"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#16

Post by Aulona » Sat Jun 20, 2009 7:29 am

Image Akupuntura e simuluar zbut dhimbjet kronike


Sipas një studimi, akupuntura mund t’i zbusë simptomat e dhimbjeve kronike në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore, edhe nëse përfitimet prej saj janë kryesisht mendorë a psikologjikë. Gjatë studimit, një grup i pacientëve u trajtua me akupunturë ndërsa grupi tjetër me akupunturë të simuluar gjatë së cilës gjilpëra nuk e shponte lëkurën. Rezultatet treguan se të dy grupet filluan të ndjeheshin njësoj mirë pas këtij eksperimenti.

Amerikanët shpenzojnë çdo vit rreth 37 miliardë dollarë për trajtimin e dhimbjeve në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Studimi i ri tregon se akupuntura mund t’i ndihmojë këta pacientë që vuajnë nga dhimbje të tilla kronike, megjithëse ndjenja e përmirësimit është shpesh rezultat i gjendjes psikologjike. Ekspertët e krahasojnë këtë me efektin placebo, kur pacientëve u thuhet se po trajtohen me një ilaç, ndërsa në fakt atij atyre u jepen karamele në fromë tabletash.

Shkencëtarët e qëndrës shëndetësore për studime kërkimore zgjodhën 600 pacientë që vuanin nga dhimje kronike në pjesën e poshtme të kurrizit për t’iu nënshtruar akupunturës bazuar në gjendjen psikologjike të secilit. Akupuntura me gjilpëra, e quajtur akupunturë e standartizuar besohet të jetë e efektshme për lehtësimin e dhimbjeve në pëjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Në rastin e akupunturës së stimuluar, ekspertët përdorin trajtim konvencional, pa akupunturë, ose mjete të cilat nuk shpojnë lëkurën ose.

Pas 8 javësh trajtim, tek të dy grupet e pacientëve u vu re një pakësim i ngjashëm i simptomave të dhimbjeve. Shkencëtarët thonë se këto rezultate ngrenë pyetjen se në ç’mënyrë vepron akupuntura? – një teori thotë se gjilpëra nuk është e thënë të shpojë lëkurën për të patur ndonjë efekt biologjik; teoria tjetër është se përfitimet nga akupuntura janë kryesisht psikologjike – njerëzit ndjehen më mirë pas trajtimit që ata besojnë se i ndihmon.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#17

Post by Aulona » Sat Jun 20, 2009 7:32 am

Image Kimoterapi edhe për gratë e moshuara me kancer në gji

Mjekët shpesh nuk këshillojnë trajtimin me kimoterapi të kancerit të gjirit për pacientet e moshuara. Por një studim i ri tregon se gratë e moshuara mund t’a përballojnë trajtimin me kimoterapi njësoj si pacientet në moshë të re. Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet e këtij studim, botuar në revistën mjekësore të Nju Englandit , do t’i bindin mjekët t’u ofrojnë trajtim të plotë me kimoterapi pacienteve të moshuara me kancer në gji.

Më shumë se 40 përqind e pacienteve me kancer në gji janë diagnostikuar rreth moshës 65 vjeç e sipër, por pak studime mbi kimoterapinë kanë përfshirë paciente të kësaj moshe.

Kërkimet tregojnë se mjekët nuk u japin trajtim të plotë grave të moshuara me kancer në gji, duke u mjaftuar me pak barna kimoterapike në doza të ulta ose shmangien plotësisht të kimoterapisë.

Por studimi i ri tregon se gratë e moshuara me kancer në gji në fazë fillestare mund të përfitojnë nga marrja e barnave standarte kimoterapikë që u jepen pacienteve në moshë të re.

Shkencëtarët pranë universitetit të Karolinës së veriut caktuan një grup pacientesh të moshuara me kancer në gji që të trajtoheshin me kimoterapi të kufizuar duke u dhënë 1 ilaç kimo, ndërsa një grup tjeter u trajtua me regjimin standart me kimo i përbërë nga disa barna së bashku.

Eksperimenti nuk vazhdoi më gjatë sepse u pa qartë se regjimi standart kimoterapik ishte më i efektshëm. Gratë që morrën vetëm një ilaç kimo kishin dy herë më shumë të ngjarë të vdisnin ose të keqësoheshin, në krahasim me gratë që iu nënshtruan regjimit standart të kimoterapisë.

Shkencëtarët e pranojnë se këto ilaçe kanë pasoja anësore të papëlqyeshme, përndryshe një trajtim i plotë me regjim standart kimoterapik mund të shtojë vite në jetën e grave të moshuara që vuajnë nga kanceri në gji.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#18

Post by Adriana » Sat Jun 27, 2009 7:56 pm

Image


I quajne antioksidante. Jane vitaminat dhe mineralet qe na ndihmojne per te qene ne forme. Dhe nuk nevojitet recete: gjithcka gjendet tek frutat


