"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Virusi AH1N1
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Virusi AH1N1
Shtohen rastet me gripin e derrit. Mbërrin tamifluja. Specialistët: Jo, pa rekomandim
TIRANË(UPDATE)- Tre raste të reja dyshohet se do i shtohen numrit aktual të personave të prekur nga gripi i derrit në vendin tonë. Sipas Instututit të Shëndetit Publik, analizat e bëra këtu dyshojnë për tre pacientë të tjerë të prekur, por përgjigja përfundimtare pritet të mbërrijë nga laboratori i referencës në Rumani.
Ndërkohë, në Institutin e Shëndetit Publik mbërriti sot sasia e parë e medikamentit "Tamiflu", antivirali me të cilin duhet të trajtohet një pacient nëse preket nga virusi A (H1N1), i njohur ndryshe si gripi i derrit. Sipas drejtorit të ISHP-së, Alban Ylli, kanë mbërritur rreth 1200 kura "Tamiflu", që do të shërbejnë për trajtimin e personave të prekur me virusin A (H1N1). Pas kësaj, shumë shpejt do të vijë dhe një sasi tjetër, më e madhe, prej rreth 10-15 mijë kura, e mjaftueshme për të përballuar valën e gripit të ri pandemik, deri në sezonin e dimrit.
Ylli këshillon të gjithë qytetarët të mos blejnë vetë në farmaci medikamentin "Tamiflu", sepse nuk është e shëndetshme dhe sepse në farmaci ka një kosto jo të papërfillshme për qytetarët. "Shëndetësia shqiptare është e përgatitur ta ofrojë falas këtë preparat për të gjithë ata që kanë nevojë në të gjithë spitalet rajonale", tha Ylli.
Ai ka sqaruar se tamifluja është medikament i fortë dhe ka efekte anësore dhe kësisoj duhet të përdoret vetëm me rekomandimin e mjekut. Medikamentet si Tamiflu dhe Zanamaviri (Relenza) nuk përdoren dhe nuk kanë efekt parandalues. Ato përdoren vetëm nëse jemi të sëmurë me gripin A/H1N1 dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.
Deri tani janë të konfirmuar 4 raste të prekur nga virusi i gripit A (H1N1), 3 prej të cilëve shtetas të huaj, me profesion marinarë. Shtetasit e huaj, 2 filipinas dhe 1 rumun, pas ndihmës mjekësore në spitalin e Durrësit, tashmë janë larguar nga Shqipëria.
Rasti i parë i prekur nga virusi A (H1N1) në Shqipëri, një student nga Gjirokastra, u konfirmua në fillim të kësaj jave nga Instituti i Shëndetit Publik, pasi analizat e kryera në Rumani treguan se i riu ishte prekur nga një formë e lehtë e virusit.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Virusi AH1N1
OBSH: Gripi do prekë 2 miliardë njerëz. Tiranë, 25 raste të dyshuara
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se virusi H1N1 i gripit të derrave mund të infektojë deri në 2 miliardë vetë gjatë dy vjetëve të ardhshëm, rreth një ndër tre vetë në botë.
Një zyrtar i lartë për agjencinë e Kombeve të Bashkuara, Keixhi Fukuda tha dje se OBSH-ja ka njoftuar deri tani vetëm raste të konfirmuara në laborator, por ato janë vetëm një fraksion i numrit të përgjithshëm i infektimeve nga gripi i derrave. Fukuda tha se epidemia globale është ende në fazat e hershme.
Në një raport tjetër të OBSH-së thuhet se virusi është përhapur në pothuajse gjithë vendet e botës, duke shkaktuar 800 të vdekur që nga muaji prill.
Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve llogarisin se deri në 40 për qind e amerikanëve mund të preken nga gripi i derrave gjatë dy viteve të ardhshme. Nëse nuk zbulohet një vaksinë efektive për gripin e derrave, ekspertët e qeverisë amerikane thonë se deri në disa qindra mijë vetë mund të vdesin në gjithë vendin.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Virusi AH1N1
Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik: Alban Ylli
Ne Tirane nderkohe, paniku i gripit të derrit ka shtuar fluksin e vizitave në poliklinika dhe spitalet e vendit. Lajmi konfirmohet nga mjekët e familjes, të cilët pranojnë se së fundi kanë pasur numër shumë më të lartë vizitash se në ditët e zakonshme, kohë kur në vendin tonë ende nuk ishte konfirmuar rasti i parë i pacientit me virusin A/H1N1.
Ndërkohë, burimet zyrtare pranë Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se janë duke u përpunuar analizat për 20-25 raste të dyshuara.
Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, mes këtyre personave mendohet të jenë prekur nga virusi tre prej tyre. Analizat paraprake kanë treguar se këta persona janë prekur nga virusi i gripit A, ndërsa pritet të konfirmohet nëse janë prekur apo jo nga nëntipi H1N1.
"Jemi duke përpunuar 20-25 raste të dyshuara, mostra të marra nga Tirana dhe rrethet e tjera, në të cilët kemi identifikuar disa raste me grip që mund të jetë gripi i ri pandemik",ka thënë Ylli.

Kosovë, shënohet rasti i parë me virus të derrave
Prishtinë -Pas disa dyshimeve edhe në Kosovë konfirmohet rasti i parë me gripin e derrit. I infektuari është një nëntëvjeçar nga Londra, i cili në Kosovë kishte ardhur për pushime.
Ministria e Shëndetësisë tha se fjala është për një fëmijë nëntëvjeçar, i lindur dhe banues në Londër, i cili ka ardhur në Kosovë para disa ditësh. Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi tha se i infektuari nuk është i shtrirë në klinikë, meqë tashmë supozohet se i ka kaluar fazat klinike të sëmundjes.
"Ne ju konfirmojmë rastin e parë të gripit H1N1 në Republikën e Kosovës. I infektuari me virusin H1N1 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tërë familja e tij. I infektuari është i moshës 9 vjeçare, i rritur dhe i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, nxënës i një shkolle e cila për shkak të dyshimit në grip, është mbyllur para një kohe".
Epidemiologu Isuf Dedushaj nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të mos ketë panik sepse sipas tij janë marrë të gjitha masat e duhura për këtë sëmundje. "Ju them në emër të IKSHP se nuk ka nevojë për asnjë panik e frikë, marrë parasysh se në ballë të kësaj sëmundje qëndron një ekip shumë i mirë i IKSHP së me përvojë shumëvjeçare", ka qetësuar qytetarët Dedushaj.
Në këtë aspekt Qeveria e Kosovës ka siguruar doza të mjaftueshme të medikamentit Tamiflu për këtë fazë epidemiologjike. "Ministria e Shëndetësisë me ekzekutim të vendimit të kryeministrit dhe të Qeverisë ka siguruar doza të mjaftueshme të Tamiflu s për këtë fazë të zhvillimit të gripit A", tha ministri Gashi, duke shtuar se "informimi, mjekimi dhe terapia paguhet nga Qeveria e Kosovës si për qytetarët e vendit tonë ashtu edhe të vizitorëve të jashtëm". "Ministria e Shëndetësisë ka ndarë doza të mjaftueshme Tamiflu në të gjitha repartet e vendit tonë dhe në Klinikën Infektive të vendit tonë Prishtinë", thekson Gashi.
2009-07-28 09:04

Përpjekje për vaksinën kundër gripit A-H1N1
Atlanta - Në fillim të këtij viti, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u dha disa kompanive farmaceutike një mostër të gripit të derrave që ato të mund të fillonin prodhimin e vaksinave për prova në laborator, që mund të fillojnë muajin e ardhshëm.
Universiteti Emori në Atlanta është një prej klinikave ku do të provohen vaksinat. Dr. Mark Mulligan thotë se ka nevojë për 300 vullnetarë.
“E vetmja mënyrë për zhvillimin e një ilaçi të ri është nëpërmjet pjesëmarrjes së komunitetit. Ne shpresojmë se në kushtet e emergjencës kombëtare, shqetësimet që ekzistojnë mes njerzve do të bëjnë që ne të kemi shumë vullnetarë”.
Tetë klinika në gjithë Shtetet e Bashkuara do të provojnë vaksinat, së pari tek të rritur të shëndetshëm, e pastaj tek të gjithë grup-moshat. Shpresohet që deri nga mesi i tetorit të jenë gati rreth 100 milion doza vaksine. Universiteti Vanderbilt është mes 8 klinikave, ku do të provohet vaksina.
“Skenari më i rëndë, thotë Dr. Uilliam Shefner i Universitetit Vanderbilt, do të ishte sikur rastet e infektimit me virusin H1N1 të ishin të shumta që në fillim para se të zhvillohet vaksina”.
Siç ndodh me çdo vaksinë që prodhohet me nxitim, ka shqetësime rreth rrezikut të efekteve anësore ose për reaksionin alergjik që mund të shkaktojë në organizëm.
Megjithatë zyrtarët e sektorit të shëndetit publik janë të shqetësuar rreth mundësisë së epidemisë së virusit H1N1.
