"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Stephen Hawking: Njerëzimi është në rrezik...

Diskutoni për teknologjinë, arritjet e saj, ndikimi i saj në jetën tonë të përditshme.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Stephen Hawking: Njerëzimi është në rrezik...

#1

Post by Adriana » Tue Jan 19, 2016 10:56 pm

Stephen Hawking: Ja si po e shkatërrojmë njerëzimin

Njerëzimi është në rrezik nga një seri rreziqesh që janë prodhuar nga vetë ai.

Kështu paralajmëroi një nga njerëzit më të zgjuar në planet, profesori Stephen Hawking.

Duke folur për BBC, ai tha se lufta bërthamore, ngrohja globale dhe viruset e modifikuara gjenetikisht janë mes skenarëve që mund të sjellin fundin e jetës.

Ai tha se progresi i mëtejshëm në shkencë dhe teknologji mund të krijojë rruugë të reja për t’i bërë gjërat gabim.

Sipas tij, njerëzimi duhet të krijojë koloni në planete të tjera, për të qenë në gjendje të mbijetojë.

“Edhe pse shanset e një katastrofe në planetin Tokë mund të duken të vogla, ato shtohen me kalimin e kohës dhe mund të bëhen thuajse të sigurta në një mijë apo dy mijë vitet e ardhshme”.

“Deri në atë kohë duhet të jemi shpërndarë në hapësirë, në yje të tjerë, kështu që një katastrofë në Tokë nuk do jetë fundi i racës njerëzore”.

“Megjithatë, ne nuk do ngremë dot koloni në hapësirë për të paktën 100 vitet e ardhshme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë”.

Sipas BBC, është ironik fakti që një figurë kaq e njohur e shkencës e sheh shkencën si burimin e kërcënimeve të reja.

“Ne nuk duhet të ndalojmë progresin, ose ta kthejmë mbrapsht, por duhet të njohim rreziqet e tij dhe t’i kontrollojmë. Jam optimist dhe besoj se mundemi”. BS
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Teknologji”