Ku s'hyn mjeku, hyjne frutat. Nje shaka, por jo dhe aq e ekzagjeruar. Pasi ketu hyjne ne valle shendeti dhe "mbrojtesit e tij natyrale", antioksiduesit. Mbi vlefshmerine e tyre, askush nuk ka dyshime: keto molekula jo vetem qe riparojne demet qe shkaktohen me kalimin e kohes, por ndihmojne edhe per te mbajtur larg shume semundje. Nje lloj elikziri i ndertuar nga vete natyra, te cilit mund t'ia ndiejme dobine thjesht duke ngrene fruta dhe perime. Por me perpara se te mendojme per perdorimin, ia vlen ne fillim te kuptojme se perse keto substanca jane kaq te rendesishme. Per ta thjeshtuar, qelizat tona per te prodhuar energji perdorin oksigjenenin, qe si gjithe "karburantet" le skorje. Dhe jane pikerisht keto molekula "mbetje" qe shkaktojne mjaft probleme. A e keni prasuysh se cfare i ndodh nje fruti te prere? Kontakti me oksigjenin i ndryshon ngjyren. Ne qelizta tona ndodh dicka e ngjashme.

Mbrojtesit e qelizave

Pikerisht ketu hyjne ne loje antioksiduesit, qe ndreqin se paku pjeserisht demet oksiduese. Per te thene te verteten, mekanizmi sipas te cilit veprojne nuk eshte ende edhe aq i qarte, por nderkaq dihet qe pershembull betakarotina [vitamina A], vitamina E apo edhe seleni jane te cmueshem per elasticitetin e fibrave dhe licopeni [domatet jane te pasura me te] mbron qelizat e sistemit kardiovaskular. Nje sistem laboratorik kimik kaq i sofistikuar sic eshte trupi yne, eshte i afte t'i prodhoje me se miri, mjaft ta furnizojme me lendet e duhura. Pershembull ky laborator di te perdore mjaft mire ne funksionin antioksidues disa vitamina, si ate E [qe gjendet ne drithra] apo vitaminen C [me te cilen jane te pasura agrumet] dhe shume minerale si magnezi [tek bizelet dhe spinaqi] por edhe hekurin dhe kromin [te cilat alkimisti yne i brendshem duhet t'i perpunoje pasi ne origjine ato jane oksidues].

Pastaj, se sa te vlefshme jane vitaminat & co. per te mbajtur trupin ne forme e per te larguar rrudhat, kjo eshte dicka qe dihet. Ajo qe duam te dime me mire eshte se sa mund te na ndihmoje nje diete antioksiduesish per te parandaluar semundje te tilla te renda si tumori pershembull. Per kete eshte folur se fundmi edhe ne konferencen e nente nderkombetare per ushqimin, te mbajtur ne Rome. "Ekzistojne provat se ushqimet vegjetale na mbrojne nga kanceri". Kjo eshte teza e Mauro Serafinit, i Institutit per kerkimet mbi ushqimin. "Hipoteza qe ka me teper gjasa te vertetohet eshte se antiokisiduesit qe merren permes ushqimit, "dialogojne mes tyre", duke punuar se bashku kunder stresit oksidues, e duke reduktuar ne kete menyre demtimin e ADN-se. Keshtu zvogelohet rreziku i kancerit". Pra, pak me teper sesa nje dyshim i thjeshte, i konfirmuar edhe nga te tjere. "Popujt qe hane me teper fruta dhe perime, rezultojne me te shendetshem se ata qe jane mesuar me ushqime me origjine shtazore, te cilat favorizojne "skorjet", konfirmon Andrea Ghiselli, nje tjeter kerkues i ketij instituti. Por efektet pozitive te antioksiduesve nuk mbarojne me kaq.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#19

Post by Adriana » Sat Jun 27, 2009 8:07 pm

ImageImage



Sa vitamina?

"Ata qe ushqehen ne menyre korrekte, nuk kane nevoje per asgje suplementare", na sigurojne kerkuesit. "Dhe ne ndryshim me ate qe ndodh kur ju drejtohesh tabletave, ne kete rast nuk ke kurre shqetesimin e dozave: mendon vete organizimi per te perzgjedhur se sa duhet".

Hipoteza se shume antioksidues ne nje pilule mund te bejne dem, eshte cuar me tej nga nje kerkim i Fda-se [enti qeveritar anglez per standartet ushqimore]. Kjo hipoteze, botuar gjithashtu ne "Jama" [gazeta e lidhjes mjekesore ne SHBA], u ka hapur udhen te tjera hetimeve per te zbuluar edhe me tej.

Nese tek dikush qe gezon nje shendet te mire, mjafton nje portokalle ne dite, per te garatuar dozen e duhur te vitamianve, ky arsyetim ndryshon per personat qe kane mangesi te te ushqyerit. Ne kete moment ndoshta eshte e nevojshme qe vitaminat te blihen ne farmaci, por asnjehere duke e vene veten ne rolin e mjekut e duke blere ato vitamina qe vete ne te na duken sikur na duhen, sidomos ne rastet e shtatezanise. "Ne kete rast pershembull, duhen perdorur tabletat qe permjane acid follik, per te parandaluar deformimet", thote eksperti. Kurse per gjithe te tjeret, nje "mjekim" i perbashket: sa me teper kivi.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#20

Post by Sally » Fri Jul 10, 2009 3:36 pm

Peshku dhe frutat, mburoja kunder kancerit

Nje menu me sa me shume fruta eshte baza e sekretit per nje trup sa me te shendetshem dhe sipas nje studimi te kohve te fundit, nje diete me pak e pasur me mish perben me pak rrezik qe semundja e kancerit te gjeje terren veprimi.
Nuk eshte hera e pare qe shkenca konfirmon nje gje te tille por risia kete here eshte se asnjehere nuk ishte kryer nje studim kaq i plote per kete ceshtje ku rezultatet jane te dukshme. Vegjetarianet kane 45 % me pak mundesi te semuren nga kanceri i gjakut dhe 12 % me pak mundesi te semuren nga cdo lloj kanceri ne krahasim me ata konsumojne shume mish.

