Page 1 of 1

Lebër

Posted: Wed Feb 15, 2012 1:00 am
by maccc
Paqja mbi ju anëtarë të respektuar e Forumit
I Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi të ............................

SHUME I DJALLEZUAR JE OR MACCCCE. KERKON TE FYESH LABERINE, TE IDENTIFIKOSH SHQIPTARET ME NJE FE DUKE FOLUR NE NJE GJUHE TE CALE, DUKE PERDORUR PERKTHMIN ELEKTRONIK.
POSTIMI YT ESHTE MODERUAR, DHE TI DO PERJASHTOHESH NE RASTIN ME TE PARE QE DO TENTOSH PERSERI, PAVARESISHT SA HERE DO RREGJISTROHESH

MODERATORI


Re: Lebër

Posted: Wed Feb 15, 2012 1:16 pm
by Zeus10
U perpoqen shume Porta e Larte dhe Kisha Greke te mbillnin faren e urrejtjes midis, klaneve te Shqiperise se Jugut, sidomos arvanitasve dhe labeve dhe ne nje fare mase ja arriten, ta shperbejne racen shqiptare, por vetem pjeserisht ama. Me mosbindjen e tyre natyrore dhe me identitetin e tyre te spikatur, LABET u bene nje pengese njerezore e pakaperxyeshme per keto synime shkaterruese. Laberia ose Arberia(sic quhej ndryshe), hodhi ne fushen e luftes trimat e saj te pamposhtur, duke mundur jo vetem taborret turke, por "taborret" e gjakprishurve shqiptare, qe ndrruan aq kollaj identitet dhe harruan faren e tyre, qe ju dha dhe emrin. Kjo eshte arsyeja, pse i urreni aq shume leberit e parakomunizmit dhe nemni ose vini me postime pathetike, si ky i mesipermi.

Re: Lebër

Posted: Thu Feb 16, 2012 10:31 am
by Socio
Une e lexova postin e ''macce'' por asnje ofendim ndaj popullit shqiptar nuk verejta.

Nuk shoh arsye per fshirjen e ketij posti !

Re: Lebër

Posted: Thu Feb 16, 2012 2:15 pm
by Hymniarber
Socio wrote:Une e lexova postin e ''macce'' por asnje ofendim ndaj popullit shqiptar nuk verejta.

Nuk shoh arsye per fshirjen e ketij posti !
Megjithese ne kemi nje seksion tjeter per verrejtjet, si ish pjesetar i stafit po te rifreskoj kujtesen, per rregullat e forumit:

Neni10

Gjithashtu ndërsa këto rregulla mbulojnë më të zakonshmet e situatave, ata nuk mund të parashikojnë çdo gjë. Si rrjedhim ne rezervojmë të drejtën për të marrë veprimet ne besojmë të përshtatshme për të siguruar këto forume nuk do të ndërpriten apo abuzohen në ndonjë mënyrë.

Pra moderatori, nese e gjykon te arsyeshme, mund ta moderoje forumin perkates ne sasine dhe cilesine e gjykimit te tij.

Pastaj lejo hapesin e temes te ankohet per kete pune, nese nuk ke te besh me te. Por meqe ra fjala, dikush qe perdor perkthimin elektronik ose eshte njohes tmerresisht i keq i shqipes, vjen ne forum dhe ne postimin e pare fare, shkruan ne menyre te cale, te merzitshme dhe gati te pakuptueshme, per nje semundje te peshtire te njerezimit(ndoshta te tejkaluar tashme, ne pjesen e zhvilluar) dhe fare "rastesisht", vetem ne titull, "ngaterron" shkronjen qe ja ndryshon plotesisht kuptimin kesaj fjale, kurse gjate shkrimit perdor germen e duhur ne shumicen derrmuese te rasteve, nese nuk do ishte dashakeq te pakten do te kerkonte sqarim, per reagimin tone ndaj veprimeve te tij dyshimta.
E dyta, forumi yne eshte sekular, shume njerez mund ta marrin per ofensife, perdorimin aspak familjar per ta, te gjuhes te nje besimi te caktuar. Une personalisht nuk pelqej, qe t'ja humbase karakterin normal forumit, pra te nje shoqerie te emancipuar. Deshiroj qe fjalime qe nisin ne menyre te tille:
I Dërguari i Allahut.........
dhe qe perdoren rendome ne institucionet e trushplarjes ne Lindje, apo ne cdo institucion trushplarje ne cdo drejtim te horizontit, do te jene subjekt moderimi te vazhdueshem.