Në muajin prill, ky grip bëri që një numër shkollash të mbylleshin dhe ato nuk u hapën deri sa u dezinfektuan.
Sekretari amerikan i arsimit, Arni Dankën është i shqetësuar se sa shkolla mund të mbyllen këtë vit për shkak të virusit.
“Vitin e kaluar ne patëm fat pasi virusi nuk u shfaq deri nga fundi i vitit shkollor. Ne nuk do ta kemi këtë fat vitin e ardhshëm shkollor, prandaj duhet të jemi gati”.
Shkencëtarët nuk e dinë se pse disa njerëz janë më të rrezikuar nga ky virus se disa të tjerë. Por ata që preken nga virusi H1N1 shpesh janë fëmijë shkollash, adoleshentë dhe të rinj.
Mjekët në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë për Fëmijët këtu në Uashington kanë kërkuar më shumë maska, respiratorë dhe ilaçe kundër gripit. Dr. Peter Holbrook thotë se spitali është gati t’i fusë fëmijët në karantinë nëse kjo është e nevojshme.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për mundësinë se virusi H1N1 do të shfaqet në raste të shumta”.
Ky virus në fakt nuk është parandaluar. Fëmijët vazhdojnë të preken. Dhjetëra kadetë në Akademinë Amerikane të Rojës Bregdetare janë të sëmurë. Përhapja e një gripi në stinën e verës ka habitur zyrtarët e shëndetësisë. Will Humble drejton shërbimet shëndetësore në Arizona.
“Në fakt gjatë gjithë karrierës time mbi 20 vjeçare, nuk kam parë kurrë që gripi të shfaqet në mes të verës”.
Agjencia amerikane për ushqimet dhe ilaçet thotë se do të përshpejtojë miratimin e vaksinës kundër gripit H1N1 që ky virus të mos shndërrohet në një epidemi.

A/H1N1, mjekët: Në shtator, rrezik kombinimi i 2 gripeve
Mjekët paralajmërojnë një situatë të vështirë gjatë muajit shtator, pasi gripi i zakonshëm, tipik për këtë periudhë rrezikon të kombinohet me virusin A/H1N1, duke shkaktuar edhe vdekje të mundshme.
Shqipëria rrezikon të përballet gjatë shtatorit me një situatë më të rëndë, pasi gripi i derrit mund të kombinohet me gripin e zakonshëm sezonal, duke shënuar edhe raste vdekje të mundshme. Për këtë arsye, mjekët iu bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për gripin e thjeshtë, duke qenë të mbrojtur kështu nga njëri virus.
“Mbivendosja në organizmin e njeriut e dy viruseve të gripit, agravon shumë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve. Eksperienca e vendeve të hemisferës jugore, ku tashmë është sezoni i gripit sezonal ka treguar që vdekshmëria në rastet kur këto dy viruse janë mbivendosur në organizmin e njeriut ka kaluar 4 % , cka do të thotë që është një vdekshmëri shumë e lartë dhe duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm që së paku për gripin sezonal ne të marrim të gjitha masat për ta parandaluar. Mënyra më e mirë për parandalimin është aplikimi I vaksinës ndaj influencës sezonale, vecanërisht për moshat e rriskut që janë fëmijët e vegjël, të sëmurët krinikë dhe të moshuarit mbi 65 vjec.” theksoi mjeku infeksionist prof.Pëllumb Pipero.
Ndrëkohë instituti i shëndetit public ka dërguar për analiza në rumani edhe 9 mostra të tjera, të cilat dyshohen për prekje nga virusi A/H1N1. Deri tani, numri i rasteve të konfirmuara me virusin A/H1N1 ka arritur në nëntë, nga të cilët 3 janë shtetsat të huaj dhe 6 shqiptarë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Virusi AH1N1
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për virusin A/H1N1
Tiranë - Gjatë një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha sot se, “ qeveria nuk ka marr asnjë masë për virusin AH1N1, dhe se nuk ka bërë ende asnjë porosi për vaksinat”.
Beqja shtoi gjithashtu se, “qeveria shqiptare nuk ka me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) asnjë marrëveshje konkrete për ndonjë sasi vaksinash, përkundrazi ajo është në pritje të dhuratave që mund të bëjë kjo organizatë”.
Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo deklaroi dje, “Shqipëria ka hyrë në fazën e negocimeve me kompanite farmaceutike, që po merren me prodhimin e vaksinës ndaj virusit A/H1N1. Sipas saj, “edhe OBSH pritet ti dhurojë vendit tonë, një sasi dozash të vaksinës kundër virusit të gripit të derrit”.