Ky studim eshte publikuar ne “British Journal of Cancer” dhe shume media te tjera britanike. Gjate testeve jane studiuar rreth 61 mije persona pergjate 12 viteve. “Kerkimet e meparshme kishin zbuluar rritjen e rrezikut te kancerit tek mishengrenesit, por ne kemi bere ndarjen se ku ai shfaqet me shume”, shprehet doktoresha Naomi Allen nga “Cancer Research in Oxford University”.

Ne vijim, ajo thote se ende nuk e di pse kanceri i gjakut ka nje perqindje me te ulet tek vegjetarianet dhe kjo gje ngelet ende per t’u zbuluar. Sipas kerkimit, ushqimi baze i tavolines duhet te jete peshku, frutat dhe perimet, pasi ato jane nje lloj mburoje ndaj semundjes vdekjeprurese. Studimi ne fjale eshte quajtur "European Prospective Investigation into Cancer and Nutrition" dhe do vazhdoje me tej edhe gjate viteve ne vazhdim.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#21

Post by Sally » Fri Jul 24, 2009 5:46 pm

Image

Pickimet e mushkonjave, keshillat per tu mbrojtur


Pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me aloe vera dhe banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes, ose me xhelin e nxjerrë nga bima aloe vera. Metodat e trajtimit të aloe verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara aloe. Trajtimet me aloe vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur aloe vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht. Lëngu ose xheli i aloe verës mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. Mjekët popullore rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime natyrale të aloe verës për t’u kujdesur për lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë alergji. Për këto trajtime, aloe vera përfaqëson një alternativë të mrekullueshme.

Pickimet
Pickimet nga insekte të ndryshme janë të zakonshme sidomos gjatë pushimeve verore. Shumica e këtyre pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm reagim lokal, duke përfshirë këtu skuqje, të ënjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjëherë disa njerëz reagojnë ndryshe dhe kjo duhet trajtohet menjëherë nga mjeku. Për të evituar problemet e pickimit të mushkonjave gjatë pushimeve merrni me vete spërkatës kundër pickimit të tyre dhe insekteve të tjera. E nëse pickoheni largoni thumbin nga lëkura dhe pastrojeni mirë vendin e pickimit me ujë dhe sapun. Më pas mbani mbi të një pako me akull për të ftohur vendin e prekur e gjithashtu aplikoni edhe krem antiseptike për të shmangur infektimin. Tre vite më parë në vendin tonë u vu re prania e mushkonjës “Tigër”, e cila konsiderohet e rrezikshme, pasi pickimi i saj krijon alergji dhe mund të jetë burim i një sërë sëmundjesh. Për tu mbrojtur prej këtij insekti, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, që të përdorin dezinfektues dhe kremra. E njëjta kërkesë u është bërë edhe bashkive për të marrë masat e duhura për dezinfektimin e zonave që mbulojnë. Kjo lloj mushkonje është e përhapur më shumë në zonat bregdetare si Butrinti, Durrësi, Velipoja, Himara e Saranda, por edhe në kryeqytet. Insekti ka përmasat e mushkonjës së zakonshme, por ka një pickim të dhimbshëm dhe agresiv që shkakton irritim të lëkurës.

Fëmijët
Më shumë komplikacione pickimi i mushkonjës sjell te fëmijët, pasi për shkak të imunitetit të dobët të organizmit irritimet janë më të mëdha. Është quajtur mushkonja “Tigër”, pasi nuk është e zezë, por ka vija të bardha. Sipas specialistëve të ISHP-së, insekti mund të ketë ardhur në vendin tonë nga makinat që udhëtojnë jashtë vendit, të cilat nuk janë dezinfektuar. Kjo, pasi aty mund të kenë lënë dhe vezët. Mushkonja e rrezikshme mund të gjendet në ambientet e bodrumeve, apo edhe në zonat ku ka pemë. Specialistët këshillojnë, që edhe këto ambiente të mos lihen pa u spërkatur me dezinfektantë. Në vendet e tjera të botës, ku kjo mushkonjë është më shumë e përhapur, sëmundjet nga pickimi i saj kanë shkaktuar edhe vdekje. Mushkonja “Tigër” është më e përhapur në Azi, por që prej 20 vjetësh ajo ka mbërritur në Amerikë dhe po përhapet me shpejtësi drejt Evropës. Një tjetër mënyrë e ardhjes e mushkonjës “Tigër” në vendin tonë mund të jetë nëpërmjet shpendëve shtegtarë, pasi në stinën e ftohtë ato mund t’i lëshojnë vezët në trupin e tyre. Pasi ngrohen temperaturat larvat zhvillohen duke kaluar bashkë me këta shpendë nga një vend në tjetrin. Mushkonjat për vetë faktin se thithin gjakun nga persona, apo dhe kafshë të ndryshme mund të jenë përhapëse të viruseve vdekjeprurëse siç janë, sipas mjekëve, SIDA dhe hepatiti. Një tjetër sëmundje që në vendin tonë kalon nga kafshët te njeriu nëpërmjet mushkonjave është Leshmanjoza, e cila kalon nga qentë e infektuar te njerëzit. Nëse nuk kurohet ajo mund të sjellë pasoja të rënda për organizmin.

