"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kriminelët, piratët, dhe mashtruesit në internet

Diskutoni për informatikën, rolin e saj, ndani eksperiencat tuaja në këtë fushë, mund të ndihmoni persona të veçantë për probleme te ndryshme te informatikës dhe internetit.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Kriminelët, piratët, dhe mashtruesit në internet

#1

Post by Adriana » Sat Jul 03, 2010 12:20 pm

Kriminelët dhe mashtruesit në internet


Jeta në shoqërinë e informacionit sjell avantazhe, por ka edhe rreziqe. Në botën virtuale në rrjet nuk lëvizin vetëm miqtë e shokët, por edhe piratët, spiunët e internetit.
[/color]



Mesi i qershorit në Talin të Estonisë. Charlie Miller para publikut në kuadër të një konference për temën "Cyber Conflict". Miller nuk është vetëm doktor i shkencave matematikore. Ai është edhe ekspert për sigurinë e kompjuterëve dhe mbahet si një ndër dhjetë hackerët më të mirë të botës. Çfarë kishte bërë ky burrë i dobët pak i zbehtë, ne mesin e të tridhjetave?

Presidenti i Estonisë Thomas Ilves hap konferencën
“Kam dërguar një e-mail. Dhe ky e-mail vinte, për aq sa ti mund të kuptoje, nga dikush, të cilit ti i ke besuar. Dhe në këtë mail ishte një link. Dhe ti e ke klikuar. Dhe për aq sa mund të shihje, ky link të ka çuar në një faqe, së cilës edhe i ke besuar. Web-Browser funksionoi, ashtu siç e prisje. Dhe para se të merrje vesh gjë, ishe në faqen, që mendoje se doje të vizitoje. Gjithçka dukej normale. Dhe për aq sa ishe në gjendje të kuptoje ti, nuk kishte ndodhur asgjë. Por ajo që ka ndodhur: është se ka një problem me Web-Browser, një vend të pasigurtë dhe atë unë e kam shfrytëzuar. Kam lëshuar një program, kam depertuar në kompjuter dhe isha në gjendje të bëja çfarë të doja. Unë mund të hyja në e-mailet e tua, unë kam bërë një fotografi me kamerën tënde në kompjuterin tënd."



„I hacked you“


Miller ka shfrytëzuar një "Zero-Day exploit", një teknike e re sulmi, kundër së cilës deri tani nuk ekziston asnjë mbrojtje. Teknika kompjuterike është shumë komplekse. Prandaj kodet e programeve të sofwareve të zakonshëm në shitje kanë gabime. Gabime, që zbulohen dhe shfrytëzohen. Mesatarisht, thotë matematicieni Miller, zgjat 358 ditë derisa një gabim i tillë të hiqet. Këto boshlleqe të sigurisë shfrytëzohen. Nga kriminelët, spiunët, terroristët në internet. Ministri i brendshëm gjerman Thomas de Maizière në prezantimin e raportit për mbrojtjen e kushtetutës me 21 qershor shprehu shqetësimin për spiunazhin në internet.


„Rritja e spiunazhit shpjegohet në rradhë të parë me rritjen e shkëmbimit të të dhënave, sidomos përmes internetit. Prandaj shtohet jashtë mase rreziku që të spiunohesh. Prandaj disa shtete po ndërmarrin fushata sqarimi për internetin. "

Me sigurinë e sistemeve kompjuterike merret prej dy dekadash edhe Mikko Hyponen. Finlandezi punon për sipërmarrjen e sigurimeve F-Secure. Ai është i specializuar në fushën e Malware: Programe dëmtuese, të cilat futen fshehurazi përmes internetit në kompjuter. Këto të ashtuquajtur „Trojanë“ i mundësojnë sulmuesit, që ta drejtojë kompjuterin nga larg.

„Kishim rastin e një kontraktuesi ushtarak nga Anglia. Ishte një rast prej miliona dollarësh. Laptopi personal i drejtorit të sektorit të hulumtimeve ishte i infektuar 18 muaj rresht . Për një vit e gjysëm informacionet kanë shkuar në këtë mënyrë në një IP adresë në Tajvan."



Hypponen: në dhjetë vitet e fundit të teknologjisë informatike ka ndryshime.


“I pari ishte kalimi nga amatorët, piratët e internetit, që e bënin këtë gjë nga dëshira dhe lavdia, tek kriminaliteti i organizar, ku është fjala për para. Dhe tani kemi këtë kalim të ri. Që do të thotë se ne tani kemi edhe spiunazhin kriminel online, lufta zhvillohet online, apo së paku me sulme të llojeve të ndryshme."

Këtë drejtim e thekson edhe Nart Villeneuve. Eksperti kanadez ka zbuluar ndërkohë dy rrjete spiunazhi në internet, gjurmët e të cilëve të çojnë në Kinë.