ISHP: Shkon në 12 numri i të prekurve me virusin A/H1N1
Tiranë - Shënohen edhe katër raste të tjera me sëmundjen e gripit të derrit (A/H1N1) në Shqipëri.
Burime nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) bëjnë të ditur se konfirmimi erdhi pas analizave që u kryen në laboratorin e Bukureshtit (Rumani), pas dërgimit te 16 kampioneve nga institucionet tona spitalore me dyshimin për ekzistencen e virusit A/H1N1.
Pas analizave te kryera rezultoi se katër prej tyre ishin bartës të këtij virusi, ndërsa për 12 të tjerët përgjigjia ishte negative. Pas këtij konfirmimi, numri në total i të prekurve në vendin tonë arrin në 12.
Sipas ISHP, rastet janë konfirmuar të infektuar me virusin e gripit pandemik A(H1N1) në laboratorin e referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani) pas analizave fillestare të kryera për infektimin me virusin e gripit A në laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në Tiranë.
Në lidhje me grupmoshat, 4 raste të infektuar janë të grupmoshës 15-24 vjeç, 7 raste të grupmoshës 25-44 vjeç dhe një rast i grupmoshës 45-59 vjeç.

Paraqiten raste të rezisencës ndaj ilaçit “Tamiflu”
Raste të rezistencës ndaj ilaçit antivirusal “Tamiflu”, i cili përdoret kundër virusit të ri të gripit A (H1N1), janë regjistruar në afërsi të kufirit midis SHBA-së dhe Meksikës, njoftoi Organizata shëndetësore amerikane.
“Konfirmuam raste të rezistencës ndaj ‘Tamilfusë’ në afërsi të kufirit. Mbikqyrëm disa raste në El Paso dhe në afërsi të Makalnit në Teksas”, deklaroi në konferencë shtypi Maria Tereza Serkeira, një përfaqësuese e organizatës.
Ajo konfirmoi se njerëzit shpesh e kanë kaluar kufirin në dy drejtimet dhe se me vetë iniciativë e kanë marrë ilaçin, pa rekomandim nga mjeku.
Muajin e kaluar një rast rezistues ndaj “Tamiflusë” është zbuluar në Kanadë, i cili është rasti i parë në Amerikën Veriore. Rezistencë ndaj këtij ilaçi gjithashtu është regjistruar edhe në Danimarkë, Japoni dhe Hong-Kong.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Virusi AH1N1
Gratë shtatzëna, më të rrezikuara nga A/H1N1
15 Gusht 2009
Gratë shtatëzana janë më të rrezikuara se çdo kategori tjetër pacientësh të kalojnë në formë të rënduar gripin e derrit. Për këtë arsye shtatëzënat më shumë se çdokush tjetër duhet të ruhen nga prekja e virusit. Mjeku infeksionist, Dhimitër Kraja, bën të ditur se tek kjo kategori edhe ilaçi I Tamiflu-së duhet aplikuar me shumë rezerva. 15 Gusht 2009
Tek femrat shtatëzënë ekziton mundësia, edhe pse me propabilitet të ulët, që virusi i këtij gripi të transmetohet deri në fetus.
Ditë më parë mjekët infeksionistë kanë deklaruar se ilaçi që kuron gripin e derrave, Tamiflu-ja nuk mund të përdoret tek të vegjëlit, pasi shfaq efekte anësore dhe mund të rëndësojë gjendjen shëndetësore më shumë sesa vetë virusi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Virusi AH1N1
Tiranë, rritet numri i të prekurve nga H1N1
Tiranë - Në Shqipëri ka shkuar në 16 numri i personave të prekur me virusin H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave. Së fundi janë konfirmuar dhe katër raste të reja, pas analizave më të hollësishme të bëra jashtë vendit.
Deri tani rastet e gripit te derrave në Shqipëri janë shfaqur në formë të lehtë.
Specialistët tërheqin vërejtjen se raste më të rënda mund të paraqiten gjatë vjeshtës, ku pritet dhe një valë e re e përhapjes së sëmundjes.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Virusi AH1N1
SHBA, 90 mijë njerëz mund të vdesin nga AH1N1
Uashington - Këshilltarët për shkencën të presidentit Obama thonë se gripi i derrit mund të shkaktojë deri në 90 mijë të vdekur në Shtetet e Bashkuara, gjatë stinës së ardhshme të gripit.
Kjo është një shifër tepër e lartë krahasuar me 30 – 40 mijë vdekje që ndodhin këtu çdo vit për shkak të gripit të zakonshëm.