Çfarë shkakton pickimi

Alergji
Irritim të lëkurës
Kruajtje në trup
Puçrra të kuqe
Sëmundje infektive

Si të mbrohemi

Të dezinfektohen ambientet
Të përdoren spray dhe kremra që largojnë mushkonjat
Të kontrollohen bodrumet dhe të spërkaten me pesticide
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#22

Post by Sally » Thu Aug 13, 2009 1:34 am

Image


Mungesa e vitaminës D, zbulohen pasoja të tjera



Prej kohësh, shkencëtarët e dijnë se mungesa e vitaminës D çon në sëmundje të kockave si rakitizmi. Por tani ata kanë gjetur edhe lidhjen midis nivelit të ulët të vitaminës D dhe një numër sëmundjesh, përfshi kancerin.
Trupi e njeriut krijon vitaminë D nëpërmjet kontaktit me rrezet e diellit, por megjithatë, rajonet me diell më të shumtë si Afrika, Azia e Lindja e Mesme kanë rastet më të shumta të njerëzve me mungesë të vitaminës D. Kjo tregon se në përftimin e kësaj vitamine luajnë rol edhe faktorë të tjerë.

Shëndeti i kockave varet nga vitamina D, thotë eksperti Ambrish Mithal i shoqatës indiane të kockave dhe kërkimeve minerare.

Vitamina D është substancë që thith kalciumin në trup dhe ndihmon atë që të shpërndahet në kocka. Prandaj mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtë.

Marrja e mjaftueshme e vitaminës D nuk është e vështirë. Burimet kryesore të kësaj vitamine janë Dielli. Trupi krijon vitaminë D nën ndikimin e rrezeve ultra vjollce. Pra vitamina D prodhohet në lëkurë.

Por disa prej rajoneve të botës që mbulohen më shumë nga Dielli kanë njerëz me nivelet më të ulta të vitaminës D. Kështu thuhet në një raport të shoqatës ndërkombëtare të osteoporosës. Doktor Mithal është bashkëautor i studimit.

Mungesa e vitaminës D është fenomen global. Por më shumë nga kjo mungesë preken njerëzit në Azinë jugore si India ose në Lindjen e Mesme si Libani. Sipas studimeve në këto rajone, afro 80 përqind e popullsisë së qyteteve ka mungesë të theksuar të vitaminës D.

Faktorët që ndikojnë në këtë mangësi, thotë doktor Mithal, janë pigmenti e lëkurës, më pak veprimtari në natyrë dhe veshjet e shumta që mbulojnë lëkurën.

Ndërsa doktor Michael Holik pranë qëndrës mjekësore të universitetit të Bostonit, thotë se personat me lëkurë të zeshkët kryesisht kanë nivele më të ulta të vitaminës D sesa njerëzit me lëkurë më të bardhë dhe kur ata banojnë në të njëjtin vende a zonë gjeografike.

Arsyeja kryesore është se melanini, që mbron lëkurën nga rrezet e tepërta të diellit, parandalon edhe prodhimin e vitaminës D. Dihet se zezakët kanë nevojë të qëndrojnë në diell 5 herë më gjatë sesa të bardhët që lëkura e tyre të prodhojë të njëjtën sasi vitaminë D.

Njerëzit në Lindjen e Mesme, thonë ekspertët, gjithashtu janë të prirur të mbajnë veshje që mbulojnë cdo pjesë të trupit dhe kështu rrezet e diellit nuk arrijnë të bien në kontakt me lëkurën. Po ashtu edhe gratë kudo, edhe nëse vishen lehtë, përdorin shumë kremëra duke bllokuar depërtimin e rrezeve të diellit në lëkurë. Kjo është një nga arsyet, thonë ata, që gratë në përgjithësi kanë nivele vitamine D më të ulta sesa burrat.

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se mungesa e vitaminës D mund të bëhet shkak për shumë sëmundje të rrezikëshme, sesa mendohej më parë. Ndër këto sëmundje studimi përfshin diabetin e tipit 1, sklerozën e shumëfishtë, reumatizmën, dhe sëmundje infektive si tuberkulozi e gripi.

