"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjenetike

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Gjenetike

#1

Post by Mallakastrioti » Fri Aug 24, 2012 4:23 pm

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve. Të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.
Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. (23 shqiptarët në fjalë janë me banim në Londër dhe Lozanë).
Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 (ndiqni linkun poshte) tregojnë që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptaret që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.
Në faqen 15 të studimit (Kush janë shqiptarët) thuhet se shqiptarët modernë mund të jenë pasardhës të njerëzve që kanë banuar në pjesën lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake. Më poshtë është pak nga pjesa ku përmenden shqiptarët:
“Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe, që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit...”

The geography of recent genetic ancestry across Europe
(University of California at Davis, USA)

Link: http://arxiv.org/pdf/1207.3815v1.pdf
Image

Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”