"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

Flisni për shkencat humane si mjekësia dhe shërbimet humane, mund të ndihmoni komunitetin me të dhëna si psh dokumenta tëndryshme, aplikime etj.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#31

Post by Sally » Fri Sep 25, 2009 5:13 pm

Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën



Cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojnë alergji dhe si t’i shmangim-Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje.



Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.

Kundërpërgjigjja ndaj alergjive-Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. (Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor). Faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë disa.

Pluhuri-Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjenë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë, si dhe kafshët shtëpiake

Poleni-Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.

Myku-Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjenët e tjerë.

Kërpudhat-Furrtarja e zezë. Është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.

Karburantet-Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.

Procesi alergjik-Quhet ndryshe atopi dhe ende nuk është zbuluar lidhja që ekziston mes tij dhe astmës. Në të bëjnë pjesë shumë alergjentë ajrorë, të cilët shkaktojnë një sërë trazimesh në sistemin imunitar, që çojnë në infektime dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes.

Kush e përkeqëson gjendjen astmatike?-Roli i infeksionit në përkeqësimin e gjendjes së astmës është i ndërlikuar. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes mund të luajnë një rol në astmën e të rriturve, por mund të jenë mbrojtës në astmën e fëmijëve të vegjël. Si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, infektimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes është shumë i dëmshëm. Studiuesit janë veçanërisht të interesuar për organizmat adenoviruse Chlamydia pneumniae dhe Mycoplasma pneumoniae. Ato janë shkaqet më të mëdha të infeksioneve të lehta e të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe dyshohet se janë ndër shkaqet kryesore të krizave të rënda të astmës te të rriturit. Në rastet kur te pacientët astma ndodhte pas infeksionit, kriza ishte shumë më e rëndë se në rastin kur ajo ndodhte për shkaqe të tjera. Astma e ngacmuar nga infeksioni, megjithatë, ka një kohëzgjatje 5 deri në 6 vjet. Në çdo grupmoshë infeksioni është një faktor përkeqësues dhe shkakton më shumë probleme te njerëzit që e kanë ndërkohë astmën. Rhinovirusi (virusi i zakonshëm i gripit), mendohet të jetë një nga infeksionet më të zakonshme që ka lidhje dhe ndikon në ashpërsinë e sulmeve të astmës. Ky virus lidhet me 61% të përkeqësimit të astmës te të vegjlit dhe 44% te të rriturit. Disa studiues sugjerojnë që të ftohtët e shton mundësinë e infeksionit alergjik dhe rrit intensitetin e dobësimit të rrugëve të frymëmarrjes për javë të tëra.



- Është sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

- Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.

- Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.

- Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.

- Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.

- Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirë ta kenë një gjë të tillë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#32

Post by Sally » Fri Sep 25, 2009 5:27 pm

Molla...


Molla, eshte sinonim i vitalitetit dhe shendetit. Mrekullia tjeter e molles si frut,eshte qe ate mund ta hash ne cfaredo lloj kohe..pra ajo mund te quhet ndryshe dhe nje "Snack fruit":

Frut, me ndikim te madh pozitiv..

1. Ul ne menyre te dukshme, rezikun e semundjeve te zemres,
2. Ndihmon kundra kapsllikut,
3. Mbajne konstante,vlerat e sheqerit ne gjak..


Nje molle ne dite.dhe ti nuk ke nevoje per doktor.. -thote nje fjale e urte.

Mrekullia e frutit te molles,qendron sidomos tek lekura..Vitamina C dhe betakarotin,qe kane dhe ndikimin pozitiv ne shendetin tone.
Nje studim ne Hollande,ku njerezit e testuar u ushqyen me nje molle ne dite ,gjithashtu me 2 luge qepe te grire,dhe 4 gota caj.arriten te ulin ne menyre te dukshme rezikun e semundjes se zemres.

Gjithashtu,molla ben nje ulje te dukshme te kolosterines ne gjak duke ndihmuar keshtu ne semundjen e diabetit, apo te emoragjise cerebrale.
Ka lloje te ndryshme mollesh,por ai me specifiku per keto lloj semundjeje eshte,molla e ngjyres se gjelber,qe ne bote njihet me emrin
"Grany Smith".