Vitamia D kur është e mjaftueshme në organizëm pakëson rrezikun e goditjeve në zemër, e tru dhe mbi të gjitha pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis duke qëndruar në diell në kohë të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#23

Post by Sally » Tue Aug 25, 2009 11:59 am

Image


Te gjitha efektet kuruese te rrushit



Aq shumë veti pozitive ka ai, saqë kohët e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditë
Është fryti qe na “dhuron” veren, pijen me fisnike qe na shoqeron ne çdo feste, ngjarje te rëndësishme apo thjesht ne ditet e zakonshme te jetës. Me origjinë te panjohur, shkrimet dhe legjendat e vjetra tregojnë se rrushi kultivohej kryesisht ne një zone te madhe mes Europes, Afrikes se Veriut dhe Azise, rreth 8000 vjet me pare. Vendlindja e tij europiane është Franca, ku bimet e hardhise u sollen nga fenikasit ne vitin 600 para Krishtit, ndërsa romakët e sollen ne Gjermani ne shekullin e fundit pas Krishtit. Ne kontinentin aziatik, sidomos ne Kine, rrushi dhe pijet e prodhuara prej tij mberriten fale tregtise nga Arabia ne shekullin e dytë p.e.s. Aktualisht, prodhimi boteror i rrushit qe përdoret si fryt tavoline i kalon 70 milione kuintale ne vit, ndërsa Italia mban vendin e pare më me shumë se 15 milione te tillë. Sipas FAO-s, 75866 kilometra katrore e te gjithë botës i është dedikuar kultivimit te këtij fryti magjik. Po sipas te dhenave te kësaj organizate, rreth 71 për qind e prodhimit boteror te tij përdoret për berjen e veres, 27 për qind për përdorimin si fryt tavoline dhe 2 për qind për t‘u thare. Po ashtu, një pjesë e mirë e tij shkon për prodhimin e lengut, i cili përdoret si embelsues për produktet qe permbajne etiketat “pa sheqer te shtuar” apo “100 për qind natyral”. Nga ana tjetër, është për t‘u theksuar fakti se zonat qe i dedikohen rrushit për prodhimin e veres po rriten me rreth 2 për qind ne vit.


Perdorimi

I cilësuar si mbreti i tavolines, varietetet e ndryshme te tij ngjajne shumë pak me njëri-tjetrin. Rrushi ka veti te mira ushqimore e dietike. Kokrrat e tij permbajne sasi te konsiderueshme sheqeri, qe shkon deri ne 25 për qind, acide organike, kripera te kalciumit, te hekurit, vitamine B dhe C, lende tanike etj. Por rrushi ose lengu i tij përdoret gjeresisht edhe për qellime terapeutike.

Guret ne veshka

Ai keshillohet te përdoret nga ata qe vuajne nga guret ne veshka, nga nefritet, ata qe kanë gurë ne melçi, probleme me fshikezen e urines apo nga njerëzitë qe vuajne nga tensioni i lartë i gjakut. Rrushi ka efektshmeri te lartë edhe te te semuret nga pleuriti, bronkiti kronik, ne rastet me astma bronkiale te formes se lehtë e te mesme, si dhe ne sëmundjet e mushkerive. Një bistak mesatar rrushi është i barasvlefshem me dy gota uji meqenëse rreth 80 për qind e tij perbehet nga uji, një mënyrë shumë natyrore për te larguar helmet nga veshkat, për te mbajtur gjakun te pastër dhe për te luftuar grumbullimin e likuideve, qe janë një nga shkaktaret kryesore te celulitit.



Pastrimi zorreve

Keshillohet te hahet me gjithë lekure, pasi është shumë e pasur me fibra dhe ndihmon ne pastrimin e zorreve. I vetmi perjashtim është se nuk rekomandohet te përdoret nga diabetiket, sepse përmban shumë sheqer. Aq shumë veti pozitive ka ai, saqë kohët e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne 2 kg ne ditë. Një këshillë vërtetë e vlefshme për te gjithë ata qe duan te bien nga pesha. Ne te vërtetë, kjo është edhe një nga dietat me te përdorshme nga yjet e famshem te Hollivudit.


Kuzhine

Por perveç vetive te shumta terapeutike, është shumë i njohur përdorimi i tij edhe ne kuzhine ne pergatitjen tradicionale te marmelatave, lengjeve, reçelrave, kompostove e deri te perdorimet me origjinale dhe moderne, si shoqeruesi me i mirë i mishit te bardhe apo peshkut. Shefat e rinj te kuzhines thonë se ata qe nuk e kanë provuar çokollaten e shkrire te përzier me leng dhe kokrra te thata rrushi, nuk e dinë ç’do të thotë te shijosh një ushqim apo te falenderosh natyren për dhurata kaq te arta.

Pastrues

Një bistak mesatar rrushi është i barasvlefshem me dy gota uji, meqenëse rreth 80 për qind e tij është ujë. Ne këtë mënyrë ai largon helmet nga veshkat, mban gjakun te pastër nëse hahet me gjithë lekure, e cila është shumë e pasur me fibra, ndihmon ne pastrimin e zorreve.

Energjik

E gjithë merita e rrushit qëndron ne perqendrimin e sheqernave qe janë një ndihmese e madhe për te bërë te ndihen energjike te gjithë ata qe merren me aktivitete sportive.



Antistres

Meqenëse përmban metatonine, një hormon i rëndësishëm për te rregulluar ciklet gjume-zgjim, konsumi i tij garanton një fjetje te qete ne darke.

Forcues

Forcon kockat dhe muret e kapilareve, sistemin imunitar, aktivizon mekanizmat kundër radikaleve te lira. Gjithashtu, ai përmban edhe antocianine e kurecine, qe kanë veti antioksiduese dhe antibakteriale dhe ndikon ne rritjen e kolesterolit “te mirë” ne gjak.

