"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mentalitet

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3192
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mentalitet

#1

Post by Adriana » Thu Nov 10, 2011 6:41 pm

Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi




Dhuna ndaj gruas është një dukuri botërore, por vendi ynë mban përqindjen më të lartë të përhapjes së këtij fenomeni në të gjithë Ballkanin. Kjo shpjegohet me faktin se shoqëria shqiptare,e identifikuar si një shoqëri patriarkale, ka një histori të gjatë të dominimit të burrave në jetën sociale. Emancipimi i gruas është përmendur thjesht si princip,por në të vërtetë ajo ka qenë e ndrydhur dhe ka marrë pjesë shumë pak në endimmarrje.Pas viteve 90, kur ajo preku ndryshime reale, media pasqyroi shumë raste dhunimi të gruas dhe nëpërkëmbje të të drejtave të saj. Për herë të parë këtë vit,Instituti i Statistikave (INSTAT) në bashkëpunim me Unicef po bëjnë një studim për numrin real të grave që dhunohen, të atyre që dhunuesit u kanë marrë jetën dhe si kanë ardhur këto shifra në vitet në vijim. Urojmë që ky studim të jetë një këmbanë thirrjeje për mbrojtjen e të drejtave të tyre.Ligjet që dënojnë vetëm vrasësit e deklaruar, nuk i vlejnë realitetit shqiptar. Çdo grua ka nevojë të mbrohet nga një ligji, para se dhuna të ndodh. Jeta private e familjes duhet të jetë e hapur ndaj jetës publike, për çështje që prekin të drejtat e çdo pjesëtari të familjes.Deri më sot, mentaliteti ka qenë “barra” e çdo gruaje të dhunuar. Ajo shpesh ka zgjedhur të hesht, të harrojë vetveten, të përjetojë situate nga më poshtërueset. E në rastet kur dhunuesi ka qenë tepër i irrituar ka arritur në një fund tragjik. Edhe sa do të zgjasë ky “kalvar” vuajtjesh në kurriz të gruas?!





Për të qënë sa më i prekshëm ky problem për të gjithë lexuesit, po pasqyrojmë historitë reale të dy grave, të cilat e kanë “pranuar”dhunën për një kohë të gjatë në ambientet e tyre familjare. Ato kanë reaguar vetëm kur poshtërimi i ka kaluar përmasat njerëzor, kanë guxuar t’ia rrëfejnë hapur problemin e tyre shërbimit psikologjik dhe tashmë jetojnë të çliruara nga “guaska” e dhunshme e bashkëshortëve. Revista “Spektër” kërkon mirëkuptim nga të gjithë lexuesit që në tekstin e mëposhtëm nuk përmenden emrat e tyre. Kemi ndjekur këtë praktikë,për arsye etike dhe profesionale.Psikologia e një qendre shërbimi social në kryeqytet, Milika Dhamo,na ndihmon të kuptojmë dramën e thellë që këto gra kanë përjetuar.Para së gjithash, ajo kërkon të theksojë bindjen se të gjitha grate ia dolën mbanë të krijojnë një jetë të re, edhe pa “pronarin legjitim” të tyre.

“Unë e dua këtë fëmijë, do ta lind dhe do ta shes për të blerë një armë, që të vrasë të gjithë ata që më vranë.”

