"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Virusi AH1N1

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#31

Post by Adriana » Wed Sep 02, 2009 3:22 pm

Italia regjistron viktimën e parë nga A(H1N1)


Napoli - Italia regjistron viktimën e parë nga virusi vdekjeprurës i gripit të derrave, A(H1N1).
Ai është një burrë 50 vjeç nga Napoli, i cili rezultoi pozitiv në testin ndaj virusit vdekjeprurës. Viktima ishte shtruar në reanimacion që prej 30 gushtit, dhe veç virusit, vuante nga sëmundjet e mushkërive, zemrës dhe veshkave
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#32

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 10:27 am

Brazili regjistron edhe 100 të vdekur nga A(H1N1)



Brazilia - Brazili regjistron edhe 100 viktima të tjera nga virusi vdekjeprurës A(H1N1) vetëm javën e fundit, duke e çuar në 657 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.
Shteti amerikanojugor zë vendin e parë në botë sa i përket numrit të të vdekurve nga gripi i derrave, ndërkohë që në raport me numrin e popullsisë zë vendin e gjashtë në botë.

Lajm i mirë mund të konsiderohet raporti i fundit i Ministrisë braziliane të Shëndetësisë, në te cilin thuhet se tendenca e përhapjes së virusit ka qenë më e ngadalësuar.

Virusi pandemik ka shkaktuar rreth 2 200 viktima në botë, ku pjesa më e madhe rezultojnë në Amerikën Latine, sipas bilancit të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#33

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 10:36 am

Katër komando shqiptare në Afganistan me grip derri


Farah - Komandon shqiptare në Afganistan janë prekur nga gripi i derrit A(H1N1). Ushtari Denis Sulku nga Lushnja prej katër ditësh është i shtruar në spitalin spanjoll në Afganistan, kur po merr kurat e nevojshme.
Sipas familjarëve, të cilët kanë konfirkuar lajmin shkak për prekrjen nga ky grip janë bërë kushtet e këqija.
Komandoja Neshat Hoxha dhe dy të tjerë janë vendosur në karantinë, në një çadër të veçantë në bazën në Farah.

“Është e vërtetë që disa nga ushtarët tanë të cilët janë me mision në Afganistan kanë paraqitur probleme me gripin e derrit. Doja të sqaroja se gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe nuk është shoqëruar me komplikacione për shëndetin e tyre. Të gjithë ushtarët tanë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që po marrin ndihmën e specializuar për të shmangur çdo përkeqësim të situatës”, - ka deklaruar shefi i Shtabit të ushtrisë, Maksim Malaj për mediat. Tre javë më parë, gripi i derrit kishte prekur ushtarët spanjollë në këtë zonë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#34

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 2:05 pm

Image


Novartis: Vaksina e H1N1 me imunitet të fortë





Bale - Vaksina kundër virusit A(H1N1) e prodhuar nga “Novartis” ka treguar një përgjigje të fortë imunitare gjatë studimeve klinike të ndërmarra nga ky laborator.
Studimi parë i këtij lloji ka treguar një përgjigje të fortë imunitare, potencialisht mbrojtëse në 80 për qind të rasteve pas injektimit të një doze dhe në më shumë se 90 për qind të rasteve pas dy dozave.

Studimi klinik u bë me 100 persona të moshës 18 deri në 50 vjeç në spitalin universitar të Leicesterit me një vaksinë të zhvilluar nga kultura e celulave, një metodë e shpejtë dhe bashkëkohore.

"Rezultatet treguan që përgjigja e antitrupa është më e fortë mes personave që kishin marrë dy doza vaksinash, edhe pse një dozë e vetme ka dhënë një përgjigje që mundëson mbrojtjen nga gripi i derrave'', theksohet në komunikatën e Novartis
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#35

Post by Adriana » Thu Sep 03, 2009 2:34 pm

Greqi, vdes nga gripi i derrit emigranti shqiptar



Athinë – Shqiptari i infektuar me gripin e derrave në Greqi ka ndërruar sot jetë. Jani Metushi u shtrua më 19 gusht në një spital të Athinës, ndërsa pas dy javësh ai ka vdekur.
Emigranti shqiptar humbi jetën rreth orës 13:15 të ditës së sotme. Kjo është viktima e parë shqiptare ku shkaktar bëhet gripi i derrit. 25-vjeçari shqiptar kishte vite që jetonte në Greqi, ndërsa vuante nga një pneumoni e rëndë.

