"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Eksperimentet më të tmerrshme mbi qeniet njerëzore

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4191
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Eksperimentet më të tmerrshme mbi qeniet njerëzore

#1

Post by Zeus10 » Fri Jun 12, 2009 1:54 pm

Duart e së keqes


Burgu Stanford

Eksperimenti i burgut Stanford ishte një studim psikologjik i reagimeve njerëzore ndaj robërisë dhe efektet që do të kish në sjelljen e autoriteteve dhe të burgosurve. Eksperimenti u krye në vitin 1971, nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga psikologu Filip Zimbardo në Universitetin e Stanfordit. Vullnetarë ende të padiplomuar luanin rolin e rojeve dhe të burgosurve që jetonin në një burg të sajuar në bodrumin e ndërtesës së Fakultetit të Psikologjisë. Të burgosurit dhe rojet u përshtatën shumë shpejt me rolet e rinj, duke shkelur kufijtë e asaj çfarë ishte parashikuar dhe duke hyrë në situata të rrezikshme e shpesh të dëmshme psikologjikisht. Një e treta e rojeve u gjykuan se kishin shfaqur tendenca sadiste, ndërkohë që shumë të burgosur u traumatizuan emocionalisht, ndërkohë që dy prej tyre u desh të largohen më herët nga eksperimenti. Në fund, Zimbardo, i alarmuar nga sjellja antisociale gjithnjë e më abuzive e subjekteve, i dha fund para kohe eksperimentit.


Studimi Monstruoz

Studimi i Monstrës ishte një eksperiment me mbajtjen e gojës që u krye mbi 22 fëmijë të vegjël në Davenport, Ajoua në vitin 1939. Ai u krye nga Uendell Xhonson në Universitetin e Ajouas. Xhonson zgjodhi një prej studenteve të tij të diplomuara, Meri Tudor, që të kryente eksperimenti dhe vetë e mbikëqyrte. Pasi vendosi fëmijët nën kontroll dhe në grupe eksperimentimi, Tudor u jepte terapi pozitive të të folurit gjysmës së fëmijëve, duke vlerësuar rrjedhshmërinë e të folurit të tyre dhe terapi negative të të folurit gjysmës tjetër të fëmijëve, duke nënvlerësuar fëmijët për çdo lloj pasaktësie në të folur dhe duke u thënë se ishin gagaçë. Shumë prej fëmijëve që flisnin normalisht dhe që merrnin terapi negative në eksperiment, vuajtën efekte psikologjikë negativë dhe disa patën probleme me të folurit gjatë pjesës së mbetur të jetës së tyre. I pagëzuar me "Studimi Monstruoz" nga shumë prej homologëve të Xhonson, që u tmerruan nga fakti që ai eksperimentonte me fëmijë të vegjël për të vërtetuar një teori, eksperimenti u mbajt i fshehur nga frika se reputacioni i Xhonson do të humbte, sidomos pas eksperimenteve njerëzorë të kryer nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Universiteti i Ajouas kërkoi falje publike për Studimin Monstruoz në 2001.


Projekti 4.1

Projekti 4.1 ishte emërtimi i një studimi mjekësor i kryer nga SHBA për ata banorë të Ishujve Marshall, që qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit që u shkaktua përtej testit bërthamor të 1 marsit 1954 në Kështjellën Bravo në Bikini Atoll. Në dekadën e parë pas testit, efektet ishin të paqartë dhe ishte e vështirë të bëhej statistikisht lidhja me ekspozimin ndaj rrezatimit: abortet dhe vdekshmëria foshnjore u dyfishuan tek gratë e Rongelap në 5 vitet e parë pas aksidentit, por më pas u rikthyen në normalitet; disa programe zhvillimi si dhe rritjeje me defekte u vunë re tek fëmijët, por jo një model i qartë. Në dekadat që vijuan, efektet ishin të pamohueshëm. Fëmijët nisën të vuajnë nga kanceri në tiroide dhe deri në 1974, afro një e treta e të ekspozuarve patën zhvillime neoplazmash.

Siç shkruante Departamenti i Komisionit të Energjisë mbi rrezatimin njerëzor, "duket se nevojitet në mënyrë të menjëhershme një studim i efekteve të rrezatimit, sa i përket trajtimit mjekësor të popullsisë së ekspozuar". Raporti konkludonte gjithashtu se, "qëllimi i dyfishtë i atij që sot është një program mjekësor, ka bërë që banorët vendas të mendojnë se janë përdorur si kavje në një eksperiment rrezatimi.


