Në 2007-ën ishte 12.5%.

Sot, rreth 39.8 milion amerikanë jetojnë në varfëri, nga 37.3 milion që ishte ky numër në vitin 2007.

Analistët në fushën ekonomike thonë se megjithëse ekonomia po tregonte shenja rritjeje nga rënia që filloi në dhjetor 2007, norma e varfërisë pritet të pësojë një rritje edhe pas vitit 2010, ndërkohë që papunësiaa do vazhdojë të jetë e lartë edhe për pak kohë.

“Fatkeqësisht, megjithë se ekonomia është duke e mrrë veten pak nga pak, normat e larta të papunësisë gjatë vitit 2009 do të bëjnë që të ardhurat të ulen dhe varfëria të rritet,”- tha Rebeka Blank, Zëvendëssekretare e Çështjeve Ekonomike në Departamentin e Tregtisë.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë amerikane, si pasojë e varfërisë, të ardhurat vjetore për një familje me katër persona do bien në 22025 dollarë, për një familje me tre pjesëtarë në 17163 dollarë dhe 14051 dollarë për një familje të përbërë nga dy veta.

“Norma e varfërisë nuk do të bjerë në kufirin e vitit 2007, derisa ekonomia të shpërndajë të ardhura të mjaftueshme për ta çuar normën e papunësisë përsëri në 5%. Por për këtë nevojiten disa vite,”- thotë Sheldon Danziger, profesor në Universitetin e Miçiganit.

Sipas tij, politikat e qeverisë duhet të përqendrohen tek ndihmat për personat në varfëri apo në prag të saj, politika të cilat janë lënë pas dore vitet e fundit, si pasojë e periudhës së rritjes ekonomike.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#41

Post by Adriana » Fri Sep 18, 2009 4:41 pm

Kriza, kronikë ngjarjesh financiare mbas 15-09-2008




Më 15 Shtator 2008 ndodhi ajo, çfarë më parë të shumtë ishin ata që e quanin të pamundur të ndodhte. Banka e Investimeve “Lehman Brothers” u shemb. Këtë rënie e pasoi një krizë e rëndë dhe falimente të tjera të mëdha e gati-gati edhe moratoriume shtetesh. Ja një prapavështrim mbi ngjarjet më të rëndësishme:

-15 Shtator 2008: 158 vjeçarja Nju Jorkeze (New Yorker), Banka e Investimeve Lehman Brothers duhet të aplikojë për mbrojtjen e kreditorëve, pasi Ministria e Financave dhe FED-i (Banka Qendrore Amerikane) kanë refuzuar për shpëtimin e saj. Rënia e saj çoi në humbjen e besimit të bankave ndërmjet tyre, tregu ndërbankar u shter. Merryl Lynch iu shit Bankës së Amerikës (Bank of America). Goldman Sachs dhe Morgan Stanley u kthyen në banka të zakonshme tregtare. Me këto ngjarje përfundoi epoka e bankave investuese të mëdhaja amerikane.

-17 Shtator 2008: FED-i (Banka Qendrore Amerikane) i jep një kredi prej 85 miliardë Dollarësh grupit të madh të kompanisë së sigurimeve American International Group (AIG) pas goditjes që pësoi. Me këtë veprim Qeveria Amerikane bëhet 80% pjesë e kësaj kompanie. Në muajt në vazhdim ndihma financiare e kësaj kompanie shkon në mbi 182 miliardë Dollarë.

-26 Shtator 2008: Arka e Kursimeve Amerikane “Washington Mutual” u rrënua pasi klientët e shumtë të saj tërhoqën kursimet e tyre. Ky lloj rrënimi ishte më i madhi në historinë e Shteteve të Bashkuara. Asetet e Institutit te Kreditit iu shitën bankës së madhe J. P. Morgan Chase.