Ka rrëfim më rrënqethës të dale nga goja e një gruaja... Ajo harroi vetveten, shkeli me këmbë personalitetin e saj, për shkak të një historie dashurie të pamundur.Familja e saj jetonte në një provincë, larg kryeqytetit. E rritur në një familje patriarkale, ishte edukuar që jetën e saj ta drejtonin vëllezërit. Marrëdhënia me ta filloi të mos ishte si më parë, kur ajo dashuroi dikë në fshat. Edhe pse lidhja e tyre ishte tejet e fshehtë,nuk qëndroi më e tillë kur pas disa kohësh ajo ngeli shtatzënë.Burrat e familjes ushtruan dhunë të skajshme mbi të, duke mos e pyetur kurrë vetveten a ishte e drejtë kjo. Pas disa kohësh i vdes e ëma. Pikëllimit të madh për vdekjen e saj iu shtua dhe akuza e vëllezërve të cilët e fajësuan atë për këtë ngjarje. Duhej të ndodhte kjo histori, që ata t’I jepnin të drejtë vetes ta largonin nga shtëpia. Në këtë mënyrë, “u vu në vend nderi i familjes”.p3_566662453.gif Një grua e cila krijon një marrëdhënie dashurie të fshehtë dhe që nuk pranohet nga i dashuri i saj, në mentalitetin ku jetojmë “duhet” të trajtohet kështu. Ky mentalitet e largoi nga “ngrohtësia e familjes” dhe e flaku “në katër rrugë”,kryq. Pas dy javësh u gjet nga dikush, i cili si zgjidhje të parë pa shërbimin psikologjik në kryeqytet.Punonjësit socialë të klinikës e gjetën tejet të shformuar, të mbushur me dhembje për situatën e saj, të pikëlluar për humbjen e së ëmës, në mes të kaosit. Ajo ishte në atë gjendje sa pohonte: “Unë e dua këtë fëmijë, do ta lind dhe do ta shes për të blerë një armë, që të vrasë të gjithë ata që më vranë”. Falë forcës së brendshme në vetvete dhe trajtimit psikologjik dhe mjekësor, ajo sot ka një punë, një fëmijë që do ta falënderojë që e solli në jetë dhe dëshirën për t’i ndihmuar gratë e tjera të të njëjtës situatë. Kjo grua arriti të stabilizonte marrëdhëniet me të afërmit e largët të saj,kushërinjtë dhe kunatat. Qendra sociale, u interesua të shëndoshte marrëdhënien me babanë e fëmijës, por ai e mohoi deri në fund. Ndërsa vëllezërit dhe babai,e kanë harruar inatin, e kanë pranuar të heshtur dhe nuk janë më agresivë. Duke i dhënë vetes forcë, kjo grua mësoi të krijonte një jetë të re, edhe pse jo nën hijen e bashkëshortit. Ajo është përfshirë në skemat e trajnimit të shërbimeve të punësimit, duke menduar të rrisë aftësitë e veta për një punë më të paguar.



Gra me trauma të pa rrëfyera

Në një situatë të dhunshme mes një gruaje dhe bashkëshortit të saj, ajo plagoset shumë rëndë.Tingëllon e dëgjuar më parë.Kemi hasur dhe herë tjetër histori të ngjashme me këtë. Po është e vërtetë. Kronika e zezë e mediave shqiptare, është e pasur me drama të tilla. Por secila prej tyre, ka diçka të dhembshme për të thënë. Gruaja e kësaj historie u tha “jo” rrahjeve të vazhdueshme, poshtërimit personal dhe pranoi divorcin.Ajo mori shërbimin mjekësor për ta lindur fëmijën e dytë, iu nënshtrua një rehabilitimi shumë të madh dhe në fund arriti të stabilizohej. “Menduam se shëndeti i saj mendor, trazirat e saj emocionale, vuajtjet dhe lëngatat e saj do ta preknin fëmijën, por nuk ndodhi kështu”- shpjegon psikologia Dhamo. Ja dhe një grua tjetër që e mposht mentalitetin dhe nuk ka frikë sesi do të shihet në sytë e të tjerëve.Këto dy histori u bëjnë apel gjithë të tjerave, që të besojnë që mund t’ia dalin mbanë edhe vetëm.



Mentaliteti, barra e rëndë që mbart gruaja në Shqipëri.

Gratë në vendin tonë, nuk e perceptojnë veten si të fuqishme ekonomikisht, një arsye kjo shumë e fortë për të mos e pranuar divorcin. Ato i tremben tejzgjatjeve kohore të procedurave gjyqësore. E shohin të ardhmen shumë të errët, i frikësohen faktit sesi do të ecin me fëmijët, me ekonominë, me thashethemet që do të fliten. I fundit problem që ato shohin është vetvetja, sesi koncepti i tyre për veten është shkatërruar,si është shëndeti i tyre mendor dhe stabiliteti emocional. Janë më shumë të ndjeshme ndaj nevojave ekzistencial dhe sociale, sesa psikologjike.



