"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kryqi i Kuq

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Kryqi i Kuq

#1

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 9:00 am

ORIGJINA DHE HISTORIA E LËVIZJES SË KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE

Kryqi i Kuq u krijua për të ndihmuar njerëzit në nevojë në fushën e betejës. Henry Dunant, themeluesi i Lëvizjes së Kryqit të Kuq, ishte nje biznesmen nga Gjeneva që u bë rastësisht dëshmitar i betejës së Solferinos në Itali më 1859 dhe u trondit thellë kur pa shumë ushtarë të plagosur të braktisur në fatin e tyre. Shumë prej tyre mund të shpëtonin prej vdekjes po t'u jepej ndihmë, por personeli sanitar që dispononin ushtritë në atë kohë, ishte shumë më i vogël se ç'nevojitej. Numri i viktimave të betejës së Solferinos arrinte në 40.000 vetë. Pas kthimit në Gjenevë ai shkruan një libër "Një kujtim nga Solferino" ku bën dy propozime që shënojnë në të njëjtën kohë edhe lindjen e idesë së Kryqit të Kuq. Propozimi i parë që bëri Henry Dunant, ishte krijimi në çdo vend i një shoqate e cila do të formonte që në kohë paqeje, vullnetarë për të ndihmuar personelin mjekësor të forcave të armatosura në rast se do të shpërthente lufta. Dhe duke qenë se të formosh këta vullnetarë në dhënien e ndihmës nuk mjafton, por duhet gjithashtu që ata të jenë pranë të plagosurve në fushën e betejës, ai bëri propozimin e dytë sipas të cilit shtetet të nxirrnin rregulla të zbatueshme në të gjitha konfliktet e armatosura ndërkombëtare, të cilat do të siguronin ndihmë dhe mbrojtje për luftëtarët e plagosur dhe do të mbronin personat e ngarkuar për t'u kujdesur për ta.
Sot, 185 vende kanë një Shoqatë Kombëtare të Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe të cilat janë njohur nga Asambleja e Lëvizjes dhe me miliona vullnetarë janë formuar prej tyre në dhënien e ndihmës. Ndërsa që nga marrëveshja e parë që bënë shtetet më 1864 që ishte një traktat që përmblidhte rregullat për të cilat shkruante Dunanti dhe që u bë i njohur nën emrin Konventa e Parë e Gjenevës, sot ekzistojnë një mori marrëveshjesh në këtë fushë që formojnë të ashtuquajturën të Drejtë Ndërkombëtare Humanitare. Shumë i rëndësishëm është në këtë kuadër identifikimi me lehtësi i personave që japin dhe marrin ndihmë në kohë lufte me qëllim që të mbrohen prej palëve në konflikt. Për këtë arsye u vendos që të përdorej e njëjta shenjë mbrojtëse dhe identifikuese: një kryq i kuq mbi një fushë të bardhë. Prej kësaj embleme morën më vonë edhe emrin shoqatat e ndihmës, ato u quajtën shoqata të Kryqit të Kuq. Vëndet e botës arabe dhe të besimit mysliman e zëvendësuan me një simbol tjetër: një Gjysmëhënë të Kuqe në një fushë të bardhë. Këto dy simbole kanë sot të njëjtin qëllim dhe të njëjtën vlerë. Ato shpalosin që të dyja neutralitetin dhe paanësinë, parime të domosdoshme për të siguruar besimin e të gjithë luftëtarëve dhe të të gjithë viktimave dhe për t'u lejuar mbajtësve të tyre të identifikohen dhe të ndihmojnë viktimat në vendin ku ato janë goditur.
Në rrjedhën e viteve, Konventa I e Gjenevës u zgjerua për t'iu përshtatur nevojave në ndryshim të luftës moderne. U nënshkruan njëra pas tjetrës tre Konventa të tjera, të cilat bëjnë fjalë për viktima të tjera të ndryshme nga të plagosurit në fushën e betejës, siç janë të mbyturit në det, robërit e luftës dhe popullsia civile. Këto katër Konventa, të rishikuara më 1949 dhe të nënshkruara deri në fund të vitit 1992 nga 185 vende, janë quajtur katër Konventat e Gjenevës të vitit 1949.
Më 1977 u miratuan Protokollet shtesë për të plotësuar katër Konventat e Gjenevës duke u dhënë kështu një mbrojtje më të gjërë viktimave të konflikteve, si atyre ndërkombëtare ashtu dhe atyre lokale. Thelbi i konventave dhe protokolleve shtesë të Gjenevës është mbrojtja e dinjitetit të njeriut, dinjitet që duhet të respektohet në çdo kohë. Kjo duhet bërë pa asnjë lloj diskriminimi, për të zbutur vuajtjet e atyre të cilët nuk marrin pjesë direkt në konflikt apo që kanë dalë jashtë luftimit për arsye sëmundje, plagosje ose burgosje. Që nga akti i realizuar më 1859, në fushën e betejës së Solferinos në të cilën i'u dha ndihmë qënies njerëzore që vuan pa dallim kombësie, vepra e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është zhvilluar gjatë viteve duke përfshirë veprimtari të shumta shpesh të krijuara nga një përvojë e gjatë, nganjëherë të improvizuar me ngut në terrene nga më të ndryshmet, por gjithmonë të mbështetura në disa vlera humanitare. Këto vlera shprehen në mënyrë të përmbledhur në shtatë parimet themelore të Lëvizjes të cilat janë baza e veprimtarisë së shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në çdo kohë. Këto parime janë: Humanizmi, Paanësia, Neutraliteti, Pavarësia, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kryqi i Kuq

