"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Virusi AH1N1

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Virusi AH1N1

#1

Post by Adriana » Wed Jul 08, 2009 11:24 am

Mund ta shikoni dhe ketu:
Image

Dubai deelt Tamiflu uit als snoep

In de Verenigde Arabische Emiraten zijn apothekers al na één week door hun voorraad Tamiflu heen. De oorzaak is de paniek bij de bevolking sinds de uitbraak van de Mexicaanse griep. Hoewel er nog geen sprake is van een wereldwijde epidemie en Tamiflu enkel op voorschrift van een arts verkrijgbaar is, kwamen veel inwoners naar het medicijn vragen. Apothekers hielden zich niet aan de opgelegde beperking.

Voorraad
Tamiflu is door de Wereldgezondheidsorganisatie erkend als een effectief middel om de Mexicaanse griep te bestrijden. "We moeten de rest van onze voorraad beschermen", zegt Ali Al-Marzouki van Gezondheidszaken in Dubai. "We mogen niet toelaten dat mensen in paniek onze voorraad leeg eten. Er is bovendien geen reden tot paniek. Hier is het nog steeds veilig."

Zakenlui
Dubai beschikt over liefst één miljoen capsules Tamiflu. Het medicijn werd er enkele jaren geleden in grote hoeveelheden ingevoerd uit vrees voor de vogelgriep. De meeste inwoners van Dubai zijn buitenlanders en op de luchthaven in het een komen en gaan van zakenlui en toeristen. Ook zij proberen in paniek in het bezit te komen van Tamiflu. "Over twee dagen reis ik naar New York en ik maak me zorgen over de situatie daar. Daarom wou ik Tamiflu meenemen", zegt een Franse zakenman. Een doosje Tamiflu bevat tien tabletten en kost ongeveer 37 euro.


Falemiderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#2

Post by Adriana » Wed Jul 08, 2009 12:34 pm

Image


Në nivel ndërkombëtar, rastet e gripit A/H1N1 në total janë 94.524 raste gripale, dhe 429 te vdekur
[/u][/size]




Albania: 3 raste gripale
Algjeri: 5 raste gripale
Antilet Hollandeze, Curaçao: 8 raste gripale
Antilet Hollandeze, Sint Maarten: 7 raste gripale
Antigua e Barbuda: 2 raste gripale
Arabia Saudite: 114 raste gripale
Argjentinë: 2485 raste gripale, ( 60 vdekje )
Aruba: 5 raste gripale
Australi: 5298 raste gripale, ( 10 vdekje )
Austri: 19 raste gripale
Bahamas: 7 raste gripale
Bahreini: 15 raste gripale
Bangladesh: 18 raste gripale
Barbados: 12 raste gripale
Belgjikë: 54 raste gripale
Bermuda: 1 raste gripale
Bolivi: 416 raste gripale
Bosnje: 1 raste gripale
Brazil: 737 raste gripale, ( 1 vdekje )
Brunei Darussalam: 124 raste gripale
Bullgari: 10 raste gripale
Kamboxhia: 7 raste gripale
Kanada: 7983 raste gripale
Kepi Verde: 3 raste gripale
Ishujt Kajman: konfirmoi 14 raste gripale
Kili: 7376 raste gripale, ( 14 vdekje )
Kinë: 2040 raste gripale
Qipro: 109 raste gripale
Kolumbi: 118 raste gripale, ( 2 vdekje )
Bregu i Fildishtë: 2 raste gripale
Kosta Rika: 277 raste gripale, ( vdekje 3 )
Kroacia 1 raste gripale
Kuba: 85 raste gripale
Danimarka: 66 raste gripale
Dominikë: 1 raste gripale
Ekuador: 204 raste gripale
Egjipt: 78 raste gripale
El Salvador: 319 raste gripale
Emiratet e Bashkuara Arabe: 8 raste gripale
Estonia: 13 raste gripale
Fixhi: 2 raste gripale
Filipine: 1709 raste gripale, ( 1 vdekje )
Finlandë: 47 raste gripale
Francë: 310 raste gripale
Gjermani: 505 raste gripale
Xhamajka konfirmoi 32 raste gripale
Japoni: 1790 raste gripale
Jordani: 23 raste gripale
Greqi: 151 raste gripale
Guadalupe: 2 raste gripale
Guatemala: 286 raste gripale, ( 2 vdekje )
Guajana: 2 raste gripale
Honduras: 123 raste gripale, ( 1 vdekje )
Indi: 129 raste gripale
Indonezia: 20 raste gripale
Irak: 12 raste gripale
Irani: 1 raste gripale
Irlanda: 74 raste gripale
Islandë: 4 raste gripale
Izrael: 681 raste gripale
Itali: 158 raste gripale
Cook Island: 1 raste gripale
Ishulli i Curacao: 3 raste gripale
Ishulli i gërnzi: 5 raste gripale
Ishulli i Jersey: 11 raste gripale
Ishulli i Njeriut: 1 raste gripale
Ishulli e Shën Martin: 1 raste gripale
Ishujt Virxhin: 1 raste gripale
Kenia: 15 raste gripale
Kuvajti: 35 raste gripale
Laos: 5 raste gripale
Letonia 1 raste gripale
Liban: 49 raste gripale
Libi: 1 raste gripale
Lituani: 3 raste gripale
Luksemburg: 6 raste gripale
Maqedoni: 2 raste gripale
Malajzi: 112 raste gripale
Malta: 24 raste gripale
Maroko: 17 raste gripale
Martinique: 3 raste gripale
Mauritius: 1 raste gripale
Meksikë: 10262 raste gripale, ( 119 vdekje )
Mali i Zi: 10 raste gripale
Monako: 1 rast gripale
Mianmar: 1 raste gripale
Nepal: 5 raste gripale
Nikaragua: 321 raste gripale
Norvegji: 41 raste gripale
Kaledonia e Re: 12 raste gripale
Zelanda e Re: 1059 raste gripale, ( 3 vdekje )
Hollanda: 135 raste gripale
Oman konfirmoi 4 raste gripale
Palau: 1 raste gripale
Panama: 417 raste gripale
Papua Guineja e Re: 1 raste gripale
Paraguaj: 106 raste gripale
Peru: 916 raste gripale
Frëngjisht Polinezi 4 raste gripale
Poloni: 25 raste gripale
Portugali: 42 raste gripale
Porto Riko: 18 raste gripale
Katari: 23 raste gripale
Mbretëria e Bashkuar: 7447 raste gripale, ( 3 vdekje )
Republika Çeke: 15 raste gripale
Republika e Koresë: 202 raste gripale
Republika Dominikane: 108 raste gripale, ( 2 vdekje )
Republika Sllovake: 18 raste gripale
Rumani: 41 raste gripale
Rusi: 3 raste gripale
Saint Lucia: 1 raste gripale
Samoa: 1 raste gripale
Serbi: 15 raste gripale
Singapor: 1055 raste gripale
Siri: 1 raste gripale
Slloveni: 14 raste gripale
Spanjë: 776 raste gripale, ( 1 vdekje )
Sri Lanka: 19 raste gripale
Afrika e Jugut: 18 raste gripale
Suriname: 11 raste gripale
Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 33902 raste gripale, ( 170 vdekje )
Suedi: 84 raste gripale
Zvicër: 76 raste gripale
Taipei konfirmoi 61 raste gripale
Tajlandë: 2076 raste gripale, ( 7 vdekje )
Trinidad dhe Tobago: 65 raste gripale
Tunizi: 5 raste gripale
Turqi: 40 raste gripale
Ukrainë: 1 raste gripale
Uganda: 1 raste gripale
Hungaria: 11 raste gripale
Uruguaj: 195 raste gripale, ( 4 vdekje )
Vanuatu: 2 raste gripale
Venezuela: 206 raste gripale
Vietnam: 181 raste gripale
West Bank dhe Gazës: 60 raste gripale
Jemen: 8 raste gripale



