"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ekonomia Boterore.

Këtu mund të shkruani për ekonominë botërore, si ndikon ecuria e saj në jetën tuaj, lidhja e saj me ekonomine e komunitetit tuaj.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#61

Post by Sally » Wed Jul 14, 2010 7:57 pm

Kompromisi për mbikqyrjen e kontestuar financiare në BE duket se është i mundur

Në çështjen e testeve të stresit për bankat evropiane, shtetet anëtare në rast nevoje mund të ndihmojnë me ndihma në kapital.





Ne fund të korrikut pritet të publikohen rezultatet e testeve të stresit për rreth 100 bankat më të mëdha evropiane.

Këshilli i ministrave të BE-së, ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian janë "në masë të madhe në një mendje", bënë të ditur në Bruksel ministrat e Financave të BE-së.

Prej testeve të stresit BE shpreson një qetësim të tregjeve, u shpreh komisioneri i BE-së për politikën monetare, Olli Rehn, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Bruksel. "Është vendimtare që përmes transparencës, bankë për bankë, të kujdesemi për besueshmëri maksimale, në mënyrë që të forcojmë besimin e qytetarëve dhe investuesve në sistemin bankar evropian, i cili unë besoj se në tërësi është rezistent dhe solid." - tha Rehn.




Nëse ndonjë bankë do të hasë megjithatë probleme, ajo duhet të përpiqet fillimisht ta ndreqë situatën përmes rifinancimit. Nëse kjo nuk ka sukses, duhet t'i ofrojë ndihmë vendi përkatës anëtar. Por mjeti i fundit i shpëtimit është fondi i shpëtimit i BE-së, i cili në të vërtetë është konceptuar për shtete të tëra


Zyrtarisht paketa e shpëtimi ka marrë emrin e ndërlikuar "fasiliteti evropian për stabilitetin financiar". Deri në fund të këtij muaji paketa e shpëtimit pritet të marrë formën përfundimtare. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, shpreson megjithatë që masat e konsolidimit ta bëjnë të panevojshëm përdorimin e fondit.

"Ajo çka një numër vendesh anëtare të BE-së kanë ndërmarrë muajt e kaluar - Greqia, Spanja, Gjermania, Franca - është shumë më tepër nga sa mendonim se ishte e mundur tre muaj më parë. Për këtë arsye vazhdoj të jem optimist se ky fasilitet për stabilitetin financiar e përmbush qëllimin e ekzistencës më së miri nëse përdoret sa më pak. Por instrumentat janë në dispozicion dhe kështu përmbushet qëllimi i ekzistencës së tij." - u shpreh ministri gjerman i Financave.

Ndërkaq Këshilli i vendeve anëtare, Komisioni dhe Parlamenti Evropian vazhdojnë të negociojnë për një mbikqyrje financiare evropiane. Të tria palët besojnë se vetëm një mbikqyrje efektive mbarëevropiane mund të shmangë në të ardhmen kriza të reja. Eurodeputeti gjerman kristiandemokrat Werner Langen mendon se tani e kanë radhën për të vepruar vendet anëtare: "Ne në parlament nuk jemi aspak të kënaqur pasi shohim se Këshilli vazhdon të bllokojë. Për këtë arsye nuk e kemi miratuar përfundimisht paketën për mbikqyrjen financiare, por i kemi dhënë Këshillit edhe njëherë kohë deri në shtator për të negociuar. Shpresoj që të arrijmë të përfshijmë edhe Britaninë e Madhe dhe të kemi një mbikqyrje të mirëfilltë financiare mbarëevropiane."

Britanikët jo vetëm janë kundër ndërhyrjes së BE-së në mbikqyrjen kombëtare financiare, për ta është në lojë metropoli financiar Londër. Por në këtë pikë ministri gjerman i Financave u shpreh me fjalë qetësuese: "Dua të them shprehimisht se Britania e Madhe u tregua këto dy ditë shumë konstruktive, kështu që mendoj se tani kemi vërtet një shans të mirë."

Shansi i fundit për arritjen e një marrëveshje pritet të paraqitet pas pushimit të verës. Ndoshta shplodhja pas pushimeve do t'i bashkojë të gjithë pjesëmarrësit dhe mbikqyrja financiare evropiane do të mund të hyjë në fuqi më 1 janar.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#62

Post by Adriana » Mon Jul 19, 2010 9:16 pm

Kompromis për mbikqyrjen financiare në BE

BE kërkon që bankat me probleme t'i mbështesë në rast nevoje me kapitale emergjente, pas testeve për aftësinë e tyre të përballimit të krizës. Këtë e vendosën ministrat e financave të BE.