#2

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 9:02 am

PARIMET THEMELORE TË LËVIZJES

Humanizmi E lindur nga dëshira për t'u ardhur në ndihmë pa dallim të plagosurve në fushat e betejës, Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në rrafshin ndërkombëtar dhe kombëtar, përpiqet në çdo rrethanë të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet e njerëzve. Ajo synon mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njeriut si dhe respektimin e tij. Përkrah mirëkuptimin e ndërsjelltë, miqësinë, bashkëpunimin dhe një paqe të qëndrueshme midis të gjithë popujve.
Paanësia Lëvizja nuk bën asnjë dallim për arsye kombësie, race, feje, gjëndje shoqërore apo përkatësie politike. Punon vetëm për t'u ardhur në ndihmë njerëzve në vuajtjet që kanë dhe për t'u dhënë zgjidhje me përparësi nevojave më urgjente.
Neutraliteti Me qëllim që të ketë gjithnjë besimin e të gjithëve, Lëvizja i shmanget pjesëmarrjes në çfarëdo polemike me karakter politik, racial, fetar apo ideologjik.
Pavarësia Lëvizja është e pavarur. Duke qenë ndihmëse e pushteteve publike në veprimtaritë e tyre humanitare dhe duke iu nënshtruar ligjeve të vendeve përkatëse, Shoqatat Kombëtare duhet megjithatë të ruajnë një autonomi që u lejon të veprojnë gjithnjë sipas parimeve të Lëvizjes.
Vullnetarizmi Ajo është një lëvizje që jep ndihmë vullnetare dhe pa interes
Uniteti Nuk mund të ketë veçse një Shoqatë të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në të njëjtin vend. Ajo duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të shtrijë veprimin e saj humanitar në tërë territorin.
Universaliteti Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në gjirin e së cilës të gjitha Shoqatat kanë të drejta të barabarta dhe detyrën të ndihmojnë njëra-tjetrën, është e përbotshme.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kryqi i Kuq

