"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Letër e hapur për Inva Mulën: Shpëtojeni Tetovën

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Letër e hapur për Inva Mulën: Shpëtojeni Tetovën

#1

Post by Adriana » Fri Nov 13, 2015 1:07 pm

  E dashur Inva Mula

Nuk ka si mos gëzohet një qytet që vizitohet nga zëri yt magjik, nga interpretimi spektakular, nga madhështia e një artisteje me të cilën krenohet kombi shqiptar.

Paralajmërimi i Komunës së Tetovës që programi “Tetova feston Nëntorin” do përmbyllet me 30 Nëntor 2015 me një koncert tuajin do duhej të ishte lajmi më i mirë për një qytet si Tetova, por një Tetovë që për momentin qëndron në majat më të larta për sa i përket ndotjes së ajrit s’ka shumë hapësirë për gëzim nga raste si ky, sepse mushkërritë i kemi të mbushura plotë helm, zemrat plot mllef nga helmimi që po na bëhet, sytë i kemi të mbushur me lotë tek po shohim vuajtjet e fëmijëve tanë që s’marrin dot frymë dhe mbi të gjitha, veshët i kemi të zënë duke dëgjuar patriotizmat e atyre që dje na premtuan qytet më të pastër në vend, dhe sot jemi qytet më i ndotur në botë.

E dashur Inva, në emër të nënave tona që vuajnë tek shohin dhimbjen e fëmijëve, në emër të fëmijëve tanë që çdo ditë më shumë ju përkeqësohet shëndeti nga ajri i ndotur, në emër të grave e motrave tona që s’ia dalin dot të bëhen nënë si pasojë e aborteve gjithnjë në rritje që shkaktohen nga ndotja e ajrit, në emër të atyre 7500 çifteve sterile të këtij qyteti që ka marrë rrugën e vdekjes, në emër të gjithë atyre që s’do kenë mundësinë t’ju ndjekin sepse janë shtrirë reparteve të onkologjisë – ju lutemi që TË BOJKOTONI KËTË ORGANIZIM që ka për qëllim të lajë e të mbulojë dështimet e autoriteteve përmes emrave të mëdhenj të artit tonë.

Sado që dëshira për të të dëgjuar zërin në Tetovë është shumë e madhe, akoma më e madhe është brenga që shëndeti i juaj mund të jetë në rrezik në këtë qytet të helmuar, zëri juaj që është pasuri kombëtare e jona rrezikon të dëmtohet, por edhe është irrituese të mendohet se të zgjedhurit tanë po përdorin artistë të kalibrit tuaj për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga problemet shumë të mëdha të Tetovës që kërkojnë angazhim serioz dhe konkret, tek një kulturë që s’meritojmë ta kultivojmë. Jo në këto kushte.

Me shpresë që do kemi sukses të shpëtojmë të gjallë nga kjo situatë dhe t’ju presim në qytetin tonë, si na ka hije – jo me maska në fytyrë, shpresojmë që TË BOJKOTONI KËTË ORGANIZIM DHE TË ANULONI KONCERTIN TUAJ NË TETOVË.

Me shumë respekt,

Lëvizja “Nëna dhe Fëmija” & Lëvizja Qytetare “Eco Guerilla”

10 Nëntor 2015, Tetovë  


:( 7500 çifte sterile - kjo shifer eshte nje KATASTROF

Mund te me sqaroj dikush , per cfare ndotje ajri behet fjale?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”