Projekti MKULTRA

Projekti MKULTRA, ose MK-ULTRA ishte emri i koduar i një programi kërkimesh për kontrollin e trurit nga CIA, i kryer nga Zyra e Inteligjencës Shkencore, që nisi në fillim të viteve '50 dhe vazhdoi të paktën deri nga mesi i '60. Ka shumë prova të publikuara se projekti përfshinte përdorimin e shumë llojeve të ilaçeve, si dhe metodologji të tjera, për të manipuluar gjendjet mendore të individëve apo për të ndryshuar funksionet e trurit. Eksperimentet përfshinin dhënien e drogës LSD të punësuarve të CIA, personelit ushtarak, doktorëve, agjentëve të tjerë qeveritarë, pacientëve të sëmurë mendorë, si dhe pjesëtarëve të publikut me qëllim që të studiohej reagimi i tyre. LSD dhe drogëra të tjera jepeshin zakonisht pa dijeninë e subjektit, një dhunim i Kodit të Nyrenbergut, që SHBA ra dakord të ndjekë pas Luftës së Dytë Botërore.

Përpjekjet për "rekrutimin" e subjekteve ishin shpesh të paligjshme. Në Operacionin Midnight Climax, CIA krijoi disa bordello për të siguruar një përzgjedhje grash që do të ishin shumë të sikletosura për të four për ngjarjet. Burrave iu dhanë doza LSD dhe seancat u filmuan për studime të mëvonshme. Në vitin 1973, Drejtori i CIA, Richard Helms, urdhëroi shkatërrimin e dosjeve të MKULTRA. Pas këtij urdhëri, shumica e dokumentave të CIA-s që kishin të bënin me projektin u shkatërruan, duke e bërë praktikisht të pamundur një hetim të plotë të MKULTRA.


Projekti MOSDASHJA

Ushtria afrikano-jugore e aparteidit detyroi shumë ushtarë homoseksualë, që t'i nënshtroheshin operacioneve të "ndryshimit të seksit" në vitet '70 dhe '80, dhe shumë prej tyre iu nënshtruan tredhjes kimike, shokut elektrik, si dhe eksperimenteve të tjerë mjekësorë joetikë. Ndonëse numri i saktë nuk dihet, ish-kirurgë të ushtrisë së aparteidit thonë se afro 900 vetë u detyruan të ndërrojnë seks, në operacionet e zhvilluara mes viteve 1971-1989 në spitalet ushtarakë, si pjesë e një programi top-sekret për të çrrënjosur homoseksualizmin nga shërbimi. Psikiatër të ushtrisë të ndihmuar nga kapelanë rrëmonin agresivisht të dyshuar për homoseksualë në ushtri dhe i dërgonin fshehtësisht në njësi psikiatrike ushtarake, kryesisht në Pavionin 22 apo Spitalin Ushtarak Nr.1 më pranë Pretorias. Ata që nuk "kuroheshin" me ilaçe, terapi shooku, trajtim me hormone dhe të tjera mjete radikale, triheshin kimikisht apo i nënshtroheshin operacioneve.

Ndonëse janë dokumentuar shumë raste të ushtareve lesbike, shumica e viktimave duket të kenë qenë meshkuj të moshës 16-24 vjeç, të thirrur në ushtrinë e aparteidit. Dr. Aubrey Levin (kreu i studimit) është sot profesor në Departamentin e Psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalgarit. Ai ushtron profesionin edhe privatisht, si pjesëtar i Kolegjit të Mjekëve dhe Kirurgëve të Albertës.


Eksperimentet Koreano-Veriore

Ka patur shumë të dhëna për ekserimente në Korenë e Veriut. Këto të dhëna tregojnë për abuzime me të drejtat e njeriut, të ngjashme me ato të eksperimenteve naziste dhe japoneze gjatë Luftës së Dytë. Këto akuza hidhen poshtë nga qeveria koreano-veriore, që pretendon se të gjithë të burgosurit atje trajtohen njerëzisht.