#3

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 9:04 am

STRUKTURAT E LËVIZJES NDËRKOMBËTARE TË KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE

Një Lëvizje Ndërkombëtare
Strukturat e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, organizatës më të madhe humanitare botërore.
Përbërësit e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Lëvizja është e formuar nga tri përbërës, që janë:
- 185 Shoqata Kombëtare - Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq - Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit te Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
Sot pothuajse në të gjitha vendet ekziston një shoqatë e Kryqit të Kuq apo e Gjysmëhënës së Kuqe. Këto Shoqata janë të hapura për të gjithë dhe shërbimet e tyre i përgjigjen vetem një kriteri, atij të nevojës.
Për t'u njohur nga KNKK e për t'u pranuar në gjirin e Federatës, ato duhet të përmbushin disa kushte. Ato njëkohësisht duhet të zbatojnë shtatë parimet e Kryqit të Kuq, midis të cilëve ato të neutralitetit, humanizmit , paanësisë dhe vullnetarizmit janë të një rëndësie të vecantë. Ato duhet njëkohësisht të njihen nga vetë qeveritë e tyre si shoqata vullnetare ndihmëse të Pushtetit Publik.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK)
KNKK është një institucion privat humanitar i pavarur. Ai vepron si ndërmjetës neutral në çështjet humanitare gjatë konflikteve ndërkombëtare, ose në konfliktet e armatosura apo trazirat e brendshme.
Ai siguron mbrojtje dhe ndihmë si për viktimat e konflikteve, për robërit e luftës dhe të internuarit civilë, për të plagosurit dhe anijembyturit e luftës ashtu dhe për civilët që ndodhen në territorin armik apo të pushtuar nga armiku. Përfaqësuesit e KNKK vizitojnë në burgje gjithashtu edhe të dënuarit politikë. Roli i KNKK në kohë konflikti është përcaktuar në katër Konventat e Gjenevës dhe në Protokollet shtesë. Promotor dhe mbrojtës i këtyre traktateve ndërkombëtare, Komiteti ndihmon në zhvillimin dhe njohjen e tyre në botë. Financimi: Kontributet vullnetare të qeverive , të Shoqatave Kombëtare dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare ose dhe donacione të njerëzve të veçantë.
Misioni KNKK rrjedh nga nevoja themelore njerëzore, e përbashkët për të gjitha qytetërimet, për të vendosur rregulla të cilat do të kontrollojnë përdorimin e forcës dhe do ta ruajnë dinjitetin e të pafuqishmëve.
Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Përbëhet nga gjithë Shoqatat e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të njohura. Sekretariati i saj ndodhet në Gjenevë. Federata koordinon ndihmën ndërkombëtare që sigurohet nga Shoqatat Kombëtare për viktimat e fatkeqësive natyrore dhe për refugjatët e zhvendosur jashtë zonave të konfliktit. Ajo gjithashtu ndihmon Shoqatat e Kryqit te Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për zhvillimin e kapaciteteve të tyre, duke i ndihmuar ato në planifikimin dhe ndërhyrjen në rast dizastre, zbatimin dhe menaxhimin e projekteve në shërbim të njerëzve në nevojë në komunitetet e tyre lokale.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kryqi i Kuq

#4

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 10:52 am

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË

VULLNETARI TË DREJTAT

Të ketë mundësi për të dhënë mendim dhe të ndikojë në ndryshime.
Ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitetet e Kryqit të Kuq për të cilat ka aftësinë dhe trajnimin e nevojshëm.
Të marrë pjesë në hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme.
Të njihet dhe të vlerësohet puna e tij.
Të marrë orientimin e përshtatshëm, trajnimin e nevojshem
Të marrë supervizimin dhe vlerësimin e duhur për punën e tij.
Të rimbursohet për shpenzimet e tij të kryera në aktivitete të Kryqit të Kuq të miratuara më parë.

PËRGJEGJËSITË

Të ruaj imazhin e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Të njohë dhe të zbatojë Parimet e Kryqit të Kuq.
Të respektojë përshkrimin e pozicionit të vullnetarit.
Të ruaj konfidencialitetin e aktivitetit.
Të informojë për punën që kryen.
Të respektojë kodin etik të shoqatës.
Të informojë në kohën e duhur në rast dorëheqjeje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kryqi i Kuq

#5

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 10:58 am

Historiku i Kryqit të Kuq Shqiptar

Historiku

I themeluar më 4 tetor 1921 Kryqi i Kuq Shqiptar është Pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Vitet 1920-1969