Vetëm pas 10 ditësh do të publikohen rezultatet e testimit të mbi 91 bankave evropiane. Por që tani disa ministra financash po bëhen nervozë. Për çdo rast ministrat e financave të BE ranë dakord të martën (13.07.2010), që vendet anëtare të marrin pas publikimit të testeve më 23 korrik "të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e kapitalit". Këtë e bëri të ditur në Bruksel ministri belg i Financave dhe kryetari i radhës i BE, Didier Reynders. Ai dha gjithashtu siguri për "transparencën më të madhe të mundshme".

Edhe ministri gjerman i financave, Wolfgang Schäuble, e bëri të qartë se për raundin e ministrave nuk ekziston opsioni, që bankat evropiane të shkatërrohen. "Me një mbyllje të bankave puna nuk zgjidhet", tha Schäuble në Bruksel. "Shumicën e herëve ata i kanë disa kreditorë, edhe për ata duhet menduar."

91 banka nën lentën e provës

Testit të stresit do t'i nënshtrohen 91 institute monetare evropiane. Midis tyre janë 14 gjermane. Testet i krahasojnë shpesh me një test force për automjetet: ato synojnë të tregojnë se në ç'masë ndodhen nën presion institutet financiare, kur investimet e tyre financiare e humbasin papritur vlerën e tyre, për shembull, kur një vend anëtar i Euros si Greqia do të falimentonte, ose kur BE të zhytej në një recesion të thellë. Ajo, që testohet, është para së gjithash aftësia për t'u pajisur me kapital vetjak. Ajo tregon, nëse bankat kanë mjaftueshëm hapësirë kapitali kundër valëve të shokut në tregje.

Nëse bankave u mungon kapitali vetjak i nevojshëm, ato duhet t'i gjejnë mjetet fillimisht në tregjet financiare, kështu dëshirojnë ministrat e financave. Kur kjo nuk është e mundur, atëherë do të angazhohen shtetet e BE me fondet nacionale të shpëtimit të bankave. Nëse një vend i zonës së euros nuk është në gjendje të mbështesë bankat e tij, sipas mendimit të Schäubles, ai mund të paraqesë lutje për ndihma nga çadra mbrojtëse e euros e BE.

Ndryshim mendimi në çështjen e çadrës mbrojtëse të BE

Çadra mbrojtëse fillimisht nuk qe menduar për bankat problematike, por për shtetet e zonës së Euros, të cilët kalojnë në vështirësi financiare. Ajo u krijua jo më larg se muaji maj, në rrethana dramatike nën pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe u pajis me 750 miliardë euro ndihma, midis të tjerash, për ta mbështetur euron.

Me rastin e konsultimeve të mininistrave, komisari i Ekonomisë së BE, Olli Rehn përforcoi vlerësimin e tij se sistemi evropian i bankave është "i fortë dhe i aftë për të rezistuar." Finlandezi theksoi se BE është i përgatitur dhe fondet e emergjencës së BE janë në dispozicion si konsekuencë e fundit.

Afrohet zgjidhja për mbikqyrjen financiare të BE


Përparime të rëndësishme ka pasur në përpjekjet disamujore për shtimin e mbikqyrjes financiare nga ana e BE. Britania e Madhe ra dakord për t'i dhënë në të ardhmen të drejtën e kontrollimit autoriteteve të ardhshme të BE për bankat, shoqëritë e sigurimit dhe tregtinë e letrave me vlerë, përballë autoriteteve nacionale të kontrollit. Ministri i financave, George Osborne, megjithatë paraqiti si kusht që buxheti britanik të mbetet i paprekur nga kjo. Kjo do të vlente në rastet e ndihmave të shpëtimit.

Tani shtetet e BE duhet të bien dakord edhe me Parlamentin Evropian, i cili mbajti qendrim të fortë edhe pas 20 raundesh negociatash dhe nguli këmbë edhe më tej që autoritetet e reja të kenë fuqi edhe vendimmarrëse si mbikqyrëse. Schäuble u tregua optimist, se në muajt e verës do të arrihet një dakordim.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#63

Post by Sally » Tue Jul 20, 2010 6:49 am

BE vlerëson kontributin e fesë në luftimin e varfërisë


Presidenët e institucioneve më të rëndësishme të BE-së, të hënën (19.7.) u takuan me përfaqësuesit e 20 feve më të rëndësishme në Evropë. Takimi synonte gjetjen e rrugëve të përbashkëta për luftimin e varfërisë.



