"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

YouTube kthehet në televizion

Diskutoni për informatikën, rolin e saj, ndani eksperiencat tuaja në këtë fushë, mund të ndihmoni persona të veçantë për probleme te ndryshme te informatikës dhe internetit.

Moderator: uck_aksh

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

YouTube kthehet në televizion

#1

Post by Adriana » Sun Oct 14, 2012 4:38 pm

Platforma e internetit me video YouTube transmeton edhe në Gjermani emision të vetin televiziv. Kanale tematike të veçanta ka për sport, argëtim, shëndetin, automobilë dhe komedinë. Reklamat pritet të sjellin fitim.

Platforma me video YouTube do të shkelë në rrugë të reja. Karakteristika e deritanishme e platformës ka qenë që çdo përdorues mund të publikonte filmat e vet. "Broadcast yourself", është slogani i YouTube, "transmeto veten tënde". Kurse projekti i ri i YouTube, bijë e Google, përqëndrohet në produkte të bëra për YouTube por që vetëm konsumohen nga përdoruesit, dhe nuk prodhohen nga ata vetë.
Sipërmarrja ka filluar vitin e kaluar në SHBA me 100 nga këto "kanale origjinale", siç quhen kanalet tematike dhe ka investuar 100 milionë dollarë. Tani janë shtuar 60 kanale të reja në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani. 200 milionë dollarë të tjera ka dhënë You Tube për këto dy vjet kohë prove.


Plane të mëdha- por deri tani vetem prova

Kanalet që prodhojnë për Gjermaninë merren me temat e automobilëve, komedisë, argëtimit, shëndetit dhe sportit. Por, fillimi i njoftuar në publik duket se po zvarritet në praktikë. Nga 11 ofertat e planifikuara gjermane deri tani janë vetëm disa të arritshme, dhe prej tyre vetëm kanali i automobilëve ofron diçka. Në kanalet e tjera shikuesit e interesuar shohin vetëm klipe. Klipi për kanalin e sportit "boneless" ka njoftuar datën e fillimit për në mes të muajit nëntor.

Sipas të dhënave të YouTube në "original channels" mund të shihen materiale të shkurtra që zgjasin disa minuta. Përgjegjës për to janë Newcomer kreativë dhe firma profesionale prodhimi, që prodhojnë edhe formate televizive. Interesi që kanë ato është që të marrin pjesë në të ardhurat që krijohen prej reklamave që vendosen para klipeve.
(ne foto: Robert Kyncl YouTube kanali i parë tematik )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: YouTube kthehet në televizion

#2

Post by Adriana » Sun Oct 14, 2012 4:49 pm

Kush largon një reklamë, merr një tjetër reklamë

Çdo klikim është një pikë për ekonominë e reklamave. Kështu, e mendojnë të ardhmen e televizionit online ata që merren me You Tube- TV. Triku është që para çdo materiali të lihet një klip reklame. Përdoruesit mund ta kalojnë pa e parë reklamën, por YouTube e kupton këtë dhe ofron një reklamë tjetër gjatë vizitës tjetër – dhe falë kësaj njohurie mëson kush e le të kalojë pa parë një spot reklame dhe sa shpejt e largon, dhe prodhon kështu për çdo përdorues një program individual reklamash.
YouTube prezantohet me këtë koncept të ri për internetin si mediumi i reklamave të së ardhmes. Por deri sa të arrihet aty rruga është e gjatë, sepse mediat online nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në tregun gjerman të reklamave. Sipas të dhënave të Shoqatës Federale për Ekonominë Digjitale (BVDW) investimet për reklamat online me video përbënë në vitin 2011 rreth 195 milionë euro, kurse reklamat televizive katër miliardë euro. Dhe të gjitha këto fusha së bashku përbëjnë një të tretën e shpenzimeve të përgjithshme për reklama në Gjermani: "70 përqind e gjithë volumit neto të reklamave në Gjermani jepet për median e shtypur". Këtë e thekson zëdhënësi i Shoqatës Qendrore për ekonominë e reklamave në Gjermani (ZAW), Volker Nickel.


Nickel: "Nuk ka rrezik për televizionet e etabluara"


Nickel nuk mendon se konkurentët e rinj në internet përbëjnë rrezik për stacionet e etabluara televizive në Gjermani. Kanalet tematike në internet nuk mund të arrijnë kurrë aq shumë shikues sa programet e plota televizive: "YouTube-TV i drejtohet një publiku të kufizuar dhe shumë të ri. Nëse një firmë nuk ka produktin e duhur, atëherë reklama nuk është interesante për ne."

Koncerni mëmë Google e ka vendosur kohën e provës për YouTube-TV në dy vjet. Pastaj do të bëhet një bilanc i projektit. Kanale që ecin mirë nuk do të kenë nëvojë për financime shtesë. Kush është i suksesshëm dhe mbledh një bazë teleshikuesish për kanalin e vet, mund të jetojë mirë me pjesëmarrjen në të ardhurat e gjeneruara nga reklamat, thotë zëvendëspresidenti i YouTube, Robert Kyncl.


Miliona vetë shikojnë emisionet koreane të gatimit


Kjo vlen madje për temat e preferencave ekstreme, nëse materialet televizive janë të bëra mirë dhe janë origjinale. Kështu për shembull një emision gatimi për gratë me receta koreane ka fituar në SHBA miliona teleshikues po ashtu si një kanal me persiflazh nga lojërat kompjuterike. Nëse zakonet e amerikanëve në shikimin e emisioneve televizive janë të transportueshme edhe për përdoruesit gjermanë të internetit, do të shihet vitet e ardhshme. Për Volker Nickel e ardhmja e reklamave me video në internet nuk do të vendoset në kanalet tematike: "Pyetja thelbësore do të jetë: Kur do të bëhet e mundur që programet aktuale televizive të shihen edhe në aparatet mobilë?" Atëherë transmetuesit privatë dhe publikë do të kenë përdorues edhe në internet.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Informatikë”