Duhet te shtojme, se Vitaminat e molles mund ti marrim ne nje fare menyre dhe nepermjet lengut te saj(Kalium dhe Eise):Megjithate duhet theksuar,se asnjehere lengu i molles,nuk do te ishte nje zevendesim i vete frutit..
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#33

Post by Adriana » Mon Dec 28, 2009 8:24 pm

Kujdes, sheqeri vret





Sa i mirë dhe aq i dëmshëm për shëndetin: përdorimi i tepërt i sheqerit është gjithnjë i dëmshëm për organizmin tonë. Nuk flitet vetëm për sheqerin si produkt, por mënyrat se si ai serviret në trupin tonë, të cilat janë të shumta. Pavarësisht problemeve që sheqeri shkakton në organizëm, ai është shumë i nevojshëm për jetën e njeriut. Studimet e fundit të kryera nga shkencëtarët që punojnë në fushën e ushqimit, kanë zbuluar shumë sekrete e këshilla për t‘u mbrojtur nga ai produkt.
Dihet që përballë një pjate me brokoli, prodhime të shijshme deti dhe një fete torte, të paktë do të ishin ata që do kishin dyshime për të zgjedhur. Asnjë njeri nuk e kupton se sa i dëmshëm është ushqimi i pasur me shumë sheqer, dhe këtu nuk flitet për pak, një çokollatë ose ndonjë ëmbëlsirë të zakonshme që ne konsumojmë çdo ditë, por për të gjitha ushqimet që konsumojmë, pasi secili prej tyre mbart në vetvete një sasi të caktuar sheqeri.

Në fakt, sheqeri nuk është i dëmshëm në vetvete nëse konsumohet në sasi normale e të kontrollueshme (përafërsisht me 5-7% të kalorive të përditshme, ose më saktë nga 25 deri në 45 gramë). Por një dietë e pasur me sheqerna, sidomos kur ka në përbërje të saj një nga këto produkte industriale (këtu futen kokoshkat, kroasantët si edhe pijet e gazuara që konsumojmë në jetën e përditshme), është në gjendje që të vërë në një provë shumë të vështirë trupin tonë, ashtu siç edhe kanë zbuluar shumë studime shkencore të kryera në vitet e fundit. Por çfarë ndodh në të vërtetë për shembull kur ne pimë një filxhan çaj apo kafe?


Energjia e fituar dhe debulesa


Një festë e zakonshme familjare nuk do të kishte asnjë kuptim pa tortën në fund: çdo kafshatë që përtypim ka një shije të mrekullueshme, por efektet e tyre mbi shëndetin tonë nuk janë të tilla. Këtë ushqim arrijmë ta tresim shumë shpejt, pasi ai është i përbërë nga sheqerna të lehtë: ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak janë të larta, pankreasi sforcohet që të prodhojë një sasi më të madhe insuline se zakonisht, për ta shndërruar glukozën në glikogjen, ashtu sikundër edhe mëlçia e ‘magazinon‘ atë në muskuj ose pjesë të tjera solide të trupit. Kur bie niveli i sheqerit, na krijohet një ndjesi lodhjeje dhe këputjeje totale e trupit, e cila rrit në mënyrë të menjëhershme nevojën për sasi tjetër sheqer në trup. Hormonet si adrenalina dhe kortizoli veprojnë menjëherë në tepricat e sheqerit, të cilat ndodhen në pjesë të ndryshme të trupit, rrisin mundësinë e prekjes nga infarkti dhe i japin trurit tonë një sinjal të gabuar rreziku.


Ulja e imunitetit të trupit


Dy filxhanë me sheqer do të ishin të mjaftueshëm për të rritur rrezikun e ndjeshmërisë në organizëm. Kjo e dhënë është në sinkron të plotë me një studim të fundit, të publikuar në periodiken shkencore "American Journal of Clinical Nutrition", në të cilën studiuesit kanë zbuluar se numri i leukociteve reduktohet në harkun e pesë orëve nga momenti i përdorimit të 100 gramëve sheqer.


Konvertimi në yndyrë


Në pjesën më të madhe të rasteve, teprica e glikogjenit shndërrohet menjëherë në yndyrë. Disa persona mendojnë në mënyrë të gabuar që, nëse konsumojnë ushqime pa yndyrë ose të varfra në yndyrë mund të mos vënë peshë, por në të vërtetë edhe ushqimet që përmbajnë shumë sheqerna mund të na shëndoshin. Në shumë raste, sasia e tepërt e sheqerit që qarkullon në gjakun tonë shndërrohet në yndyrë.


Dëmtimi i sistemit kardiovaskular


Një studim i kryer në vitin 2007 në Universitetin e Calgary në Kanada dhe i publikuar në revistën shkencore "American Society for Nutrition" ka zbuluar se nëse konsumojmë një pjatë me makarona, që është e pasur me sasi të madhe yndyre, rritet ndjeshëm presioni i gjakut dhe në këto kushte, edhe puna e zemrës fillon të bëhet më e vështirë.