Viti 1920 - Veprimtaria e parë e Kryqit të Kuq në Shqipëri. Shpërndahen ndihma të Kryqit të Kuq Amerikan nga prapavija e ushtrisë shqiptare të asaj kohe.
Viti 1921 - Krijohet Shoqata e Kryqit te Kuq Shqiptar.
Viti 1922 - Aprovohet Statuti i KKSH. Botohet revista e KKSH. KKSH merr përsipër “Strehën vorfnore”. Çdo vit këtu jetonin dhe mësonin me qindra fëmijë nga shtresat më të varfra të popullit. KKSH merr në patronazh Dispanserinë Qendrore, e cila ndihmoi mjaft refugjatët e ardhur nga vendet fqinjë.
Viti 1923 - KKSH njihet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. KKSH bëhet anëtar i Ligës (sot Federatës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu e 38-ta Shoqatë e themeluar deri në atë kohë.
Viti 1926- Krijohet Këshilli Kombëtar i Kryqit të Kuq Shqiptar. Shoqata shtrihet edhe në rrethe të tjera të vendit. KKSH hap shkollën e infermiereve. Infermieret e përgatitura në këtë shkollë zhvilluan një shërbim të gjerë falas për shtresat më të varfra.
Viti 1927 - Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Francez hapet Këshillimorja dhe pikat e shpërndarjes së qumështit për fëmijët e kequshqyer. Veprimtaritë e KKSH mbështeteshin nga ndihmat që vinin nga populli, bamirës të ndryshëm, por dhe nga shqiptarët e diasporës dhe në veçanti ato në Amerikë.
Vitet 1939 - 1944 - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, krahas veprimtarive të tjera, veprimtaritë kryesore të Kryqit të Kuq Shqiptar ishin krijimi i një spitali fushor në frontin e luftës italo-greke, hapja e një Zyre Kërkimi dhe ndihma për popullsinë e zhvendosur për pasojë të frontit të luftës italo-greke.
Viti 1945 - Në vitet e para të pasluftës, veprimtaritë e Shoqatës ishin ndihma në ushqime, veshëmbathje dhe atje ku mundej, edhe në të holla, për të gjithë ata që ishin dëmtuar më shumë nga lufta. Ndërkohë, filloi interesimi për pleqtë e vetmuar dhe pa përkrahje, të cilët u vendosën nëpër azilet që u hapën në disa qytete kryesore të vendit.
Viti 1946 - U ngritën kurset e ndihmës së shpejtë në qendrat e punës dhe kantieret e ndërtimit. Më 1946, në hekurudhën Durrës-Elbasan, Kryqi i Kuq Shqiptar hapi një spital me 50 shtretër në ndihmë të vullnetarëve që punonin në ndërtimin e saj.
Viti 1947 - U hap një çerdhe me 20 shtretër për të lehtësuar sadopak punën e grave, ndërkohë që hapet një azil pleqsh në Shkodër, një çerdhe në Korçë, si dhe pesë shtëpi fëmijësh jetimë me një kapacitet prej 750 vendesh.
Vitet 1950 - 1969 - Pak nga pak Kryqi i Kuq Shqiptar filloi të vihet nën influencën e shoqatave me të njëjtin emër të vendeve të lindjes, duke humbur shumë nga veprimtaritë e mirëfillta të traditës, për t'u kthyer në një shoqatë propagandistike thjesht shëndetësore, plotësisht e varur nga shteti. Më 22 maj 1957, Qeveria Shqiptare dorëzoi pranë Qeverisë Zvicerane instrumentat e ratifikimit të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949, të cilat shoqëroheshin nga rezerva të rëndësishme.
Pas vitit 1969 pasi realisht pjesën dërrmuese të veprimtarisë së Shoqatës e mori shteti, ndërpriten të gjitha veprimtaritë praktike të Shoqatës. Kryqi i Kuq Shqiptar pushoi së funksionuari.

Vitet 1969-1990
Në vitet 1969 - 1990 Kryqi i Kuq Shqiptar ndërpret aktivitetin e tij.



Vitet 1990-...