Por një ish-e burgosur koreano-veriore, tregon se si 50 gra të shëndetshme përzgjidheshin dhe u jepeshin gjethe lakrash të helmuara, të cilat të gjitha gratë duhej t'i hanin, pavarësisht ulërimave prej dhimbjeve nga ato gra që i kishin provuar tashmë. Të 50 gratë vdiqën, pas 20 minutash të vjella gjaku. Po të mos pranonin t'i hanin, do të kishte patur pasoja për to dhe familjet e tyre.

Kvon Hok, një ish-shef sigurie i burgut në Kampin 22 ka përshkruar laboratorë të pajisur respektivisht për gaz të helmuar, gaz mbytës, si dhe eksperimente gjaku, ku 3 apo katër vetë, normalisht një familje, janë subjekte të eksperimentit. Pasi kryenin kontrolle mjekësore, dhomat mbyllen dhe në to futet gaz përmes një tubi, ndërkohë që shkencëtarët vështrojnë nga lart përmes një xhami. Kvon Hok pretendon se ka parë një familje me dy prindër, një djalë dhe një vajzë që vdiqën nga mbytja prej gazit, ku prindërit përpiqeshin të shpëtonin fëmijët duke përdorur frymëmarrjen gojë më gojë, për aq kohë sa kishin forcë.


Laboratorët e sovjetikëve

Laboratorët e helmeve të shërbimeve të fshehtë sovjetikë, të njohur si Laboratori 1, Laboratori 12 dhe "Dhoma" ishin një program i madh kërkimi dhe zhvillimi i agjencive të policisë së fshehtë sovjetike. Sovjetikët testuan një numër helmesh vdekjeprurës ndaj të burgosurve të Gulagëve ("armiqtë e popullit"), përfshirë gaz iprit, ricinë dixhitoksinë dhe shumë të tjerë. Qëllimi i eksperimenteve ishte të gjendej një kemikat pa shije dhe ngjyrë që nuk mund të dallohej pas vdekjes. Helmet u jepeshin viktimave, gjatë një vakti ose me një pije, si "ilaçe".

Më në fund, u zhvillua një preparat me karakteristikat e kërkuara që mori emrin C-2. Sipas dëshmitarëve, viktima ndryshonte fizikisht, bëhej më i shkurtër, dobësohej shpejt, bëhej shumë i qetë dhe i heshtur dhe vdiste brenda 15 minutave. Mairanovski merrte në laborator njerëz me gjendje fizike dhe mosha të ndryshme, me qëllim që të kish një ide më të plotë të veprimit të secilit helm. Përveç eksperimenteve njerëzore, Mairanovski ekzekutoi personalisht shumë njerëz me helmim, nën mbikëqyrjen e Pavel Sudoplatov.


Studimi i Sifilizit

Studimi i Sifilizit të patrajtuar në Negro Male ishte një studim klinik, kryer mes viteve 1932 dhe 1972 në Tuskegee, alabama, ku 399 të varfër - kryesisht analfabetë - afro-amerikanë nuk u lejuan të mjekohen nga sifilizi. Studimi u bë i famshëm sepse u krye pa patur kurrfarë kujdesi për subjektet dhe solli ndryshime të mëdha në mënyrën se si pacientët mbrohen në studime klinike. Individët nuk dhanë pranimin pas informimit dhe nuk ishin të informuar për diagnozën; në vend të kësaj, atyre u tha se kishin "gjak të keq" dhe mund të merrnin trajtim mjekësor falas, udhëtime falas në klinika, ushqim dhe garanci varrimi në rast vdekje, në këmbim të pjesëmarrjes. Në 1932, kur nisi studimi, trajtimi standard i sifilizit ishte toksik, i rrezikshëm dhe me efektivitet të dyshimtë. Pjesë e qëllimit fillestar të studimit ishte të përcaktohej nëse pacientët ishte më mirë të mos trajtoheshin me këto ilace toksike. Për shumë pjesëmarrës, trajtimi u mohua qëllimisht. Shumë prej tyre u gënjyen dhe morën ilaçe false - me qëllim që të vëzhgohej përparimi fatal i sëmundjes. Deri në fund të studimit, vetëm 74 prej subjekteve të testimit ishin ende gjallë. 28 prej tyre kishin vdekur direkt nga sifilizi, 100 nga komplikacione të lidhur me të, 40 prej bashkëshorteve të tyre ishin infektuar dhe 19 fëmijë kishin lindur me sëmundjen.


