"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Google nis dixhitalizimin e gjithë librave të botës

Diskutoni për teknologjinë, arritjet e saj, ndikimi i saj në jetën tonë të përditshme.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Google nis dixhitalizimin e gjithë librave të botës

#1

Post by Aulona » Tue Jan 05, 2010 4:20 pm

Image

Gjigandi i botës kompjuterike Google, ka në plan që të skanojë të gjithë librat që qarkullojnë në glob, dhe t'i ofrojë ato përmes faqes së vet në internet. Kjo iniciativë mund të sjellë një qasje të pa hasur më parë në koleksionin e diturisë së pafund njerëzore, por ka krijuar kundërthënie të mëdha për sa i përket faktit, se kush do të përfitojë nga ky projekt. Projekti i ndërmarrë nga Google ka ngjallur kritika mes akademikëve, autorëve dhe kompanive rivale të teknologjisë së lartë, disa prej të cilave kanë kryer padi gjyqësore për ta ndalur këtë projekt, ose për ta modifikuar atë.

Një kamion që i përket kompaninës Google, ka ndaluar përpara librarisë së Universitetit të Stanfordit pranë San Franciskos , pak përpara orës 9 të mëngjesit. Ai është i mbushur me libra që kompania Google i mori dhe tani po i kthen, mbasi i skanoi, e kështu ato tashmë mund të hyjnë në sistemin e kompjuterave. Mbasi kamioni boshatiset, punonjësit e librarisë, e rimbushin me libra të tjerë, të cilat gjithashtu do të dixhitalizohen.

Drejtori i kompanisë për sektorin e librave, Daniel Klansi thotë se pikësynimi është që të skanohen deri në 40 milionë libra.

"Google ka si qëllim që të organizojë të gjithë informacionin e botës".

Përveç Stanfordit, edhe Universiteti i Kalifornisë në Bërkli, dhe Universiteti i Miçiganit kanë nënshkruar marrëveshje që e autorizojnë kompaninë Google të skanojë librat e tyre.

Punonjësi i bibliotekës së Stanfordit, Majkell Keller thotë kjo iniciativë rizgjon interesin e lexuesit për libra të harruar.

"Ajo që ndodh kur librat dixhitalizohen dhe bëhen të lexueshme në rrjet, është se ata bëhen më të përdorshëm. Është llogaritur se librat mundtë përdoren tani 10 herë më shumë se më parë".

Avokati Geri Rebak përfaqëson Aleancën e Librit të Hapur, ku përfshihen kompanitë Mikrosoft dhe Amazon.com. Ai thekson se ndonëse Google, mund të mos vendosë fillimisht pagesa për qasjen online në librat e dixhitalizuar, do të vendosë patjetër më vonë, pagesa të shtrenjta për përdorimin e bibliotekave online.

"Nuk është librari publike, ësht librari private. Dhe është krijuar për të përfituar, madje shumë. Google do të vendosë tarifat e pagesës në universitete, tek njerëzit e thjeshtë, madje pagesë do të duhet dhe nga fëmijët që do të duan të lexojnë librat përmes Google".

Dixhitalizimi i librave bashkëkohorë, ku e drejta e autorit njihet, nuk sjell debate. Madje as dixhitalizimi i librave të vjetër, për të cilët e drejta e publikimit ka skaduar.

Problemet janë të mëdha me dixhitalizmin e librave që quhen "jetimë" pasi ata janë shtypur, janë ende nën të drejtën e autorit, por nuk njihen personat që kanë të drejtën e publikimit. Shitja e kopjeve dixhitale të këtyre librave mund të jetë fitimprurëse, por pyetja që shtrohet është se kush do të përfitojë nga shitja e këtyre librave.

Google këmbëngul që ky projekt është më i madh se përfitimi në të ardhura.

"Google shpreson që të përfitojë nga kyprojekt duke përmirësuar shërbimin e kërkimit në internet. Ne presim që të fitojmë para nga shitja e librave, por motive kryesor nuk është fitimi."

Ndërkaq, Google vazhdon të skanojë librat e bibliotekave që shkarkohen nga kamionat e mbushur me to. Seanca dëgjimore për çështjet ligjore që përfshihen në këtë projekt, është në plan të zhvillohet përpara një jurie federale në muajin shkurt.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Google nis dixhitalizimin e gjithë librave të botës

#2

Post by Zeus10 » Tue Jan 05, 2010 8:00 pm

Le ta digitalizojne dhe ta ofrojne per kedo, sepse eshte bere dija vetem monopol i disave, monopol qe e mbajne per ti futur njerezit ne injorance, ne menyre qe te jene sklleverit e tyre duke i shfrytezuar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Google nis dixhitalizimin e gjithë librave të botës

#3

Post by Aulona » Wed Jan 06, 2010 3:18 pm

“Google” lancon supercelularin

Image

“Duam te bejme me shume me androidet”: me keto fjale “Google” ka prezantuar supertelefonin “Nexus One”, celulari i pare i kolosit te Mountain Views, qe ka lajmeruar edhe nje zgjerim te “Open Handset Alliance”, aleanca qe i ka dhene jeten androidit.

Mes hyrjeve te reja edhe ajo e “China Mobile”.
“Nexus One” ka nje ekran 3.7 polsh dhe sposton limitet se cfare mund te behet me nje celular.
Aparati peshon 130 grame dhe eshte i holle 11.3 milimeter.
Pajisja propozohet si rivale e “iPhone” te “Apple” dhe te “Blackberry” te “RIM”.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Teknologji”