Në Greqi numri i përgjitshëm i të prekurve me virusin A/H1N1 ka arritur në gati 2000 persona, pasi vetëm javën e fundit u regjistruan 157 raste. Ndërkohë, edhe në vendin tonë numri i të prekurve ka arritur mbi 30 persona
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#36

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 8:56 am

Gripi i derrit, tashmë analizat në Shqipëri

Në Shqipëri tashmë mund të bëhen analizat për të përcaktuar praninë e virusit të derrit tek njerëzit.





Ndryshe nga sa ka ndodhur gjer më tani, ku analizat bëheshin në Rumani, në vjeshtë spitalet shqiptare do të jenë të gatshme të përballojnë një rritje të mundshme të të prekurve me A(H1N1). Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, pat deklaruar një ditë më parë se në vjeshtë do të bëhet i mundur analizimi i monstrave të të sëmurve në laboratorin viral në Tiranë.

Zyra për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po organizon në Durrës një seminar dyditor me drejtues spitalorë dhe përfaqesues të shëndetëisë të vendeve të rajonit. Në këtë seminar do të diskutohen program konkrete të emergjencave spitalore dhe menaxhimin e pandemisë së gripit të derrave.

OBSH ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të ndajnë provojat e tyre dhe të shkëmbejnë praktika dhe mësime rreth këtij gripi nga ana e ekspertëve të saj. Më 11 qershor të këtij viti, OBSH e ka çuar në 6 nivelin e rrezikut të pandemise në të paktën dy rajone të saj.

Në vendin tonë, janë konfirmuar zyrtarisht 30 të prekur nga ky grip. Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur humbje jete. Ndërkohë në disa shtete të botës, dhjetëra persona kanë humbur jetën në shumë shtete të botës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#37

Post by Sally » Fri Sep 18, 2009 2:00 pm

Gripi i derrit kërcënim i madh për vendet e varfra




Kopenhagë - Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave mund të kushtojë shumë jetë njerëzish në vendet e varfra për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, paralajmëron se pandemia do ta verë në sprovë të vështirë çështjen e barazisë.

“Po ky virus që shkakton trazira në vendet e pasura, do të ketë me siguri efekte shkatërrimtare në vendet në zhvillim”, theksoi Chan.

“Ai vjen në një kohë kur pabarazitë brenda vendeve dhe mes tyre janë më të mëdha se kurrë në historinë e kohëve të fundit, në fushën e të ardhurave, të gjendjes shëndetësore dhe në nivelin e mjekimeve", tha ajo në një fjalim në selinë evropiane të OBSH-së në Kopenhagë.

Vendet e varfra nuk kanë institucione shëndetësore dhe personel mjekësor, kanë mungesa në stoqe ilaçesh kryesore dhe vuajnë nga mungesa e kapaciteteve diagnostikuese dhe e laboratorëve, ku madje një pjesë e madhe e popullsisë së planetit rezulton të mos ketë as ujë për të pirë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#38

Post by Sally » Fri Sep 25, 2009 4:36 pm

Australi, nis vaksinimi në masë kundër A/H1N1


Autoritet shëndetësore australiane kanë filluar fushatën e vaksinimit në masë kundër gripit të derrave.
Në dispozicion të tyre janë 5 milionë doza, ndërkohë që prioritet do të kenë punonjësit e shëndetësisë, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna. Fëmijët nën 10 vjeç duhet të presin fundin e tetorit derisa të përfundojnë edhe eksperimentet e fundit.

Që prej prillit të shkuar ku virusi mbërriti në Australi, 177 persona kanë humbur jetën nga A/H1N1 dhe mijëra të tjerë janë shtruar në spital.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#39

Post by Sally » Fri Sep 25, 2009 4:38 pm

OBSH: Mbi 3 917 të vdekur nga A(H1N1)


Gjenevë - Të paktën 3 917 persona në të gjithë botën kanë humbur jetën nga virusi i gripit të derrave që prej shfaqjes së virusit në muajt mars-prill.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon edhe 431 raste të tjerë që prej raportit të një jave më parë.

Virusi A(H1N1) vazhdon të jetë virusi gripal mbizotërues që qarkullon. Për këtë qëllim, sipas informacioneve të marra pranë vendeve të prekura, H1N1 është forcuar përsëri dhe përbën 76 për qind të rasteve të reja të gripit të njoftuara në periudhën 6 deri 12 shtator, shtoi OBSH-ja.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#40

Post by Sally » Sat Oct 10, 2009 3:07 pm

417 të vdekur nga H1N1 gjatë javës së fundit



Së paku 4525 njerëz kanë vdekur nga gripi i derrave që kur virusi u shfaq në prill të këtij viti.