Ishte një pamje e pazakonshme: shumë rroba të zeza, mjekra të thinjura dhe kapele të ndryshme. Por megjithë faktin që dukeshin ndryshe përfaqësuesit e të krishterëve, myslimanëve, hebrenjëve, hinduve dhe të tjerëve ishin unikë në mendimin se varfëria në botë duhet luftuar së bashku. Presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso lavdëroi punën e bashkësive fetare në kohërat e krizave.

„Kriza financiare dhe ekonomike ka goditur rëndë shumë njerëz. Është e padiskutueshme që kreativiteti dhe besimi kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm për t'i ndihmuar ata në kohërat shumë të vështira që kanë kaluar, si në kuptimin e mbështetjes materiale ashtu edhe sa i përket gjendjes shpirtërore dhe emocionale", tha Barroso
.

Fjalë të pazakonshme dhe mesazhi i BE-së


Në kohën e diskutimeve të mëdha brenda BE-së për domosdoshmërinë e reformave të shumta ekonomike dhe financare, këto fjalë dukeshin paksa të pazakonshme. Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy është i mendimit se Evropa në këtë mes mund të luajë një rol të veçantë.

„Bashkimi Evropian duhet të jetë një bashkim vlerash. Kjo është vlera shtesë që ne mund të ofrojmë në botë. Është kjo një fuqi e veçantë e Evropës në Botë“, tha Rompuy.



Relativizimi i varfërisë

Por ata të cilët kanë pritur deklarata konkrete për luftimin e varfërisë, janë zhgënjyer në fund. Kardinali i Hungarisë dhe presidenti i radhës i Konferencës së peshkopëve evropianë, Peter Erdö, përpiqej madje të relativizonte kuptimin e vetë nocionit varfëri.

„Varfëria nuk është vetëm çështje e pasurisë materiale, por kemi të bëjmë me një pytje antropologjike. Ne së bashku duhet të kërkojmë atë që për njerëzit është e domosdoshme, atë që në kuptimin antropologjik është themelore për mirëqenien e njeriut", tha ai.



Për një çështje tjetër në këtë takim nuk u dha asnjë përgjigje: në pytjen e një gazetari se si mund të arrihet ndalimi i përdorimit të burkës, asnjë prej pjesëmarrësve nuk deshi të përgjigjet. Në anën tjetër pati një gatishmëri të theksuar për bashkëpunim sa i përket përdorimit të gjuhës gjermane. Për këtë ishte dakord edhe Bekir Alboga nga Unioni turko-islam në Gjermani.


„Në qoftë se ne jemi pjesë e Gjermanisë, pjesë e vlerave të kësaj shoqërie, atëherë duhet të jemi të lumtur që mund ta themi mendimin tonë në formën e dialogut. Ne edhe në të ardhmen do t'ia dërgojmë presidentit propozimet tona me shkrim dhe në qoftë se ne si myslimanë mund të japim kontributin tonë në këtë drejtim, këtë do ta bëjmë me dëshirë. Edhe një herë faleminderit shumë!", u shpreh ai.

BE-ja është neutrale ndaj fesë

Mesazhi kryesor i takimit mes përfaqësuesve të feve ishte vetë mbajtja e takimit: ne e respektojmë njëri - tjetrin dhe rolin tonë në shoqëri. Por për katolikun Van Rompuy ishte me rëndësi të theksohej se do të mbahet një takim edhe me përfaqësuesit e bashkësive jofetare, me shpjegimin se BE-ja është neutrale sa i përket fesë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#64

Post by Sally » Tue Jul 20, 2010 7:17 am

Parlamenti italian kalon paketën për ekonominë


Një skandal i ri korrupsioni e ka njollosur qeverinë
Qeveria italiane e kryeministrit Silvio Berlusconi ka shpëtuar një votëbesim lidhur me një paketë masash shtrënguese për ekonominë. Paketa e masave kishte si qëllim të rregullonte financat publike të vendit. Votimi në parlament vjen në një kohë të vështirë për qeverisjen e zotit Berlusconi.

