Page 1 of 1

Dhuna ndaj gruas neper bote

Posted: Thu Dec 15, 2011 1:41 pm
by Sally
  Studimi shokues: 20 % e grave në SHBA përdhunohen

Rreth 20 përqind e grave në Shtetet e Bashkuara janë përdhunuar ose janë tentuar të përdhunohen. Kështu thotë një studim amerikan. Sipas BBC, gjithmonë e më shumë gra, rreth 25 përqind, janë sulmuar nga partneri ose burri. Studimi është realizuar nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
Të dhënat janë përpunuar pas një vëzhgimi mbi dhunën seksuale në mbarë vendin. Më shumë se 24 njerëz në minutë raportojnë dhunë, përdhunim ose përndjekje.
Ekspertët e kësaj qendre thonë se rezultatet e studimit janë tronditëse.
Studimi ka zbuluar se më shumë se një milion femra janë raportuar si të përdhunuara në 12 muajt përpara anketës. Më shumë se 6 milion gra e burra janë viktima të përndjekjes. Më shumë se 12 milion gra dhe burra raportuan përdhunim, dhunë fizike ose përndjekje nga partneri intim në kursin e një viti.  


Ndersa amerikani merret te ndihmoj grate e afganistanit apo dhe shume shteteteve te tjera, te shikoj njeher shtepine etij, pastaj te japi shembull!! Keshtu eshte po u more me ligjet e shtepis se tjetrit, do harrosh te tuat!!