Kjo shifër tregon se 417 vdekje kanë ndodhur vetëm gjatë javës së fundit, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit. Shumica e vdekjeve ka ndodhur në kontinentin amerikan.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Virusi AH1N1

#41

Post by Sally » Sat Nov 07, 2009 9:54 am

OBSH: Mbi 6 000 të vdekur deri tani nga gripi i derrave



Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se mbi 6 000 persona kanë humbur jetën deri tani nga gripi i derrave H1N1, që prej shfaqjes së tij para shtatë muajsh.
“Numri i të vdekurve deri më 1 nëntor është të paktën 6 071 persona në 199 vende dhe territore të planetit”, njofton OBSH-ja nëpërmjet një raporti. Bilanci i mëparshëm, i publikuar më 30 tetor, tregonte një rritje me 14 për qind të numrit të të vdekurve brenda një jave.

"Po konstatohet një përhapje intensive dhe e vazhdueshme e gripit në Amerikën e Veriut, por nuk ka të dhëna për arritjen e pikut të tij", shpjegoi OBSH-ja.

Kontinenti amerikan, ku në pranverë u shfaq për herë të parë virusi pandemik, vazhdon të ketë numrin më të madh të viktimave me 4 399 të vdekur.

Rajoni i Azi-Paqësorit regjistroi 1 159 të vdekur (+89 vdekje), kundrejt "të paktën 300 (+89) në Evropë.

OBSH-ja bëri thirrje dje për të mos ulur vigjilencën kundër virusit që mbetet "shqetësues" dhe i kërkoi popullatës të mos i nënvlerësojë vaksinat.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#42

Post by Adriana » Mon Dec 28, 2009 10:07 am

Ja si u pasuruan firmat e vaksinave nga gripi i derrit



Pas shpalljes së gripit të derrit një pandemi globale brenda një kohe të shkurtër, shteteve do t’u mbesin në dorë miliona doza vaksine të blera. Gripi i derrit i cili pritet të zhduket me kalimin e stinës së dimrit, nuk i frikëson më europianët. Në shumë shtete nuk është përdorur as 10 % e vaksinave të blera.
Specialistët të cilët flasin për një përdorim pak më të gjerë të vaksinës deri në përfundim të stinës së dimrit na bëjnë thirrje: Kur gripi i derrit të hyjë në histori, firmat e vaksinave do të pasurohen edhe më tepër dhe ne do mbesim vetëm për vetëm me miliona doza vaksine të blera.

Pas shpalljes së gripit të derrit një pandemi botërore nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me 11 Qershor 2009, shumica e shteteve të botës u alarmuan dhe porositën miliona doza vaksine. Ato shtete të cilat nga frika e panikut të përhapur në atë periudhë porositën menjëherë vaksinat, tani rrezikojnë t’i mbesin në dorë. Pavarësisht se shumë shtete nuk e kanë marrë akoma sasinë e porositur, miliona vaksina u kanë mbetur stok në duar. Përveç kësaj shtetet janë të detyruara të marrin të gjithë sasinë e porositur të vaksinave në bazë të marrëveshjes së bërë me përfaqësuesit e firmës.

Pasurohen firmat e vaksinave


Anglia, Franca, Zvicra dhe Danimarka kanë blerë 175,1 milion doza vaksine AH1N1. Sasia e përdorur deri tani nuk i kalon as 11 milion doza. Danimarka e cila ka blerë vaksinën nga firma GlaxoSmithKlein i ka paguar firmës 131 milion dollarë amerikanë. Sipas informatave të dhëna nga Instituti Serum Danimarka pas shpalljes së gripit të derrit pandemi ka blerë 3,1 milion doza vaksinë. Nga dozat e marra deri tani janë përdorur 380 mijë doza. Dozat e tjera presin në depo.

E njëjta gjë vlen dhe për shtetet e tjera të Europës. Zvicra e cila ka blerë gjithsej 18 milion vaksina ka përdorur vetëm 5 milion prej tyre. Gjendja e shteteve me popullsi më të madhe se vendet Skandinave si Franca dhe Anglia është më tragjike. Nga 94 milion doza vaksine të blera nga Franca janë përdorur vetëm 3 milion. Anglia me një popullsi prej 51 milion banorë ka blerë 60 milion doza vaksine dhe ka përdorur vetëm 2.3 milion doza. Mendohet se firmat e vaksinave kanë përfituar rreth 55 miliardë kron para nga gripi i derrit.




  Mos keni merak se nuk fituan firmat dhe humben shtetet, se kjo nuk ishte asnjegje me pak se nje PIRAMID e bashkpunuar nga te dyja palet.

