Page 1 of 1

U.M.SH

Posted: Sat Jul 05, 2014 9:09 am
by Adriana
  Filluan ''spastrimet'' edhe ne kete terren..  


U.M.SH: 850 mjeke humbin licencën / 4500 të tjerë me afat deri ne fund te këtij viti

U.M.SH: 850 mjeke, farmaciste dhe stomatologe humbin të drejtën e ushtrimit te profesionit. Kjo kategori ka refuzuar te zbatoje ligjin duke mos marre pjese ne asnjë trajnim shkencor për aftësimin e tyre profesional. Sipas urdhrit te mjekut, ne ciklin e pare 5-vjeçar te edukimit, këta mjeke, farmaciste dhe stomatologu kane zero kreditë, qe do te thotë se nuk certifikojnë dot njohuritë e profesionit dhe as marrin apo rinovojnë licencën.

Ndërsa 4500 mjekeve qe nuk kane plotësuar numrin e plote te krediteve, u lihet afat deri ne fund te këtij viti. Për mjeket me zero kreditë qe punojnë ne sektorin publik, drejtuesit e institucioneve deklarojnë largimin e tyre nga puna, ndërsa u krijojnë mundësinë për te hyre ne provimin e shtetit. Mjeket qe s’kanë plotësuar 150 kreditet e nevojshme do te vazhdojnë detyrën, por brenda 6 muajve duhet te japin provimin e shtetit. Sipas ligjit për profesionet e rregulluara, ne rastin konkret mjeket, një here ne pese vjet duhet te rinovojnë licencën kundrejt 150 krediteve për aftësitë e marra ne kualifikime te ndryshme.