Paralajmërimi
Kryeministri kishte paralajmëruar se qeveria do të jepte dorëheqje nëse nuk do të miratohej paketa e masave ekonomike me vlerë 25 miliard euro. Kjo paketë përfshin zvogëlim të buxhetit për sektorin publik dhe një reduktim të thellë të shpenzimeve rajonale. Por mbështetja për zotin Berlusconi megjithatë ka rënë, sipas sondazheve.

Skandali
Një skandal i ri korrupsioni e ka njollosur qeverinë. Ditën e mërkurë, një zëvendësministër dha dorëheqjen, pasi ishte nën hetim i dyshuar për përfshirje në konspiracion për të influencuar gjykatësit. Muajt e fundit kanë parë edhe shpërthimin e një përplasjeje të egër për pushtet mes zotit Berlusconi dhe kolegut dhe rivalit të tij më të afërt Gianfranco Fini. Të gjitha këto zhvillime i kanë bërë disa analistë të komentojnë se ditët e kësaj qeverie janë të numëruara.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#65

Post by Adriana » Mon Jul 26, 2010 10:43 am

Përfundimet e testit të stresit befasojnë ekspertët


Banka Qendrore Evropiane nuk po lodhet së theksuari se testi i stresit të 91 bankave të mëdha evropiane, të cilin nuk e kaluan vetë 7 syresh, demonstroi aftësinë e sektorit bankar për t'u bërë ballë krizave. Gjithësesi ekspertët janë pak të çuditur prej përfundimeve kaq të mira dhe kërkojnë që bankat të vazhdojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të forcojnë më tepër kapitalin.




Testi i stresit të bankave doli më mirë se pritej.

Dhe edhe pse kjo i gëzon mbikqyrësit, bankierët dhe politikanët, ekspertët janë pak të shtangur prej përfundimeve të tij. Kjo sepse nga shtatë bankat, që nuk arritën ta kalonin testin, pesë janë spanjolle dhe vetëm një greke.

Në rastin e Spanjës ekspertët janë të mendimit se problemi kryesor lidhet me tregjet e pasurive të patundshme, sidomos të shtëpive, të cilat përbëjnë një barrë të rëndë për ekonominë spanjolle. "Dhe kjo pasqyrohet edhe në rezultatet e bankave spanjolle në këtë test, sidomos të Bankave të Kursimit" - thotë Tomas Kerfgen nga SEB.




Në të gjitha vendet e BE-së ka kandidatë, që mezi e kanë kaluar testin

Por në rastin e Greqisë ata nuk kishin menduar se testin nuk do ta kalonte një bankë e vetme dhe për këtë po i shqyrtojnë më me kujdes përfundimet. Nga një vështrim më i vëmendshëm i tyre rezulton se në të gjitha vendet e BE-së ka disa kandidatë, që mezi e kanë kaluar testin, por që në fakt janë mjaft të dobët.




Ralph Grënemeyer i Silvia Quandt Research thotë: "Si pikënisje përllogaritet një rënie e pakët e kurseve të aksioneve dhe një rënie prej 19-30% në rastin e huave shtetërore. Në këto sektorë ne kemi vënë re shuma më të mëdha. Pra po të marrim parasysh se testi nuk ishte superstresues, atëhere duhet thënë se bankat duhet të vazhdojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të forcojnë më tepër si modelet e tyre të biznesit edhe kapitalin."

Banka Qendrore Evropiane nuk po lodhet së theksuari se testi demonstroi aftësinë e sektorit bankar për të rezistuar. Këtë e pranojnë madje edhe skeptikët, sepse bankat e testuara mbulojnë mbi 50% të tregut të kapitalit në Evropë.



Bankat, që nuk e kaluan testin, duhet mbledhin tani rreth 3,5 miliardë euro për të përmirësuar mbulesën e tyre me kapital. Edhe pse kjo shumë është e madhe, ekspertët mendojnë se parë në totalin evropian nevoja për kapital nuk është më kaq e madhe dhe se kjo duhet që t'i mbështesë në një farë mënyre edhe tregjet e kapitalit.

Tregjet e kapitalit reaguan të relaksuara. Por më e rëndësishmja për të gjithë është se Evropa ia doli për herë të parë mbanë, që të binte dakord për kritere të njëjta për të 20 vendet pjesëmarrëse. Edhe ky është një sinjal për botën e jashtme.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#66

Post by Sally » Tue Feb 08, 2011 9:45 am

Kriza në Egjipt dhe pasojat e mundshme të saj për ekonominë botërore

Edhe pse deri tani bursat botërore nuk kanë reaguar ndaj krizës shqetësimi prej pasojave të saj për ekonominë botërore është i pranishëm? Një ndër problemet është rritja e çmimit të naftës.