Në raportin e Këshillit të Këshilltarëve të Presidentit për Shkencën dhe Teknologjinë, thuhet se virusi AH1N1 mund të prekë rreth gjysmën e popullsisë së Amerikës. Studimi i publikuar dje i bën thirrje qeverisë ta përshpejtojë përgatitjen e një vaksine, që t’u shpërndahet njerëzve më të rrezikuar.
Sekretarja amerikane e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Katlin Sibelius thotë se kompanitë e ilaçeve kanë filluar testimet e vaksinave për gripin e derrit tek fëmijët. Ajo thotë se nëse programi i testimeve vazhdon me këtë ritëm, deri në mesin e tetorit do të ketë një vaksinë për gripin AH1N1
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Virusi AH1N1
A/H1N1, nëntë të dyshuar të rinj në vendin tonë
Tiranë - Vendi ynë regjistron 9 raste të reja me të dyshuar nga gripi i derrave A/H1N1. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Shëndetit publik, ku specilistët e tij theksojnë se 2 prej të dyshuarve janë fëmijë.
Mostrat e të dyshuarve janë dërguar për të bërë analizat në Bukuresht të Rumanisë, dhe se mjekët janë në pritje të rezultateve të cilat do të konfirmojnë nëse pacientët janë të infektuar me virusin A/H1N1.
Dy nga pacientët mësohet se janë shtruar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej tyre është i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” , ndërsa personi tjetër ndodhet i shtruar në Senatoriumin në Sauk.
Deri tani në vendin tonë janë 20 raste të konfirmuara me virusin A/H1N1. Specialistët e ISHP-së kanë bërë të ditur se në shumicën e pacientëve, virusi ka qenë në formën e tij të butë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Virusi AH1N1
A/H1N1, OBSH apel qeverive për impenjim më të madh
Paris - Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkon qeverive impenjim më të madh për përballimin e gripit të derrave.
Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan, deklaron se virusi vdekjeprurës udhëton me një shpejtësi të pabesueshme.
"Dyzet për qind e vdekjeve i përkasin të rinjve, të rriturve dhe të shëndetshmëve. Ky është fakti më i rëndësishëm", është shprehur Chan për të përditshmen franceze “Le Monde”.
"Sëmundja është në nivele të ulëta vdekshmërie dhe shpresojmë që të mbetet e tillë edhe në vjeshtë, kur do të vijë vala e dytë e përhapjes. Kemi nevojë për plane të mirëfillta kundër sëmundjes dhe për një koordinim të mirë. Dhe kjo nuk i përket vetëm ministrave të Shëndetësisë", apeloi Chan.

Arrin në 30 numri i të prekurve me A (H1N1) në Shqipëri
Ka arritur në 30 numri i të prekurve me virusi A (H1N1) në Shqipëri. "Rasti më i fundit është një grua 52 vjeçare nga Durrësi, e cila pas trajtimit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore", tha sot për mediat Epidemiologu Dritan Ulqinaku.
Sipas tij, priten përgjigjet e analizave edhe për 6 raste të tjera të dyshuara, mostrat për të cilat janë dërguar në Laboratorin e Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani). Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka analizuar deri tani mbi 530 mostra të marra në të gjithë vendin.
Numri më i madh i tyre është marrë në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, si dhe në në grupmoshën 25 - 44 vjeç. Ndërkohë, vihet re një numër më i vogël mostrash të marra në moshën pediatrike, moshë mjaft e rëndësishme, duke patur parasysh që dhe numri më i lartë i infeksioneve respiratore paraqitet në këtë grup moshe. Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit.
Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit, analizohen mesatarisht mbi 30 mostra çdo javë. Si pasojë e rikonstruksionit të këtij laboratori, konfirmimi për llojin e virusit, në lidhje me origjinën nga derri dhe për nëntipin, kryhet pranë Laboratorit të Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht, ku dërgohen mostrat e mundshme, por edhe të dyshuara.
Rasti i parë i prekur me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua në 20 korrik, pas mbërritjes së rezultateve të analizave nga Laboratori i Referencës në Rumani. I prekuri ishte një student 20 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ishte paraqitur në Spitalin Infektiv pranë QSUT me shenja të gripit të zakonshëm.
Ky rast, sipas specialistëve, nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kenë ardhur nga jashtë. Specialistët e shëndetit publik bëjnë apel për qytetarët që të mos shqetësohen, por dhe të mos neglizhojnë rekomandimet e mjekëve. Ata vënë theksin tek respektimi i rregullave të higjenës personale dhe në rast të shfaqjes së shenjave gripale, qytetarët duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku.