Page 1 of 1

Paul Allen do ndërtojë aeroplanin më të madh në botë

Posted: Wed Dec 14, 2011 1:52 pm
by Adriana
Aeroplani më i madh në botë me krahët më të gjatë se një fushë futbolli

Themeluesi i Microsoft, miliarderi Paul Allen ka në plan ndërtimin e aeroplanit më të madh në botë. Ai bëri të ditura sot planet për ndërtimin e këtij mjeti fluturues me krahët më të gjatë se një fushë futbolli, që do jetë në gjendje të mbajë sipër dhe më pas të lëshojë një raketë. Në këtë mënyrë do shmangej ndërtimi i platformave të kushtueshme për lëshimin e tyre. Allen tha se një projekt i tillë do e mbajë Amerikën në frontin e parë për eksplorimin e hapësirës dhe do u japë fëmijëve diçka të re për të ëndërruar.

Disa kompani po konkurrojnë për të krijuar një mjet fluturues që do dërgonte pajisje dhe astronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Miliarderi Allen kritikoi qeverinë për reduktimin e programeve hapësinore.

“Kur unë rritesha, programi hapësinor i Amerikës ishte një simbol për frymëzim. Për mua, pasioni për hapësirën nuk ka përfunduar kurrë. Gjithmonë ëndërroj për atë që mund të jetë e mundur,” tha ai.


Image