Dietik

Kohet e fundit dietologet e kanë cilësuar si bazen e ampelo-terapise ose kures me baze rrushin, qe konsiston ne reduktimin progresiv te të gjitha ushqimeve derisa arrihet vetëm ne ngrenien e tij deri ne dy kilograme ne ditë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#24

Post by Sally » Thu Aug 27, 2009 4:11 pm

Ndikimi negativ i ushqimit yndyror
[/size]



Hulumtimi i zhvilluar në kafshë të ndryshme ka nxjerrë si rezultat se ushqimi me përbërje të lartë të yndyrave, për pasojë mund të ketë edhe memorien e dobët dhe prirje më të pakët ndaj aktiviteteve fizike. Shkencëtarët britanik nga University of Cambridge kanë potencuar se një ndikim i tillë i sasive të mëdha të yndyrave në ushqim është vërejtur madje pas 10 ditëve. Tashmë janë mirë të njohura pasojat afatgjate të këtij ushqimi, sikur obeziteti, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës, por ky studim është i pari që tregon edhe disa efekte afatshkurta negative. Minjtë e hulumtuar të cilët kanë marrë 55 % të kalorive nga yndyrat, që pas 4 ditëve kanë pasur aftësi më të ulët të shfrytëzimit të oksigjenit, të nevojshëm për lëvizjen e muskujve, që për pasojë ka pasur edhe mundime më të mëdha të zemrës. Pas nëntë ditësh ushqimi i tillë ka çuar edhe në zgjatjen e kohës së nevojshme për kalim nëpër labirint, në krahasim me minjtë që kanë konsumuar vetëm 7,5% të kalorive nga yndyrat.


Pse mjekët rekomandojnë ushqim pa shumë yndyrna dhe efektet në organizëm
Ushqimi nordik, shembulli për shëndet të mirë



Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë më i shëndetshëm se sa specialiteti i vendeve mediterane si (Italia, Spanja, Greqia). E pasur me proteina, acidet yndyrore omega-3 dhe antioksidues, dieta skandinave është e bazuar në mishin e peshkut, mishin e kuq pa yndyrë, perime me rrënjë, pemët me kokrra dhe bukës së thekur. Ngjashmëria e këtyre dy dietave është në atë se që të dyja përfshijnë konsumim të shtuar të peshkut, me atë në vendet nordike, përdoret më shumë mishi i troftës, salmonit, harengës dhe merlucit. Por, për dallim nga banorët e mediteranit, ku klima me diell mundëson kultivimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit të ullirit, skandinavët ushqimet e tyre i përgatisin me vaj rrepe. Ky vaj është treguar si burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E dhe përmban përqindje më të lartë të thartirës omega-3, se sa vaji i ullirit. Dy këto forma udhëheqëse të ushqyerit, prapë më së shumti varen nga lloji i mishit që përdorin. Derisa dieta mediterane kryesisht përfshin mishin e bardhë, si ai i pulës dhe i bibës, në dietën skandinave dominon mishi i kuq, pa yndyrë, i kafshëve të egra, siç është kaprolli. Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lope, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme, shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.


Ushqimi i yndyrshëm dhe kanceri i prostatës

Ushqimi i pasur me yndyra mund ta ndihmojë progredimin e karcinomës së prostatës, pohojnë hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit. Një studim, i cili i ka përcjellë disa meshkuj pas operacionit të prostatës në të cilën ka qenë e zhvilluar karcinoma, ka zbuluar se meshkujt të cilët konsumojnë sasi të madhe të yndyrave me anë të ushqimit, janë dy herë më shumë të rrezikuar për progredimin e sëmundjes pas ndërhyrjes kirurgjike. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të mos konsumohen ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave.


Shëndeti nga perimet

Lakra, lakra jeshile dhe perimet e tjera, të cilat kultivohen në kushte klimatike të ftohta, përmbajnë antioksidues që janë të favorshëm për shëndetin.


Patatet dhe boronicat e kuqe

Në vendet skandinave mishi dhe peshku më së shpeshti shërbehen me patate të ziera me marmelatë nga boronicat e kuqe të prodhimit shtëpiak.


Ushqime që gjenden lehtë

Ushqimi nordik është i bazuar në përbërësit natyrorë që kultivohen lehtë, edhe në kushte të klimës së ftohtë. Ushqimet nordike të ngopin për shkak të pranisë së drithërave. Në të ushqyer ju ngopeni më shpejt, çka ul rrezikun nga shtimi në peshë, thonë ekspertët e ushqimit.
Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lopë, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme-shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enët e gjakut
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#25

Post by Sally » Thu Aug 27, 2009 4:14 pm

Dieta pa buke dhe makarona, rrezik per zemren



Dietat e varfera me brume jane te rrezikshme per tupin e njeriut pasi rrezikojne infarktin.

Ne nje kerkim te zhvilluar nga Universiteti i Harvardit, minjte qe kishin konsumuar ushqime me pak karbohidrate, ishin me te ekspozuar ndaj rreziqeve te arterieve. Ky zbulim u jep nje goditje te madhe shpresave te njerezve qe kerkojne te mbajne diete strikte per te rene sadopak nga pesha.