Te dhenat jan te marra nga http://www.ministerosalute.it

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#3

Post by Adriana » Wed Jul 08, 2009 1:06 pm

Image

Vaksinimi kunder:Virusi AH1N1


Gripi i derrave, që pritet të trokasë edhe në portën e Shqipërisë nga muajt më pas, do të mundet nga vaksinat e thjeshta të gripit. Një stok i madh me këto doza do të sillet privatisht nga farmaceutika, një pjesë tjetër e llojeve "tamiflu" janë porositur nga shteti shqiptar. Sakaq, vaksina apostafat që do të përdoret ekskluzivisht për të imunizuar organizmin ndaj influencës AH1N1 deri tani nuk është në listën e angazhimeve të shtetit shqiptar. Kompania farmaceutike, e cila ka prodhuar vaksinën kundër gripit të derrit, ka filialin e saj edhe në Shqipëri. Nga informacioni i kërkuar pranë këtij dikasteri, rezulton se vaksinat e këtij tipi mund të sillen në Shqipëri vetëm në rast se ka një bashkëpunim me shtetin, ashtu siç është vepruar deri tani. Më pas, kur të ketë një prodhim edhe më të madh, ato mund të sillen privatisht. Sakaq, sipas virologëve apo specialistëve të shëndetit publik, në këto kushte, kur për më pak se dy muaj presim virusin e gripit të derrave, zgjidhja alternative për imunizim dhe për parandalim të epidemisë do të jenë vaksinat e thjeshta. Duke e marrë atë, punonjësit e porteve, aeroporteve, punonjësit e shëndetësisë, ata që janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, që udhëtojnë, të sëmurët kronikë, mosha e tretë dhe fëmijët do të jenë më të përgatitur për të qenë më të mbrojtur nga ky virus. Farmaceutika ka filluar të prodhojë vaksinën për AH1N1. Normalisht, që një vaksinë të dalë në prodhim nga momenti kur fillon të prodhohet, do nga 4 deri në 6 muaj në varësi të marrjes së aprovimeve rregullatore për ta hedhur në treg. Vaksina po prodhohet për t‘u ardhur në ndihmë qeverive që të realizojnë planet e tyre për përgatitjen ndaj një pandemie të mundshme. Kjo do të thotë që vaksina fillimisht do të prodhohet për ato qeveri që porosisin vaksinën për ta pasur stok në rast të shpërthimit të një pandemie. Më pas mund të shikohet mundësia për furnizimin e tregut privat. Aktualisht janë vendosur prioritete në mënyrë që farmaceutika të jetë partner me qeveritë në përballimin e ndonjë pandemie të mundshme, por edhe nisur nga kapacitet e kufizuara të prodhimit. Aktualisht nuk ka një porosi nga qeveria shqiptare për këtë vaksinë.


