Page 1 of 1

Burimi i të dhënave më lehtë

Posted: Mon Apr 04, 2011 3:36 pm
by Phoenix
Besoj se shumë prej juve do t'i është dashur të paktën një herë, të përgatisë ndonjë shkresë shkencore duke i bashkangjitur dhe burimin(bibliografinë). Pas shumë mundimi për t'i mbledhur, ndërtuar dhe shkruar të dhënat, një mundim i mëtejshëm është edhe rënditja e burimeve. Në rrjet mund të gjenden shumë programe që bëjnë një gjë të tillë, disa nga të cilët kanë edhe një çmim të shtrenjtë.
Këtu dua të ndaj një të tillë, por që është falas. Është një shtojcë që ngulitet(installohet) në Mozilla Firefox, tek mua në Chrome nuk punon.
Kur lundroni në rrjet dhe doni të përdorni si burim për shkrimet tuaja një libër në Google Book, apo një botim shkencor nga revistat e ndryshme, tani mund të përdorni Zotero për të ruajtur të dhënat pa u lodhur shumë.
http://www.zotero.org/download/zotero-2.1.5.xpi
http://www.zotero.org/

Pasi i keni ruajtur të dhënat, është shumë e thjeshtë që t'i kaloni në MS Word apo Open Office. Gjithashtu mund të përzgjidhni edhe disa nga mënyrat e paraqitjes së burimeve.
Për më shumë mund të ndiqni videot më poshtë.


Re: Burimi i të dhënave më lehtë

Posted: Sat May 04, 2013 4:06 pm
by Phoenix
[quoteemZotëro Dije]What does “Zotero” mean?

The name “Zotero” is loosely based on the Albanian (yes, Albanian) word zotëroj, meaning “to acquire, to master,” as in learning. If you are interested in more info see linguist Mark Dingemanse's post on
http://ideophone.org/zotero-etymology/[/quoteem]

Emri "Zotero" bazohet tek Gjuha Shqipe!