Në tregjet e financave po shtohet nervoziteti. Çmimi i naftës filloi të ngjitet sërish. Pas fillimit të protestave në Egjipt ai u rrit fuqishëm. Një fuçi nafte e tipit WTI kushton për momentin rreth 90 dollarë. Vende të tilla si Kuvajti mendojnë se në rast se në Egjipt do të vazhdojnë trazirat çmimi mund të shkojë deri në 110 dollarë. Në Venezuelë u tha se në rast se mbyllet Kanali i Suezit atëhere çmimi për një fuçi nafte mund të shkojë deri në 200 dollarë. Këto çmime janë shumë më të larta se ato të vitit rekord 2008.

"Rreziku më i madh ekonomik prej ngjarjeve në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme është se mund të pengohet transporti i naftës dhe lëndëve të tjera të para përmes Kanalit të Suezit gjë që mund të çojë në rritjen e çmimeve." - thotë Martin Hüfner, ekonomist pranë firmës Assenagon.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:
Rritja e çmimit të naftës dhe lëndëve të para është e dhimbshme për vendet në ekspansion ekonomik, sepse ato harxhojnë më tepër energji se vendet e industrializuara. Por rritja e çmimit të naftës dhe lëndëve të para çon edhe në rritjen e inflacionit dhe të përqindjeve të interesit të kredive, gjë që frenon fuqinë blerëse dhe rritjen ekonomike.

Për këtë shkak ato prekin edhe vende të tilla me ekonomi të stabilizuar si Gjermania. Kjo sepse sipërmarrjet gjermane përfitojnë prej eksporteve dhe porosive gjithnjë e më të mëdha nga vende të tilla si Kina, Rusia, India dhe Brazili. Deri tani ato përfitonin edhe prej porosive nga Egjipti.



Pra a ka rrezik për ndonjë reaksion zinxhir apo për një krizë të re botërore?

"Kaq larg nuk ka pse të shkojmë. E mundur është gjithçka po duhet të jemi realistë. Ne i shohim problemet në rajonin arab. Ende nuk e dimë se ç'efekt do të kenë, të gjithë janë të shqetësuar dhe përpiqen të parandalojnë ndonjë fatkeqësi të madhe, por askush nuk mund ta përjashtojë që në fund mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi të madhe." thotë Martin Hüfner i Assenagon.


Pra nuk ka shkak për panik, por as për të ndejtur në qetësi. Të këtij mendimi janë edhe punonjësit e Bursës së Frankfurtit si edhe shumë investitorë dhe persona që kanë depozituar paratë në Egjipt dhe në vende të tjera në ekspansion ekonomik. Ata po i tërheqin paratë nga këto vende dhe po i investojnë në vendet e industrializuara. Po sipas ekspertëve këto lëvizje nuk kanë të bëjnë vetëm me krizën akutuale politike në Afrikën e Veriut, por edhe me ciklin konjunkturor të vetë vendeve në ekspansion ekonomik.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,14824720,00.html
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#67

Post by Adriana » Mon Feb 28, 2011 6:50 pm

Prej të hënës ne gjithë botën çmime të reja të rrymës, benzinës dhe të bukës.


Çmimet e benzinave prej mesnate rriten për 2.5 denarë, kurse të dizelit për 2 denarë, vendosi sot Komisioni Rregulllator i Energjetikës. Çmimi i ri i EUROSUPER 95 do të jetë 77 denarë, kurse i EUROSUPER 98 do të jetë 78.5 denarë për një litër. Çmimi me pakicë i EURODIZEL rritet për 2 denarë dhe do të jetë 67.5 denarë. Çmim më të lartë do të kenë edhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe mazuti. Sot edhe një pjesë e furrave e shtrenjtuan bukën për 3 denarë. Tani, në vend se për 24, ai shitet për 27 denarë. E gjithë kjo në mënyrë plotësuese e ngarkon standardin e qytetarit.

“Varet nga vetë njeriu se ku punon. Për qytetarin e rëndomtë shtrenjtimi i këtillë është shumë” tha një qytetar.

