Page 1 of 1

1933: Të vendosurit e Sportit në edukatën trupore të Gruas

Posted: Sun Jan 11, 2015 2:51 pm
by rrëqebull

Sporti na dhuron qejfin për lëvizje. Na afron me natyrën. Na udhëheq prej shtëpisë përjashtë në sheshet e gjelbëruar, në për ujë, në për pyje dhe në për male, në për dëborë në erë të pastërt dhe në Diell. Sporti e pasuron me gaz njerinë. Të gjithë hallet e jetës harrohen në dritën e Diellit e të Natyrës. Nënë bashkimin e Diellit me Natyrën arrihet shpejt zotësija trupore se sa nëpër odat e mbyllura.

Sporti trupërisht nuk e ka për detyrë që t'a bëjë trupin një mashinë me zotësi, për t'arrirë kulmin e zotësive, por t'i pregatitë organet për funksionimin e tyre normal. Shvillimi i njerint krejt për zotësi të përgjithshme, ky duhet të jetë qëllimi kryesor. Detyra e një edukate të vërtetë trupore femërore është lartësimi i zhvillimit natural dhe organik të trupit femëror.


G. Gogo


Re: 1933: Të vendosurit e Sportit në edukatën trupore të Gruas

Posted: Sun Jan 11, 2015 3:34 pm
by rrëqebull
Këtë janë tre kategorizime të përgjithshme të (konstruktit) sarkës trupore.
Sadomos, trupat rrallë herë qëllojnë plotësisht brenda një kategorie të vetme, pasi në shumicën e rasteve kemi kombinim të këtyre tri farkave.

SARKË: 1. Ndërtimi i fortë ose i dobët i trupit të njeriut, farkë.
FARKË: 5. Pamja e jashtme e dikujt, trajta e shtatit dhe e fytyrës.


Image
Për t'i thënë Shqip:
-SHTATBILONJË ose SHTATSELVI ("ectomorph")
-TRUPLIDHUR ("mesomorph")
dhe -E MISHTORMË ("endomorph")

Ju lexueset bëni kujdes, sepse të tria këto kategorizime paraqesin një trup të shëndetshëm, dhe asnjëra prej tyre nuk është më "e mirë" se tjetra.
E them këtë sepse me gjithë propagandën kundra-femërore që bëjnë reklamat dhe televizionet, nuk është çudi që ndonjërës prej jush t'i jetë mbushur mendja se vetëm "ektomorfet" janë shembulli idear i trup-formës.
Ky është një mashtrim dhe shtrembërim i realitetit, sidomos nëse "ektomorfen" jeni mësuar ta parafytyroni si anoreksike.
S'ka gjë më të gabuar! sepse shtatbilonjë nuk do të thotë në asnjë mënyrë thatiqe dhe e fishkur si fotomodelet që jep televizioni, që dalin nëpër paserela apo nëpër foto të sajuara me fotoshop, të cilat janë të studiuara enkas për të propaganduar shterpësínë në vazhdën e politikave kundra-familjare të këtij perëndimi të shpërfytyruar prej 70 vjetësh.
Sulmi mediatik kundra Gruas është sulm i drejtpërdrejtë kundra Familjes dhe Kombit!

Në të vërtetë, nëse shtatbilonjë, e mishtormë apo topolake, nuk ka askurrfarë rëndësie sepse bukuria e Femrës Shqiptare qëndron tek Vlerat, tek sjellja e saj dhe tek mënyra se si Ajo e pasqyron lartësinë dhe ndershmërinë e vet duke krijuar një Familje të shëndetshme plot shqiptarusha.
Dhe, edhe sikur për një çast të mundohemi të mos i mbajmë parasysh tiparet pamor-morale prej hyjneshe të çdo Shqiptareje, dhe e shohim bukurinë veç nga këndvështrimi i kufizuar i mësipërm, përsëri Gratë Shqiptare dalin më të bukurat në botë!