- 29 Shtator 2008: Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu janë të përfshira me 11,2 miliardë Euro në grupin e madh financiar Fortis. Një ditë më vonë këto shtete duhet të ndihmojnë bankën Dexia me 6.4 miliardë Euro.

- 3 Tetor 2008: Me një ngutje të madhe në Shtetet e Bashkuara do të miratohej një paketë e rëndë shpëtimi prej 700 miliardë Dollarësh për sistemin financiar.

- 5 Tetor 2008: Përfaqësues bankash dhe të Qeverisë Federale Gjermane bien dakord për një paketë ndihme për Hypo Real Estate me mbi 50 miliardë Euro. Qeveria Federale jep një garanci shtetërore për të gjitha kursimet private, letrat me vlerë dhe llogaritë rrjedhëse.

- 6 Tetor 2008: Një ligj emergjent fuqizon Qeverinë e Islandës për shtetëzimin e bankave: Glitnir, Landsbanki dhe Kaupthing. Detyrimet dhe borxhet e këtyre bankave çojnë pothuajse në faliment kombëtar Islandën.

- 7 Tetor 2008: Ministrat e Financave të Bashkimit Europian vendosin për një paketë me masa me të cilat do të përballohen pasojat e krizës financiare në mbrojtje si të kursimtarëve ashtu edhe të kompanive. Në këto masa futet: 1) ngritja e minimumit të depozitave të siguruara me ligj në shtetet e Bashkimit Europian nga 20,000 në 50,000 Euro për të paktën një vit; 2) ndryshimi i rregullave për bilancet e bankave; 3) konfirmimi në parim që bankat në nevojë sipas sistemeve ku ato operojnë do të shpëtohen, ashtu si dhe marrëveshja mbi ``parimin e përgjithshëm`` për rikapitalizimin e instituteve të goditura nga kriza.

- 13 Tetor 2008: Qeveria Federale Gjermane vendos për një paketë shpëtimi për bankat. Ajo kap shifrën 80 miliardë Euro që do të jetë në dispozicion për kapitalet e bankave. Përveç kësaj shteti Gjerman garanton me 400 miliardë Euro për detyrimet e bankave.

- 13 Tetor 2008: Shteti Britanik bëhet aksioner për 47,3 miliardë Euro në Royal Bank të Skocisë dhe Grupit Bankar Llojds. Në Janar do të akordohet një paketë shpëtimi e dytë. Me këto Banka e Anglisë do të blejë aksionet në rrezik te ashtuquajturave “Bankat e Këqija”.

- 29 Tetor 2008: Hungaria merr 20 miliardë Euro ndihma kapitale ndërkombëtare për të shmangur një falimentim shtetëror kërcënues. Në fillim të nëntorit, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbron Ukrainën me një kredi prej 13 miliardë Euro për stabilizimin e sistemit bankar. Gjithmonë e më shumë shtete të lëkundura kërkojnë ndihmë nga FMN-ja.

- 16 Nëntor 2008: Në samitin e Washingtonit ku u mblodhën shefat e shteteve dhe të qeverive të G 20-ës u ra dakord për një politikë me rigoroze për tregjet financiare ndërkombëtare dhe për masat e stimulimit të konjukturës.

- 24 Nëntor 2008: Qeveria Amerikane shpëton Citigroup me 326 miliardë Dollarë përpara shkatërrimit të tij. Në Janar do të bëhej e ditur shkrirja e kompanisë së letrave me vlerë për klientët private “Smith Barney” me Morgan Stenley. Në shkurt pjesëmarrja shtetërore si aksioner do të rritej në to me 36%.

- 16 Dhjetor 2008: FED-i (Banka Qendrore Amerikane) e fundos normën bazë të interesit në një thellësi rekord prej 0 %.

- 11 Shkurt 2009: Qeveria Irlandeze investon 7 miliardë Euro në dy bankat e mëdha të vendit, në “Banka e Irlandës” (Bank of Ireland) dhe “Allied Irish Banks”

- 3 Mars 2009: Qeveria Amerikane me ndihmën e Bankës Qendrore pompon në ekonominë e vendit deri në një bilion dollarë para të freskëta.