Viti 1991 - Rifillon sërish aktivitetin pas 20 vjetësh. Si një Shoqatë e re, ajo ka bazën e saj legjislative si dhe një strukturë organizative në forcim të vazhdueshëm. Kryqi i Kuq Shqiptar ka degë dhe nëndegë të shpërndara në te gjithë vendin.
Gjatë viteve 1990 - 2005, KKSH ka shënuar një zhvillim të mirë, duke u bërë shoqata humanitare më e madhe në vend. Shoqata në këto vite ka zhvilluar kapacitetet e saj në fusha të ndryshme.
Në fushën e përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash, KKSH synon :
- Ngritjen dhe trajnimin e e strukturave vullnetare në degët e KKSH për të qënë të gatshëm për të vepruar në raste katastrofash ;
- Sensibilizimin e komunitetit për risqet nga katastrofat natyrore dhe masat që duhen zbatuar për të parandaluar ato ;
- Mirëmbajtja e kapaciteteve materiale : sistemi i komunikimit me Wavemail, sistemi i magazinave, si dhe rifreskimi i vazhdueshëm i një stoku standard me mallra ushqimore dhe joushqimore për raste ndërhyrjesh ;
- Ndërhyrje në raste emergjencash, ku mbi bazën e vlerësimit të dëmeve dhe nevojave ndihmohen familjet më të prekura me pako standarde ;
- Bashkëpunimi dhe koordinimi me strukturat qeveritare në të gjitha nivelet siç parashikohet në Planin Kombëtar të emergjencave, ku KKSH ka një rol të përcaktuar.
Me punën e bërë vitet e fundit, KKSH ka arritur që të grumbullojë një eksperiencë të mirë në menaxhimin e katastrofave, duke bërë që ajo të jetë më efektive në rastet e emergjencave. Është ngritur një rrjet vullnetarësh në 25 degë, të cilat kanë njohuri dhe vazhdojnë të trajnohen në këtë fushë. Gjithashtu, KKSH ka reaguar në përgjigje të emergjencave që kanë prekur vendin tonë gjatë këtyre viteve si në : përmbytje në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Fier, në bllokimin nga dëbora në rrethet verilindore të vendit etj. Janë ndihmuar mesatarisht rreth 2500-3000 familje në vit, të cilat janë konsideruar më të prekurit nga fatkeqësitë.
Projektet e mirëfillta sociale e kanë shoqëruar shoqatën tonë që në fillimin e aktiviteteve të Kryqit të Kuq Shqiptar. Por konturi social i shoqatës filloi të ndjehet veçanërisht pas vitit 1998, vit në të cilën projekte sociale formuan fizionominë dhe shtrirjen e tyre kohore. Kështu, me ndihmën e shoqatave simotra, KKSH zbaton projekte edukative që prej 2000, për fëmijët që braktisin shkollën ose kanë tendencë për të bërë këtë gjë.
Gjatë viteve 2004-2005 janë ndihmuar për t’u integruar në sistemin edukativ rreth 1500 fëmijë në vështirësi në 23 qytete të vendit. Dreka falas ishte projekti i parë ku rreth 450 përfitues, kryesisht persona të moshuar me probleme sociale, u ndihmuan nga ky projekt, i cili u mbyll gradualisht në Mars 2002.
Gjatë viteve 1999-2000, KKSH ka përkrahur fillimin e kurseve profesionale për gratë në vështirësi në tre qytete, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Spanjoll. Ndërhyrje të tilla janë aplikuar në mënyrë progresive nëpërmjet ndihmës së shoqatave të tjera lokale apo donatorëve të tjerë. Suporti për përmirësimin e vetvlerësimit, autonomisë dhe cilësisë së jetës së grave në Shqipëri është objektivi kryesor i këtij projekti, i cili përfundon me kontributin e promocionit të barazisë gjinore, të 432 grave në situatë të vështirë sociale, familjare dhe ekonomike të rretheve të Tiranës, Korçës, Vlorës, Beratit, Elbasanit dhe Shkodrës, të zonave rurale dhe urbane.
Në fushën e edukimit shëndetësor KKSH është fokusuar në rritjen e njohurive për mbrojtjen e shëndetit, si dhe ka organizuar të rinjtë dhe sensibilizuar popullsinë në luftën kundër SIDA-s. Informacioni në fushën e edukimit shëndetësor lidhet me tema të tilla si higjiena e gojës, shtatzënia, kujdesi për fëmijën 0-1 vjeç, planifikimi familjar. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, përhapja e informacionit rreth HIV/AIDS nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, ekspozitave, konkurseve, televizionit, fletëpalosjeve, etj.
Gjithashtu aktivitete të veçanta zhvillohen në fushën e promocionit vullnetar të gjakut, në grupet target dhe publikun e gjerë si : seanca informimi, sensibilizimi dhe rekrutimi të dhuruesve vullnetar të gjakut etj.