Kerkuesit e “Beth Israel Institute” kane vendosur te analizojne te dhenat e sistemit kardiovaskular tek disa persona qe respektojne dieten.

“Studimi jone shpjegon se te pakten tek kafshet kjo diete mund te kete efekte kardiovaskulare. Duhet te vleresojme efektet qe ka tek njeriu, por ne tashme dime se nje diete ideale duhet te perfshije edhe buke, oriz, patate e makarona”, thote profesori Anthony Rosenzweig
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#26

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 3:22 pm

Image
Psiko-somatika ndikon në shëndetin fizik



Është vënë re se personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik a në ankth të vazhdueshëm paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike.
Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi "paralizohet" nga frika ose kur mendon se është i sëmurë, sëmuret me të vërtetë. Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe "mrekullisht" është shëruar plotësisht. Sëmundje a shërime të tilla, quhen psiko-somatike, psikike-fizike, që do të thotë se ndjenja, mendja, emocioni ndikon në gjendjen trupore.

Shpesh i ndodhur nënstres, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë pa ndonjë shkak fizik. Edhe pse lindin nga mendimi a ndjenjat, sëmundjet psikosomatike sjellin pasoja të rënda fizike. Përllogaritet që rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi, prandaj sëmundjet psikozomatike janë më të shpeshta sesa mendohet.

Jo rrallë njeriu ankohet nga dhimbjet që mund të jenë shkaktuar nga gjendja psikologjike. Sëmundjet a vështirësitë fizike që shkaktohen nga mugesa e vitaminave ose lëndime të trurit mund të sjellin simptoma të rënda psikologjike. Por sipas ekspertëve, kur shkaktari është i pasigurt, mundësia është që sëmundja të jetë psikozomatike ose inorganike, pra e shkaktuar nga stresi a gjendja shpirtërore a mendore.

Disa sëmundje që më parë mendoheshin se ishin psikosomatike, si për shembull alergjitë, tani dihet se shkaktohen kryesisht nga faktorë organikë. Një faktor ndërlikues është se psikosomatika apo gjendja emocionale a psikike ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve si ato në zemër ose në stomak, përfshi ulçerin e llojit peptik që shpesh krijohet në dueoden.

Megjithëse në 80 përqind të rasteve ulçeri në stomak shkaktohet nga infeksioni bakterial, shkencëtarët ende jo të bindur për këtë, vazhdojnë kërkimet për të parë nëse stresi është një shkaktar i mundshëm ose të paktën ndërlikohet në zhvillimin e semundjes. Në rastet kur nga stresi a ankthi shfaqen shenja si dhimbje në kokë, stomak, gjoks, ose kur pjesë të trupit mbulohen nga njolla të kuqe në lëkurë pa ndonje shkak fizik, ekspertët thonë se mënyrat qetësuese si meditimi, ushtrime fizike a teknika të tjera shlodhëse, dhe gjumi i mjaftueshëm, shpesh herë japin rezultate të mira.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#27

Post by Sally » Mon Aug 31, 2009 3:51 pm

Image

Probleme me zemrën? Ja disa këshilla





Në verë, zemra vihet në një provë shumë të vështirë, për shkak të temperaturave të larta. Këto kushte klimatike çojnë në keqfunksionimin e zemrës, simptoma të zakonshme, por që nuk duhen nënvlerësuar. Ja disa sugjerime për ta përballuar sa më mirë stinën e nxehtë të verës:

Rregullimi i ilaçeve

Ata që marrin trajtime me ilaçe, duhet të shkojnë tek mjeku i tyre i besuar dhe të këshillohen për dozën e ilaçeve. Ilaçet për zemrën ulin tensionin dhe duke u ndikuar nga temperatura të larta dhe në dimër nga lagështia, mund të kenë mjaft efekte negative.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të dihet që, ata që vuajnë nga sëmundje të tilla, duhet t'i drejtohen mjekut të tyre, për ta përshtatur trajtimin në bazë të kushteve klimaterike



Ç'lodhje pa stres

Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës gjatë pushimeve, duhet të bëjnë kujdes për aktivitetet e lodhshme që ushtrojnë, duhet t'i reduktojnë ato sa më shumë të jetë e mundur, sidomos nëse organizmi nuk është mësuar dhe nuk ka pasur ndonjë parapërgatitje fizike. Në mal, evitoni shëtitjet shumë të gjata dhe të lodhshme, ndërsa në det evitoni qëndrimin e gjatë në diell, sidomos në ditët e para të plazhit.

Është e domosdoshme që njerëzit që vuajnë nga sëmundje të zemrës, nëse dëshirojnë të bëjnë pushime në zona shumë të izoluara, duhet të sigurohen që atje të këtë qendra mjekësore


Hidratim i kontrolluar

Shpesh, pacientëve që vuajnë nga zemra - sidomos nëse kanë kaluar të 50-at - mekanizmat që rregullojnë temperaturën e trupit u janë të dobësuar, ndjesia e të nxehtit, të ftohtit dhe të etjes janë të dobësuara.

