
Deri javën e shkuar, shumë njerëz mendonin se bëhej fjalë për një orë që operon me sistemin Google Android.
Por tani është bërë e ditur se gjiganti po punon për një projekt shumë më ambicioz: një palë syze- kompjuter. Xhamat transparentë do shërbejnë si ekran. Po të mos ishte se në krahët e syzeve ka disa butona, që do shtypen si komanda për ekranin para syve tuaj, syzet do dukeshin krejt normale. Në fakt nuk është se butonat do bien shumë në sy.