Njësia 731S

Njësia 731S ishte një studim i fshehtë ushtarak biologjik dhe kimik i një njësie të Ushtrie Perandorake Japoneze, që u krye gjatë luftës Sinjo-Japoneze dhe Luftës së Dytë Botërore. Ishte kjo njësi përgjegjëse për disa prej krimeve më të tmerrshëm të kryer nga personeli japonez.

Disa prej krimeve të kryera nga komandanti Shiro Ishii dhe të tjerë nën komandën e tij në Njësinë 731 përfshinin: viviseksioni i njerëzve të gjallë (përfshirë gra shtatzëna që mbeteshin të tilla prej doktorëve, të burgosurve u priteshin gjymtyrët dhe u rivendoseshin në pjesë të tjera të trupit, disa të burgosurve u ngrinin disa pjesë të trupit dhe më pas shkriheshin, për të studiuar gangrenën e patrajtuar. Qeniet njerëzore përdoreshin gjithashtu për të testuar granata dhe flakëhedhëse. Të burgosurve u injektoheshin burime sëmundjesh, të maskuara si vaksina, për të studiuar efektet e tyre. Për të studiuar efektet e sëmundjeve të patrajtuara, të burgosur meshkuj dhe femra infektoheshin qëllimisht me sifizil dhe gonorre përmes përdhunimit, dhe më pas studioheshin. Pasi iu garantua imunitet prej Autoriteteve Pushtuese Amerikane në fundin e luftës, Ishii nuk kaloi asnjë ditë në burg për krimet e tij dhe vdiq në moshën 67-vjeçare nga kanceri në fyt.


Eksperimentet e nazistëve

Nazistët kryen eksperimentime të shumta me qeniet njerëzore në kampet e tyre të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Aushvic, nën drejtimin e Dr. Eduard Uirths, të burgosurit iu nënshtroheshin eksperimenteve të ndryshëm, që supozohej të ndihmonin personelin ushtarak të Gjermanisë në situata luftimi, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e personelit ushtarak që ish plagosur, si dhe për të çuar përpara ideologjinë racore të Rajhut të Tretë.

Eksperimentet me fëmijë binjakë në kampet e përqendrimit kryheshin për të treguar ngjashmëritë dhe dallimet në gjenetikën dhe eugjeninë e fëmijëve binjakë, si dhe për të parë nëse trupi i njeriut mund të manipulohet jonatyrshëm. Lideri kryesor i eksperimenteve ishte Dr. Jozef Mengele, i cili kreu eksperimente me mbi 1500 fëmijë binjakë, nga të cilët më pak se 200 i mbijetuan studimeve. Dr. Mengele organizoi testimin e gjenetikës tek binjakët. Ata renditeshin sipas moshës dhe seksit që mbaheshin në barraka në kohën e testimeve, që varionin nga injektimi i kemikateve të ndryshëm në sytë e binjakëve për të parë nëse do të ndryshonte ngjyra e tyre, deri tek qepja bashkë e binjakëve me shpresën e krijimit të binjakëve të bashkuar.

Në 1942, u kryen eksperimente për të mësuar si të trajtohej hipotermia. Një studim detyronte subjektet që të duronin një enë me akull për më shumë se tre orë. Një tjetër studim i vendoste të burgosurit lakuriq në natyrë për disa orë, në temperatura nën zero. Eksperimentet vlerësonin mënyra të ndryshme të ringrohjes së të mbijetuarve.

Nga viti 1942 deri në 1943, eksperimentet për të parë efektshmërinë e sulfonamidit, një agjent sintetik antimikrobial u kryen në Ravensbryk. Plagët që u shkaktoheshin të burgosurve infektoheshin me baktere si Streptokoku, gaz gangrenë dhe tetanoz. Qarkullimi i gjakut ndalej duke lidhur enët e gjakut në të dy anët e plagës, për të krijuar një gjendje të ngjashme me atë të një plage në fushëbetejë. Infeksioni agravohej duke futur ashkla drurësh dhe bar në plagë. Më pas, infeksioni trajtohej me sulfonamid, si dhe ilaçe të tjerë për të përcaktuar efektshmërinë e tyre.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Eksperimentet më të tmerrshme mbi qeniet njerëzore