- 2 Prill 2009: Në samitin financiar botëror të dytë vendet e G 20-ës në Londër bien dakord për një sërë rregullash të reja dhe kontrolle për fondet derivative, kompanitë e vlerësimeve dhe instituteve të tjera financiare. Gjithashtu u akorduan edhe një bilion Dollarë ndihmë financiare për vendet e varfra.

- 7 Maj 2009: Që norma baze e interesit kapi thellësinë e saj historike, në politikën monetare duhen përcaktuar rrugë të reja. Banka Qendrore Europiane njoftoi për blerjen më të madhe të letër garancive prej 60 miliardë Euro.

- 31 Korrik 2009: Në Washington propozohet një projekt-ligj që parashikon kufizim të praktikave të pagave dhe bonuseve të larta nëpër banka.

Datat e mësipërme shënojnë vetëm majat e falimenteve të mëdha që pasuan Lehman Brothers, por nga ato nuk mund të duken hollësisht pasojat që preken thellë ekonomitë e shumë vendeve të varfra e të pasura e bashkë me to dhe popujt e tyre. Recesionit duket sikur po i vjen fundi, por jo krizës, dhe kjo do të thotë që nuk është ky fundi i problemit, pasi së shpejti edhe mund të përballemi me recesionin e radhës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#42

Post by Adriana » Wed Sep 23, 2009 6:08 pm

Kompanitë e naftës shpallën rënie të fitimit



Kompanitë e naftës Royal Dutch Shell dhe Exxon Mobil shpallën rënie të madhe të përfitimit kuartal duke marrë parasysh rënien e çmimeve të naftës nga mesi i vitit 2008.

Siç transmeton Makfaks-i, fitimi i kompanisë Royal Dutch Shell deri në korrik shënoi rënie për 70 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, në 2.3 miliardë dollarë. Fitimi i kompanisë Exxon Mobil në periudhën e njëjtë shënoi rënie për 66 për qind, gjegjësisht për 3.95 miliardë dollarë.

Gjatë vitit çmimet globale të naftës realizuan rekord prej 147 dollarë për një fuçi, para se të biejn për shkak të recesionit botëror. Në SHBA çmimi i një fuçie naftë momentalisht u lëshua në rreth 64 dollarë.

Shitja kuartale e kompanisë Royal Dutch Shell në përgjithsi ka qenë 63.9 miliardë dollarë, gjegjësisht 51 për qind më pak se vitin e kaluar, ndërsa e Exxon Mobil ra për 46 për qind, në 74.5 miliardë dollarë
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#43

Post by Sally » Wed Sep 30, 2009 4:57 pm

FMN-ja do të rrisë parashikimin për ngritjen ekonomike



Singapor - Fondi Monetar Ndërkombëtar do të rrisë me 3.1 për qind parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale në vitin 2010, nga 2.5 për qind që ishte parashikuar më parë.
E përditshmja gjermane e biznesit "Handelsblatt" shkruan se kjo reflekton kushtet ekonomike vazhdimisht në përmirësim pas krizës së rëndë globale.

Duke cituar burime të paidentifikuara pranë FMN-së dhe qeverisë gjermane, gazeta shkruan se FMN kishte rishikuar parashikimin e tij për tkurrjen me 1.1 për qind të ekonomisë globale këtë vit, krahasuar me kontraktimin negativ prej 1.4 për qind që ishte parashikuar më parë.

FMN-ja pritet të ndryshojë parashikimin e saj në raportin e ri Perspektiva e Ekonomisë Botërore, që pritet të publikohet nesër në Stamboll të Turqisë.