“Për momentin është shtrenjtë. Për të gjithë këtë më së shumti din shteti, kurse kjo ndikon tek populli” tha një qytetar.

“Nuk më intereson çmimi i bukës, por ajo se populli nuk ka para” tha një qytetar.

Lidhur me çmimin e ri të bukës qeveria ende bën kalkulime se a të ndihmojë me rezervat e mallrave.

“Qeveria me kujdes e përcjellë situatën dhe besoj se në njërën prej mbledhjeve të ardhshme do të shqyrtohet kjo çështje. Nëse ka mundësi do të intervenojmë edhe me rezerva të mallrave” tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.

Shtrenjtimi i fundit i bukës për 3 denarë ishte para një muaji. Në fillim të këtij muaji u shtrenjtua edhe buka sociale e kompanisë së Velesit “ Zhito Vardar”, kështu që në vend se 18, rastet sociale bukën e blejnë për 21 denarë. Rritja e çmimeve të grurit dhe të miellit mund ta hapë spiralen, kështu që pas bukës mund të shtrenjtohen mielli, produktet e miellit, ëmbëlsirat. Që të ndërpritet linja në rritje e shtrenjtimeve, mullisët kërkuan intervenimin urgjent të qeverisë me rezerva të mallrave, dhe për një periudhë të shkurtër të shtyhet shtrenjtimi. Për momentin një ton grurë në bursat botërore shitet me çmimin prej 30 deri në 320 euro që është dyfish më shumë se në gusht të vitit të kaluar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ekonomia Boterore.

#68

Post by Adriana » Fri Aug 05, 2011 3:23 pm

Rënie dramatike e kurseve nëpër bursa 04-08-2011

Frika nga përhapja e krizës së borxheve në SHBA dhe në Evopë ka nxitur veprime në panik në tregjet financiare. Wall Street-i përjetoi një ditë të zezë, edhe kurset në bursat e Evropës pësuan humbje të mëdha.




Në Evropë pas Greqisë edhe ekonomi të tjera ndodhen në prag të kohëve të vështira: Për Italinë dhe Spanjën paraja po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë - Euroja kërcënohet nga një brengë e re. Edhe në SHBA, ku u ngrit limiti maksimal i borxhit, në mënyrë që Uashingtoni të mund të marrë borxhe të reja, koniunktura rrezikon të bjerë, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë botërore.

Rënie e kurseve në bursa

Pas humbjeve të ndjeshme të kurseve në tregjet evropiane të financave (Indeksi gjerman i aksioneve DAX në bursën e Frankfurtit mbi Majn shënoi një minus me 3,4 përqind, në Londër minus 3,1, në Paris minus 2,5 përsqind) situata u ashpërsua në mënyrë dramatike edhe në tregun e aksioneve në SHBA: Wall Street-i në Nju Jork pësoi një nga humbjet më të rënda, që nuk ishte përjetuar prej vitesh. Tre indekset kryesore të enjten (04.08.2011) u mbyllën me rënie mbi katër përqind. Indeksi Dow-Jones- ra me mbi 500 pikë dhe për herë të parë qysh nga dhjetori 2010 shënoi një kuotë nën 11.400 pikë.



Analistët amerikanë tërheqin vëmendjen për tregues, që sinjalizojnë se ekonomia e SHBA-së ka mbërritur pikën e stanjacionit. Edhe situata në Evropë po i preokupon bursianët në Nju Jork. "Investitorët për shkak të problemeve me borxhet në Evropë janë duke tërhequr sa më shumë që munden likuiditet nga tregu", thotë një ekspert i financave. Për këtë atmosferë të keqe kanë influencuar edhe deklaratat e Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane(BQE), Jean-Claude Trichet, sipas të cilit është forcuar edhe më shumë rreziku i rënies koninkturore.

"Aksionizëm"
Për t'iu kundërvënë këtyre tendencave, ndërkaq dy ekonomitë më të mëdha kanë investuar në tregun e parasë, në mënyrë që të mbrojnë ekonomitë e tyre vendase. Japonia dhe Zvicra po vuajnë pasojat e mbivlerësimit të jenit dhe frangës. A janë këto investime në krizë një mjet i efektshëm shpëtimi? Apo janë këto vetëm "placebo fiskale", siç mendon Andreas Rees? Kryeekonomisti i Gjermanisë pranë UniCredit për Deutsche Welle-n tha, se për të investimet aktuale nuk janë gjë tjetër veçse aksionizëm.

