"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Software falas për të shkruar shkronjat "Ë" dhe "Ç".

Diskutoni për informatikën, rolin e saj, ndani eksperiencat tuaja në këtë fushë, mund të ndihmoni persona të veçantë për probleme te ndryshme te informatikës dhe internetit.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Illyrian
Regular Member
Regular Member
Posts: 54
Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
Gender: Male
Location: United Kingdom

Software falas për të shkruar shkronjat "Ë" dhe "Ç".

#1

Post by Illyrian » Wed May 19, 2010 11:53 am

Tastiera standarde shqipe

Softuer falas për të shkruar pa vështirësi shkronjën "Ë" dhe "Ç" në kompjuterin tënd. Për të ndihmuar në ruajtjen dhe respektimin e rregullave të gjuhë shqipe, "Gjuha Shqipe" dhuron softuerin më të përparuar që instalohet vetëm për 2 minuta.
Disa zgjidhje të deritashme për të shkruar shkronjat "Ë" dhe "Ç" kanë qenë të vështira dhe të ndërlikuara, shumë pak përdorues arrinin që t'i praktikonin. AS Tastiera standarde shqipe është softuer që mund të instalohet për më pak se 2 minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tënd. Pra, mund të konsiderojmë se është zgjidhur problemi që kishim në përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të shqipes, përkatësisht "Ë" dhe "Ç", shpresojmë shumë, në mënyrë standarde për të gjithë shqipshkruesit.

Shqipja e shkruar dhe problemi i "Ë-së" dhe "Ç-së"!

Kemi vendosur që ë-ja dhe ç-ja të dalë në kllapa, në mënyrë që të imponojmë një standard te të gjithë dhe për arsyen e thjeshtë se këta butona janë zakonisht të lirë. Shpresojmë që të gjithë ta instalojnë dhe të mos ketë më ankesa për përdorimin e shkronjave 'ë' dhe 'ç'. Pas një kohe mund të nxjerrim edhe versionin përfundimtar, në të cilin secili e zgjedh vetë ku do ta vendos 'ë-në' dhe 'ç-në'.

AS Tastiera standarde shqipe është përcaktuar sipas këtyre kritereve:


1)Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standarde angleze.
2)Të ketë te gjitha shkronja shqipe lehtësisht të arritshme (ë-në dhe ç-në).
3)Vendosja e shkronjave te jetë e orientuar për të mundësuar të shkruarit edhe në anglisht, edhe në shqipe.

Dy nga variantet më të diskutuara kanë qenë:

1)Të shtohet shkronja “ë” dhe “ç” duke mos zëvendësuar shkronjat e tastierës angleze, por disa nga shenjat (“;” ose ‘, ose # etj). Kjo nuk “shqetëson” përdoruesit e deritanishëm të tastierës angleze, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.

2)Të zëvendësohet shkronja “w” me shkronjën “ë”, dhe germa “ç”, e cila nuk ka përdorim të shpeshtë, të vendoset në një nga shenjat. Ky variant i afrohet shumë vendosjes së shkronjave sipas frekuencës dhe ka ndryshim minimal me tastierën anglisht. Gjithashtu edhe përdoruesit e sotëm që përdorin "w-në" në vend të "ë-së", do të ishin të kënaqur. Por në këtë variant kemi ndryshim (ndonëse minimal) me tastierën anglisht dhe një vështirësi relative për përdoruesit e “laptopit”.

3)Të vendosen në tastet shumë pak të përdorur " [ = ë dhe ] = ç ".

Gjithsesi zgjidhja e këtij problemi përmes softuerit është më e përshtatshmja, sepse nuk shkakton shpenzime shtesë për një tastierë të mundshme harduerike për të cilën do të duheshin miliona para shpenzime dhe sërish do të kishte probleme të pazgjidhura me anglishten, gjuhë me të cilën shqiptarët janë mjaft të lidhur. Shpresojmë që një aspekt i rëndësishëm i kësaj nisme do të jetë bashkëpunimi mbarëshqiptar, për ta futur në përdorim dhe për të filluar edhe shkrimin bazuar në këtë radhitje të shkronjave.

http://www.gjuhashqipe.com/lajmetari/al ... t=tastiera
I was here when time began, I will be here when it ends!

Post Reply

Return to “Informatikë”