Ju mund të pini ujë edhe kur nuk ju pihet, por kjo gjë mund të shkaktojë disa efekte negative: çrregullime mendore, përgjumje, gjendje të fikëti, por edhe ngadalësim të punimit të zemrës. Por, nëse keni dehidratim, ka efekte të tjerë; me humbjen e lëngjeve shtohet përqendrimi i ilaçeve në trup dhe efekti i tyre është më i fuqishëm.

Kështu që duhet pasur kujdes me ilaçet, sidomos antidepresivët (mund të shtojnë rënien e presionit të gjakut), ato diuretike (të cilat shtojnë dehidratimin) pasi në verë pacientët e moshuar duhet të mbajnë nën kontroll tensionin, dhe t'i drejtohen mjekut për të parë vlefshmërinë e terapive me ilaçe.



Ushqim i freskët

Është e nevojshme marrja e lëngjeve (rreth 2-3 litra në ditë), pra, të pish të paktën 1 litër e gjysmë ujë, por pa e pirë më zor. Në tavolinë nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet, të cilat pasurojnë trupin me vitamina dhe me kripëra minerale. Hiqni dorë nga pijet alkoolike dhe nga dozat e tepruara të kafeve, pasi ato prishin gjumin
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#28

Post by Adriana » Tue Sep 01, 2009 10:06 pm

Image
Mos e shmangni ushqimin e mёngjesit



Ushqimi i mëngjesit, apo vakti siç quhet ndryshe, nё kuptimin e mirёfilltё do tё thotë ndërprerje e urisë. Ёshtё e vërtetё se trupi ёshtё i uritur gjatё natës dhe pёr kёtё ai ёshtё i përgatitur, por, ёshtё shumё e dëmshme pёr shëndetin e organizmit kur uria vazhdon tё zgjasë nga njëra darkë deri nё drekën e ditës tjetër.
Studiuesit nga Universiteti Massachusetts kanё zbuluar se kapërcimi i ushqimit tё mëngjesit rrit rrezikun nga obeziteti pёr 4.5 herё. Ndёrsa, nёse pritni mё shumё se 90 minuta pas zgjimit qё uria tё kalojё, rreziku nga trashësia rritet po thuajse 50%. Ështё e rёndёsishme po ashtu tё flini mirё para ngrënies sё mëngjesit: Nёse flini mё pak se 4 orё, çrregullohen hormonet tё cilat kontrollojnë apetitin dhe rreziku pёr tё shtuar nё peshё rritet nё rreth 234%
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#29

Post by Sally » Fri Sep 04, 2009 12:20 pm

Image

Përdorimi i përditshëm i aspirinit mund të jetë i rrezikshëm





Njerëzit e shëndoshë të cilët për çdo ditë konsumojnë aspirin, duke konsideruar se në këtë mënyrë mbrohen nga sëmundjet e zemrës, megjithatë rrezikojnë të fitojnë sulm në tru.

Këtë e tregoi hulumtimi i zbatuar në Britaninë e Madhe, me të cilën shkenctarët arritën të dëshmojnë se aspiri ka veprim pozitiv për njerëzit të cilët kanë probleme kardiovaskulare, por nga ana tjetër përballen me rrezik për sulme në tru.

Për shkak të kësaj, shkenctarët apelojnë deri te njerëzit e shëndoshë, të cilët nuk kanë nevojë nga aspirini, që të mos e konsumojnë, që të mos shkaktojnë probleme tjera shëndetësore.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#30

Post by Adriana » Tue Sep 08, 2009 11:56 pm

Image

Mishrat në skarë, të parezistueshëm, por kujdes!




Me stinën e bukur të verës, mishrat e pjekura në skarë për një darkë me familjen apo me miqtë, janë shumë të dëshiruar. Madje, këto lloj produktesh nuk konsumohen vetëm në shtëpi, por edhe në lokale të ndryshme këtu në kryeqytet. Janë të shumtë njerëzit që i pëlqejnë mishrat e pjekura në skarë, biftekët, salçiçet etj.

Por, për përgatitjen e këtyre produkteve duhet të bëjmë pak kujdes. Mishi i djegur nuk i bën mirë askujt, pasi përmban përbërës kancerogjenë.
Për më tepër, tymi i skarës përmban dioksinë 7 herë më shumë se sa ajo e oxhaqeve normale dhe të thithësh për dy orë tymrat e një skare, është e barabartë me pirjen e 220 mijë cigareve.



Ja disa këshilla:

- Evitoni flakën e gjallë, e cila karbonizon mishin.

-Mbulojeni skarën me pak hi, për të pasur një temperaturë më pak të lartë.

- Mos përdorni pirun për të rrotulluar mishrat, pasi ata bëjnë vrima dhe nxjerrin yndyra dhe lëngje, të cilat e bëjnë mishin më të fortë dhe, në kontakt me zjarrin, prodhojnë substanca toksike.

- Qëndroni nga tymi sa më larg të mundeni (nuk është e nevojshme që gjatë kohës që mishrat piqen, t'i mbani sytë të fiksuar tek ato!).

- E mira është që zjarri të jetë në qendër dhe mishi të vendoset në qoshe të skarës. Distanca e duhur eviton karbonizimin e produktit dhe vajrat pikojnë në tokë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”