Sipas "Handelsblatt", FMN-ja ka rritur gjithashtu parashikimin e saj për Prodhimin e Brendshëm Bruto të Gjermanisë, duke përcaktuar një rritje me 0.3 për qind vitin e ardhshëm, krahasuar me tkurrjen prej 0.6 për qind të PBB-së që ishte parashikuar më parë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#44

Post by Sally » Sun Oct 04, 2009 12:25 pm

SHBA, mbyllen edhe tre banka të tjera të njohura


"Warren Bank" , "Jennings State Bank" dhe "Southern Colorado National Bank" falimentuan, duke e çuar në 98 numrin e bankave amerikane të mbyllura këtë vit.


Ndërkohë, rregullatorët vazhdojnë të eliminojnë institucionet financiare që kanë probleme me likuiditetin dhe që janë të tejmbushura me kredi të këqija.

Zyra e Sigurimit e Rezervës Federale (FDIC) deklaroi sot se "Warren Bank" në Miçigan u mbyll dhe depozitat e saj u morën përsipër nga "Huntington National Bank" në Ohajo.

"Warren Bank" kishte rreth 538 milionë dollarë asete financiare dhe 501 milionë dollarë në depozita.

"Jennings State Bank" në Minesota gjithashtu u mbyll, depozitat e të cilës i mori përsipër Banka Qendrore e po të njëjtit shtet, ndërkohë që vlera monetare e aseteve financiare të saj arrin në 56,3 milionë dollarë dhe 52,4 milionë dollarë në depozita.

Kurse banka e tretë që u mbyll nga rregullatorët ishte "Southern Colorado National Bank", depozitat e së cilës u morën përsipër nga "Legacy Bank" e po të njëjtit shtet, ku vlera e aseteve finanaciare arrin 39,5 milionë dollarë dhe depozitat 31,9 milionë dollarë.

Në total, falimentimi i tre bankave të fundit do t'i kushtojë Zyrës së Sigurimit të Rezervës Federale (FDIC) një vlerë të kombinuar prej 293 milionë dollarësh
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#45

Post by Sally » Wed Oct 07, 2009 6:56 pm

BE-ja fillon procedurë kundër nëntë shteteve anëtare




Krahas 11 shteteve të tjera kundër të cilave janë nisur kohë më parë procedura, Komisioni Evropian ka nisur procedurë edhe kundër nëntë shteteve tjera anëtare të Bashkimit Evropian, për shkak të deficitit publik financiar, i cili tejkalon 3 për qind të BPV-së.

Procedurat e KE-së kanë ardhur pasi vendet përkatëse që vitin e kaluar e kanë tejkaluar kufirin e deficitit prej 3 për qind BPV, të përcaktuar me paktin për stabilitet dhe rritje të Bashkimit Evropian.

Sllovenia, Austria, Belgjika, Çekia, Gjermania, Italia, Holanda, Sllovakia dhe Portugalia do t`u bashkëngjiten 11 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, kundër të cilëve Komisioni Evropian (KE) tashmë ka nisur procedurë.

Ndërkaq, nëntë prej tyre janë Polonia, Rumania, Lituania, Letonia, Malta, Franca, Irlanda, Greqia dhe Spanja, etj, ndërsa që Britania e Madhe dhe Hungaria ishin të vetmet në procedurën para krizës.

Paraprakisht Komisioni Evropian lajmëroi se procedurat kundër shteteve pas shpërthimit të krizës do të jenë më fleksibile, meqë deficitet e mëdha kryesisht janë pasojë e masave të shteteve në luftën kundër krizës ekonomike, më të rëndën prej Luftës së Dytë Botërore.

Pritet që Komisioni në nëntor të përgatitë raporte për vendet në procedurë, se si t`i përmirësojnë performansat.

Komisioni Evropian ka autorizim për të ndëshkuar shtetin që nuk respekton mekanizmat e Paktit për Stabilitet për rritje ekonomike, me më së shumti gjysmë për qind të BPV-së nga dënimi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”