Me Google Earth në muze
Posted: Mon Jul 27, 2009 3:56 pm
Muzeu Prado në Madrid dhe Google Earth, sjellin 14 kryevepra në kompjuterat tanë me një qartesi të mahnitshme.
8000 fotografi, secila e marrë me një kamera me rezolucion 14 000 megapiksël, janë dashur për të sjellë edhe detajet më të imta të pikturës. Midis këtyre detajeve për t’u admiruar janë edhe lotët e fariseut Nikodemu. Me Google Earth ju vjen pikturave më afer edhe se në realitet; ja nga njerëzit e shumtë në muzeume, ja se nuk të lejojnë t’u afrohesh, pikturat të ngelen gjithmonë në një farë distance.
E, megjithatë, edhe pse me Google Earth mund të dallosh edhe të gërvishturat në kanavace, mendoj se shpirti i një pikture ndjehet vetëm kur je pranë saj, pranë origjinalit.
(Për të parë pikturat me Google Earth, në funksionin kërko të Google Earth shkruani "Madrid Prado", me pas perzgjidhni Museo del Prado Masterpieces, dhe pastaj klikoni opsionin 3D në panelin poshtë majtas.)