"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Google sulmon Facebook

Diskutoni për informatikën, rolin e saj, ndani eksperiencat tuaja në këtë fushë, mund të ndihmoni persona të veçantë për probleme te ndryshme te informatikës dhe internetit.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Google sulmon Facebook

#1

Post by Adriana » Sun Jul 03, 2011 9:47 am

Google sulmon Facebook: një rrjet social për të rifituar pjesët e humbura në treg




A do jetë Google+ konkurrencë për Facebook?

Google do të konkurojë Facebook: gjiganti i internetit prezantoi shërbimin e tij të ri Google+. Aktualisht ai disponibël ende vetëm në një version prove, dhe vetëm për një numër të vogël përdoruesish.

Elementi qendror quhet "Circles". Fjala është për grupe që vetëpërcaktohen, me të cilët përdoruesit mund të këmbejnë përmbajtje të ndryshme. "Ne besojmë se njerëzit mund të komunikojnë në mënyra shumë të larmishme", shkruante menaxheri i Google, Vic Gundotra, në një artikull në blog, lidhur me fillimin e shërbimit të ri.

Gundotra, me origjinë nga India dhe përgjegjës për shërbimet sociale tek Google, shkruan më tej se rrjete të tjera sociale ua bëjnë të vështirë përdoruesve, që përmbajtje të caktuara t'ua komunikojnë vetëm grupeve të caktuara të njerëzve. Tek shërbimi i ri i Google, kjo do të jetë ndryshe: ajo çka është destinuar për familjen nuk ka pse të shihet nga kolegët e punës. Dhe njerëzit me të cilët ndan vetëm një pasion nuk do të lexojnë asgjë për lidhjet sentimentale të përdoruesit. Në rrjete të tjera sociale, të dhënat për statusin janë të dukshme për të gjithë "miqtë", pa diferencime të qarta.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ndryshe nga Facebokk Google+ ofron grupime sipas kategorive: familje, miq apo kolegë...
Google+ ofron më tej një funksion bashkëbisedimi (chat) me video, të emërtuar "Hangout". Deri në 10 pjesëtarë të një grupi mund të bisedojnë njëkohësisht me njëri-tjetrin, me kusht që të kenë të gjithë të njëjtën linjë të shpejtë interneti. Të reja janë edhe funksionet "Huddle", për njoftimet për grupet, si dhe "Sparks", një kombimin e funksionit kërkues dhe furnizues lënde të parë për "thashethemet" në rrjet.

Google ka mbetur prapa

Pas dështimit të shërbimeve "Google Buzz" dhe "Google Wave", gjiganti i internetit po përpiqet sërish të fusë këmbët në fushën e rrjeteve sociale. Kjo është urgjentisht e nevojshme për të ardhmen e kompanisë nga Mountain View në Kaliforni: dhjetorin e kaluar firma e studimeve për internetin "Experian Hitwise", botoi shifra që me siguri i shqetësuan menaxherët në qendrën e Google: në 2010 Facebook duket se ia ka marrë Google-it vendin e parë në listën e faqeve më të preferuara të internetit në SHBA.

Facebook më i preferuar se Google

Për Google është në lojë statusi i pikës më të rëndësishme të aksesit në internet. Veç kësaj makinat e kërkimit në internet, kërkojnë vërtet gjithë rrjetin, por në pjesën më të madhe të rasteve e kanë të bllokuar hyrjen në rrjetet sociale. Pra sa më shumë përdorues të shprehen në rrjetet sociale, aq më shumë material i mungon Google-it për furnizimin e algoritmeve të tij.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kush do të kryesojë në listën e faqeve më të preferuara të internetit?
Edhe më i rrezikshëm për Google është fakti që përdoruesit gjithnjë e më shumë nuk i drejtohen më për pyetjet e tyre makinës së kërkimit por pyesin rrjetet e tyre dhe ndjekin udhëzimet e kontakteve të tyre.