Dhuna është një dukuri shumë komplekse dhe me shkaktarë shpeshherë mistikë.

Fenomeni i dhunës trajtohet shpesh, gjithashtu dhe shkaktarët e saj. Kjo rubrikë kërkon të shpjegoj më tepër për njerëzit e dhunshëm.” Ne e shikojmë dhunën si një dukuri konstante, por njerëzit e dhunshëm nuk identifikohen si qenie të tilla”- pohon psikologia. Ajo tregon se këta persona nuk arrijnë ta menaxhojnë dot irritimin e sistemit mendor. Ata kanë “aftësi” biologjike, për të mos e kuptuar dot dhembjen e tjetrit. Janë pikërisht ata fëmijë për të cilët nënat ankohen: “E raha por ai nuk kupton, ai nuk ndjen”. Këta fëmijë kur rriten sigurisht që bëhen dhunues.Tjetër kategori dhunuesish janë ata që kanë mungesa të theksuara komunikimi. Nuk e përpunojnë dot informacionin që marrin, duke e perceptuar kërcënimin aty ku ai nuk ekziston.Kjo shpjegon irritimin e shpejtë të atyre burrave, të cilët jemi mësuar t’i tipizojmë si karaktere “që nxehen shpejt”. Por,karakteret më tipike të historive të tilla janë personat që ndihen shumë të vetmuar. Nëse një burrë e kupton që gruaja e vet po e braktis, atij i riaktivizohet psikoza e fëmijërisë dhe bëhet i dhunshëm. Këta individë e ushqejnë veten me mendimin se kanë shumë forcë për t’i dëmtuar të tjerët, pavarësisht se ata mund t’i braktisin. Ky shpjegim nuk i justifikon absolutisht ëta persona, por i bën apel prindërve edukues që t’i kurojnë këto sjellje të fëmijës që në moshë të hershme.



Cila gra nuk e denoncojnë dhunën?

Vetmia dhe mungesa e përkrahjes ekonomike, janë faktorët kryesorë që gruaja shqiptare ndikohet për të mos e denoncuar dhunën. Shumë gra pranojnë të heshtin, të provojnë tortura nga më të ndryshmet,vetëm për të qëndruar në “strehën e rreme” familjare.Brenda saj ato ndihen të fshehura nga paragjykimet, justifikohen brenda mjedisit social si persona me një familje të kompletuar,duke harruar veten dhe e nëpërkëmbur atë.”Ato janë kandidate për ta pranuar dhunën si një dukuri normale, vetëm për të mos përjetuar vetminë, për të mos dalë në rrugë pa burrat e tyre,për të mos qenë të detyruara t’i japin shpjegime të tjerëve”-sqaron Milika Dhamo. Meqë ka një rritje botërore të arsimimit të gruas, mendohet që do të ketë dhe një ulje të atyre që o ta pranojnë dhunën. Por në praktikë në vendin tonë, nuk ndodh kështu. Shkolla bën pak shumë pak për edukimin social.Aty ka mungesë programesh të veçanta ku personat të mësojnë të zhvillojnë shprehi komunikimi, duke i lënë rrugë të lirë marrëdhënieve lehtësisht të atakueshme midis personave.Shumë prej grave të arsimuara,veshin një maskë për veten dhe këtë maskë duhet ta ruajnë me çdo kusht. Nuk e kanë kurajon civile ta denoncojnë dhunën,sepse maska e ruajtjes së imazhit të mirë për veten është shumë e rëndësishme.



Ndihma e psikologut, ende e papranuar në Shqipëri.

Përvoja e të folurit me psikologun, është shumë e re dhe e pasigurt. Në vendin tone ekziston një ekspertizë për t’I ndihmuar rastet e dhunës, por psikologu vazhdon akoma të identifikohet si njëri që merret me shëndetin mendor dhe “shëndeti mendor është një turp i madh”.A thua se truri nuk është njëlloj si zemra që sëmuret dhe vuan? Shumë persona mendojnë se është mirë të shkosh tek kardiologu, por jo të shkosh tek psikologu. Ai është një lloj specialisti i mirëmbajtjes së shëndetit mendor. Njerëzit nuk e dinë që duke marrë shërbime psikologjike rrisin jetëgjatësinë e fektivitetit të tyre mendor.