Grupmoshat

Duke qenë se vaksina e AH1N1 është e re, për përcaktimin e moshës do të flitet në momentin që do të merret aprovimi nga institucionet rregullatorë (FDA në USA dhe EMEA për EU). Aktualisht, vaksina për gripin sezonal është e aprovuar për moshat nga 6 muaj e sipër. Aktualisht po punohet që të ketë një çmim të diferencuar për vendet në varësi të zhvillimit ekonomik, por gjithmonë lidhur me kontratat e mundshme me qeveritë. Akoma nuk është vendosur diçka për shitjen privatisht, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të prodhimit. Njëkohësisht është duke u diskutuar me organizata të tilla si: WHO (OBSh), Wold Bank apo GAVI (Global Allience for Vaccination and Immunisation), në mënyrë që të ofrohet vaksina me donacione ose çmime të rishikuara për vendet e pazhvilluara apo në zhvillim.


Vaksina e thjeshtë

Virusi AH1N1 (i gripit të derrit) është virus i ndryshëm nga ai i gripit sezonal. Vaksina përbëhet nga 3 antigjene virusesh dhe për pasojë vaksina normale, sezonale Fluarix, nuk mund të japë mbrojtje të drejtpërdrejtë. Gjithsesi, në kontekstin e pandemisë, OBSh-ja gjithmonë ka rekomanduar vaksinimin nga gripi sezonal, në mënyrë që të reduktohet impakti që mund të ketë një pandemi e mundshme. Është i njohur fakti që nëse pjesa më e madhe e popullsisë (sidomos grupet e riskut) do të jetë e vaksinuar nga gripi normal, kjo do të ulë efektet negative të një pandemie të mundshme.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#4

Post by Adriana » Wed Jul 08, 2009 1:21 pm

Image

Virusi AH1N1, kontrolli në aeroporte është pasiv

Frika nga rreziku i prekjes së vendit tonë nga gripi i derrit u fashit sapo kombëtarët e ndërkombëtarët sqaruan se deri në muajin shtator mund të rrimë të qetë. Nuk rrezikojmë të prekemi nga epidemia e aq më shumë pandemia e gripit të derrit, virusi AH1N1. Pastrimet e avionëve, transportit ajror, vazhdon punën duke respektuar të gjitha masat e higjienës lidhur me luftën e "shpallur" me mikrobet dhe viruset. Ndërkohë që specialistët e shëndetësisë nuk po tregohen të kujdesshëm për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, në mënyrë të veçantë ata që kthehen nga vendet e prekura nga virusi i derrit. Për më shumë, masat e kontrolleve në aeroport nuk janë intensifikuar më tej. Në një kohë kur aeroportet e vendeve fqinje, si Greqia dhe të tjera, kanë marrë vendimin për marrjen e sensorëve të temperaturës së trupit. Kjo do të thotë që sapo pasagjeri kalon në këto filtra, punonjësit e shëndetësisë pranë aeroporteve mund të kuptojnë nëse udhëtari ka një temperaturë trupore më të lartë se 37.5 gradë celsius. Nëse identifikohen raste të tilla, atëherë masat shkojnë më tej, duke e çuar pasagjerin për ekzaminime më të hollësishme, deri në izolim në rast nevoje.

Periudha e verës përkon edhe me fluksin e emigrantëve që kthehen në atdhe, dhe me rrezikun e shfaqjes edhe në Shqipëri të gripit të derrave. Por, pavarësisht deklaratave për marrjen e masave, në kufi raportohet se mungojnë kontrollet.

Në Rinas, pasagjerët, pavarësisht se mbërrijnë nga vende të ndryshme, disa prej të cilave të prekur nga virusi, nuk kontrollohen as formalisht. Në aeroport vijnë pasagjerë nga vende të ndryshme të botës ndaj dhe mbikëqyrja kërkohet të jetë e lartë. Alarmi për përhapjen e virusit AH1N1 është në nivelin e gjashtë, ndaj të gjitha vendet kanë ngritur struktura të posaçme për të frenuar përhapjen e shpejtë të këtij virusi si në aeroporte, ashtu edhe në pika të tjera kufitare.

Në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë i ka ngritur këto struktura, por ato nuk respektojnë me rigorozitet dhe në të gjitha rastet urdhrin e ministrisë, duke qëndruar pasive ndaj hyrjeve dhe daljeve të pasagjerëve në pikat kufitare.

Ministria e Shëndetësisë ka çelur një fond të posaçëm për të siguruar sasi të mjaftueshme "Tamiflu", në rast se në vendin tonë do të hyjnë persona të prekur nga ky virus. Por në fakt edhe përdorimi i "Tamiflu" është në diskutim, pasi ende edhe në vende të tjera nuk është specifikuar nëse ai duhet përdorur dhe sjell efekte ndaj gripit, pasi ka disa hipoteza se kjo lloj vaksine mund ta bëjë virusin rezistent.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#5

Post by Adriana » Wed Jul 08, 2009 1:35 pm

Image

Vaksinimi s’është mënyra e vetme për të parandaluar gripin
Ju mund të mbroheni nga gripi edhe sikur të mos e merrni vaksinën kundër tij këtë vit. Këto masa të thjeshta mund të pengojnë përhapjen e mikrobeve dhe t’ju mbrojnë që të mos sëmureni: Shmangni kontaktet nga afër. Shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë. Kur jeni sëmurë, qëndroni larg të tjerëve që të mos sëmuren edhe ata. Kur jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi. Kur jeni sëmurë, po të jetë e mundur mos shkoni në punë, në shkollë dhe mos kryeni punë të tjera jashtë shtëpisë. Në këtë mënyrë ndihmoni që të mos sëmuren të tjerët prej jush.