U desh pak kohe te kuptonim se ky virus nuk ishte as me shume e as me pak nje panik i krijuar nga vete "qeveritaret e famshem" qe bashk me ta bashkpunoj dhe mjeksia ( gje qe arrin shifren me te lart te korrupsionit), dh mos kujtoni se te gjitha shifrat qe permendin ata i kan kthyer ne sherbim dhe prodhim te ketij anti-virusi, jane prodhuar thjesht nje sasi shume shume e vogel, vetem per perdorimin e panikut. Ky virus qe ata e quajten Gripi i derrit, nuk ishte ( dhe eshte) asnjegje me teper se sa nje grip i normal po qe ndikon me rende ne personat qe kan lindur me probleme shendetesore, ose qe kan probleme shendetetsore, si azma, sinoziti, bronkiti, e di sa te tjera.
Pse ethem kete?! Nga vet fakti qe ne ne shkolle ( si dhe te shkollat e tjera ) na pezulluan tre dite mesimi per te bere anti virusin, dhe kur hynim ne dhomen e mjeksis na kerkuan karten elektronike te shendetetit, ku jan te shenuara te gjitha semundjet/kurimet/operacionet qe mund te kemi pasur gjate gjithe jetes tone, dhe po te mos kishim asnje nga semundjet qe permenda me larte nuk e kishim te nevojshme anti-virusin, dhe mbas dy dieteve ne lajme u tha qe "HOLLANDA VAKSINOJ TE GJITHA ZONAT E ARSIMIT" pa permendur fare shifren ( qe ne shkollen tone nga mijera student qe jemi erdhen te vaksinuar rreth 270 student) :cry:
Pa merak se asnje doze nuk pret ne depot, se prodhimi i dozave nuk permban asnje gje me pak dhe asnje gje me shume se sa "gentamicin" dhe "Vitamin 12", me bashkepunim te ketyre eshte krijuar vecse nje doze "antigripine", qe mund te perdoret dhe me tej.
"Gentamicina hyne ne familjen e "penicilines" qe perdoret dhe rekomandohet gjithashtu per semundtjet qe permenda me siper, vitamina b12 gjithashtu eshte nje nga vitaminat me te forta qe perdoret per munges te shume vitaminash, domethen ne kete rast ata nuk pergatiten as me shume as me pak se sa nje mjekim "antigripine" qe e cila egsiston prej shume vitesh dhe quhet "antigripin" po qe ne kete raste ata perdoren thjesh nje emer alarmant.
Shifrat e blerjes qe te gjitha shtetet kan deklaruar asnjeher nuk mund te verifikohen se ata kan vet ne dore ( shkopin dhe gurin ) ;) keshtu qe mos tu besojm mashtrimeve te tyre po te ruajm vet vetveten duke ngrene sa me shume fruta dhe perime qe i permbajn vet keto vitamina.
 
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#43

Post by Adriana » Thu Jan 07, 2010 1:41 pm

-hahaha- -hahaha- Ja si e mbulojn llumin e bere, mbasi u be e ditur tashme se nuk eshte vecse nje panik-ekonomik ky gripi i famshem.

“Industria farmaceutike, presion ndaj shkencëtarëve dhe OKB-së”



Bashkimi Europian do të nisë hetimet ndaj fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për gripin, në lidhje me akuzat e bëra ndaj saj për një ndikim që ka pasur nga kompanitë farmaceutike në shpalljen e H1N1 “pandemic”. Gjithashtu hetimi do të zhvillohet edhe në lidhje me promovimin e strategjive “ineficente” dhe ndoshta “të rrezikshme” të vaksinimit të popullsisë.

Sipas disa agjencive të lajmeve, rezoluta për ndërmarrjen urgjente të hetimit është miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), si dhe nga Komiteti i Shëndetit. Në një pjesë të saj thuhet: “Në mënyrë që të promovonin patentat e ilaçeve të tyre dhe sidomos vaksinave kundër gripit, kompanitë farmaceutike kanë ndikuar shkencëtarët dhe agjencitë zyrtare përgjegjëse për standardet e shëndetit publik që të vinin në alarm qeveritë e mbarë botës për të marrë sasi të mëdha vaksinash dhe për të rrezikuar jetën e miliona njerëzve të shëndetshëm nga efektet e panjohura anësore të vaksinave ende të paprovuara mirë”.

