YouTube kthehet në televizion
Posted: Sun Oct 14, 2012 4:38 pm
Platforma e internetit me video YouTube transmeton edhe në Gjermani emision të vetin televiziv. Kanale tematike të veçanta ka për sport, argëtim, shëndetin, automobilë dhe komedinë. Reklamat pritet të sjellin fitim.
Platforma me video YouTube do të shkelë në rrugë të reja. Karakteristika e deritanishme e platformës ka qenë që çdo përdorues mund të publikonte filmat e vet. "Broadcast yourself", është slogani i YouTube, "transmeto veten tënde". Kurse projekti i ri i YouTube, bijë e Google, përqëndrohet në produkte të bëra për YouTube por që vetëm konsumohen nga përdoruesit, dhe nuk prodhohen nga ata vetë.
Sipërmarrja ka filluar vitin e kaluar në SHBA me 100 nga këto "kanale origjinale", siç quhen kanalet tematike dhe ka investuar 100 milionë dollarë. Tani janë shtuar 60 kanale të reja në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani. 200 milionë dollarë të tjera ka dhënë You Tube për këto dy vjet kohë prove.
Plane të mëdha- por deri tani vetem prova
Kanalet që prodhojnë për Gjermaninë merren me temat e automobilëve, komedisë, argëtimit, shëndetit dhe sportit. Por, fillimi i njoftuar në publik duket se po zvarritet në praktikë. Nga 11 ofertat e planifikuara gjermane deri tani janë vetëm disa të arritshme, dhe prej tyre vetëm kanali i automobilëve ofron diçka. Në kanalet e tjera shikuesit e interesuar shohin vetëm klipe. Klipi për kanalin e sportit "boneless" ka njoftuar datën e fillimit për në mes të muajit nëntor.
Sipas të dhënave të YouTube në "original channels" mund të shihen materiale të shkurtra që zgjasin disa minuta. Përgjegjës për to janë Newcomer kreativë dhe firma profesionale prodhimi, që prodhojnë edhe formate televizive. Interesi që kanë ato është që të marrin pjesë në të ardhurat që krijohen prej reklamave që vendosen para klipeve. (ne foto: Robert Kyncl YouTube kanali i parë tematik )