Franka zvicerane vitin e kaluar krahasuar me dollarin dhe euron fitoi ndjeshëm vlerë. Përpara dymbëdhjetë muajsh franka kushtonte rreth 73 cent të euros, ndërkohë duhet të derdhësh 93 cent, për të blerë një frangë. Ky është helm për turizmin, prej nga ekonomia zvicerane është e varur në një shkallë të lartë. Për shumë turistë republika e alpeve është bërë mjaft e shtrenjtë, ata i shmangen Zvicrës.

Të mërkurën (03.08.2011) Banka Kombëtare Zvicerane derdhi në masë para në treg. Interesi i referencës u ul gati me zero përqind.



Mbivlerësim
Banka Qendrore në Tokio gjithashtu ndërhyri, sepse ajo druhet për koniukturën e brendshme. Japonia ankohet për tkurrjen e ekonomisë për shkak të tërmetit, cunamit dhe shkrirjes bërthamore nëpër reaktorët atomikë. Si rrjedhojë, jeni krahasuar me euron e lëkundur dhe dollarin e sigurtë është mbivlerësuar. Kjo bën që të zbehet fitimi i koncerneve të mëdha eksportuese të Japonisë, produktet e të cilëve po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare. Për këtë arsye, Banka Qendrore në Tokio të enjten nën presionin e qeverisë japoneze lëshoi pe duke ndërhyrë. Interesi orientues u la në nivel të ulët dhe njëkohësisht u parashtrua një program i zgjeruar për blerjen e aseteve fiske.


Shërim
Banka e Anglisë gjithashtu po ndjek poliitkën e parasë së zhvleftësuar. Ajo vendosi të enjten në Londër ta lerë edhe më tej në nivelin e ulët rekord interesin bazë me 0,5 përqind. BQE në të njëjtin moment njoftoi, se nuk do ta ndryshojë interesin bazë, që është në kutën e 1,5 përqind. Kjo i shërben luftimit të inflacionit, por shtrenjton kreditë. Kjo mund të dëmtojë përpjekjet, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e vendeve evropiano-jugore të krizës. Vëzhguesit kanë frikë, se ripërtëritja koniukturore në zonën e euros mund të dobësohet.

Investuesit në Japoni dhe në Zvicër, sipas mendimit të ekonomistit Andreas Rees mund të kenë një dobi fare të vogël vetëm për një kohë të shkurtër. Ekonomitë e veçanta, i tha ai Deutsche Welle-s, nuk janë aq të forta, për ekuilibrimin e luhatjeve të kursit në tregjet e financave. Për rikuperimin e sistemit monetar botëror dhe koninkturës globale janë të nevojshme operacionet në kokë dhe jo nëpër gjymtyrë: Turbullirat në eurozonë duhet të marrin fund dhe ekonomia e SHBA-së duhet të mbështetet sërish në gjymtarë të shëndosha. Kyçi për shërimin e ekonomisë botërore nuk ndodhet tek thesaret e bankave të veçanta qendrore, por në Uashington dhe në Bruksel.

Barroso: Duhet të shmanget efekti domino
Presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso të enjten (04.08.2011) përpara se kurset të binin në vlera minus, propzoi, që Fondi Evropian i Shpëtimit (EFSF) të rritet. Në një letër, drejtuar kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 17 vendeve të eurozonës, Barrozo kërkoi "një verifikim të shpejtë të të gjitha elementeve të EFSF": Qeveritë duhet të garantojnë, se fondi ka mjete financiare në dispozicin, për të luftuar rrezikun nga efekti domino."
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ekonomia Boterore.