Mbuloni gojën e hundën

Mbuloni gojën e hundën me një shami letre kur kolliteni ose teshtini. Kjo mund t’i mbron ata që ndodhen pranë jush që të mos sëmuren.


Pastroni duart


Larja shpesh e duarve ju ndihmon që të mbroheni nga mikrobet. Mos prekni sytë, hundën ose gojën, Mikrobet shpesh përhapen kur dikush prek diçka të ndotur me mikrobe dhe pastaj prek sytë, hundën ose gojën e vet. Ndjekja e disa rregullave të tjera të mira si gjumi i plotë, angazhimi në aktivitete fizike, shmangia e stresit, pirja e ujit dhe ushqimi i mirë, ju ndihmojnë për të gëzuar shëndet të mirë gjatë dimrit si dhe gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, ka ilaçe antivirale kundër gripit që mund të përdoren për ta parandaluar ose luftuar atë nëse fillohet të merren brenda dy ditëve të para të sëmundjes.

Përse kollitemi dhe teshtijmë

Nëse mikrobet kalojnë nëpër hundën dhe gojën tuaj, trupi përpiqet t’i nxjerrë ato jashtë. Kolla dhe teshtitja nxjerrin jashtë mikrobet nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Të vjellat dhe diarreja nxjerrin mikrobet që kanë hyrë në stomakun dhe zorrët tuaja.


Pse ënjten plagët?

Kur mikrobet hyjnë nën lëkurë, rruazat e bardha të gjakut i gjejnë shpejt ato. Kështu lëshojnë histaminë, e cila bën që gjaku të grumbullohet në këtë zonë. Zona e mbushur me gjak irritohet-skuqet, fryhet, nxehet dhe bëhet shumë e ndjeshme ndaj dhembjes. Lëkura e irrituar nuk është gjithmonë e dëmtuar – sistemi juaj imunitar po bën punën e tij.


Çfarë bëjnë antitrupat?

Antitrupat janë molekula që gjejnë mikrobet dhe u ngjiten atyre. Ka miliona antitrupa të formave të ndryshme që notojnë në lëngjet e trupit tuaj. Kur një antitrup takon një mikrob në formë të ngjashme, ai e fut brenda dhe njofton rruazat e bardha të gjakut të sulmojnë mikrobin.


Sistemi imunitar

Sa herë teshtini, kolliteni, villni, gërvishteni, ju pickon një insekt, vriteni, ënjteni, skuqeni, ftoheni, ju përzihet, keni rrufë, diarre apo temperaturë, ajo që ndodh nuk është veçse aktivizimi i sistemit tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar gjuan pa pushim mikrobet dhe bën të pamundurën për t’i izoluar, shkatërruar ose për t’i flakur ato jashtë trupit tuaj.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#6

Post by Adriana » Wed Jul 08, 2009 1:41 pm

Image

Ja 20 këshilla të ekspertëve të shëndetësisë për të shmangur përhapjen e piklave dhe viruseve në ambient kur teshtini.

Nëse nga një teshtimë virusi mund të prekë 150 persona, atëherë janë plot 150 arsyet pse nuk duhet të teshtijmë në ambiente publike. E në fakt sipas studimeve të kryera teshtima ndihmon në lehtësimin e organizmit, e sidomos gjatë gjendjeve gripale.
Prandaj më poshtë po japim disa këshilla të eksperteve të shëndetësisë të botuara nga “Daily Mail”. Kërkimet e zhvilluara në Universitetin e Neurologjisë të Pensilvanisë në SHBA, kanë treguar se teshtimat u bëjnë shumë mirë të gjithë njerëzve dhe se pas çdo “apshu”, hunda punon më në rregull dhe është në gjendje të ndjejë edhe aromat më të lehta.
Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë. Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back. Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra. Kjo është një shifër e madhe, krahasuar me aftësitë e shqisave të të parit dhe të dëgjuarit. Axeli dhe Back u morën me studimin e gjeneve të receptorëve albuminozë të nuhatjes, të cilët reagojnë direkt ndaj molekulave. Studimet e tyre u dhanë përgjigje dy pyetjeve: Cilët janë receptorët që përgjigjen ndaj molekulave që “lëshojnë erë”? Si i pret dhe i përpunon truri të dhënat e marra prej tyre? Gjatë kërkimeve, shkencëtarët zbuluan se janë afro 1.000 receptorë të ndryshëm dhe se secili prej tyre reagon ndaj disa molekulave që lëshojnë aroma. Pastaj, sinjalet e receptorëve nëpërmjet “penjëzave” nervorë shkojnë në tru, ku hartohet, si të thuash, “harta e aromave”. Truri, duket sikur thotë: “Unë vrojtoj veprimin e neuroneve të nuhatjes N: 1,15,54. Kjo u përgjigjet receptorëve N:1,15,54, pra, është aromë jasemini. Ky është sistemi i nuhatjes”, thotë shkencëtari Richard Axel.