Në rezolutë thuhet gjithashtu edhe se “fushata e “gripit të zogjve” e viteve 2005/2006 e kombinuar me fushatën për “gripin e derrit” duket se kanë shkaktuar një dëm jo vetëm për pacientët e vaksinuar dhe buxhetet e shëndetit publik të vendeve të ndryshme, por kanë dëmtuar edhe kredibilitetin e shumë agjencive të rëndësishme ndërkombëtare për shëndetin. Këshilli i Europës dhe vendet anëtare që e përbëjnë duhet të kërkojnë për hetime të menjëhershme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përcaktimi i një pandemie nuk duhet të bëhet nën ndikimin e shitësve të ilaçeve”.

Në krye të kësaj kërkese për hetime ndodhet epidemiologjisti gjerman, dr. Wolfgang Wodarg, shefi i Komitetit të Shëndetit të PACE dhe mjek i specializuar në sëmundjet e mushkërive. “Viktimat, mes miliona njerëzve të vaksinuar pa shkak, duhet të mbrohen nga qeveritë e tyre dhe në lidhej me këtë çështje duhet që të ndërmerret sa më parë një sqarim shkencor për nxjerrjen e fakteve për gjykatat kombëtare, apo edhe ato ndërkombëtare”, ka deklaruar Wodarg në një deklaratë.

Ai e cilësoi “pandeminë e rreme” si një nga skandalet mjekësore më të mëdha të shekullit dhe tha se kompanitë farmaceutike kanë ndikuar gjithë procesin dhe për këtë duhet që të japin llogari. “Ato kanë qenë të gatshme që të dëmtojnë njerëz për hir të përfitimeve financiare”. Në fakt, që prej kohësh artikuj të ndryshëm në shtypin europian, duke filluar me Danimarkën, por edhe vende të tjera, kanë kërkuar vazhdimisht që të zbulohen lidhjet që ekzistojnë mes prodhuesve të vaksinave dhe vendimmarrësve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në fillim të vitit kjo organizatë e rishikoi termin “pandemic”, duke e ulur pragun e emergjencës. Sipas vlerësimeve të saj në fund të vitit 2009, 10000 persona kanë vdekur nga komplikacionet e lidhura me gripin e derrit. Po sipas organizatës, gripi i thjeshtë çdo vit merr jetën e 250000 deri 500000 personave. Lajme të ndryshme gjatë vitit të kaluar, që citonin OKB-në, kanë paralajmëruar miliona vdekje në botë nëse vende të ndryshme nuk do të vazhdonin me skemat e vaksinimeve të promovuara nga OBSH. Por që nga ajo kohë, sëmundja ka qenë pak a shumë e lehtë, pavarësisht fushatave frikëndjellëse të qeverive të ndryshme.

Fushata e gripit të derrave na kujton të gjithëve atë të gripit të shpendëve në vitin 2005. Në shtator të këtij viti, shefat e OKB-së vlerësuan se epidemia mund të shkaktonte vdekjen e 150 milionë vetave. Deri më sot, nga ky grip kanë vdekur vetëm 250 vetë. Propaganda e gripit të shpendëve pritet që të hetohet gjithashtu nga BE-ja. Sipas Wodarg, shumë politikanë të vendeve të ndryshme të botës u shtrënguan që të nënshkruanin për sjelljen e vaksinave të tjera dhe të merrnin gjithë përgjegjësinë për vaksinat.

“Këtë muaj ne do të organizojmë një debat emergjence në lidhje me ndikimin që ka pasur industria farmaceutike ndaj OBSH-së dhe 47 parlamentet në të gjithë Europën do të informohen në lidhje me këtë. Më pas do të nisim hetimet dhe dëgjimet e atyre që konsiderohen përgjegjës për emergjencën e pandemisë. Qëllimi është që të mos lejohen kurrë më ndikimet e kompanive farmaceutike ndaj vendimeve të rëndësishme të organizatave shëndetësore botërore”, ka deklaruar Wodarg
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Virusi AH1N1

#44

Post by Adriana » Thu Jan 07, 2010 1:47 pm

Dhe ne Shqiperi ka filuar ky panik i vaksinave, por qeveria jone vazhdon te mbuloj kete panik, duke porositur vaksina te tjera ;) , nderkohe qe nuk jan shfrytezuar akoma 10% e atyre qe kan blere.
Kur u hap paniku shtet iyne ishte i fundit qe mori masat per keto vaksinime, ndersa tani qe po kundertshtohen keto vaksina shteti yne porosit dhe akoma me shume, mos valle qe te thone dhe keta neser qe humbem dhe ne shume te ardhura ne kete panik?! Kur akoma nuk jan perdorur 5 % e atyre qe kemi porositur pse duhet te porosisim dhe mijera doza te tjera?!


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”