Këshilla e psikologut

Të gjitha ato gra që kanë përjetuar trauma dhune, kanë nevojë të menjëhershme për shërbim social të koordinuar më shërbim mjekësor. Gjithashtu,ato duhen të mbrohen denjësisht nga ligji. Nëse këto shërbime jepen njëkohësish, gruaja arrin ta rehabilitojë vetveten. Nëse ato merren veç e veç, atëherë efekti nuk është shumë i madhe.Duhet një periudhë 6 mujore që personi i trajtuar, të kthehet në gjendjen e mëparshme.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3192
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mental

#2

Post by Adriana » Thu Nov 10, 2011 7:41 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3192
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mental

#3

Post by Adriana » Fri Nov 11, 2011 2:48 pm

Një histori dhune të grave dhe vajzave të strehuara në Strehëz



F.K. kishte dy fëmijë: një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 9 vjeç kur erdhi pranë Strehëzës në Tiranë, në vitet e para të saj. Ishin fëmijë të shkathët, të bukur, por të dobët fizikisht. Madje djali kishte edhe probleme shëndetësore. Nëse do të merrje parasysh problemet e saj familjare, nuk do të habiteshe, madje do të nxitoje për t’i dhënë ndihmën e parë shëndetësore dy fëmijëve.
F. ishte martuar me një djalë, të cilin nuk e kishte parë kurrë para martese. “Më pëlqeu se ishte i pashëm, jetonte në qytet me të ëmën, kishin shtëpi, tokë”, - tregonte F., e cila vinte nga një familje e varfër fshatare. “Ishte punëtor dhe kujdesej për fëmijët. Gjerat shkonin mirë dhe unë isha e kënaqur që kisha krijuar në shtëpi një ambient të ngrohtë e plot dashuri.”
“Nuk e kuptoj se si ndryshoi aq shumë ai njeri, që e desha dhe tek i cili besoja aq shumë. Një ditë vjen i pirë në shtëpi. Nuk e kisha parë ndonjëherë në atë gjendje, më erdhi keq dhe e ndihmova të shtrihej, por ai filloi të vinte i pirë pothuajse çdo ditë. Më rrihte për hiç gjë dhe nuk donte ta kundërshtoje. Fëmijët ishin të vegjël, i mbyllja nga dhoma dhe ata sikur të më kuptonin, nuk nxirrnin zë. Kisha menduar shumë herë të ikja nga shtëpia, por nuk kisha ku të shkoja me dy fëmijë të vegjël. Kështu, në këto kushte jetova dhjetë vjet.”
“Pas këtyre dhjetë vjetëve të mundimshëm me sakrifica për të rritur fëmijët nën presionin dhe aktet e dhunës, mora përfundimisht guximin për të kërkuar divorcin. Përfitova nga divorci njërën nga dhomat e shtëpisë, ku jetoja me fëmijët, ndërsa në dhomën tjetër jetonte ai me një grua tjetër. Më keqtrajtonte edhe mua, edhe tjetrën.”
“Në moshën 14 vjeç më sëmuret djali i madh dhe për fatin tim të keq e humba përgjithmonë. Gjatë kësaj periudhe të vështirë ish-burri im afrohet me mua dhe fëmijët. Ndërkohë, gruaja tjetër u largua. Vendosëm t’i jepnim edhe një shans tjetër njeri-tjetrit, pa lidhje martesore. Po ditëve të qeta u erdhi shpejt fundi. Ai përsëri pinte, shkonte në lojërat e fatit ku humbte shuma të mëdha parash. U bë shumë më i dhunshëm ndaj meje dhe fëmijëve, madje edhe ndaj nënës së vet, e cila edhe pse e kishte djalë mbante anën tonë.”
“Dhuna ishte shtazarake. Shumë herë kam pasur fraktura në krahë dhe këmbë, më detyronte të kryenim marrëdhënie seksuale dhe vazhdonte të rrihte fëmijët. Vjehrra më dha pensionin e vet dhe me tha të nisesha për në Tiranë, ku gjendej një shoqatë që ndihmonte gratë e dhunuara. Për fëmijët u kujdes ajo. Ika tek ime motër, e cila më ndihmoi të vija në Tiranë. Për fatin tim të mirë, arrita të lija takimin për intervistën.”
‘Sa shumë kisha ëndërruar që dikush të m’i dëgjonte hallet, edhe pse në dy orë nuk mund të përshkruash një jetë me dhunë. Dridhesha e tëra dhe mes lotëve ju lutesha për ndihmë. Kisha frikë për fëmijët që i kisha lënë vetëm.”
F. qëndroi disa muaj në Strehëz bashkë me fëmijët. U mbështet për të gjetur qetësi, siguri dhe punë. Punonte dy punë. Lodhej, megjithatë dukej e kënaqur, e qetë dhe e lehtësuar. Ishte grua punëtore, e zgjuar dhe e fortë. E dinte se vetëm me punë e dhe duke kursyer mund të zgjidhte kërkesat minimale për jetën e fëmijëve dhe jetën saj. Ajo ishte një nënë e mirë dhe dinte të komunikonte me ta. Vajza ishte inteligjente, e dëgjonte shumë të ëmën dhe ecte shumë mirë në mësime. Edhe djali u diagnostikua dhe u kurua.
Më pas F. u kthye në qytetin e vet. Sot punon në një “Fast-food”. Tashmë e ndihmon edhe djali që i është rritur dhe i është bërë krahë dhe mbështetje në jetën e saj. Ndërsa vajza ka ndërtuar një familje të re.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3192
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mental