Humbja e kujtesës


Personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit, e tipit 2, duhet të bëjnë shumë kujdes me ngrënien e ëmbëlsirave, kjo sidomos për shkak të sheqerit, sepse sipas një studimi të fundit mësohet se mund të krijohen probleme edhe në rast të konsumimit të gjalpit ose vajit. Në qendrën e madhe studimore shkencore, "Bay Care Centre for Geriatric Care", në vitin 2008, studiuesit kanë arritur të testojnë kujtesën e disa vullnetarëve, të cilët më parë kishin konsumuar një pjatë me makarona me shumë yndyra, pak yndyra të tjera alternative dhe ujë. Ata që hëngrën rëndë demonstruan humbje shumë më të madhe të kujtesës, në krahasim me pjesën tjetër të grupit që iu nënshtrua këtij testimi.

Kushdo, duke filluar nga personat që janë mbipeshë, mund ta shohë këtë si avantazh për të kontrolluar linjat dhe shëndetin. Si produkti më i mirë i mundshëm për të ruajtur këto parametra është zgjedhur buka e bardhë: vlera e saj numerike është 100. Mishi dhe peshku kanë vlerë zero.[/b][/i]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#34

Post by Sally » Wed Mar 17, 2010 10:15 pm

USHQIMET MË TË RREZIKSHME NË BOTË





Janë ushqime të nevojshme, disa shumë të shtrenjta, por që nëse s’i përdorim siç duhet mund të na shkaktojnë vdekjen,ose thjesht të na sëmurin për ca ditë. Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjec shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit. Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Për shkak të rrezikut që mbart shefat kalojnë kurse dhe trajnime tre-vjeçare para se të marrin licencën për ta gatuar. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë. Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë. Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës dhe nëse hahet menjëherë mund të shkaktojë atë që quhet sëmundja xhamajkane e të vjellave dhe mund të çojë në koma ose vdekje. Ky frut përmban një lloj helmi, i cili duhet evituar me kujdes kur fruti piqet plotësisht dhe më pas acke shërbehet me merluc. Kikirikët janë të shijshëm, por në fakt ata s’janë dhe aq të pafajshëm. Sipas një studimi thuajse një përqind e popullsisë ka alergji nga kikirikët. Është një prej shkaqeve më të rëndësishme në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikirikët është rritur tek fëmijët. Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme të vitit 2009. Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar 363 sëmundje vitin e kaluar; 240 prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre.
Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku më i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmëruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të merkurit që gjendet tek ai.

Hot dogs

Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjeç shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit.

Fugu

Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Për shkak të rrezikut që mbart shefat kalojnë kurse dhe trajnime tre-vjeçare para se të marrin licencën për ta gatuar. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë.

Acke

Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë. Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës dhe nëse hahet menjëherë mund të shkaktojë atë që quhet sëmundja xhamajkane e të vjellave dhe mund të çojë në koma ose vdekje. Ky frut përmban një lloj helmi, i cili duhet evituar me kujdes kur fruti piqet plotësisht dhe më pas acke shërbehet me merluc.

Kikirikët

Kikirikët janë të shijshëm, por në fakt ata s’janë dhe aq të pafajshëm. Sipas një studimi thuajse një përqind e popullsisë ka alergji nga kikirikët. Është një prej shkaqeve më të rëndësishme në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikirikët është rritur tek fëmijët.

Gjethet jeshile

Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme të vitit 2009. Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar 363 sëmundje vitin e kaluar; 240 prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre.

Raveni

Raveni, zarzavatja e lavdëruar për rolin në brumin e ëmbëlsirave nuk është aq e ëmbël sa jemi mësuar ta mendojmë. Kjo zarzavate ka origjinë mjekësore që daton në Azi, por nëse përzien një sasi të madhe nga gjethet e saj mund të jetë helmuese. Sipas studimeve mjekësore, gjethet e ravenit nuk duhet ë gatuhen apo konsumohen për shkak të toksinave.

Peshku ton

Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku më i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmëruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të mërkurit që gjendet tek ai.

Tapioka

Kjo është lloj bime që prodhohet nga rrënjët e një bime që duket si shkurre. Rrënja përdoret për puding, por shkurrja mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Nëse përgatitet në mënyrë të gabuar kjo bimë prodhon cianid, një përbërje që shkakton vdekjen e menjëhershme kur konsumohet. Disa njerëz janë edhe alergjikë ndaj kësaj bime.

Kafja

Përveç mundësisë së rritjes së ritmit të rrahjeve të zemrës, kafja shkakton një sërë problemesh të tjera që nga mungesa e gjumit e deri tek ngjyrosja e dhëmbëve. Kafja mund të duket si produkti i nevojshëm për konsum ditor, por në fakt ajo konsiderohet në listën e dhjetë ushqimeve më të dëmshme për njerëzit në mbarë botën.