Shoqata ka organizuar një Shërbim Kërkimi i cili i ndihmon njerëzit të gjejnë ose të mësojnë për fatin e të afërmve të humbur, ku përfshihen :
- Gjetja e individëve të humbur si rezultat i ngjarjeve të tilla, si konflikt i armatosur ndërkombëtar ose jo ndërkombëtar, dizastra natyrore ose zhvendosje masive të refugjatëve.
- Sigurimi i shërbimit të komunikimit për individë kur rrugët normale të komunikimit janë ndërprerë.
- Dërgimi i Mesazheve në KK në situata të tilla si : konflikt i armatosur ndërkombëtar ose jondërkombëtar, fatkeqësi natyrore ose zhvendosje masive të refugjatëve.

Shoqata ka synuar dhe arritur të trajnojë vullnetarë të Ndihmës së Parë si dhe ka ngritur shërbime të Ndihmës së Parë në stadiume dhe veprimtari masive publike. Në fushën e Ndihmës së Parë tashmë është ngritur një sistem trajnimi dhe është siguruar baza materiale dhe didaktike për organizimin e kurseve për përgatitje instruktorësh dhe vullnetarësh të Ndihmës së Parë dhe kurseve për rifreskim. Deri më tani janë përgatitur instruktorë dhe vullnetarë të ndihmës së pare. Ekipet e ndihmës së parë janë shquar për kontributin e tyre duke asistuar fatkeqët gjatë trazirave të pranverës së vitit 1997 dhe gjatë kohës së ardhjes së të shpërngulurve nga Kosova. KKSH në fushën e Ndihmës së Parë punon për ndërgjegjësimin e publikut dhe grupeve të tjera të interesuara për nevojën e dhënies së kësaj ndihme, si dhe përgatitjen e tij me shprehitë se si jepet kjo ndihmë në rast plagosjesh në aksidente, sëmundjesh apo helmimesh që kërcënojnë jetën.
Kryqi i Kuq Shqiptar synon që përmes mjeteve dhe formave të larmishme të komunikimit të zhvillojë më tej njohuritë e publikut rreth misionit humanitar të shoqatës, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe vlerave humanitare të Lëvizjes së Kryqit të Kuq. Ai e konsideron si çështje prioritare, vendosjen dhe perfeksionimin e marrëdhënieve me partnerët e vendit apo ata ndërkombëtarë, me autoritetet, donatorët, institucionet por njëkohësisht edhe me njerëzit në nevojë të cilëve u shërben.
Janë kryesisht veprimtaritë e zhvilluara në interes të drejtpërdrejtë të shtresave dhe grupeve në nevojë, që kanë përmirësuar imazhin për misionin fisnik dhe humanitar të Kryqit të Kuq dhe kanë rritur më shumë edhe reputacionin e Shoqatës sonë. Por për të sensibilizuar pozitivisht opinionin publik, median e shkruar e atë elektronike kundrejt misionit të Kryqit të Kuq Shqiptar, kanë kontribuar edhe veprimtaritë e zhvilluara në kuadrin e programit të komunikimit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kryqi i Kuq

#6

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 11:01 am

KRYQI I KUQ SHQIPTAR

TË DREJTAT
Të presë bashkëpunim dhe angazhim nga vullnetarët.
Të përcaktojë dhe të vendosë cilat janë detyrat e përshtatshme për secilin vullnetar.
Të përcaktojë një kod etik që duhet të ndjekin vullnetarët.
Të përcaktojë përshtatshmërinë e vullnetarëve në raport me detyrën që duhet të kryejënë.
Të largojë një vullnetar i cili nuk vepron sipas dokumentave bazë të Kryqit të Kuq (statutit, politikave, rregullores, kodit etik).

