"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dy "fytyrat" e Internetit në Bashkimin Europian

Diskutoni për informatikën, rolin e saj, ndani eksperiencat tuaja në këtë fushë, mund të ndihmoni persona të veçantë për probleme te ndryshme te informatikës dhe internetit.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Dy "fytyrat" e Internetit në Bashkimin Europian

#1

Post by Adriana » Wed Dec 21, 2011 2:27 pm

Dy "fytyrat" e Internetit në Bashkimin Europian

Një studim i ri tregon se pothuajse çereku i 500 milionë banorëve të Bashkimit Europian nuk kanë përdorur asnjëherë internetin dhe ekziston një hendek i gjerë në aksesin në internet mes veriut të Europës dhe lindjes.



Një raport i Bashkimit Europian, i cili është publikuar pak ditë më parë, zbulon se 24 përqind e qytetarëve të Bashkimit Europian, ose pak me shumë se 100 milionë njerëz nuk kanë qenë asnjëherë online.

Studimi u krye nga Eurostat, agjencia e satatiskave në Bashkimin Europian. Pjesë e studimit të agjencisë ishin njerëz nga 16 deri në 74 vjeç: "Për shumë njerëz mund të duket e vështirë të jetohet pa internet", thuhet në një deklaratë të Eurostat. "Pavarësisht se numri i atyre, që nuk përdorin internetin, është në rënie, sërish kjo shifër do të thotë shumë.”

Sipas studimit meshkujt janë ata, që përdorin më shpesh internetin. 75 përqind e tyre hyjnë online të paktën njëherë në javë, ndërsa për femrat kjo përqindje është 65 përqind.

Realitete të ndryshme brenda BE

Studimi tregon gjithashtu se po thellohet hendeku i të aksesit në internet mes veriut të pasur dhe jugut të varfër.

Në krye të listës së vendeve, që qytetarët e saj nuk kanë patur asnjëherë akses në internet qoftë në shtëpi, internet kafene, apo smartphone, është Rumania me 54 përqind.

Pas saj vijnë Bullgaria, Greqia, Qiproja dhe Portugalia, ku pak më pak se gjysma e popullsisë nuk kanë internet në shtëpi.

Në anën tjetër Suedia është shteti me numrin më të lartë të përdoruesve të internetit, ku vetëm pesë përqind e tyre thonë se nuk kanë përdorur kurrë internetin. Luksemburgu dhe Danimarka janë gjithashtu dy shtete, ku aksesi në internet i qytetarëve të tyre kalon shifrën 90 përqind.

Asnjë “surprizë” nga studimi

Ekspertët thonë se shifrat e studimit theksojnë dieferencat, që ka mes qytetarëve të Bashkimit Europian.

“Nuk është surprizë”, tha në një intervistë për Deutsche Welle, Linnar Viik, ish Drejtor i Zhvillimit të Produktit pranë Skype dhe i quajturi “babi i internetit estonez”.“Nëse i hidhni një sy strukturave socialë në shtete të ndryshme, do të shikoni se nuk është nevoja, ose kërkesa e duhur për përdorimin e shërbimeve elektronike, sidomos nga moshat e vjetra. Komunitetet lokale mund të mbijetojnë edhe me mjete të shekullit të kaluar.”

Viik, i cili tani është Rektori i Universitetit të Elektronikës në Estoni, tha se rezultatet e studimit tregojnë se “në shoqëri ka qendra të reja graviteti”. Ai shtoi gjithashtu se politikbërësit mund të nxjerrin mësime nga ky studim: “Çfarëdo që të ideojnë shërbimet publike, duhet të kenë parasysh se çereku i popullsisë nuk ka përdorur kurrë internetin”, theksoi ai.

Aksesi në internet lidhet me leximin

Disa ekspertë gjithashtu vunë në dukje se shifrat nxjerrin në pah pengesat në zgjerimin e rrjeteve me shpejtësi të lartë në të gjithë bllokun.

Amelia Andersdotter, një suedeze anëtare e Parlamentit Europian dhe njëkohësisht anëtarja më e re e trupit legjislativ tha se Komisioni Europian është duke investuar 1.2 bilionë Euro për përmirësimin e infrastrukturës në pesë vitet e ardhshme: “Por ende ka shumë vështirësi në implementim në nivel shtetëror. Në shumë shtete anëtare mungon vullneti politik”, shkroi Andersdotter në një e-mail për Deutsche Welle.

Ajo sugjeroi gjithashtu se niveli i ulët i aksesit në Europën jugore lidhet me nivelin e lexueshmërisë: “Për shembull, nëse shikon vende si Rumania, ose Bullgaria, një përqindje e madhe e popullsisë nuk përfundon gjimnazin”, shtoi Andersdotter, e cila është anëtare e Partisë Pirate Suedeze. “Për sa kohë që lexueshmëria është një problem, sigurisht që për ata njerëz nuk është prioritet.”
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Informatikë”