„Njëra nga temat, me të cilat jam marrë, ishte lidhja e mundshme ndërmjet cyber kriminalitetit dhe cyber spiunazhit. Dhe përshtypja ime është se kufinjtë ndërmjet dy fushave shkrihen. Dhe shohim mjete dhe infrastruktura, që janë tipike për cyber-kriminalitetin. Këtu e kam fjalën për vjedhjen e numrave të kartave të kreditit, të të dhënave bankare, që shfrytëzohen pastaj për sulme, që kanë pamjen e spiunazhit. Me një synim krejtësisht të qartë, ku informacioni i vjedhur vjen nga dokumente shumë sensibël."
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kriminelët dhe mashtruesit në internet

#2

Post by Adriana » Sun Mar 06, 2011 2:47 pm

[quoteemThirrje për luftimin e piraterisë në internet]Autorët dhe tregtarët amerikanë po i bëjnë thirrje Kongresit të shtojnë mbrojtjen e pronësisë intelektuale në internet. Ata ankohen për humbje të mëdha nga vjedhjet dhe mashtrimet – shumica e tyre të kryera jashtë Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i , Majkëll Bouman, njofton nga Kongresi amerikan.

Shkrimtari amerikan Skot Tërou ka botuar disa romane që trajtojnë punën e institucioneve të drejtësisë. Ai dëshmoi para Kongresit javën e kaluar në lidhje me vjedhjen në internet të veprës së tij të fundit, me titull I pafajshëm.

“Brenda një ose dy javësh pas daljes së librit në shitje, miqtë më informuan se ka pasur versione pirate të librit tim në internet që ofroheshin me çmim shumë më të ulët nga shitësit legjitimë”.

Para Komisionit të Senatit për çështjet juridike dëshmoi edhe kreu i kompanisë amerikane “Rosetta Stone”, e cila prodhon materiale për mësimin e gjuhëve të huaja dhe i shet ato përmes internetit. Tom Adams tha se një kërkim në Google për Rosetta Stone rezulton në dhjetëra faqe të internetit që imitojnë prodhimet e kompanisë dhe shesin versione pirate ose të fabrikuara të materialeve të saj.

“Asnjë prej tyre nuk është faqe e ligjshme e kompanisë Rosetta Stone, edhe pse ato duken shumë të ngjashme. Qëllimi i të gjitha këtyre faqeve është që të mashtrojnë konsumatorin amerikan”.

Zoti Adams tha se Rosetta Stone rregullisht merr telefonata nga konsumatorët e zemëruar, të cilët ankohen për prodhimet me të meta që padashur i kanë blerë nga falsifikuesit dhe piratët e internetit.
Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit Patrik Lehi tha se vjedhja e pronës intelektuale në internet është e përhapur dhe e kushtueshme.

“Pirateria me materiale të mbrojtura dhe shitja e mallrave të falsifikuara, sipas njoftimeve, i kushtojnë ekonomisë amerikane miliarda dollarë në vit dhe mbyllin mijëra vende pune. Interneti duhet të jetë i lirë dhe i hapur, por jo të veprojë në shkelje të ligjit”.

Luftimi i piraterisë në internet është i vështirë, sepse faqet e falsifikuara të internetit janë jashtë vendit, si në Rusi dhe Kinë. Por Senator Lehi mbështet një projektligj që do t’i mundësonte Departamentit të Drejtësisë të marrë masa kundër këtij fenomeni.

Projekt-ligji për Luftimin e Shkeljes dhe Falsifikimit në Internet u miratua vitin e kaluar njëzëri nga Komisioni Juridik, por nuk është paraqitur për shqyrtim në Senat. Senatori Lehi thotë se ai shpreson që kjo të bëhet këtë vit.

Përpjekjen po e mbështet edhe kompania me seli në Amerikë Go Daddy, që ofron regjistrim të adresave dhe hapësirë për faqe elektronike. Go Daddy kontrollon klientët dhe si rezultat pengon piraterinë.

Por jo të gjithë janë të kënaqur me legjislacionin e propozuar. Një përfaqësues nga kompania amerikane e shërbimeve të internetit Verizon ka paralajmëruar komisionin e senatit se projektligji mund t’i fusë kompanitë amerikane në konteste jashtë vendit me subjekte të huaja. Këtë shqetësim e shprehu edhe Denizë Ji, avokate e kompanisë Visa, e cila mundëson kryerjen e pagesave në mbarë botën.

“Ne si kompani nuk jemi në gjendje të identifikojmë materialet e falsifikuara apo ato që shkelin të drejtën e autorit. Pronarët e protokoleve të internetit kanë mundësi të na njoftojnë për raste shkeljeje, por rrallëherë e bëjnë këtë. Kur nuk dihet se ç’është e ligjshme, ne jemi të autorizuar të vendosim vetë”.

Senatori Ron Uajdën nga Oregoni shqetësohet se projektligji vendos barrë të rëndë dhe masa të ashpra që do të pengonin rolin e internetit si motor i rritjes ekonomike dhe vendeve të punës.

“Mbajtja e hapur e rrjetit, në shtëpi dhe jashtë shtetit, është e një rëndësie të madhe për ekonominë amerikane, sepse interneti është mënyra kryesore për popullsinë e botës për të komunikuar dhe për të bërë tregti”.

Por viktimat e piraterisë në internet paralajmërojnë për një të ardhme, në të cilën nuk do të botohen libra dhe bizneset në rrjet do të pushojnë së qeni të dobishme, nëse nuk ndërmerren masa të ashpra. Debati mbi problemin dhe zgjidhjet e propozuara ka të ngjarë të intensifikohet në Kongres gjatë muajve të ardhshëm.[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Informatikë”