1. Gjithmonë e kemi ditur se të teshtish dhe të kollitesh mund të bëhesh shkak për përhapjen e viruseve të ndryshme. Por sigurisht që këto rreziqe mund të parandalohen.


2. Një teshtimë e vetme në ambiente publike mund të përhapë virusin në thuajse 150 persona në vetëm pak minuta.


3. këshillueshme që të mbani një shami hundësh për të parandaluar infektimin e personave të tjerë në raste virozësh.


4. Vërtet teshtima zgjat vetëm pak sekonda, por për personat rreth jush mund të jetë problem pasi viruset mund të përhapen në mjedis në pak minuta.


5. Studiuesit vëzhguan 1 300 persona të cilët punonin në ambiente të mbyllura pune dhe 2-3 prej tyre ishin të prekur nga gripi.


6. Teshtima e tyre përhapte në ambient një sasi të konsiderueshme virusesh. Gjatë çdo teshtime përhapeshin në ajër rreth 100 000 pikla.


7. Rezultatet u analizuan nga eksperti i gripit dhe të ftohurës Dr.Roger Henderson i cili i krahasoi këto studime edhe duke analizuar teshtimën e tij.


8. Për të penguar përhapjen e këtyre piklave që dalin gjatë teshtimës nevojitet shamia e hundëve, e cila do të pengonte kalimin e tyre në mjedis.


9. Në çdo teshtimë mund të preken 10 për qind e personave që gjenden pranë. Kjo ndodh edhe në raste udhëtimesh, ambientesh të mbyllura, sallash, etj.


10. Nëse teshtini në ambient pune gjatë periudhës kur ajo vjen si pasojë e gripit dhe jo alergjisë, atëherë personat që gjenden rreth jush mund ta mbartin virusin edhe nëse nuk shfaqin simptoma gripi.


11. Sipas studimeve piklat e teshtimës dhe përhapja e viruseve janë më të zhvilluara në disa ambiente, për shembull në autobus dhe urbanë kjo shifër është 99 për qind, në trena 96 për qind dhe në ambiente pune 88 për qind.


12. Sipas studimeve rreth 20 për qind e bashkudhëtarëve mund të mërziten me një person që teshtin vazhdimisht, dhe 33 për qind mund të përpiqen të shmangin kontaktin më ajrin që përmban këto viruse.


13. Meshkujt janë ata të cilët mund të përhapin më tepër viruse, sepse ata përdorin më pak shamitë, krahasuar me 81 për qind të femrave që e realizojnë atë.


14. Mos u mërzisni nëse pjesa më e madhe e personave që ju rrethojnë do përpiqen t’i shmangen teshtimës suaj. Vetëm 8 për qind e tyre mund t’iu thonë “Shëndet!”.


15. Shumica e njerëzve (rreth 67 për qind) nuk preferojnë të ulen në autobus, trena, etj. pranë një personi të sëmurë.


16. Ju nuk duhet të mos teshtini, apo të përpiqeni ta largoni teshtimën, thjesht merrni masat paraprake për të parandaluar përhapjen e piklave pas teshtimës në ambient të hapur.

17. Mendoni për personat që janë përreth jush para se të teshtini. Por mos u përpiqni të mbani teshtimën sepse mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ajo është së pari nj nevojë fiziologjike.


18. Vështroni rreth e rrotull dhe gjeni në pozicion ku teshtima juaj nuk do të përplaset me asnjërin prej tyre.


19. Nëse jeni në udhëtim dhe për momentin nuk po gjeni shaminë atëherë vendosni përpara gazetën apo revistën që jeni duke lexuar.


20. Shpesh herë është e këshillueshme të qeshni, pasi të qenit të lumtur ndihmon në largimin e shqetësimeve dhe harron teshtimat.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#7

Post by Adriana » Fri Jul 10, 2009 3:40 pm

Virusi A-H1N1, Greqia shpall pandemine

Greqia eshte vene ne alarm pas shtimit te rasteve me virusin A-H1N1 gjate diteve te fundit, cka ka bere qe zyrtaret te shpallin pandemine.
Ministri i Shendetesise, Dimitri Avramopoulos ka bere me dije se gjate 12 muajve te ardhshem, 33 % e popullsise rrezikon te infektohet me virusin e rrezikshem. “Tani eshte momenti te ruajme qetesine, maturine dhe te mos krijojme panik”, theksoi Avramopoulos. Aktualisht Greqia numeron 201 raste te konfirmuara me gripin e derrave, ndersa mes tyre ka edhe disa shqiptare. Shtimi i emigranteve qe kthehen gjate muajve te veres per te kaluar pushimet rrezikon seriozisht edhe vendin tone ku ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht asnje rast me virus.