Kërpudhat

Nuk është për t’u çuditur që kërpudhat bëjnë pjesën në listën e ushqimeve të rrezikshme. Duke lënë mënjanë vetitë e tyre për të shkaktuar halucinacione kërpudhat edhe mund të vrasin. Shumë prej tyre janë aq helmuese sa mund të vrasin dikë qe i konsumon në vend. Prandaj, këshillohet që ato të mos këputen asnjëherë vetë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#35

Post by Adriana » Mon Jan 23, 2012 7:59 pm

Gjinia e fëmise mund të njihet që pas një muaji

Gratë shtatzanë mund të zbulojnë që pas një muaji shtatzani seksin e fetusit që po rrisin brenda tyre dhe këtë mund ta bëjnë pa ndihmën e skenarit apo aparaturave të tjera.
Së shpejti, një pikë gjak mund të mjaftojë për të treguar nëse foshnja do të jetë djalë ose vajzë, ndërsa një test, i ngjashëm si ai i shtatzanisë, mund të tregojë rezultatet.

Një studim i kryer nga një grup ekspertësh në spitalin e Seulit, në Korenë e Jugut, tregoi se dy enzima të ndryshme, të cilat gjenden tek gratë shtatzanë, mund të tregojnë gjininë e fëmijës që në javën e katërt ose të pestë të zhvillimit.
Me metodat aktuale, një ekografi mund të tregojë gjininë vetëm pas muajit të tretë.

Sipas një prej udhëheqësve të studimit, doktorit Hyun Mee Ryu, njohja e hershme e seksit të fëmijës është e rëndësishme, pasi mund të tregojë nëse do të jetë i prekur fëmija i ardhshëm nga sëmundje si hemofilia apo distrofia muskulore.
Shumë nëna janë mbartëse të genit që shkakton këto dy sëmundje, ndaj të cilat femrat vetëm mund të jenë mbartëse, por që prek 50% të fetusve meshkuj.

Si rrjedhojë, prindërit mund të vendosin të abortojnë fëmijët që do të shfaqin çrregullime në moshë të rritur. Sidoqoftë, mjeku Ryu paralajmëroi se një metodë e tillë mund të rrisë mundësinë e përzgjedhjes së seksit të fëmijës, duke rritur rastet e aborteve abuzive.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shkenca/studime/keshilla mbi shendetin

#36

Post by Adriana » Thu Mar 22, 2012 9:32 am

Gratë që bëhen nëna në moshë të madhe janë më të prirura drejt depresionit të paslindjes..

Gratë të cilat e shtyjnë vazhdimisht lindjen e fëmijës së parë, duke menduar që të stabilizojë si fillim karrierën ose gjendjen financiare janë më të predispozuara për t’u prekur nga depresioni i paslindjes, shprehen studiuesit.
Nënat më të vjetra në moshë duket se përgatiten më shumë seç duhet që gjithçka të jetë e përkryer për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë dhe kur diçka nuk shkon siç duhet krahasuar me pritshmëritë e tyre, ato reagojnë më tepër, thotë një studim. Këto të dhëna gjejnë zbatim të madh në vende të ndryshme në ditët e sotme, kur çdo ditë e më tepër femrat e shtyjnë momentin për t’u bërë nëna, duke shpresuar në një përmirësim të financave të tyre.
Sipas studiuesve, gratë më të mëdha në moshë që zgjedhin të bëhen nëna, janë më të prirura që të preken nga depresioni i paslindjes, ndoshta për faktin se ato janë mësuar ta kenë gjithmonë në kontroll jetën e tyre, duke qenë se para këtij hapi, pra para se të vendosin të bëhen nëna, ato kanë marrë një edukim të gjatë dhe kanë krijuar një karrierë solide. Por kur vjen puna te fëmija, nuk mund të vazhdosh të jesh kaq i organizuar e të kesh gjithçka nën kontroll, përkundrazi, duhet të mësosh të jesh sa më elastik dhe fleksibël. Shumë nga gratë e intervistuara për këtë studim e kanë pranuar vetë se, kjo është një nga gjërat që ndikon negativisht në gjendjen e tyre të paslindjes, pikërisht fakti se gjërat nuk po ecin ashtu si ato i kanë planifikuar.
Është e zakonshme për të gjitha gratë që sjellin në jetë një fëmijë, që tre-katër ditët e para të përjetojnë ndjenja të trazuara, d.m.th, kur fëmija qan pa pushim pa kuptuar dot se çfarë do. Por nëse kjo gjendje zgjat për më shumë se 1 javë, atëherë ato janë shenja të depresionit të paslindjes, që është si të gjitha format e depresionit, një gjendje e rrezikshme e shoqëruar me dëshpërim, trishtim dhe lodhje. Këto gra nuk arrijnë të shijojnë ndjesinë e të qenët nënë, duke qenë se gjendja depresive që ato kalojnë bëhet një barrë më tepër dhe jashtë asaj që ato kishin “planifikuar” nga ana e tyre.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Shkencat humane dhe shoqërore”