Ngritja e një rrjeti social prioriteti kryesor

Rrjeti më i madh social, Facebook ka tashmë 600 milionë anëtarë. Sipas të dhënave të "International Herald Tribune" në muajin maj ata kanë kaluar atje mesatarisht 231 minuta. Kështu Facebook grumbullon një thesar gjigant të dhënash, i cili përdoret nga ekonomia e reklamës për reklama të konceptuara në mënyrë tejet individuale. Në prag të hyrjes në bursë të Facebook u fol për një vlerë prej 100 miliardë dollarësh për kompaninë. Kjo është më e madhe se vlera e tregut e kompanive Deutsche Bank, Deutsche Post dhe Lufthansa të marra së bashku. Rreth 313 milionë aksionet e Google kanë aktualisht një vlerë tregu prej 107 miliardë eurosh.

Në përpjekjet për të arritur rrjetet sociale, Google ka ndërmarrë ndryshime të mëdha strukturore vitin e kaluar: drejtori ekzekutiv Eric Schmitt u zëvendësua në post nga Larry Page, njëri prej themeluesve të Google. Page i ka dhënë prioritet ngritjes së një rrjeti social. Madje edhe shpërblimet shtesë për të punësuarit, janë kushtëzuar me krijimin e një rrjeti social. Se kur do të jetë i hapur për të gjithë Google+, koncerni nuk e ka bërë ende të ditur.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
ErjonH.
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 219
Joined: Tue Apr 13, 2010 5:56 pm
Gender: Male

Re: Google sulmon Facebook

#2

Post by ErjonH. » Mon Jul 04, 2011 12:18 pm

Un hapa G+ para disa ditesh dhe mund te them se eshte shum me i mire se facebook dhe jashzakonisht konkurrent per te. Eshte me social, me i pergaditur teknikisht, eshte me i thjesht per te menagjuar shoqerine aty, ka opsion per videochat ne grup etj.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Google sulmon Facebook

#3

Post by Adriana » Fri Jul 08, 2011 1:12 pm

Ja kush është pas Facebook
Suksesi i saj është në hije, por në fakt është një prej grave më të pasura të Amerikës dhe sigurisht edhe një ndër më të fuqishmet.



08 korrik 2011


Sheryl Sandberg është Drejtorja Operative e Facebook, domethënë truri i vërtetë veprues i rrjetit social të themeluar nga Mark Zuckerberg.Por Sandberg është edhe një prej objekteve të skandalit, që prej vitesh përball edhe ligjërisht Facebook me Google, pasi sipas "New Yorker", ajo punonte për ta.

Historia i ka fillesat në vitin 2007, kur Mark Zuckerberg kuptoi se krijesa e tij po i shpëtonte nga duart, ndaj kishte nevojë për një ekspert që ta forconte më tej Facebook-un.

Mark takoi Sheryl Sandberg, e cila në atë moment ishte zëvendëspresidente për shitjet online dhe veprimet e tjera të Google.

Sandberg ka bërë një karrierë të shpejtë dhe në 2007 kërkonte dicka ndryshe. Takimi me Mark ishte i duhuri dhe ata nisën të shiheshin gjithnjë e më shpesh derisa Zuckerberg e vendosi të ishte Sheryl, mendja e rrjetit social. E kështu nisi edhe beteja mes Facebook dhe Google.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Google sulmon Facebook

#4

Post by Sally » Sun Jul 17, 2011 2:19 pm

Google+ ka një problem, është mbushur me meshkuj


Rrjeti social i Google po has një problem. Google+ është i mbushur me meshkuj. Sipas të dhënave, tre të katërtat e përdoruesve janë meshkujt. Ekspertët thonë se nëse ke 74 përqind të përdoruesve meshkuj, rrezikon të dështosh shpejt, edhe pse ritmet e rritjes janë optimiste. Në të kundërt, Facebook ka më shumë femra se meshkuj.
http://www.gazetatema.net/web/?p=30939
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Lati
Junior Member
Junior Member
Posts: 6
Joined: Sat Feb 06, 2010 7:25 pm
Gender: Male

Re: Google sulmon Facebook

#5

Post by Lati » Thu Dec 08, 2011 11:07 pm

Fillimi i Google+ do jet i veshtir :) ,, sa ka filluar ti ndjek hapat e para te nje rrjetit "SOCIAL" dhe shpresoj qe do ti heq disa rregulla te teperta (moshen e caktuar dhe disa rregulla tjera...)!

Post Reply

Return to “Informatikë”