PËRGJEGJËSITË

Të rrisë nivelin e njohurive të vullnetarit nëpërmjet trajnimit, duke siguruar mundësinë e përmirësimit të performancës së tij .
T'u japë vullnetarëve mbështetjen, udhëzimin e duhur dhe t'i vlerësojë ata.
Të japë letra rekomandimi ose referenca personale kur kjo gjë është e përshtatshme dhe kur kërkohet për punëdhënësit e ardhshëm apo për edukimin e mëtejshëm.
Të tregojë kujdes të veçantë për sigurinë e vullnetarëve gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Të informojë vullnetarët për mundësitë që ofron Kryqi i Kuq.
Të rimbursojë vullnetarët për shpenzimet që ata kryejnë në aktivitete të Kryqit të Kuq Shqiptar të miratuara më parë.
Të regjistrojë në mënyrë të përshtatshme të dhëna rreth përfshirjes së vullnetarëve në aktivitete të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kryqi i Kuq

#7

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 11:04 am

VULLNETARË NË KRYQIN E KUQ SHQIPTAR

Kryqi i Kuq Shqiptar synon të përfshijë sa më shumë të jetë e mundur anetarët e komunitetit dhe sidomos të rinjtë në aktivitetet humanitare të Shoqatës, jo vetëm si përfitues por edhe si partnerë në organizimin e aktiviteteve.
Në nivel lokal vullnetarët luajnë një rol kryesor në ndërmarrjen e nismave në ndihmë të njerëzve në nevojë . Të organizuar në grupe dhe nën drejtimin e një lideri ata janë të angazhuar në zbatimin e detyrave të vecanta. Kjo detyrë mund të jetë:
Dhënia e ndihmës së parë në stadiume, komplekse sportive apo grumbullime publike.
Shpërndarje ndihmash humanitare në raste katastrofash.
Përgatitje në raste dizastre.
Aktivitete me fëmijët e institucioneve sociale.
Vizita tek të moshuarit e vetmuar.
Fushata të ndryshme ndërgjegjësimi si : fushata për Mbledhje Fondesh, fushata për Ditën e Urisë, për Ditën Ndërkombëtare të Sida-s, fushata kundër Drogës, Alkolit dhe Duhanit etj.
Aktivitete në fushën e edukimit shëndetësor si: higjena personale, higjena në komunitet etj.
Aktivitete mbi peer-education ( të rinjtë për të rinjtë) në: fushën e vlerave humanitare, tolerancës, parandalimit të AIDS-it, etj.
Janë me qindra detyra dhe aktivitete të ndërmarra nga vullnetarë të Kryqit të Kuq në nivel lokal në të tërë vendin
Duke marrë në konsideratë situatën e të rinjve në vendin tonë Kryqi i Kuq Shqiptar i ka kushtuar një vemendje të veçantë punës me të rinjtë. Të rinjtë përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të anëtarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar. Angazhimi i tyre në aktivitetet që synojnë të parandalojnë dhe lehtësojnë vuajtjen njerëzore është një detyrë me të cilën ata mund të identifikohen lehtësisht .
Janë këta njerez një faktor ndryshimi të cilët japin një kontribut të vlefshëm në plotësimin e nevojave të njerëzve vulnerabël në komunitetet e tyre lokale.


PSE DUHET TË JENI VULLNETARË NË KRYQIN E KUQ SHQIPTAR ?

SEPSE NË KËTË MËNYRË JU KENI MUNDËSINË:
• Të bëheni pjesëtarë të një Lëvizje humaniste mbarëbotërore dhe të një misioni humanitar universal.
• Të realizoni aspiratat tuaja të natyrshme kundrejt solidaritetit dhe humanizmit.
• Të kontribuoni kështu në ndryshimin e jetesës së njerëzve në nevojë dhe për një të ardhme më të mirë.
• Të keni kontakte me njerëz të ndryshëm dhe të jeni pjesë e një mjedisi shoqëror ku mund të gëzoni shoqërinë e të tjereve dhe të ndani eksperiencat.
• Të rrisni kapacitetet tuaja apo të zhvilloni aftësitë tuaja komunikuese nëpërmjet takimeve, trajnimeve dhe kurseve formuese që ne ofrojmë.
• Të siguroni një të ardhme më të mirë për veten tuaj dhe të arrini qëllimin tuaj personal për një vend pune më të mirë nëpërmjet aftësive dhe eksperiencës së punës që fitoni pranë KKSH, çertifikatave apo dëshmive të dhëna për pjesmarrjen tuaj në aktivitete dhe trajnime.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kryqi i Kuq

#8

Post by Adriana » Tue May 08, 2012 11:13 am

Sot 8-Maj eshte dita ndërkombtare e Kryqit të kuq dhe gjysmëhënës së kuqe
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”