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#8

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 3:16 pm

Shqipëri, autoritetet nuk shikojnë rrezik nga gripi H1N1

Në Shqipëri pas konfirmimit të rastit të parë me gripin e derrave autoritetet shëndetësore mendojnë se do të ketë edhe raste të tjera, por sigurojnë se vendi nuk ka rrezik të përballjes me një shpërthim të virusit A/H1N1. Ministrja e shëndetësisë Anila Godo deklaroi sot se nuk ka vend për panik dhe se popullata duhet të vazhdojë jetën normalisht duke duke patur parasysh që për cdo simptomë t’i drejtohen mjekëve menjëherë. Autoritetet kanë porositur10 mijë doza tamiflu dhe po mendojnë të blejnë edhe 10 mijë të tjera.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë se virusi A-H1N1 është konstatuar te një student 20 vjecar nga Gjirokastra, i cili javën e shkuar është paraqitur në spitalin infektiv të Tiranës, por përfundimet e analizave të specializuara kanë mbërritur vetëm mbrëmë nga një laborator në Rumani. Të paktën dhe 5 raste të tjera janë të dyshuara mes të cilëve tre marinarë filipinas dhe dy emigrantë të ardhur nga Greqia.

Për askënd nuk përbën një habi apo dicka të papritur zbulimi edhe në Shqipëri i rastit të parë me virusin A-H1N1. Për javë të tëra praktikisht Shqipëria kishte mbetur si një ishull i paprekur, ndërkohë që të gjithë fqinjët e saj e vacanërisht Greqia, me të cilën lëvizjet e qytetarëve janë të dendura, kishin një numër të lartë të personave të prekur nga virusi i përhapur në formën e pandemisë në të gjithë botën.

Rasti i zbuluar mbrëmë i përket një studenti 20 vjecar, konfirmoi për Zërin e Amerikës, Silva Bino, specialiste pranë Institut të Shëndetit Publik. Studenti është paraqitur vetë në spitalin infektiv në Tiranë ku janë marrë edhe mostrat të cilat më pas i janë nënshtruar analizave laboratorike. Rezultati përfundimtar, nga një laborator i specializuar në Rumani, ka mbërritur mbrëmë. Studenti nga Gjirokastra ka paraqitur një formë të lehtë të virusit A-H1N1 dhe tashmë e ka kaluar këtë lloj gripi.

Të paktën edhe 5 raste të tjera dyshohen të jenë po me virusin A-H1N1. Nga këto 3 i përkasin tre marinarëve filipinas të cilët kishin mbërritur në portin e Durrësit me anije. Ata kanë shfaqur temperaturë dhe kanë marrë kurim në spitalin e qytetit portual për t’u larguar më pas me anijen e tyre. Megjithatë nga laboratorët priten përgjigjet e analizave edhe për ta. Dy tjerët, përundrazi, janë emigrantë të ardhur nga Greqia.//ii
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#9

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 3:20 pm

Durrës, 8 të dyshuar me A/H1N1, Godo inspekton portin

Pas inspektimit të Portit të Durrësit dhe spitalit rajonal, minsitrja e Shëndetësisë, Anila Godo deklaron se në këtë qytet janë 8 raste të dyshuara me virusin A/H1N1, për të cilat priten dhe rezultatet e analizave nga Rumania.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#10

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 3:26 pm

SHBA: Masa në përgatitje për rishfaqjen e virusit H1N1


Qeveria amerikane ka caktuar rreth 350 milion dollarë për të ndihmuar në përgatitjen e vendit ndaj visursit H1N1, si të jetë sezon gripi. Zyrtarët amerikanë thonë se një vaksinë për virusin H1N1 mund të jetë e gatshme përpara tetorit, përpara se stina e gripit të nisë në hemisferën veriore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka llogaritur se më shumë se 400 vetë kanë vdekur nga virusi H1N1 nga 90 mijë raste të konfirmuara. Në qershor OBT e shpalli përhapjen e virusit, si epidemia e parë në më shumë se 40 vjet. Drejtoresha e përgjithshme e OBT, Margaret Çan tha së fundmi se përhapja mbarë botërore e virusit H1N1 ose gripit të derrave, është e pashmangshme.

“Mjafton që të shfaqet një virus epidemik dhe përhapja në shkallë botërore është e pashmangshme”.

Së fundmi, në vendet e hemisferës jugore ka nisur sezoni i gripit. Kili, Argjentina dhe Australia po përballen me një numër të madh rastesh.

Sekretarja e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Kathlin Sebelius u tha agjencive qeveritare të çdo niveli që të përgatiten për t’u mbrojtur nga virusi H1N1 si të jetë sezon gripi.

“Ne nuk e dimë saktësisht se si do të shfaqet virusi gjatë sezonit të gripit në vjeshtë, por vëzhgimet i kanë bërë shkencëtarët që të besojnë se impakti i virusit mund të jetë më i keq këtë vjeshtë ose dhe më herët”.

Virusi i gripit H1N1 u përhap në SHBA nga Meksika në muajin prill dhe deri në fund të vitit shkollor në qershor, nga prania e virusit ishin mbyllur më shumë se 700 shkolla.Zyrtarët në një takim të nivelit të lartë që u mbajt kohët e fundit këtu në Shtetet e Bashkuara, kanë theksuar se shkollat duhet të gjejnë një mënyrë që të edukojnë fëmijët që nuk marrin pjesë në mësim dhe bizneset duhet të mësohen që të përballen me mungesë të punonjësve në numër të madh.Virusi vazhdon të përhapet në SHBA ndonëse zyrtarisht sezoni i gripit mbaroi në mars.