#4

Post by Adriana » Fri Nov 11, 2011 2:59 pm

Ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cila ka hyrë në fuqi në 1 qershor 2007, ka për qëllim:
1. Parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore.
2. Garantimin e mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.



Pyetje-Përgjigje rreth Ligjit

Pyetje: Çfarë mbrojtje ofron ligji për personat që dhunohen në marrëdhëniet familjare?
Përgjigje: Ligji parashikon mbrojtjen e anëtarëve të familjes përmes marrjes së masave urgjente. Këto masa merren nga gjykata e cila nxjerr urdhrat e mbrojtjes:
- “Urdhrin e menjëhershëm i mbrojtjes”, i cili lëshohet përkohësisht nga gjykata brenda 48 orëve dhe është i vlefshëm deri në lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
- “Urdhrin e mbrojtjes”, i cili lëshohet me vendim gjykate e ku parashikohen masa mbrojtëse për viktimën. Gjykata vendos shqyrtimin e tij në një afat prej 15 ditësh.
Përmes urdhrave të mbrojtjes, gjykata urdhëron të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje; që të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të familjes së viktimës; Gjykata mund të largojë menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e saj, etj..

Pyetje: Cilët janë anëtarët e familjes që mbrohen nga ligji “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”?
Përgjigje: Ligji mbron të gjithë ata që dhunohen në marrëdhëniet familjare, pavarësisht nga gjinia e tyre. Pra, edhe pse gjithkush mund të mendojë se ai mbron në mënyrë të veçantë gratë meqenëse ajo është subjekti më i dhunuar brenda familjes, ligji vetë nuk parashikon diferencime të tilla, duke përmbushur kështu, një nga standardet më të arrira të barazisë gjinore.
Pjesëtarët e familjes sipas këtij ligji janë:
a) bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja apo ish-bashkëshorti/ja apo ish-partneri/ja bashkëjetues;
b) vëllezërit, motrat, gjinia në vijë të drejtë, përfshirë prindërit adoptues dhe fëmijët e adoptuar;
c) bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja i personave të parashikuar në shkronjën “b”;
ç) gjinia në vijë të drejtë, përfshirë edhe prindërit, edhe fëmijët e adoptuar të bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es;
d) vëllezërit dhe motrat e bashkëshortit/es nëse kanë bashkëjetuar gjatë tre muajve të fundit;
dh) fëmijët e bashkëshortëve apo partnerëve bashkëjetues.

