Page 1 of 1

Ndihme kerkon AlbPelasgian :)

Posted: Tue Jan 31, 2012 11:27 pm
by ALBPelasgian
Mikut tuaj, AlbPellazgut i ka ndodhur nje katastrofe e vertete, prej te ciles nuk e ka marre veten prej ditesh. Eshte bere thuajse si i cmendur ( ;) ;) :shock:

Jave me pare, motra e AlbPellazgut e formatizoi kompjuterin e tij, meqe prej kohesh ishte ngadalesuar e renduar prej materialeve te shumta. Per fat te keq, nje numer jashtezakonisht te madh materialisht, AlbPelasgian i kishte te ruajtura ne 'bookmarks'in e Google Chrome (te cilen e kishte perdor gjer atehere). Pas formatizimit, provoi te rikthente por me kot. Jane humbur me qindra e qindra faqe, materiale e referenca, per te cilat me jane dashur muaj te tere per t'i gjetur.

Ato kisha ne plan qe pasi t'i analizoja me gjeresisht t'i hidhja ketu ne forum. Por tani me duket gjithcka e mbaruar.

Valle ekziston fare menyre ne Google Chrome per t'i rikthyer bookmarks'at e humbur?

Sikur te mund te riktheheshin ato, faqet e ArberiaOnline do te ishin begatuar si kurre me pare...

Kerkoj ndihmen tuaj vellezer e motra!?

Re: Ndihme kerkon AlbPelasgian :)

Posted: Wed Feb 01, 2012 2:01 am
by Zeus10
Nese dicka eshte ruajtur ne PC -ne tende eshte me extension Bookmarks.bak. Zakonisht ato jane ne filen
C:\Documents and Settings\Owner\Local Settings\Application Data\Google\Chrome\User Data\Default\bookmarks
nese ke Windows Vista, atehere ato jane ne AppData:
C:\Users\(emri yt)\AppData\Local\Chromium\User Data\Default Then
nese gjen file me Bookmarks.bak, bej nje kopje, por rename ato pa bak ne fund.
Hap Bookmarks Manager dhe kliko Tools > Export Bookmarks.

Re: Ndihme kerkon AlbPelasgian :)

Posted: Wed Feb 01, 2012 9:21 am
by ErjonH.
Nqofse ke pasur chromin e perditsuar duhet ti kete ruajtur ne akontin tend te googlit, beje signin dhe shko te produktet nga kjo adres: https://accounts.google.com/b/0/ManageAccount?nroma=1 pastaj shiko a e ke aty Google Chrome Sync.

Re: Ndihme kerkon AlbPelasgian :)

Posted: Wed Feb 01, 2012 3:56 pm
by ALBPelasgian
I provova menyrat e mesiperme por nuk funksionuan, per fat te keq. Krejt cka ishte ruajtur jane te dhenat e ruajtura ne bookmarks pas formatizimit.

Packa se nje katastrofe e tille (humbja e materialeve kaq te vlefshme) eshte e dhimbshme, le te jete ky nje mesim qortues per mua qe herave tjera te jem me i vemendshem ne ruajtjen e tyre ne vende ku s'mund te asgjesohen.

Gjithsesi, miq u falenderoj nga zemra per ndihmen!