Sekretarja Sebelius tha se spitalet duhet të planifikojnë një mbingarkesë me pacientë gjatë sezonit të gripit.

“Samiti nuk është që të ngjallim panik. Është që të jemi të përgatitur”.

Një pjesë e mirë e përgatitjes janë dhe këkimet për një vaksinë. Dr. Anthoni Fauçi kryeson kërkimet për sëmundjet infektive në Institutet Kombëtare të Shëndetit.

“Mund të them me konfidencë se do të kemi një vaksinë e cila do të jetë vendimtare këtë vjeshtë”.

Dr. Fauçi thotë se vaksina nuk do të përdoret në publik derisa të jetë e sigurt. Provat tek njerëzit do të nisin në muajin gusht. Shkencëtarët do të vendosin më tej se sa vaksina duhet të prodhohen dhe sa doza kanë nevojë njerzit.Zyrtarët theksojnë se ka kufizime në atë që ata mund të bëjnë, madje dhe me vaksinën më të mirë apo mjekimin antigrip.

Ata përsërisin shpesh edhe përgjegjësinë që ka vetë publiku.

“Lani duart dhe kollituni me kujdes”Dr. “Flakini shamaitë e përdorura dhe kur jeni të sëmurë, mos përhapni mikrobet tuaja, duke dalë në vende publike".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#11

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 4:20 pm

Berisha: “Shqipëria u prek nga gripi i derrit, por s’ka vend për panik”

Kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e parë lidhur me ardhjen e virusit AH1N1 në Shqipëri, ku ka siguruar qytetarët se do të merren masa të forta për përballimin e situatës. Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve se nuk ka vend për panik pavarësisht rasteve të identifikuara me gripin e derrit. Kryetari i qeverisë theksoi se pavarësisht shkallës së lartë të përhapjes, gripi nuk po shfaqet në format e tij më agresive, por në raste të cilat mund të trajtohen lehtë nga autoritetet mjekësore. Ai, garantoi siguri të plotë dhe marrjen e masave për të menaxhuar situatën, madje premtoi se në muajin shtator vendi ynë do të pajiset me vaksinën e posaçme kundër gripit të derrave. “Absolutisht, jemi tërësisht të përgatitur me të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta përballuar me sukses të plotë, qoftë me shtretër, qoftë me specialistë, dhe laboratorin për të identifikuar këtë specifikë të virusit, qoftë dhe me Tamiflu apo vaksina. Jemi tërësisht të përgatitur dhe s’ka asgjë për t’u dramatizuar”,- deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Nga ana tjetër, Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo inspektoi Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Rinasit, për të parë mënyrën e monitorimit të personave që vijnë nga vendet e huaja.
Situata
Këto janë dhe dy pikat kyçe, nga ku mund tët importohet virusi, çka mund të bëhen shkak për një përhapje më të gjerë të gripit të derrit në vend. Në Aeroportin e Rinasit, prej disa ditësh janë afishuar me qindra postera, që njoftojnë qytetarët se si duhet të sillen në rast se kanë shenja të gripit. Ministrja Godo, ka kërkuar një shtim të numrit të stendave, për informimin e qytetarëve. Ajo kërkoi forcimin e të gjitha pikave kufitare në vend dhe sqaroi situatën për monitorimin që duhet të bëjnë mjekët në bord, si dhe sjelljen e udhëtarëve në rast se konstatohen rastet e virusit. Ministrja bëri thirrje se kushdo nga udhëtarët që vë re se është infektuar nga virusi dhe mjekët në bord janë dyshues, atëherë këta persona duhet të qëndrojnë në dhoma të veçanta deri në zbritje, ku të vihen nën mbikëqyrjen e specialistëve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#12

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 4:22 pm

Ministria Godo:“Kemi porositur blerjen e 1 mijë dozave Tamiflu kundër virusit

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se tashmë është porositur blerja e 1 mijë dozave Tamiflu, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti. Aktualisht, janë rreth 4500 doza Tamiflu rezervë në vendin tonë, pa shtuar pjesën tjetër të blerjeve të konstatuara nga qeveria. Ministria e Shëndetësisë do të vërë në funksion të situatës një fond prej 350 mijë eurosh, të dhëna nga OBSH-ja. Ministrja kërkoi që mjekët në zonat e largëta të tregohen më të kujdesshëm për rastet që paraqiten dhe të konfirmojnë të gjitha rastet e dyshuara, duke ndjekur udhëzimet e MSH-së.
Specialistët bëjnë të ditur se harta e personave të prekur pritet të zgjerohet në të gjithë vendin. Aktualisht janë duke u konfirmuar 8 raste në qytetin e Durrësit që mendohen se janë prekur nga virusi i gripit të derrit. Për përcaktimin e rezultateve përfundimtare priten ekzaminimet nga laboratori Rumun. Në muajin shtator pritet të përfundojë ndërtimi i laboratorit të Virologjisë pranë ISHP-së, ku do të kryhen të gjitha ekzaminimet e virusit AH1N1. OBSH-ja deklaron se virusi do të prekë 25-30 për qind të popullsisë Shqiptare. Përfaqësuesja e Zyrës së OBSH-së në vendin tonë, Anshue Banerje deklaroi se virusi në vendin tonë po shfaqet në forma jo të komplikuara dhe më i lehtë se virusi i gripit të zakonshëm. Banerje theksoi se nuk ka vend për panik nga AH1N1, pasi në stadin aktual virusi nuk është në forma të komplikuara për shëndetin e qytetarëve që kanë rezultuar të prekur. Zyra e OBSH-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha këshillat e specialistëve për mbajtjen e higjienës, për të shmangur prekjen nga virusi.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#13