#2

Post by Sally » Mon Jun 22, 2009 2:08 am

Lufta e Naftes


Këto të dhëna tregojnë për abuzime me të ''Drejtat e njeriut'' po me nje ndryshim te vogel (po me vler te madhe) se keto ligje i kan shkelur shtetet qe ne quajm Demokrate (Amerika, Anglia,e shoqeruar nga Hollanda, Spania, Italia, etj, etj,) Shtette te cilat jan dhe ne gjendje te fort ekonomike. Atehere nuk do e kemi te veshtir te kuptojm nga buron ekonomia e tyre:

1).Pse ne shkuan ne Afrik keta qe ekzistojn miliona njerez ne varferi....po shkuan ne Irak?

2).Lufta e shpetimit te popullit Irak nga diktatura e S.Hysen, apo Lufta e Naftes?

3).Mund ta quajm shtet demokratik kur mbi jeton me gjakun e nje populli tjeteer?

4).Meriton ky shtet "'Statue of Liberti'' (Monumenti i Lirises)?

5).Une them JO, nuk e meritojn, jo vetem monumentin, po dhe fjalen ''Liberty'' duhet ta heqin nga fjalori i tyre. Se kudo qe kan shkuar per ineresat e tyre kan shkuar pa marr parasysh fare demet,vrasjet,dhe vuajtjen e nje populli.


Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Eksperimentet më të tmerrshme mbi qeniet njerëzore

#3

Post by Adriana » Tue Aug 11, 2009 7:54 pm

“I fundmi i nazistëve” dënohet për krime lufte


Mynih - Një 90 vjeçar, ish oficer i armatës gjermane, është dënuar për vrasje në atë që mund të quhet gjykimi i fundit për krimet naziste të luftës.
Gjykata e Mynihut e dënoi Josef Sheungraber me burg të përjetshëm për vrasjen e 10 civilëve në Italinë veriore nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Sheungraber ishte 25 vjeç në kohën e masakrës, e cila u bë pasi partizanët kishin vrarë dy ushtarë gjermanë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Eksperimentet më të tmerrshme mbi qeniet njerëzore

#4

Post by Adriana » Mon Aug 24, 2009 9:59 am

“Eksperimente” me të burgosurit shqiptarë në Maqedoni




Shkup - Shoqata e veteranëve të luftës së UÇK-së, “Kalaja” kërkon ndërhyrjen e organizatave ndërkombëtare për t’i dhënë fund “trajtimit çnjerëzor” që po u bëhet shqiptarëve në burgjet e Maqedonisë.
Sipas kësaj shoqate, në burgun e Idrizovës një shqiptari i janë bërë dy injeksione të ndryshme, të cilat i kanë shkaktuar atij probleme me gjendjen shëndetësore.

“Të burgosurit Florim Ahmeti, nga fshati Brodec, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas një injeksioni te gabuar të bërë në spitalin e Shkupit. Më pas ai është transferuar në burg, ku pasi është ndjerë keq i është bërë një injeksion tjetër, qe ka përkeqësuar gjendjen e tij”, kanë deklaruar përfaqësuesit e shoqatës “Kalaja”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Eksperimentet më të tmerrshme mbi qeniet njerëzore

#5

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 10:57 am

Image


AI kërkon dhënien fund të ekzekutimeve në Irak




Në burgjet irakiane, sipas të dhënave të Amnesty International, më shumë se 1.000 të dënuar presin ekzekutimin.

Organizata për të drejtat e njeriut kërkoi nga qeveria në Bagdad të heqë dorë nga ekzekutimet.
Shumë dënime me vdekje janë dhënë në procese, që nuk u përgjigjen standardeve ndërkombëtare, kritikoi Amnesty. Disa të burgosur, sipas pohimeve të tyre, janë torturuar për të dëshmuar.

Që prej rivendosjes së dënimit me vdekje, në gusht të 2004, sipas kësaj organizate, janë ekzekutuar 194 të burgosur. Meqenëse nuk ka shifra zyrtare, ka gjasa të kenë qenë shumë më tepër.

Ndër kandidatët aktualë për ekzekutim sipas saj janë 150 të burgosur, të cilët i kanë ezauruar të gjitha mundësitë ligjore dhe tani do të varen.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”