"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dhunë pas hekurave - situata në burgjet gjermane

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3195
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Dhunë pas hekurave - situata në burgjet gjermane

#1

Post by Adriana » Wed Aug 22, 2012 9:02 am

Sipas një studimi, rrahjet, mobbingu dhe dhuna seksuale janë të përditshme në burgjet gjermane.
(Prof. Christian Pfeiffer, drejtor i institutit kërkimor të kriminologjisë në Saksoninë e Poshtme)


Një në katër të burgosur ka përjetuar dhunë në katër javët para marrjes në pyetje. Tek të rinjtë madje një në dy vetë. 7 për qind e të pyeturve thonë se kanë qenë viktima të dhunës seksuale, një numër shumë i madh, mendon profesor Christian Pfeiffer. Ai është drejtor i institutit kërkimor të kriminologjisë në Saksoninë e Poshtme, që ka kryer studimin.
Rreth 6400 të burgosur kanë marrë pjesë në anketim. Për këtë në 33 burgje u vendosën kuti të mbyllura, në të cilat të burgosurit mund të hidhnin në mënyrë anonime formularët e plotësuar të anketimit. Vetëm instituti kishte çelësin e kutive. Kështu të burgosuri mund të shpreheshin fare hapur, pa frikën e reprezaljeve.


"Koncept i gabuar pedagogjik"

"Përmasat e dhunës na kanë trembur shumë", thotë Christian Pfeiffer. Por para së gjithash atë e ka tronditur fakti se sa shpesh ndodhin aktet e dhunës në oborret e burgjeve, të cilat mund të shihen nga të gjitha anët. Veç kësaj aktet e dhunës shpesh kryhen në dushe apo në punishtet që u përkasin vetë burgjeve, në të cilat punojnë të burgosurit. Sulme ndodhin shpesh edhe në qelitë e përbashkëta, të gjitha këto ambjente, që nuk mund të shihen plotësisht.
Një rezultat i studimit ka të bëjë veçanërisht me strehimin e të rinjve. "Që pikërisht në ambjentet e përbashkëta të banimit të instituteve të riedukimit të të rinjve, ka kaq shumë dhunë brutale, tregon qartë se koncepti ynë pedagogjik është tërësisht i gabuar", thotë Christian Pfeiffer. Sapo mbyllet dera e ambjenteve të përbashkëta të banimit dhe asnjë kujdestar nuk ka mundësi të mbikqyrë më, vlen e drejta e më të fortit. Në kurriz të më të dobtëve kryhen akte që u shërbejnë "të fortëve" për të forcuar vetëbesimin.


Dhuna duhet reduktuar, po në ç'mënyrë?


Instituti kërkimor i kriminologjisë përkon që të ripunohet nga e para koncepti i ambjenteve të përbashkëta të banimit. Qelitë duhet të lejohet të hapen vetëm kur është i pranishëm personeli i burgut. Së dyti, duhet të pajisen me kamera veçanërisht burgjet e vjetra, për të penguar kryerjen e akteve të dhunës nga të burgosurit, pa u zbuluar. Së treti, të burgosurve në fillim u duhet dhënë shumë hapësirë e lirë, e cila t'iu merret përsëri në rast se ushtrojnë dhunë. Në një nga burgjet e përfshira në studim kjo praktikohet me shumë sukses. Së katërti, personeli i burgjeve nuk duhet të reduktohet më shumë.

Kundër pakësimit të personelit në burgje paralajmëron edhe Anton Bachl, kryetar i federatës së punonjësve të burgjeve në Gjermani. "Pikërisht tani që numrat e të burgosurve janë në rënie, duhet shfrytëzuar kapacitetet e lira", thotë Bachl.


Kritikë ndaj studimit

Nga Ministritë e Drejtësisë të landeve Rini Verior - Vestfali dhe Baden-Vyrtemberg studimi është kritikuar. Dhuna në burgje nuk është një problem në masë, u tha. Kështu vitin e kaluar në burgjet e landit të Rinit Verior - Vestfalisë, ndodheshin më shumë se 48.000 të burgosur, por ka pasur vetëm 587 raste përdorimi dhune, jo të fortë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë e Baden-Vyrtembergut numëron vetëm 30 raste dyshimi për keqtrajtim të qëllimshëm. Në vitin 2005 ky numër ka qenë më shumë se dy herë më i madh.
Christian Pfeiffer i quan këto shifra joreale. "Unë jam i habitur që ministrat kanë guximin të dalin në publik dhe të thonë: tek ne gjithçka është në rregull, megjithëse nuk e dinë situatën reale dhe nuk kanë asnjë bazë për këtë", thotë Pfeiffer. Edhe Bachl mendon se këto lande mbyllin sytë para realitetit.


( burimi nga www.dw.de )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3195
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Dhunë pas hekurave - situata në burgjet gjermane

#2

Post by Adriana » Wed Aug 22, 2012 10:19 am

Nuk e kam as keta te lehte te zhdukin ''receten'' e keqtrajtimeve, eksperimenteve, te shekullit te kaluar..... dhe me e dhimbshme eshte qe jane keta si shtet qe kerkojne te sjellin ''demokraci'' ne shume shtete te tjera...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”