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 4:26 pm

Tamifluja e skaduar, Ministrja: Mos blini Tamiflu në farmaci


Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, deklaroi se po hetohet për rreth 2900 paketa Tamifluje, të cilat kanë skaduar. Dozat e Tamiflusë që deri më sot kanë qenë stok në spitale, tashmë u ka kaluar afati i skadencës, sipas datave të shënuara në kuti. Ministrja Godo u bëri thirrje qytetarëve që të mos i blejnë këto doza në farmaci. Arsyeja është se mbi do duhet të kryhen kontrolle dhe sipas rregullave mjekësore, Tamifluja nuk mund të merret pa rekomandimin e specialistit. Sipas Ministres, OBSH-ja ka bërë të ditur se Tamiflutë që kanë kaluar datën e skandencës mund të përdoren dhe për një vit. Ato mund të vihen në përdorim vetëm nëse janë ruajtur në kushte të përshtatshme, njëlloj si vaksinat e tjera. “Kemi një sasi Tamifluje, e cila në kuti plotëson datën e skadimit, por nga OBSH dhe nga vetë kompania na është thënë se mund të përdoret edhe një vit tjetër nëse është ruajtur gjatë kësaj kohe në kushte të mira dhe të domosdoshme që medikamenti të mos skadojë. Tani jemi duke hetuar për këtë”,- theksoi Anila Godo. Ndërkohë, specialistët kanë bërë thirrje që qytetarët të mos kalojnë në panik dhe të mos u drejtohen farmacive për blerjen e medikamentit. Përdorimi i saj pa një konfirmim nga mjeku, sjell efekte të rënda shëndetësore në organizëm. “Jo çdo njeri mund t’i përdorë, dhe i rekomandoj qytetarëve se mund të vijë puna që Tamifluja të jetë në farmacitë e qytetit, jo çdo njeri duhet të vejë, të blejë dhe të përdorë Tamiflunë. Ai është medikament i fort, nuk është si të marrësh thjesht një nga këto antipiretikët që marrim në raste gripi”, - vijoi Godo.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#14

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 4:28 pm

Broshurat, rregullat për higjienën e qytetarëve kundër përhapjes së virusit

Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP, po përgatisin disa spote publicitare për mënyrën se si duhet të ruhen qytetarët nga prekja e virusit. Ndërsa janë hartuar mijëra broshura të tjera për fëmijët dhe të rriturit, për simptomat dhe masat mbrojtëse. Të gjitha këto broshura do të shpërndahen në kopshte, çerdhe, shkolla apo institucione të tjera. Të vetmit që do të mbajnë maska, janë punonjësit e personelit shëndetësor, të cilët do të kenë kontakt të drejtpërdrejt me personat e prekur nga virusi.
Në to, jepen disa këshilla që sipas specialistëve janë një mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit në ambientet publike. Specialistët shprehen se kur të teshtihet të vendoset dora para, apo larja e duarve vazhdimisht në mënyrë që të mos infektohen personat e tjerë, të infektuar duhet të qëndrojnë në ambiente të mbyllura etj. Fletëpalosjet janë shpërndarë në porte, aeroportin “Nënë Tereza”, dhe pikat kufitare, të cilat informojnë udhëtarët me simptomat e virusit A/H1N1.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#15

Post by Adriana » Fri Jul 24, 2009 4:29 pm

Komisioni Europian parashikon përhapjen e gripit të ri


Komisioni Europian paralajmëroi dje, se përhapja e gripit të ri A/H1N1 do të shpejtohet këtë verë në BE. Kjo, për shkak të turizmit dhe vdekshmëria ka mundësi të rritet në vjeshtë, kur pandemia do të influencohet nga gripi sezonal. Gjithçka u bë e ditur në një konferencë për shtyp nga Komisionerja Europiane, Andrula Vasiliu, kompetente për çështje të shëndetësisë. “Në fillim të muajit tetor do të mblidhet këshilli i jashtëzakonshëm i ministrave të BE-së, që të merren masat e nevojshme. Presim një rritje të numrit të rasteve me gripin e ri edhe për shkak të periudhës turistike. Gripi sezonal i muajve tetor-nëntor, së bashku me pandeminë e gripit të ri A, do të sjellë rritjen e përhapjes së virusit A/H1N1 dhe rritje të vdekshmërisë”, - u shpreh Komisionerja Europiane e Shëndetësisë. Sipas saj, pandemia do të përhapet me shpejtësi të madhe në botë. Ajo konfirmoi se deri dje në vendet e BE-së ishin shënuar 17.189 raste të personave të infektuar me gripin e ri, 29 vdekje në Britani dhe katër në Spanjë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pandemia e gripit të derrave është përhapur me shpejtësi të paparashikuar që nga muaji mars, kur u konfirmua rasti i parë në Meksikë. Deri tani në mbarë botën rastet e infektimit të konfirmuara nga testet laboratorike janë 125.000, por numri real është shumë më i madh.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”