Rasti nr. 1
Unë kam zgjidhur martesën para disa muajve dhe vazhdoj të ndaj të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin tim. Pas zgjidhjes së martesës ai është bërë edhe më i dhunshëm se më parë duke më kërcënuar herë pas here se do të më vrasë mua dhe prindërit e mi. A më mbron ligji në këtë rast? A mund të bëj një kërkesë për urdhër mbrojtje edhe për prindërit e mi?
Përgjigje: Në këtë rast ju dhunoheni nga ish-bashkëshorti juaj dhe ligji ju ofron mbrojtje. Në të njëjtën kërkesë për urdhër mbrojtje për veten tuaj, ju mund të kërkoni edhe mbrojtjen e prindërve. Megjithatë, ata mund të mbrohen edhe duke paraqitur një kërkesë të veçantë drejtuar Gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose të urdhrit të mbrojtjes.

Rasti nr. 2
Bashkëshorti im më fyen, nuk më vlerëson, nuk më merr mendim për çështje të rëndësishme në familje që lidhen p.sh. me fëmijët. Unë shpesh ndihem keq dhe qaj krejt e vetmuar. A nuk është kjo dhunë? A më ofron mbrojtje ky ligj?
Përgjigje: Po! Me dhunë ne kuptojmë çdo veprim apo mosveprim të një personi ndaj një personi tjetër, që sjell si pasojë cënim jo vetëm të integritetit fizik por edhe atij moral, psikologjik, seksual, social dhe ekonomik që ushtrohet midis personave që janë apo kanë qenë në marrëdhënie familjare. Ligji nr.9669, ju ofron mbrojtje në një rast të tillë dhe ju mund të përdorni mjetet ligjore që ai parashikon duke kërkuar lëshimin nga gjykata përkatëse të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrit të mbrojtjes dhe përfshirjen në të masave specifike për mbrojtjen nga forma psikologjike e dhunës.

Pyetje: Ku mund të drejtohet viktima e dhunës në marrëdhënie familjare dhe ku mund të paraqesë kërkesë për mbrojtje?
Përgjigje: Në rast të dhunës në familje, viktima mund t’i drejtohet me anë të një kërkese:

Postës së policisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndodhet);
Njësisë përkatëse vendore (komunë, bashki);
Qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodhet;
Gjykatës së rrethit të vendbanimit, vendndodhjes së saj ose të dhunuesit/es, me kërkesë padi, për të marrë masat e nevojshme.

Pyetje: Kush mund të paraqesë kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje?
Përgjigje: Kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje mund të paraqesin cilido nga të mëposhtmit: vetë viktima, përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës, policia/prokuroria, personi me të cilin viktima ka marrëdhënie familjare, përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku ka banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima, qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.

Pyetje: Çfarë mbrojtje më ofron policia, a e garanton ajo sigurinë time?
Përgjigje: Organet e policisë pasi marrin denoncimin tuaj, regjistrojnë konstatimet në një raport të shkruar, dhe ju viheni në dijeni nga policia për numrin përkatës të rastit të raportuar. Ky numër do t’ju shërbejë për të provuar para gjykatës së Rrethit Gjyqësor përkatës, se jeni dhunuar dhe në këto kushte jeni paraqitur për mbrojtje në komisariatin më të afërt të policisë. Policia ka detyrimin t’i lëshojë kërkuesit ose gjykatës, kopje të dokumenteve shkresore, të çertifikuara me vulë. Policia mund të paraqesë kërkesën për urdhër mbrojtjeje dhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, si dhe të marrë pjesë në gjykimin e tyre. Nëse jeni në rrezik për jetën tuaj, ju mund të shoqëroheni nga një polic gjatë kohës që kërkesa juaj për urdhër mbrojtjeje është duke u shqyrtuar nga gjykata përkatëse.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3192
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mental

#5

Post by Adriana » Sun Nov 27, 2011 10:39 am

Dhuna ndaj grave në Kosovë



Programi Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i Veprimit 2011 -- 2014 synojnë angazhimin për luftën kundër dhunës në familje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3192
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhuna ndaj gruas ne Shqiperi: Fenomen apo pasoj e mental

#6

Post by Adriana » Sun Nov 27, 2011 10:42 am

Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë se burri, sepse fëmijët së pari nga nëna marrin arsimimin dhe mësimet.

(N.Frashëri)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”