#69

Post by Sally » Thu Dec 15, 2011 1:48 pm

Në Norvegji, gjalpi është më i çmuar se ari

Vendi rrezikon të mbetet pa këtë produkt për festa. Një paketë 500 gramë, sot kushton 350 euro
Nëse dikur ishte kripa dhe produktet e rralla ushqimore, si zhardhoku i kërpudhës dhe havjari, sot është vetëm gjalpi që në Norvegji vlen më shumë se ari. Në një shtet ku Prodhimi i Brendshëm Bruto për banor është ndër më të lartët në planet, tashmë norvegjezëve do t’u mungojë një asortiment i rëndësishëm siç është gjalpi, pa të cilin është e pamundur përgatitja e pjatave tradicionale. Përgjegjëse për këtë fenomen është një dietë e pasur me yndyra shtazore. Blogët e ndryshëm e kanë cilësuar këtë gjë si “tragjedi kombëtare”, ndërkohë që nuk mungojnë as komentet e shumta që njerëzit e thjeshtë kanë shkruar në rrjetet sociale më të rëndësishme: “Pa gjalpë, biskotat tona kombëtare kanë shijen e rërës”; “Brioshët pa gjalpë nuk janë më brioshë”; “Na ndihmoni! Kemi nevojë për gjalpë. Jemi të dëshpëruar”; “Jemi norvegjezë, na shpëtoni nga kjo krizë aktuale. Dhuroni gjalpë!”.

Të qeshura daneze

Në fakt pyetja që shtrohet është nëse qytetarët e mbretit Heraldi V, i kishin menduar pasojat kur vendosën të mos e lidhnin fatin e tyre politik dhe ekonomik me komunitetin europian? Megjithatë ky problem ka një zgjidhje dhe ajo quhet Danimarkë, shteti fqinj që është ndër vendet kryesore në botë për prodhimin e produkteve të qumështit, kështu që ka edhe gjalpë me shumicë. Për shkak të mos futjes në BE, norvegjezët kanë taksa të larta doganore. Qytetarët danezë qeshin me problemin ushqimor të fqinjëve të tyre: një shfaqje satirike televizive u ka ofruar fqinjëve “të uritur” një shifër simbolike për njëmijë panine.

Më pak qumësht dhe kërkesa më të larta

Sipas sajtit “Views and News from Norway” (“Pamje dhe lajme nga Norvegjia”), përgjegjës për këtë situatë është prodhimi i ulët i qumështit gjatë verës, për arsye se ka pasur shumë lagështi dhe kështu është ulur cilësua e barit që ka ushqyer lopët. Si pasojë në fund prodhimi është ulur me 25%. Si të mos mjaftonte kjo, trashëgimtarët e vikingëve, të verbuar nga mirëqenia, e kanë rritur në mënyrë drastike konsumin e yndyrës në dietën e tyre, një produkt tradicionalisht “mesdhetar”. Po ashtu shitja e kallëpeve të gjalpit u rrit papritur me 20% në muajin tetor dhe 30% në nëntor. Por si në të gjitha tregimet, gjithçka e ka një shkak: në këtë rast fajtore është kooperativa që dominon tregun “Tine”, përgjegjëse për “planifikim të dobët”. Ka gjasa që kjo strategji e gabuar nuk do t’i kënaqë norvegjezët për festa.

Çmime tejet të larta dhe tregu paralel

Falë kërkesës së lartë, tani po lulëzon edhe tregu i zi. Sot një kallëp gjalpë 250 gramësh kushton 10 euro, katër herë më shumë, por mund të arrijë edhe çmime të paimagjinueshme, siç e tregtojnë sajtet e shitjes online me kallëp 500 gramësh, vlera e të cilit arrin 350 euro. Po ashtu nuk mungojnë edhe episodet e çuditshme, kur një rus u kap në kufirin me Suedinë me 90 kile gjalpë kontrabandë. Shpresonte të fitonte pak para me rastin e krizës së gjalpit në Norvegji për t’i kaluar më mirë festat.
Mashtrimi i radhës vjen nga Suedia: “Pavarësisht se përdorin të njëjtën dietë hiperkalorike, suedezët nuk kanë mungesë yndyrash shtazore, sepse i paraprinë problemit dhe morën masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situate nëse do të ishte edhe këtu e pranishme, duke forcuar rezervat e tyre”, bëjnë të ditur autoritetet. Një sajt vendas shkruan se qytetarët e Suedisë mund të qetësohen, sepse në këtë shtet gjalpi, nuk mungon.

Ulja e taksave doganore

Natyrisht që zgjidhja e pritshme është importimi. Për këtë arsye Oslo ka ulur taksat doganore dhe po importon në vend një produkt belg që quhet “Synnove Finden” dhe është konkurrenti numër një i “Tine”. Aktualisht është parashikuar që në vend të hyjnë 300 tonë kallëp gjalpi. Kështu pra, norvegjezët i këshillojnë fqinjët europianë vetëm të reduktojnë yndyrën në dietën e tyre dhe ndoshta të fillojnë të përdorin produkte të tjera të qumështit, siç është për shembull mocarela.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Ekonomia botërore”