"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Marrzitë e Frojdit:Psikanaliza si religjon e lëvizje poltike

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Marrzitë e Frojdit:Psikanaliza si religjon e lëvizje poltike

#1

Post by rrëqebull » Mon Jul 21, 2014 11:51 am

Image

•1•
Që prej fillimit, psikanaliza është kallëzuar si një pseudoshkencë.

Natyra pseudoshkencore e psikanalizës del në pah kur përshkruhet struktura e saj institucionale.
Në shkencën e mirëfilltë, nuk ka organizma qendrore me detyrën e ruajtjes së përputhshmërisë doktrinore, përjashtimit të atyre që dalin nga të vërtetat e pranuara, dhe paraqitjes së një balli të përbashkët kundruall botës. Porse, është vënë re prej kohësh se pikërisht kjo është mënyra se si psikanaliza ka vepruar dhe vazhdon të veprojë edhe sot.
Siç vëren Fredrik Krusi, psikanaliza «është sjellë më tepër si një politburo që përndjek hulli·dalësit [deviacionistët - ata së dalin nga hullia ideologjike e një lëvizjeje politike, kulturore, etj.] se sa si një ndërmarrje shkencoro-mjeksore».

Ndoshta i pari, që e ka vërejtur dhe që është pështirosur prej kësaj veçorie të psikanalizës, ka qenë psikiatri i njohur zviceran Ójgen Blójla (Eugen Bleuler) i cili, pas një afrimi të shkurtër, më 1911 hoqi dorë nga lëvizja psikanalitike duke i thënë Frojdit këto fjalë:
«Kjo puna që ‘kush nuk është me ne, është kundra nesh’ dhe ky kushtëzimi ‘o pranohet gjithçka, o s'ka’, janë të domosdoshme në një bashkësi fetare apo në partitë politike. Unë mund t’i arsyetojë këto parime në fusha të tilla, por i shoh të dëmshme nëse ato përdoren për shkencën.»
Këto fjalë janë domethënëse. Të bëheshe psikanalist ishte si të bëheshe anëtar i një lëvizjeje fetare a politike dhe jo si të bëheshe shkencëtar.

Kulmaku i strukturës dogmatike kundra-shkencore të psikanalizës ishte “Komiteti Sekret” i përbërë prej gjithë atyre që ishin përbetuar për ruajtjen e dogmave të psikanalizës.

Shoqatat e ndryshme psikanalitike që ndolën nga “Komiteti” ishin si celula komuniste anëtarët e së cilave premtonin bindje të përjetshme ndaj kryetarit të tyre. Psikanaliza u institucionalizua nëpërmjet themelimit të gazetave dhe përgatitjes së kandidatëve; shkurt, funksiononte si një entitet politik jashtëzakonisht i arrirë.

"Komiteti" vazhdimisht qortonte, paralajmëronte dhe bënte thirrje që të paraqitej një «ballë i përbashkët» ndaj çdo kundërvënësi, që të «mbahet nën kontroll e gjithë organizata», që të «mbahen trupat në rresht» dhe që «urdhërdhënësi të njoftohet për gjithçka».

Le të marrim letrën përshtypje•lënëse të 1924-s të Oto Rankut ku ai, sjelljen e vet heretike në lidhje me vënien në dyshim të “kompleksit të Edipit”, ia mvesh përleshjeve të veta të pandërgjegjshme nevrotike, mandej premton se do t’i shohë gjërat «më objektivisht pas heqjes dorë nga rezistencat afektive» dhe që i është mirënjohës Frojdit për faktin se «u kënaq me shpjegimet e mia dhe m’i fali gabimet personalisht».

Groskurti – (Phyllis Grosskurth) jetëshkruese, autore e librit `Qerthulli i fshehtë: rrethi i ngushtë i Frojdit dhe politika e psikanalizës`, (1991) – vëren se «sjellja e Frojdit prej kryegjykuesi të inkuizicionit dhe ‘rrëfimi’ prej zvarraniku i Rankut mund të jenë marrë si model për proceset e montuara gjyqësore të viteve '30 në Rusi.»
[Pjesa e parë e përkthimit të fjalëpërfjalshëm por të ngjeshur të “Freud’s Follies: Psychoanalysis as religion, cult, and political movement” i Prof. Dr. Kevin MekDonaldit i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë.
Ata që duan ta lexojnë të gjithin njëherëshi në anglisht mund ta gjejnë këtu ose këtu.]

Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”