"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sulmet në Internet dhe siguria e sistemeve kompjuterike

Diskutoni për teknologjinë, arritjet e saj, ndikimi i saj në jetën tonë të përditshme.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Sulmet në Internet dhe siguria e sistemeve kompjuterike

#1

Post by Sally » Tue Aug 18, 2009 2:29 pm

Image


Sulmet në Internet dhe siguria e sistemeve kompjuterike




Sulmet e fundit ndaj sistemeve kompjuterike të lidhura në internet sikurse ishte edhe sulmi i muajit të kaluar ndaj sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane që besohet se kanë origjinën në Korenë e Veriut si dhe sulmi që ç’rregulloi funksionimin e faqes popullore të internetit Twitter, tregojnë dobësi të botës kompjuterike të lidhur me internet. Shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më vonë dhe po i bëjnë thirrje qeverisë amerikane që të ndërmarrë hapa parandalues për të mbrojtur strukturën thelbësore të internetit.

Ekspertët besojnë se sulmet e 6 gushtit që mbyllën për pak kohë faqet e internetit Twitter dhe Facebook kishin si synim t’i mbyllnin gojën një blogisti gjeorgjian, kritik i veprimtarisë ruse ndaj vendit të tij.

Sulmet në shkallë të gjerë në internet vitet e fundit kanë dëmtuar infrastrukturën e telekomunikacionit të disa vendeve.

Sulme të tilla mund të shtohen dhe të jenë më të dëmshme, thotë gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane në pension, Harry Raduege i cili foli në Këshillin e Marrëdhënieve Botërore në Hjuston.

Ai shërbeu në komisionin që i dha rekomandime presidentit Obama për mbrojtjen e vendit nga sulmet përmes internetit.

“Ajo që duhet bërë është menaxhimi i rrezikut. Jemi të dobët para këtyre sulmeve dhe është naivitet të mendohet se do të jemi në gjendje gjithmonë ti mbajnë sulmuesit jashtë...duhet supozuar që ata janë brenda.”

Ai thotë se sa më i përparuar të jetë sistemi kompjuterik dhe interneti i një vendi aq më i rrezikuar mund të jetë.

“Estonia, një vend mjaft i avancuar dixhital, u godit keq me 5 mijë email në sekond që bllokoi sistemin e atij vendi.”

Ai thotë se një nga shqetësimet e tij është sistemi elektronik i komandimit kompjuterik në bazë të cilit funksionon furnizimi i karburanteve në Shtetet e Bashkuara.

“Dikush mund të godasë sistemet e kontrollit industrial që kontrollon valvulat, sistemet e shpërndarjes dhe që komandon nënstacionet elekrike apo furnizimin me gaz dhe naftë.”

Zyrtarë ushtarkë dhe civilë të qeverisë amerikane po punojnë për një mbrojtje më të mirë të sistemit kompjuterik dhe koordinimin e përpjekjeve.

Sekretarja e Departamentit të Sigurisë së Vendit thotë se një nga sfidat më të mëdha është gjetja njerëzve të duhur.

“Si do të rrisim, rekrutojmë dhe zhvillojmë ekspertizën apo policët e internetit dhe të sigurisë. Me fjalë të tjera nga do të vijë ky personel?”

Ajo thotë se qeveria ka nevojë për njerëzit më të mirë për të mposhtur hakerat e internetit.

“Si do jemi krijues që të studiojmë jo vetëm ato çfarë kanë bërë por edhe të parashikojmë hapat e tjerë të hakerëve.”

Por zonja Napolitano thotë se qeveria duhe të ketë kujdes dhe të mos trazojë privacinë e popullit ndërkohë që shton mbrojtjen në mbarë botën kompjuterike të internetit që nga ato qeveritare, të biznesit apo ato të përdorimit nga njerëzit e përditshëm që është mjaft jetike
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulmet në Internet dhe siguria e sistemeve kompjuterike

#2

Post by Sally » Tue Aug 18, 2009 3:20 pm

Shumë ekspertë kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më vonë dhe po i bëjnë thirrje qeverisë amerikane që të ndërmarrë hapa parandalues për të mbrojtur strukturën thelbësore të internetit
.

Sulmet ne internet po ndikojn gjithashtu dhe ne problemin me kartat e bankes, sot eshte ber e ditur qe shuma ka arritur ne 130/milion karta banke qe kan ndjer kete goditje grabitese nga aparatet e kartave te bankes gje qe dushohet qe grabitjet kan vepruar ne bashkpunim me internetin.Heartland Payment Systems ben te ditur qe 130/milion karta banke ka arritur humbjen e nje shume prej 80 miljard dollar (afersisht 56 miljard euro), dyshohen qe bashkepunuesit jan 1-Amerikan dhe 2-Rus, Amerika eshte ne nje kerkim te kesaj tragjedie, te cilen e kan titulluar ''HAJDUTET ME TE MEDHEJ'' Ky problem u be sot i ditur dhe ne kanalet televizive Hollandeze, shikon videon e lajmeve me titullin ''130 miljoen creditcards gekraakt''

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sulmet në Internet dhe siguria e sistemeve kompjuterike

#3

Post by Sally » Thu Aug 27, 2009 2:15 pm

Australi, hackeri rrezikon 10 vjet burg

Një i ri 20-vjeçar nga Australia do gjykohet pasi infektoi me virus rreth 74 mijë kompjutera në mbarë botën. Ai krijoi një virus për të marrë të dhëna bankare dhe numra të kartave të kreditit.


Togat e zeza në Australi mund ta dënojnë 20 vjeçarin deri në 10 vjet heqje lirie.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Teknologji”